Irina

Edi Rama flet për herë të parë për skandalin McGonigal përballë Blendi Fevziut

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu ka pohuar se nuk do të pranojë kurrë ngritjen e një komisioni he timor parlamentar lidhur me çështjen McGonigal. Rama tha se ky është një abuzim nga ana e opozitës. “Nuk ka aasnjë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga intervista në studio:

Fevziu: Përse nuk e pranoni komisionin hetimor për çështjen McGonigal?

Rama: Për çfarë ? Nuk jemi në pikën që unë pretendoj se ju merreni me tr afik dro ge dhe unë he toj. Kjo ndodhte në kohën e dik taturës, që unë ngre aku zën dhe pastaj kërkoheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse ky është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristal Ramës, por djali i satanait. Këtë të drejtë ta mbajnë për vete dhe ata që ju besojnë t’i venë nga pas, por nuk kanë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë.

Fevziu: Mbi çfarë rregullore e refuzoni këtë komision?

Rama: Çdo gjë ka një cak.

Fevziu: Nuk do ta pranoni komisionin?

Rama: Nuk ka shans.

Edi Rama flet për herë të parë për skandalin McGonigal përballë Blendi Fevziut Read More »

Çfarë ndodhi mes Kiarës dhe Luizit: ‘S’ke për të më gjetur më’

Dita e sotme nisi me ngacmime mes Luizit dhe Kiarës, kjo pasi Luizi bëri një ironi me të.

Në fakt, ai po fliste me shaka, por Kiara e mori si ironi dhe i tha atij që nëse ajo situatë do të ndodhte jashtë shtëpisë, ajo nuk do ja hapte më telefonin.
Ndonëse mbrëmja e kaluar ishte magjike për çiftin, pasi Luizi e surprizoi Kiarën me këngën që kishte bërë për të, hatërmbetjet nga ana e tyre nuk munguan sot.

Raporti i tyre herë është i ngrohtë, e herë të tjera bëhet i ndërlikuar. Dhe kjo, për shkak të ngacimeve të vogla, që Kiara nuk i “toleron”.

Çfarë ndodhi mes Kiarës dhe Luizit: ‘S’ke për të më gjetur më’ Read More »

Kiara ‘çoroditet’ nga pyetja e papritur e Luizit

Luizi i bëri Kiarës dje për Shën Valentin një nga surprizat më të bukura të jetës së saj.

Ai performoi për moderatoren këngën që e kishte shkruar posaçërisht për të dhe historinë e tyre brenda shtëpisë së Big Brother.

Nuk munguan as fjalët “Të dua, jam më e lumtura në botë” në momentin emocionues të dyshes.

Çifti duket tashmë se janë afruar shumë me njëri-tjetrin, ku nuk mungojnë edhe shakatë e Luizit.

“Kush e ka by*ën më të mirë në botë,” dëgjohet t’i thotë Luizi teksa rrinë të përqafuar në shtrat.

“Ore ç’janë këto që thua,” i thotë Kiara teksa të dy qeshin.

Kiara ‘çoroditet’ nga pyetja e papritur e Luizit Read More »

‘Vëllai i Madh’ merr vendimin e rëndësishëm për banorët

“Big Brother VIP” do të shoqërojë dhe në ditën e të dashuruarve shqiptarët, si spektakli më i dashur.

Për ta festuar këtë ditë, vëllai i madh ka menduar një sërë surprizash të bukura për banorët por më e rëndësishmja, një vendim për nominimet.

Kështu, ditën e sotme nuk do ketë asnjë të eliminuar nga shtëpia, përveçse do të shpallen banorët më të preferuar të publikut.

‘Vëllai i Madh’ merr vendimin e rëndësishëm për banorët Read More »

Kiara Tito tregon për dashurinë e madhe dhe flet për ‘fluturat në stomak’

Kiara Tito dhe Olta Gixhari kanë konsumuar disa orë së bashku me njëra tjetrën, pasi banorët në shtëpi u ndanë në çifte nga produksioni për të folur mbi jetën e tyre.

Ndër të tjera, Kiara ka kujtuar dashurinë e parë dhe komentet e gjyshes për ish të dashurin e saj.

“Ka qenë një nga gjërat më të bukura që unë kam përjetuar, hera e parë që kam përjetuar ato fluturat në stomak, dhe ka qenë një person që unë e fantazoja qoftë për pamjet, karrierën që kishte, atë që transmetonte si karakter, i kishte pak a shumë të gjitha e plotësonte fantazinë time dhe më bëri të bija shumë në dashuri. Po kjo ishte dhe gabim pastaj se e vuajta më vonë.

Gjyshja e dinte se unë kam pasur një marrëdhënie që ka qenë publike e lexonte lajme. Komentet e gjyshes, nuk e di pse ka qenë kundra gjyshja e vazhdon të jetë kundra. “Kiara më kapën ato plakat e lagjes më thanë do martohet me atë, po ça do ti me atë, nga e ke gjetur, ça i bukur është ai? Vetëm mos e pafsha këtu në lagje. Nuk janë takuar ndonjëherë“, tha Kiara.

Ndër të tjera Kiara ka falënderuar Oltën, për komentet që ajo ka bërë për lidhjen me Luizin brenda BBV. Kjo bisedë mes dy vajzave vetëm për vetëm ka shkuar tej parashikimit për tonet e buta në të cilat u zhvillua dhe eksperiencat që ndanë me njëra-tjetrën, duke kujtuar debatet që ato shpesh kanë pasur, edhe për shkak të Luizit.

“Ti ke qenë mos them personi i parë që ke besuar te historia mes meje dhe Luizit e unë të jam vënë kundra se i kisha të gjitha barriera e kisha frikërat e mia, e të falenderoj që na ke besuar dhe na u bashkove te dasma. Më ke bërë të kuptoj ca gjëra më shumë te ti. Se ndonjëherë paragjykojmë, por paragjykojmë në bazë të lojës”.

Kiara Tito tregon për dashurinë e madhe dhe flet për ‘fluturat në stomak’ Read More »

Elgit Doda zbulon surprizën që ka menduar Luizi

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të festojnë sot Shën Valentinin e tyre të parë brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”.

Disa ditë më parë këngëtari tregoi gjatë një bisede planet që ka menduar për të festuar 14 shkurtin me moderatoren.

Ai u shpreh se surpriza për ditën e të dashuruarve do jetë diçka që nuk është parë ndonjëherë më parë në “BB”, duke e cilësuar kështu një “Shën Valentin” historik.

“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”- u shpreh artisti.

Dhe duket se ashtu do të jetë pasi ka qenë vetë këngëtari Elgit Doda ai i cili ka ‘zbuluar’ këtë surprizë të Luizit nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Këngëtari kishte shkruar disa fraza të një kënge: ‘Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh’.

Elgit Doda zbulon surprizën që ka menduar Luizi Read More »

Ermiona i bën kërkesën e çuditshme Valbonës, Luizi i kthehet me ironi: Lehtë se e mbush dreqi

Luizi ka vijuar edhe ditën e djeshme që të bëjë ironi me banoren më të re të shtëpisë Ermjonën.

E ulur në hollin e shtëpisë Ermjona i ka kërkuar dikujt që të ndihmonte për të bërë një ushtrim gjimnaztik për tërheqjen e muskujve.

Teksa i ka kërkuar ndihmë Vlbonës, kjo e fundit e ka refuzuar dhe në ndidhmë i ka ardhur Pirro, banori më i ri.

Ermjona: Hajde më shtyj një cik

Valbona: Jo moj motër të dal unë meme pastaj.

Ndërkohë që shkon ta ndihmoj Pirro.

Luizi: O Pirro lehtë vëlla se e mbush dreqi, stop Pirro stop…

Ermiona i bën kërkesën e çuditshme Valbonës, Luizi i kthehet me ironi: Lehtë se e mbush dreqi Read More »

Luizi dhe Kiara befasohen nga ‘Vëllai i Madh’

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Çifti, që ditë më parë u ‘martuan’ në një ceremoni brenda shtëpisë, po vazhdojnë të tregojnë çdo ditë e më shumë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Ata kanë nisur ditën e sotme që njëherësh njihet edhe si ‘Dita e të Dashuruarve’ me puthje e përqafime.

Në oborrin e shtëpisë banorëve iu është bërë një befasi nga ‘Vëllai i Madh’, ku shihen disa balona në formë zemre dhe një aparat për të bërë fotografi.

Luizi dhe Kiara befasohen nga ‘Vëllai i Madh’ Read More »