Irina

Luizi gdhend ne trup Kiarën, ja tatuazhi që bëri sot për të

Luiz Ejlli ka vendosur që të gdhendë në trup diçka që i përket Kiarës. Ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip, shkoi një tatuazhist për t’u bërë tatuazhe banorëve.

Këngëtari i kërkoi atij që të bënte pikërisht firmën e dashurisë së tij, Kiarës. Gjithashtu përmos firmës, Luizi kërkoi edhe syrin e moderatores dhe logon e “Big Brother” si për ta kujtuar gjithmonë këtë eksperiencë.
“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën”, tha ai.

Këtë gjë e vlerësoi shumë Kiara teksa i buzëqeshte fytyra nga veprimi i Luizit.

Luizi gdhend ne trup Kiarën, ja tatuazhi që bëri sot për të Read More »

Rikthimi i Qetsorit, si zuri vendin e dytë në Kosovë pas triumfit në Big Brother

Qetsor Ferunaj ish fitues i edicionit të dytë të Big Brother është rikthyer në këtë format tashmë “Vip” me synimin për të triumfuar sërish.

Por edhe pse mbahet mend për këtë triumf të tij, ky nuk ka qenë formati i vetëm i këtij lloji ku Qetsori është bërë pjesë.

10 vite më parë, pas triumfit në Big Brother, Qetsori u bë pjesë e formatit “Vip Shpija” në Kosovë një reality show i ngjashëm me atë të Big Brother, ku zuri vendin e dytë.

Pas përfundimit të “reality show-t” ai ho dhi ak uza dhe su lmoi fituesin Ardit Stafaj. “Unë me fituesin pata disa përpla sje, ndërsa e cilësova “g Ai më kundërshtonte dhe e mohonte këtë fakt, megjithatë ç’rëndësi kanë këto tashmë. Arditi është djalë i mirë, profesor muzike dhe vjen nga një familje artistësh. Por unë s’do preferoja Arditin fitues. Unë personalisht bëra tifo për rockerin Xuxi dhe nëse do ishte për mua, do kisha dëshirë që çmimin ta merrte ai”, u shpreh Qetsori në atë në kohë.

Më vonë në Janar të vitit 2012, Qetsori i aku zua nga p olicia me aku zën e vje dhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Qetsori u aku zua për vje dhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Sipas aku zës, Qetsor Ferrunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.

“Më në fund mora vendimin e pafajësisë në dorë, ashtu siç e prisja. Ndihem vërtet i çliruar pas 2 vitesh ankth pas përfshirjes në këtë histori, që mund të konsiderohej absurde për mua, sidomos me etiketimin vje dhje”, tha Qetsori për gazetën “Panorama” në atë kohë.

Publiku shqiptar e kujton Qetsorin si fitues të edicionit të dytë të Big Brother, një nga edicionet më dinamikë të këtij formati për shkak se prodhoi shumë personazhe që kujtohen edhe sot e kësaj dite.

Një ndër ta ishte edhe Bjordi i cili arriti deri në finale, në atë edicion ndërkohë pas rikthimit në formatin Vip qëndroi vetëm pak javë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ju rekomandojmëay” apo e thellova më tej këtë debat në lidhje me prirjet e tij se ksua le, ndërsa i thosha se: ”G ay në fakt është Elton John, ti je shumë poshtë për t’u krahasuar me të”./Shqiperiaime

Rikthimi i Qetsorit, si zuri vendin e dytë në Kosovë pas triumfit në Big Brother Read More »

Jori befason banorët me veprimet ndaj këngëtarit. Ai ia kthen: ‘Ma shpejt i kam thënë Jorit ‘ti amo’ (të dua) se Kiarës’

Jori Delli duket se ka fituar zemrën e publikut që tani pasi duket shumë pozitiv.

Madje fansat e Luiz Ejllit mendojnë se ata mund të shkojnë si çift, duke qenë se modelja ka qëndruar shumë pranë këngëtarit sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, fansat duan ta shikojnë atë në një romancë me Jorin.

Por ditën e sotme, bukuroshja brune ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste. Teksa po bisedonte jashtë në oborr, ajo tha se Luizin e ka vëlla të madh.

Pjesë nga biseda:

Jori: Luizin e kam… (bën shenjën e zemrës me duar)

Antoneta: Ça e kishe çun xhaxhai?

Jori: Luizin e kam vëlla të madh

Luizi: Ma shpejt i kam thënë Jorit ‘ti amo’ (të dua) se Kiarës, imagjino. Unë nuk i kam dhënë kujt cigare në këtë shtëpi, kësaj i thashë ‘hap gojën ça do’.

Jori: Sa hyra unë, super, super mirëpritje, më i miri ka qenë. Më dha edhe rroba, më dha edhe gardërobë

Antoneta: Pse është çështja? Ti nuk ia bëre pyetje, ose vetes ose atij?

Luizi: Ja thashë. Tre banorë kanë ardhur këtu që nga fillimi deri tani, që kur i kam parë kam thënë ‘këta kanë ardhur me e shiju dhe mua s’do më kenë për asnjë pengesë’. Kejvina, Jori dhe Jona që iku.

Jori befason banorët me veprimet ndaj këngëtarit. Ai ia kthen: ‘Ma shpejt i kam thënë Jorit ‘ti amo’ (të dua) se Kiarës’ Read More »

Banorët e nominuar zbulojnë kush mund të largohet të këtë javë

Luiz Ejlli hapi të shtunën Kutinë e Pandorës, e cila i jepte të drejtën që të dërgonte në nominim tre banorë. Këngëtari tha menjëherë emrat e Olta Gixharit, Armaldo Kllogjerit dhe Krist Aliajt.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, banorët e dominuar zhvilluan konferencën për shtyp. Secili prej tyre tregoi se kë do donte të eliminohej nga shtëpia apo kë do donte të zëvendësonte.
Pyetja: Kë shikoni më të rrezikuar për t’u larguar nga shtëpia?

Pyetja: Me kë do e zëvendësonit personat që ke në nominim?

Olta: Do hiqja Maestron do vija Luizin.

Armaldo: Dhe unë do vija Luizin.

Banorët e nominuar zbulojnë kush mund të largohet të këtë javë Read More »

Rrjeti shp ërthen me teoritë se nominimi i fortë i Luizit do anulohet, deklarata e papritur e Sabianit forcon dyshimet

Pas hyrjes së 6 banorëve të rinj mbrëmjen e të shtunës në Big Brother VIP Albania, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë teoritë konsiprative se Sabiani nuk është banor i barabartë me të tjerët.

Ndjekësit në rrjetet sociale shkruajnë se ai mund të dalë nga shtëpia duke prishur dhe nominimin e fortë të Luizit, që ka çuar në televotim Kristi, Armaldon dhe Oltën.

Këtë mendim e ka përforcuar dhe më tepër deklarata e Sabianit të dielën.Ai i ka thënë vajzës së tij, Keisit se me çiftin do të flasë pas të martës, kur të mbarojë ky nominim. Ndërsa ka deklaruar se nëse rrezikon të dalë Kristi, do të jetë ai i pari që do lërë shtëpinë.

Sabiani: Se Kristi nuk do dali, pas të martës do ulemi do flasim bashkë të gjithë. Se ti nuk do dalësh do rrish këtu, po dole ti, dal unë i pari. Dua t’u shoh në formë.

Kristi: Ne jemi në rregull me njëri-tjetrin.

Sabiani: Pas të martës do flasim.

Kristi: No problem. Pa merak

Rrjeti shp ërthen me teoritë se nominimi i fortë i Luizit do anulohet, deklarata e papritur e Sabianit forcon dyshimet Read More »

Kejvina thumbon Kiarën: ‘E shkreta është pastërtore e madhe, fiks si …’

Pas zgjedhjes së liderit të shtëpisë së BBV ditën e sotme, duket se në shtëpi ka patur një sër debatesh.

Teksa bëjmë me dije se lider është zgjedhur Kiara, debate i parë është krijuar me Oltën.

Megjithatë duket se zgjedhja e liderit ka përfshirë edhe ish-banorët jashtë shtëpisë.

Së fundmi më ironi ka reaguar Kejvina, e cila hapur ka shprehur mbështjetjen ndaj Luizit por siç duket nuk është shumë dakord me Kiarën.

“Ti po je punëtore e madhe. E mbaj mend Kiarën gjithë ditën pastor tavolinën, dërgo pjata tek lavamani, laj e shpërlaj, rregullo krevatin etj. Nuk e ngrinte kokën njëherë e shkreta veç duke pastruar, e kishte shumë problem pisllëkun.

Është punëtore s’kemi çti themi, atë që e ka, e ka. Fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin. “- shkruan Kejvina.

Kejvina thumbon Kiarën: ‘E shkreta është pastërtore e madhe, fiks si …’ Read More »

Çfarë i tha Luizi te dhoma e rrëfimit? Tani zbulon sekretin pas daljes nga BBV

Gjatë spektaklit të së shtunës në “Big Brother VIP”, Tan Brahimi vendosi që të largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Aktori i humorit tha se nuk ndihej rehat aty, pasi të gjithë e kishin mendjen te loja dhe debatet.

Tashmë që nuk është më brenda shtëpisë së BB VIP, Tani ka nisur sërish të jetë aktiv në profilin e tij në “TikTok”, ku numëron shumë fansa.

Së fundmi, aktori i humorit ka bërë një live ku ka përshëndetur të gjithë fansat e tij për mbështetjen që i kanë dhënë. Por jo vetëm kaq, pasi ndjekësit e kanë pyetur edhe rreth eksperiencës në BB VIP.

Një fans e kishte pyetur në lidhje me sekretin që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit. Në fakt Tani dhe këngëtari e kanë treguar edhe më para, por aktori i humorit iu përgjigj sërish kësaj pyetje.

“Kur filloi me qarë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë,

meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live.

E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”’, zbulon Tan Brahimi.

Çfarë i tha Luizi te dhoma e rrëfimit? Tani zbulon sekretin pas daljes nga BBV Read More »

Deklarata bombë e Artan Hoxhës: Sali Berisha ka tentuar të marrë peng Ilir Metën, ja arsyeja

Gazetari Artan Hoxha ka tronditur me deklaratën e tij ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv, ku tha se në vitin 2000, në kohën kur Ilir Meta ka qenë kryeministër, Sali Berisha ka tentuar ta marr peng.

“Në 28 nëntor të vitit 2000, Ilir Meta ka qenë kryeministër, ka bërë një vizitë në shtator për zgjedhjet lokale dhe kanë tentuar ta marrin peng edhe pse ka qenë i shoqëruar me Forcat Speciale dhe Garda e Republikës. Pra i kanë marrë makinat dhe kanë tentuar ta marrin peng që ka qenë i organizuar nga mbështetësit e Sali Berishës.

Në 28 nëntor është sulmuar komisariati i Tropojës nga njerëz të armatosur dhe ka qenë i përgatitur një plan që nëse binte komisariati i Bajram Currit të gjitha komisariatet rresht në veri të Shqipërisë deri në Tiranë do të binin njëra pas tjetrës, por për fat të mirë ai komisariat nuk ra atë ditë, sepse pati njerëz vërtet trima që e mbajtën, por u desh të paguhej me jetë njerëzish, u vranë dy persona. Dhe atë mbrëmje Ilir Meta ka dhënë urdhër që Sali Berisha të ndalohet dhe është i vetmi rast kur Sali Berisha është ndaluar, është marrë nga mjeti i tij blinduar para Partisë Demokratike dhe është çuar në qelitë e izoluara pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë”, tha Hoxha.

Deklarata bombë e Artan Hoxhës: Sali Berisha ka tentuar të marrë peng Ilir Metën, ja arsyeja Read More »