Këngëtari i njohur, Sabiani, është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa u duk se ka hyrë vetëm për të takuar vajzën e tij, Keisi Medini, Arbana Osmani dha për të gjithë lajmin e papritur.
Sabiani është një ndër banorët më të rinj që hynë mbrëmë në “Big Brother VIP2”. Hyrja e tij ka trazuar jo pak ujërat brenda në shtëpi.
Luizi përqafon Kristin, Sabiani bën gjestin e PAPRITUR ndaj tij (FOTO)
Tashmë ai do jetë i pranishëm dhe do shohë nga afër raportin mes vajzës së tij, Keisit dhe Kristi Aliajt. Kujtojmë se Sabiani ka qenë skeptik për këtë lidhje, për të cilën ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale.
Edhe gjatë hyrjes në shtëpi, Sabiani i tha vajzës së tij që është mërzitur shumë me të sepse nuk i kishte zbatuar porositë e tij.
“Ma ke thyer besimin. Rrëshqite. Nuk ke pse bie pre e askujt. Ki besim te gustot e mia”, i tha Sabiani Keis
Mirëpo pas përfundimit të spektaklit të djeshëm, Luiz Ejlli ka përqafuar Kristin në shenjë humori për shkak se përballë tij ndodheshin Keisi dhe Sabiani.
Por në këtë moment, ky i fundit bëri një hap ndaj Kristit duke i dhënë edhe atij një përqafim. Kjo u shoqërua me ovacione nga banorët e tjerë të cilët shpërthyen në të qeshura
Ditën e parë që Tan Brahimi ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli është treguar më entuziasti. Madje këngëtari është përpjekur shumë që t’i ndryshonte mendje aktorit të njohur, sa herë këtij të fundit i shkonte në mendje që të linte lojën vetë.
Por Tani mbrëmë vendosi që ta linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri me arsyen se ‘nuk mundet më’.
Ditën e sotme, ai ishte i ftuar në “Fan Club”, ku foli rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP2”. Kur u pyet në lidhje me shokun e tij, Luiz Ejlli, Tani u shpreh
“Nuk më kishte shkuar në mendje, po ishte pyetja më e bukur që më është bërë. Po të kisha hyrë që në fillim, do kisha qëndruar me të gjithmonë. Kur hyra e dija se është në maje, pse të rrija me të”.
I pyetur nëse i kishte thënë vetes ça dua në këtë mes, aktori i humorit u shpreh:
“Kisha hyrë i stakuar, pa asnjë strategji. Kur të më vijë momenti, po më erdhi batuta do e them. Nuk e kishte ne mend me më nxjerrë njeri mua, nuk po më nominonin. Kur doli historia e jetës sime, thashë do më linin më shumë. Te dhoma e rrëfimit më thoshin rri, je mirë. Nuk ua prishja atyre, sa dilja nga aty thoja po unë doja me dalë”.
Ndërsa i pyetur nëse ishte aleat i Luizit në lojë, Tani u përgjigj menjëherë: “Jam munduar mos t’i prish lojë”.
Sot është prime i radhës dhe si gjithmonë do jetë një natë e gjatë plot me surpriza ku nuk do mungojnë debatet dhe diskutimet e zakonshme.
Përvec këtyre sonte mësohet se do të ketë 3 hyrje të reja, duke pasu parasysh dy largimet surprizë të kësaj jave sic ishte largimi i Ermionës dhe Evës.
Fotini Derxho, fituesja e Big Borther 9 për cifte do hyjë sonte në BBV.
Vite më parë ajo fitoi dashurinë e gjithë shqiptarëve, mbetet për t’u parë këtë herë.
E pyetur nga Bieta pak kohw mw parw nëse do të pranonte të ishte pjesë e një formati “Big Brother Vip”, Fotinia menjëherë tha jo, duke shtuar me humor se nuk është në gjendje të përballojë një tjetër martesë.
“Edhe nëse do hyja, do sigurohesha të mos ishte ‘love edition’”, përfundoi ajo. Por mesa duket ka ndryshuar mendim dhe sonte do jetw banorja më e re.
Bukuroshja e dytë vjen nga Italia. Quhet Jori Dielli, një modele që e zhvillon karrierën në Itali dhe ka qenë vazhdimisht pjesë e rubrikave në “E Diell” në Top Channel apo dhe në Procesin Sportiv.
Bukuroshja e tretë që do hyjë sonte në shtëpinë më të famshme ashtu sic e keni mësuar prej disa ditësh do jetë ish-konkurrentja e Përputhen 1, Antoneta Koci.
“Big Brother” është “reality” që ka bërë për vete këdo. Që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, publiku shqiptar ka zgjedhur të preferuarit e tyre, duke vendosur kështu edhe fansa të kujt do jenë.
Aman një gjë mbetet e sigurt, të gjithë janë fansa të Arbanës. Në këtë edicion të dytë të spektaklit, moderatorja po vërteton edhe njëherë se mbetet ndër prezantueset më të afta në vendin tonë, duke ia dalë të mbajë mbërthyer audiencën, por edhe të menaxhojë situatat që krijohen.
Natyrisht që edhe për vetë Arbanën, kjo është një periudhë e ngjeshur, por duhet thënë edhe e frytshme. Në rrjetet e saj sociale, shifrat rriten përditë, duke u përkthyer në një biznes për të.
Kështu që nga nisja e “Big Brother”, për të janë shtuar ndjekësit, por edhe kontratat e bashkëpunimit, e për rrjedhojë edhe tarifat e publikimit në rrjetet sociale. Nëse e keni vënë re, në “Intagram”- in e saj, ka një sërë bashkëpunëtorësh, që prej kohësh pasqyrohen prej saj në rrjetet sociale.
Por duket se me famën që “Big Brother” ka, janë shtuar ndjeshëm edhe bashkëpunimet për të, si rrjedhojë edhe çmimet. Aktualisht, Arbana Osmani është ndër personat më të kërkuar për bashkëpunime në rrjetet sociale, por edhe ndër më të paguarat.
Një postim në faqen e saj, kap shifrën e 5 mijë eurove, duke mbajtur kështu fronin sa i përket “Instagram”-it. Një vlerë po e lartë është edhe për “story” e saj në rrjetet sociale, që shkon deri në 1500 euro.
Në nisje të këtij spektakli, Arbana Osmani humbi një numër të madh ndjekësish, për shkak të një konflikti të ndodhur brenda në shtëpi. Shumë prej tyre kanë akuzuar produksionin e “Big Brother VIP” të cilët shpreheshin se po i bëjnë një “padrejtësi” Luizit dhe kjo gjë duket se reflektoi dhe tek moderatorja e spektaklit Arbana Osmani.
Prezantuesja humbi plot 2 mijë “followers” në më pak së 24 orë në llogarinë e saj në “Instagram”, ku është dhe tepër aktive. Nga 938 mijë ndjekës, Arbana ka rënë në 936 mijë ndjekës. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga moderatorja e cila “shfrytëzoi” dhe një moment gjatë spektaklit për ta treguar këtë.
Armaldo i kërkoi që gjatë spektaklit të “Big Brother” të reklamojë “Instagram”-in e Teatrit, mirëpo Arbana iu përgjigj me humor duke i thënë se po humb ndjekësit e saj për fajin e tyre.
Por sot që flasim, Arbana ka në llogarinë e saj më shumë 945 k, duke qenë ndër personazhet më të ndjekur. Kryesisht, “Instagram”-in moderatorja e përdor për bashkëpunimet e saj, duke e shndërruar në biznesin më perfekt.
Natyrisht që deri në fund të këtij spektakli, vëmendja për të do të jetë e madhe, ashtu edhe si kërkesa për të bashkëpunuar. Nëse vitin e shkuar, në këtë periudhë, ajo dhe Bora Zemani mbanin fronin sa i përket pagesave të larta për postimet në “Instagram”, këtë vit, Arbana nuk njeh rivale.
E duket se pas suksesit të “Big Brother”, për të ky është një tjetër sukses që kulmon pikërisht me periudhën kur edhe “reality” transmetohet.
Olta u përzgjodh rastësisht nga Shpati që ata të performonin bashkë për “Dancing With Big Brother”. Teksa sot do zhvillohet gjysmë finalja, Olta dhe Shpati kanë bërë prova disa herë gjatë ditës.
Kjo e fundit u shpreh e kënaqur për angazhimin e Shpatit në këtë sfidë. Olta tha se sa herë ajo i thotë Shpatit që të bëjnë prova, ai është gjithmonë gati dhe nuk thotë asnjëherë jo.
Dea nga ana tjetër u shpreh se Shpati është djalë i fuqishëm. Ajo tha se kur ka padjeshka gjatë kërcimit, ai të ngre pa problem dhe se nuk e ndjen fare gravitetin e tokës.
Në një bisedë në tualet mes Kiarës dhe Oltës, kjo e fundit ka qenë duke komentuar lidhjen e Kristit dhe Keisit.
Duket se Olta ka “pretendime” se si Kristi sillet me Kejsi ndërkohë që modelja, sipas aktores, është vajzë e vogël dhe pa eksperiencë.
Gjatë kësaj bisede, Kiara duket se ia ka aprovuar pretendimet Oltës, teksa sëfundmi dyshja është parë shumë e afërt me njëra-tjetërën.
Olta: Më vjen shumë keq. Ajo thotë që unë e bëj me qejf por Kejsi është e vogël dhe është lehtësisht e influencueshme
Kiara:Ajo është maxhorene, nuk mund të thuash është e vogël. Ajo mund t’i marr vetë vendimet e saj.
Olta: S’ka eksperiencë. Nuk e kam parë një herë të kujdeset ai. Pse moj puçi puçi është lidhja gjithë kohës. Po s’ka gjë se e mbron Zhaklina sot në prime, se është i pafaftë të mbrohet vetë.
“Ka reflektuar dhe ka kuptuar që ti ke një lojë të shëmtuar”. Paska reflektuar pas 2 muajsh e gjysmë çuni sa një derr . Zhaklina bën si feminist po ka 3 muaj që nuk thotë që llaf të mirë. Ai njeri feminist nuk ka thënë një fjalë të mirë”
Dan Hutra, autori i mas akrës së ndodhur disa ditë më parë në Tiranë ku vr au 3 gra dhe pl agosi 3 të tjera, ka dalë sot para gjy katës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Hutra ishte i qetë dhe kishte veshur bluzën që kishte pasur kur kreu vr asjet, teksa në të dalloheshin edhe njolla gja ku.
Ndërkaq, gjatë seancës, Hutra ka pranuar kr imin, por po ashtu ka dhënë dhe një mesazh për drejtësinë, ku sipas tij, nuk duhen dë nuar të pafajshëm që mos ndodhin ma sakra të tilla.
“Mos dë noni të pafajshëm që mos të arrihet në ma sakra”,- ka deklaruar ai mes të tjerave.