Irina

Luizi i rrëfehet Tanit: Pse ka frikë se mund të largohet të shtunën nga BB VIP?

Luiz Ejlli ka gjithë ditën e djeshme që thotë se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Ai mendon se do ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn.

Kjo e fundit u përjashtua nga Vëllai i Madh dy ditë më parë, pasi ofendoi Krist Aliajn si dhe iu kthye Luizit duke i thënë “ta çaj kafkën”.

Ndërkohë Ejlli, gjatë një bisede me Tan Brahimin, u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Më ka kapur një siklet

Tani: Për ça?

Luizi: Se mund të iki të shtunën

Tani: Kush?

Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën

Tani: Seriozisht e ke?

Luizi: Për Zotin po

Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.

Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.

Tani: Nuk ka shanse

Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër

Tani: Nuk ka shanse

Luizi i rrëfehet Tanit: Pse ka frikë se mund të largohet të shtunën nga BB VIP? Read More »

Ish-banori i Big Brother futet në kurth, ‘klientja’ i kërkon të kryejnë marrëdhënie sek*uale

Ish-banori i Big Brother Vip Albania, Pirro Beati, ka rënë në kurthin e një kamera të fshehtë nga “Top Albania Radio”.

Kësaj radhe “preja” e Anxhelës ka qenë pikërisht Beati. Sigurisht që roli që ajo mori në këtë telefonatë ishte roli i modeles.
Ajo e telefoni Pirron dhe i kërkoi që të realizonin një set fotografik nudo. Anxhela i sqaroi se si i donte fotot, por në fund i vendosi dhe një kusht ku i tha se në fund të setit duhet të kryenin marrëdhënie seksuale, pasi e ka zakon.

Beati mbeti i befasuar nga kjo kërkesë, duke e mohuar kategorikisht.

Ja reagimi i tij:

Gazetarja: Kam një merak. Unë kam bërë foto dhe më përpara, kam zakon, që pas çdo seti fotografik, kryej marrëdhënie me fotografin.

Beati: Ëhat! Jo nuk ndodh kjo.

Gazetarja: Është sikur të nënshkruash një kontratë, sikur të hedhësh një firmë.

Beati: Jo nuk ndodh kjo.

Ish-banori i Big Brother futet në kurth, ‘klientja’ i kërkon të kryejnë marrëdhënie sek*uale Read More »

Moderatorja e njohur shokon me deklaratën e saj: Luizi dhe Dea kanë një pëlqim të fshehtë

Moderatorja e njohur Aulona Musta i ka habitur të gjithë me komentin e bërë së fundmi për raportin mes Luizit dhe Dea Mishel në “Big Brother VIP”.

Ajo ka ndarë në ‘InstaStory’ një video të dyshes ku shihen teksa bëjnë provat e kërcimit në kuadër të lojës së “Dancing with Big Brother” dhe shkruan se këngëtari ka një kimi të fshehtë me modelen.

Sakaq, prezantuesja theksoi se dyshimet e saj kanë lindur më herët por provat e kërcimit i ka përforçuar mendimet e saj. “Hmmm ok do e them se nuk e mbaj dot… Dua ta ndaj me miqtë e mi se ky mendim po më shkatërron…

Më duket vetëm mua që Dea dhe Luizi kanë një kimi të fshehtë… një si pëlqim me inat dhe prapë pëlqim… apo ja futa kot fare? U bë ça kohë që e mendoj këtë fakt, por me këtë kërcim sikur e përforcuan”, shkroi ajo.

Moderatorja e njohur shokon me deklaratën e saj: Luizi dhe Dea kanë një pëlqim të fshehtë Read More »

Luizi kërkon të largohet përfundimisht nga loja/ Çfarë po ndodh në Big Brother?

Luizi i ka kërkuar Kiarës që të dalin bashkë nga Big Brother.

Por Kiara nuk ka pranuar. Ajo i kërkuar Luizit të respektojë hapësirën e saj.Luizi: Ça do që të bëjmë? A do të dalim jashtë? A ikim moj Kiarë? E kam seriozisht hajde ikim. Për Zotin jam tu ta thënë troç ikim bashkë.

Kiara: Jo fare, dua të rri. Pse të iki? Se të teket ty hajde ikim edhe të iki unë. Luizi: Po s’jemi të lumtur këtu, do jemi jashtë. Kiara: Jo këtu shoh gjëra që s’më pëlqejnë, nuk kam pse të dal. Jashtë i shohim kur të vijë koha.

Luizi: Hajde pra dalim. Kiara: Jo Luiz jo vazhdo rrugëtimin tënd. Luizi: Rrugëtim të kam ty unë.Kiara: Jo s’më ke. Tani duhet të më respektosh hapësirën që po të kërkoj se po nxjerr keq veten tënde. Luizi: Po ç’ke ti si e nxjerr veten unë.
Luiz Ejlli ka bërë një hap për të rregulluar marrëdhënien me Kiara Titon. Mbrëmjen e djeshme, ai i shkoi te krevati, e pas 2 ditësh i kërkoi falje. Luizi i bëri të ditur se nuk do donte ta vinte kurrë në atë pozitë, e se është personi i fundit që do i bënte keq.

‘Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi“-i tha Luizi.

Nga ana tjetër, Kiara i tha se nuk i beson, pasi ka frikë se mos ndodh sërish e njëjta gjë.“Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë.

Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë.”

Luizi kërkon të largohet përfundimisht nga loja/ Çfarë po ndodh në Big Brother? Read More »

Luizi trondit Kiarën: Të shtunen do të përjashtohem nga shtëpia, ja çfarë kam bërë

Tensioni mes Kiares dhe Luizit ka vazhduar edhe mbrëmë ku ky i fundit shkoi tek kiara për të biseduar dhe për ti kërkuar falje pas reflektimit që bëri duke thënë se ishte gabim që e ndaloi tek lavamani.

Duket se u ul pak tensioni mes tyre derisa bisedonin për situatën në shtëpi duke folur se si kanë ikur dy persona brenda dites që ishin Ermiona dhe Eva të cilat u përjashtuan nga Vëllau i Madh.

Kjo pasi vetëm një natë më parë në Prime ështe lexuar një zarf i zi nga Arbana duke u dhënë ultimatum banorëve që nesë vetëm edhe një herë shkelen rregullat e këtij formati sa i përket ofendimeve të ndryshme do të largohen menjëherë nga loja.

Ndërsa Luizi i ka thënë Kiares se mund të përjashtohet të shtunën nga loja kjo pasi i dërgoi Even në limit pastaj ajo ofendoi dhe u përjashtua nga shtëpia, ndërsa Kiara i thotë se ai nuk kishte bërë ndonjë gabim të madh sa ta përjashtojnë.

Luizi trondit Kiarën: Të shtunen do të përjashtohem nga shtëpia, ja çfarë kam bërë Read More »

Luizi tenton të rregullojë marrëdhënien me Kiarën, i kërkon falje, ja si reagoi ajo

Luiz Ejlli ka bërë një hap për të rregulluar marrëdhënien me Kiara Titon. Mbrëmjen e djeshme, ai i shkoi te krevati, e pas 2 ditësh i kërkoi falje. Luizi i bëri të ditur se nuk do donte ta vinte kurrë në atë pozitë, e se është personi i fundit që do i bënte keq.

‘Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi“-i tha Luizi.

Nga ana tjetër, Kiara i tha se nuk i beson, pasi ka frikë se mos ndodh sërish e njëjta gjë.

“Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë.”

Luizi tenton të rregullojë marrëdhënien me Kiarën, i kërkon falje, ja si reagoi ajo Read More »

Olta shkon të ulet afër tij, por Luizi bën veprimin që nuk pritej

Si çdo ditë, Luiz Ejlli është banori i parë që zgjohet nga gjumi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Këngëtari pasi pastron vendin ku bëjnë kafen, e përgatit një për vete dhe qëndron jashtë vetëm.

E teksa po qëndronte vetëm në oborr, aty po shkonte Olta Gixhari. Kur kjo e fundit po i afrohej, zgjodhi të largohej duke u ulur në pjesën e verandës së shtëpisë.

Nuk dihet se pse Luizi vendosi që bënte këtë veprim, pasi së fundmi nuk kanë pasur debate me njëri-tjetrin.

Madje ata mbrëmë kanë ndenjur duke biseduar deri vonë së bashku me Kiarën dhe Armaldon.

Olta shkon të ulet afër tij, por Luizi bën veprimin që nuk pritej Read More »

Sabiani kërkon daljen e Keisit nga shtëpia e Big Brother Vip

Sabiani, tashmë e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij lidhur me raportin e të bijës me Kristin brenda shtëpisë së Big Brother.

Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision. “Emriona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Por ky nuk është reagimi i parë nga ish-konkurrenti për të bijën.
Pakënaqësia e Sabianit kundrejt të bijës në Big Brother u duk pak netë më parë, teksa pas puthjes me Kristin, ai e hoqi të bijën nga lista e ndjekësve. E duket se këngëtari vijon të jetë i tensionuar nga kjo situatë, aq sa ka shpërndarë një video në rrjetet e tij sociale, ku edhe konfirmon sesi po e përjeton këtë situatë.

“E di si më vjen? T’i bie murit me kokë, ta çaj kokën fare”, përsërit Sabiani fjalët në video që më shumë se ‘funny’ tregon situatën e tij aktuale. Nga ana tjetër Keisi nuk e di mendimin e të atit dhe ka puthur Kristin gjatë një loje. Madje u shpreh se edhe nëse babai do të ishte kundra lidhjes, ajo do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra. Sabiani shkroi pak ditë më parë se do jetë gjithmonë mbështetje e Keisit dhe nuk është kundër dashurisë, por s’mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta.

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj. Ai fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzojë rastin për shoë. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikojë as veten e vet”, shkroi Sabiani në një postim në InstaStory.

Sabiani kërkon daljen e Keisit nga shtëpia e Big Brother Vip Read More »