Irina

Ndërron jetë gazetari i mirënjohur shqiptar

Gazetari Milto Baka, një ndër emrat e rëndësishëm të Radio Televizionit Shqiptar, është nda rë nga jeta në moshën 77 vjeçare. I ndjeri ishte në vite shefi i Departamentit të Informacionit në RTSH.

Ai ka lënë pas një karriere të konsoliduar në median e shkruar dhe atë radiotelevizive.

Bashkë me emra të tjerë të shquar si Alfons Gurashi, Shyqyri Skënderi, Tefta Radi, Amalia Dhamo e shume të tjerë, Milto Baka ishte ndër gazetarët e parë që themeluan gazetarinë televizive shqiptare.

Arkiva e RTSH ka në memorjen e saj kronika dhe emisione të shumta që mbajnë firmën e Milto Bakës.

Milto Baka e kishte nisur karrierën nisur në redaksinë e lajmeve të Radio Tiranës. I specializuar si gazetar ekonomie, vitet e fundit Milto Baka ia kushtoi marketingut në meda kryesore.

Ndërron jetë gazetari i mirënjohur shqiptar Read More »

Zbulohet banorja bukuroshe që do të futet në ‘Big Brother Vip’

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” do të hyjë një banore e re.

Sipas disa medieve bëhet fjalë për konkurrenten e “Përputhen”, Antoneta Koçi, e cila do t’i bashkohet shtëpisë së BBV.

Por nuk dihet nëse ajo do t’i bashkohet këtij formati në prime-in e nesërm apo javën e ardhshme. E deri atëherë kjo mbetet për t’u parë.

Zbulohet banorja bukuroshe që do të futet në ‘Big Brother Vip’ Read More »

Luizi parandjen largimin e tij, ‘më ka kapur një siklet, mund të dal të shtunën’

Luiz Ejlli konkurenti që bëri për vete Shqiptarët në këtë sezon të “BBV” mendon se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë. Ai mendon se do ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn, ish banoren e “BBV”, që u skualifikua nga vëllai i madh për shkak të agravimit të situatës me Luizin, ku kjo e fundit i tha “ta çaj kafkën”.

Luizi, gjatë një bisede me Tan Brahimin, u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.

Luizi: Më ka kapur një siklet

Tani: Për ça?

Luizi: Se mund të iki të shtunën

Tani: Kush?

Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën

Tani: Seriozisht e ke?

Luizi: Për Zotin po

Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.

Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën pas.

Tani: Nuk ka shanse

Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër

Tani: Nuk ka shanse

Luizi parandjen largimin e tij, ‘më ka kapur një siklet, mund të dal të shtunën’ Read More »

Ish-banori i BBV shpërthen keq ndaj produksionit dhe zbardh skenarin

Aktori i humorit Gent Hazizi, gjithashtu edhe ish-banor i “Big Brother Vip”, ka folur së fundmi rreth vendimeve të rrepta të “Vëllait të Madh” për ofendimet dhe kërcënimet nga banorët.

Genti u shpreh, se Olta Gixhari ka qenë ajo që “ka instaluar dhunën” në “Big Brother Vip”, por sipas tij nuk është dënuar asnjëherë, përkundrazi, është ‘shpërblyer’ me avantazhe në lojë. Kështu si një ish-banor, ai ka lënë dyshime se këto akuza i drejtohen drejpërdrejt produksioni, pasi është ai që i merr vendimet për banorët.

“O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk s’ka bërë njeri. Është ajo që e instaloi dhunën, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është oenalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarft të kuq.

Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”- tha Genti, teksa ishte i ftuar në “Wake Up.”

Kujtojmë se aktori Gent Hazizi ishte ndër banorët e parë që u eliminua, pas një debati që pati me Olta Gixharin. Në nominim me këtë të fundit dhe Armaldo Kllogjerin, ishte Genti ai që la shtëpinë.

Ish-banori i BBV shpërthen keq ndaj produksionit dhe zbardh skenarin Read More »

Çfarë bëri Kiara me këngën e Butrinti para se të pajtohej me Luizin?

Ditën e djeshme para se ata të pajtoheshin, Kiara ka kënduar këngën e Butrintit.

Një video po bëhet virale në internet ku nuk kanë munguar edhe komentet negative.

Në videon në fjalë, shihet Kiara para se të pajtohej me Luizin, duke fshirë dhomën e gjumit teksa këndon një këngë të Butrinit.

Bëhet fjalë për këngën “Dale, dale” të cilën duket se Kiara e paska shumë qejf.

Të njëjtën këngë javë më parë ajo ia kërkoi Nitës t’ia këndonte.

Çfarë bëri Kiara me këngën e Butrinti para se të pajtohej me Luizin? Read More »

Arbana Osmani tregon çfarë dëgjoi sot në supermarket që e trishtoi pa fund

Fatkeqësisht jetojmë ende në një shoqëri ku gruaja konsiderohet ende si territor dhe plackë që mund të bësh ndaj saj c’të duash.

Është e pështirë të shohësh e dëgjosh njerëz që mbështesin e justifikojnë vepra të tilla si ajoe djeshmja në Pasukqan. Ja çfarë shkruan moderatorja Arbana Osmani në një status ditën e sotme:

“Sot në mëngjes teksa paguaja një faturë në një kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kariere dhe rojës së dyqanit.

Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u dukse i vuri vulën bisedës: “Hajd, se do ketë arritur atje ku nuk mban më.

Mirë ua ka bërë!” E ndjeva aq keqardhej për veten, për vendin tim, për feëmijët e mi, e për të gjitha gratë e vajzate këtij vendi. Por, edhe për burrat si ky roja që vetëm burra nuk janë”.

Mentaliteti i kalbur maskilist vijon prej brezash në shoqërinë tonë. Akoma gjejmë mendësi të prapambetura ku thuhet se të lindesh burrë është ende privilegj, ndërsa të jesh grua është taksirat.

Arbana Osmani tregon çfarë dëgjoi sot në supermarket që e trishtoi pa fund Read More »

Qytetari shkoi në protestë me kalë nga Laçi, ja thirrja që ka për Luizin

Shan Lugja vjen nga Laçi në Tiranë me kalë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai tregon se udhëton për gjashtë orë më kalin, që e quan Zoga.

“Kam zgjedhur kalin, sepse kali është simbol. E ka pasur heroi ynë Skënderbeu, e ka pasur Isa Boletini. Nisem në katër të mëngjesit dhe mbërrij në Tiranë në dhjetë”.

Shani thotë se Kurbini ku ai jeton, është shumë i varfër dhe banorët përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Ndaj ai proteston, ndërsa në tubim shkon bashkë me kalin, të cilin ia ka lyer flokët ngjyrë blu, si ngjyra e PD-së.

Në intervistën me gazetaren e “Shqipëria live”, Shani ka një thirrje për disa personazhe të ekranit.

“I bëj thirrje Arbana Osmanit, kam dëshirë për në Big Brother… i bëj thirrje Luizit të vijë në PD, Duma të më marrë në emision se më pëlqen politika”.

Qytetari shkoi në protestë me kalë nga Laçi, ja thirrja që ka për Luizin Read More »

Zbulohet se kush do të futet në shtëpinë e Big Brother

Një tjetër personazh i njohur pritet t’i bashkohet së shpejti reality show-t “Big Brother Albania VIP”.

Mësohet se bëhet fjalë për Antoneta Koçin. Ende nuk dihet nëse ajo do t’i bashkohet formatit të shtunën e kësaj jave, apo të martën e ardhshme.

Advertisements

Ishte pjesëmarrësja vite më parë në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, që i dha hov televiziv Antonetës dhe u përfol gjatë mbi natyrën e saj të drejtpërdrejtë. Mbetet për t’u parë se si ajo do të përshtatet në lojë dhe padyshim, si do të ndikojë në ekuilibrat e shtëpisë. Gjithashtu Antoneta është një vajzë shumë seksi, pas situatave të zënkave të Luizit me Kiarën mbase Antoneta hyn me qëllime të qarta.

Antoneta është një personazh që e njeh mjaft mirë këtë format duke qenë protagoniste për një sezon në Përputhen, pra ka eksperiencë televizive dhe e di çfarë e pret.

Antoneta nuk do jetë hyrja e vetme e re pasi do të ketë edhe personazhe të tjerë duke parë që u përjashtuan dy banorë brenda një dite këtë javë si Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj.

Zbulohet se kush do të futet në shtëpinë e Big Brother Read More »