Dita e Mësuesit është një festë kombëtare për të nderuar në punën e tyre të gjithë punonjësit e arsimit. Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore.
Kjo ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.
Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.
Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.
Që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Ronaldo Sharka ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për eksperiencën e tij brenda “Big Brother VIP”. Gjatë bisedës në studio, ish-banori u pyet se nëse do i jepej mundësia që të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm për 15 minuta e të takonte Luizin, çfarë do i thoshte?
Gazetari u shpreh se Luizi nuk ka nevojë për informacione nga jashtë, pasi ai tashmë e ka kuptuar popullaritetin që ka.
“10 drona në ditë janë një tregues i popullaritetit. Dje kishte shkuar edhe një helikopter. Luizi e kupton se si shihet nga jashtë nga banorët e rinj që hynë aty.
Unë thjesht do e përqafoja. Luizi ka qenë i vetmi person që vinte në rulotë kur isha me Zhaklinën. Është i pari person që ka mësuar për babain tim. Më ka thënë do të marr në finale, pasi e dinte se ishte një nga dëshirat e babait.
Edhe kur më ka ngacmuar, më ka bërë për të ngritur mua, por atëherë nuk e kuptoja. Kur u ktheva nga rulota në shtëpi, nuk kishte krevat për mua dhe asnjë nga meshkujt nuk tha hajde fli ti 4 orë, pastaj fle unë. Merrja çarçafët e jastëkun dhe shkoja në living, aty ku dritat fikeshin më vonë. Aty vinte Luizi dhe më zgjonte që të shkoja te krevati i tij. Vlerësoj pozitivitetin.
Kam parë tek ai njeri një zemër të mirë. Ai është shumë i ndjeshëm dhe e ka përdorur si formulë për t’u mbrojtur”. Tha Ronaldo Sharka.
Miqtë flasin për herë të parë…
Miqtë e Luiz Ejllit kanë zbuluar diçka më shumë për jetën jashtë të banorit të ‘Big Brother VIP Albania’. Sot në “Ftesë në 5” Joni dhe Mario, të cilët surprizuan Luizin në spektaklin e kaluar, e përshkruajnë këngëtarin si një djalë energjik dhe plot humor.
Të pyetur për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë, Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Mario tregoi se historia që u tregua nga miku i tij mund të jetë bërë për shkak të presionit të madh, ndërsa Joni nënvizoi faktin e javët e para për Luizin nuk ishin aspak të lehta.
“Nuk mund ta komentojmë se ajo është gjyq i kryer publikisht. Besoj se ka ndikuar edhe pjesa që ka nevojë njeriu që gjen mjete rrethanore për të qënë i brishtë ose për t’u futur në konfidencë me dikë. Ndoshta edhe nësë ka pasur diçka më minore e ka zmadhuar që të afrohet shpejt me dikë. Për aq sa unë e njoh, jo nuk është i sëmurë. Luizi fle në 2 të mëngjesit dhe çohet në 6 të mëngjesit. Ka presion, sigurisht. Ndoshta ka provuar duke matur pulsin, duke bërë dhe viktimën se ka parë po të bëj kështu jam gabim, po të bëj ashtu jam gabim. Se e ka parë se javët e para nuk kanë qënë të mira”, thanë shokët e Luizit.
Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me të ëmën e Luizit që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij. Si moment të vështirë të Luizit jashtë shtëpisë së ‘BBV’, ata cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit.
Informacionet nga jashtë janë bërë temë në shtëpinë e “Big Brother Vip”, në çdo hyrje të një banori të ri. Në fillim ishte Xhonatan Islami, ai i cili i dha informacione Oltës për lojën e saj, gjë për të cilën u ndëshkua.
Por, kësaj here ka qenë Luizi, ai i cili ka marrë informacione nga një banore e re, Fotinia. Kjo e fundit po diskutonte me Luizin në oborr, për lojën e tij dhe marrëdhënien me Kiarën, duke i dhënë disa informacione se si mund të shihet nga jashtë lidhja e tyre.
Luizi: Unë i thoja gjithmonë që të dal unë dhe Olta dhe një i tretë, nuk e kisha problem për veten, por të thotë ky (Armaldo) për Kiarën.
Fotini: Unë dje e pyeta dhe më tha se ka menduar se çifti është më i avantazhuar.
Luizi: Është e vështirë të zgjasin çiftet këtu.
Fotini: Nuk është vështirë, çiftet kanë shumë prioritet dhe ti e di shumë mirë. Unë të kam dëgjuar kur e ke thënë. Do të ta them një gabim që mendoj se ke bërë? Kur ndodhi ajo me lavamanin, jo se çfarë ndodhi, sepse nuk e llogarit dot, nuk e kam për veprimin. E kam që më vonë kur e diskutove, vetëm fakti që u joshe nga ajo ideja që të mos kesh Kiarën këtu brenda, se ke bërë luftë të madhe që ta mbash këtu.
Luizi: Nuk e keni kuptuar, unë e thashë pse e kisha bërë.
Fotini: Sepse erdhi një moment që the që me Kiarën po të jesh kokë më kokë në finale, do ta fitosh. Ta njoh mirë luftën që ke bërë, jo si të tjerët që të shohin nga jashtë. Ti e nis bisedën si do ta mbjellësh, por atje mendoj se ke gabuar. Ke lënë të kuptohet që gjithë ajo luftë me Kiarën… u duk sikur se ke problem.
Luizi: Unë nuk e them dot, por ajo i ka shërbyer edhe Kiarës edhe mua. I ka ndryshuar lojën dhe mendimin e banorëve të tjerë. Kur nuk më futi Tea në buxhet, Kiara nuk ma tha, dhe kjo më ka mërzitur. E vetmja banore që nuk e kam ditur kurrë se kë nominon, është Kiara. Ajo nominon me zemër, jo me mendje.
Fotini: Duket sikur e përfqafon që mos të… Unë mendoj që Kiarën nuk duhet ta përfshish në lojë. Isha në shtëpi, i thoja “fol moj” se ajo nuk flet fare.
Luizi: Kiara nuk ka lëvizur, që ditën e parë kjo është, e qeshur, e ëmbël. Nuk është cinike, as provokuese.
Fotini: Janë disa situata që duhet ti përballojë vetë.
Luizi: Prandaj e vlerësoj, se nuk thotë “e ndjej veten të rrezikuar, do i jap.”
Fotini: Është shumë e mirë. Ti je shumë mistrec, sepse ti nuk mendon siç i mendon ajo. Kur ajo mendon që ti je gabim, ajo të mbron.
Futja e Sabianit në shtëpinë e BBVip2 mund të jetë një strategji e përkohshme që mund të përfundojë sot.
Këtë e përforcon një njoftim i dalë në rrjetet sociale që e sjell Sabianin më 9 mars, të enjten në një koncert live.
Sipas njoftimit të një lokali në Korçë, Sabiani do të jetë i pranishëm atje të enjten në mbrëmje ora 20.00 në një koncert.Kjo nënkupton se të martën mbrëma në prime, mund të jetë largimi i Sabianit nga shtëpia e Big Brother Vip, duke shënuar vetëm një periudhë të shkurtër në këtë realitet.
Në fakt edhe vetë Sabiani ka lënë të kuptohet këtë. Ai sot u shpreh i bindur që Kristi nuk do të dalë të martën nga shtëpia.
Sabiani e përsëriti këtë gjë dy herë, një herë gjatë konferencës për shtyp, kur i drejtoi një pyetje atij dhe një herë tjetër në oborr, kur po bisedonte me Kristin dhe Keisin.
Sabiani i tha Kristit se ai nuk do të eliminohet të martën. Ai shtoi se pasi e marta të kalojë, do të bisedojnë gjerë e gjatë, duke nënkuptuar që do të flasin për lidhjen që është krijuar mes tyre.
Ndonëse skeptik nga ekrani, qëndrimi me dyshen në shtëpi, duket se ka ndryshuar deri diku opinionin e Sabianit.
Dhe sjellja e tij kundrejt Kristit ka qenë e ngrohtë, edhe pse deri më tani nuk kanë konsumuar ndonjë bisedë bashkë, sa i përket Keisit.
Sabiani i tha atyre se ka dëshirë t’i shohë në formë. Kristi tha se ata janë në formë dhe shumë në rregull me njëri-tjetrin.
Efi, ditë më parë tha se nuk është lejuar të hyj në studion e Big Brother, për arsyeje e vonesës 5 minuta.
Por Efi u pa të jetë në paraskenë para se të fillonte spektakli.
Në emisionin E diell, të transmetuar të dielën, derisa Beniada dhe Argjira po intervistonin Arbër Bytyqin, shihet Efi e rregulluar tek sa vrapon drejt studios.
Por si duket ky vrapim, nuk i shërbeu edhe shumë pasi ajo nuk u lejua të vazhdoj edhe pse ishte e rregulluar.