Ermiona Lekbello, e cila në fillim u duk si një konkurrente e fortë, nuk mundi të shkojë në finalen e spektaklit të “Big Brother Vip”. Ajo u përjashtua ditën e djeshme nga formati dhe pas disa orës ajo theu heshtjen në profilin e saj Instagram ku shkruan:
“Falenderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Nje falenderim i veçante i shkon Luizit, që më ndejti afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim . Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort.
Me vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, fallcitetin, kinematë dhe teatrin e kukllave 2 lekshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm!”
Por ajo që vihet re është se nga grupi i hienave,Ermiona përjashton vetëm Luizin,Kristin dhe Keisin duke e lënë Kiarën në grupin e “Hienave”.
Apeli i GJKKO i shtoi dhe një vit bu rg, arr estohet ish-kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.
Kujtojmë se arre stimi i Tushes lidhet me një tender me vlerë rreth 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Nga he timet dhe përgjigjet e Pro kurorisë të nisura në 2020 rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste. Përgjatë një viti hetimesh.
SPAK pretendon se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shk elje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.
Një tjetër zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, teksa banorja Eva Alikaj është skualifikuar.
Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se Eva është përjashtuar për të njëjtën arsye, si Ermiona, pasi ka përdorur dhunë verbale gjatë një debati të ashpër me Luizin.
Gjithçka ka nisur pasi Eva ishte duke bërë prova për kërcimin që do të zhvillonin me Kristin, në dhomën e gjumit, ku ndërkohë Luizi po flinte. Pasi Eva dhe Kristi janë përfshirë në një debat pasi nuk po binin dakord për kërcimin, Luizi është zgjuar duke u kërkuar të qetësohen pasi po bënin zhurmë.
Ai i ka thënë se kështu do ia bënte dhe ai kur ajo të flinte. Më pas Eva është acaruar nga ky reagim dhe i është drejtuar Luizit me fjalë të rënda.
Kujtojmë se gjatë prime-it të djeshëm, Vëllai i Madh u vendosi ultimatum banorëve, që çdo rast i përdorimit të dhunës verbale do të çojë në përjashtimin e banorit. E njëjta gjë ndodhi dhe me Ermionën.
Produksioni i ‘Big Brother VIP Albania’ është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. Mirëpo, ajo që ndodhi mbrëmë gjatë Prime-it, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Të shtunën e kaluar, u hap një televotim për të zgjedhur banorët e preferuar. Deri këtu jemi ‘okej’.
Mbrëmë, mbërriti zarfi me emrat e personave më pak të preferuar, zarf i cili do duhej të lexohej nga Arbana. Por, nuk ndodhi kështu. Ajo i lexoi emrat nga skaleta.
“Është momenti të them se cilët do të jenë të nominueshëm sonte”
Këtë fjali nis të thotë Arbana e cila mban gjatë gjithë kohës sytë te skaleta, duke injoruar zarfin që mban në dorë.
Ky moment lë shumë dyshime mbi ‘fuqinë’ që ka publiku dhe produksioni, duke lënë të mendohet se ky i fundit është ai që vendos për fatin e banorëve, kush del në nominim, e deri tek fituesi i edicionit.
Tani, Nita, Kristi, Keisi dhe Armaldo ishin më pak të pëlqyer nga publiku e për pasojë shkuan automatikisht në nominim. Pas nominimeve, në televotim doli Nita, Ermiona dhe Armaldo.
Përjashtohet nga ‘Big Brother VIP Albania’, Ermiona Lekbello. Ky vendim u mor ditën e sotme nga ‘Vëllai i madh’, pasi sipas tyre, ajo ka ushtruar dhunë verbale. Masa u komunika për banorët nga Luizi.
Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë. Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin.
Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hiena.
Luizi: kjo është lojë nervash
Luizi: Ti bie në kategoritë e këtyre.
Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali.
Do qesh me lot me këto aventura kur t’ja tregoj miqve të mi. Do më marrë malli për ty, kur të dalësh e gjen mënyrën sesi do më kontaktosh, se po degjeneroheshim
Produksioni i BBV ka vendosur të jetë shumë strikt pas situatave të ndodhura ditët e fundit në shtëpi dhe sic u lajmërua dhë mbrëmë tani e tutje s’do ketë më asnjë tolerim.
Kristi dhe Keisi janë duke shijuar brenda shtëpisë flirtin e tyre. Dyshja pati një tërheqje që ditët e para, e duket se kjo marrëdhënie sa vjen e shkon më tej mes dy të rinjve. Por, teksa brenda flirti është në kulm, jashtë një furtunë e vërtet ka nisur. E shkak për këtë është bërë pikërisht lidhja që Kristi ka lënë jashtë.
Fundjavën e shkuar, vetë banori u pyet nga Arbana rreth lidhjes, por Kristi u mjaftua duke thënë se ajo ish-e dashura dhe lidhja mes tyre kishte përfunduar, para hyrjes së tij në lojë.
Deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak Sabianit, babait të Keisit, që tashmë e ka shprehur edhe publikisht mendimin e tij për lidhjen e së bijës. Kristi dhe Kejsi kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë brenda “Big Brother VIP”. Edhe pse në kuadër të lojës, dyshja ia kishin shprehur pëlqimin njëri-tjetrit, ku nuk kanë munguar as ngacmimet e shumta përgjatë këtyre ditëve.
Mirëpo babai i Kejsit, Sabiani nuk është aspak dakord në lidhje me këtë romancë. Madje ai e ka shprehur dhe publikisht nëpërmjet disa deklaratave të tij në “InstaStory”. E teksa Kejsi e ka shprehur se vetmja gjë që kërkon është të ketë një konfirmim nga i ati, kur është pyetur nga Luizi se çfarë do të bënte nëse këngëtari do të ishte kundra lidhjes, ajo tha se do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra. E duket se këto gjëra, ish-banorit të “BBVIP1” nuk po i pëlqejnë aspak te vajza e tij, të cilën ka zgjedhur ta “dënojë” nga jashtë. Ai e ka hequr atë nga lista e ndjekësve të tij në “Instagram” dhe madje ka fshirë edhe fotot e fundit që kishte me të.
Advertisements
Ai u shpreh se nuk sheh fare ndjenja nga ana e tij për Keisin dhe gjithçka po e bën për “show”. Sabiani shkruan se do jetë gjithmonë mbështetje e Keisit dhe nuk është kundër dashurisë, por s’mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta.
“Më kanë ardhur me sazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por, janë disa gjëra që nuk i pranoj. Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzojë rastin për ‘show’. Së dyti, nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikojë as veten e vet”, shkroi Sabiani në një postim në “InstaStory”.
Por, krejt ndryshe duket situata nga sytë e miqve dhe familjarëve të Kristit. Madje babai i Kristit në reagimin e tij ka sulmuar edhe Sabianin për qëndrimin që ka mbajtur pas kësaj situate.
Sipas tij mediat e kanë amplifikuar situatën e Kristit duke e bërë objektin kryesor dhe duke bërë dëm në të gjitha nivelet. Dhe në këtë rast është krijuar një turmë e cila ka mungesën e përgjegjshmërisë. Në lidhje me çiftin dhe pretendimin e vajzës që u përfol si partnerja e Kristit, Roberti u shpreh:
“Të gjithë e dimë ekzistencën e aplikacioneve që bëjnë modifikime. Në datën 24 dhjetor, kur pretendohet se janë bërë bisedat, telefoni i Kristit ka qenë i konfiskuar nga produksioni dhe kjo është e verifikueshme. Në rast se Kristi ka pasur një lidhje, që ai e quajti vetë problematike, ai është i lirë të marrë vendime. Një djalë i ri mund të ketë një marrdhënie me një femër dhe mund të dashurohet me një tjetër”.
Roberti ndau dhe një detaj nga lidhja e tij me bashkëshorten, të cilën e ka njohur në një kohë kur kishte një lidhje me dikë tjetër, por jo me një vizion të qartë.
“Ne mund të gjykojmë njerëz familjarë që kanë përgjegjësi mbi vete, por jo të rinjtë, ata janë të lirë, mos i gjykoni”.
Gjithashtu, Roberti theksoi se e quan të gabuar të ndërhysh në zgjedhjen e fëmijës që është i rritur.
“T’i ndërhysh një fëmije që është adult në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmerrshme në Evropë. Kur sheh komentet kupton se në çfarë mentaliteti mjeran ka rënë Shqipëria. Unë po flas për Kristin, për sjelljen e Kristit, për qasjen e turmave dhe vulgaritetin që rrjedh në rrjet. Kur del me një deklaratë dhe komente paragjykuese ti je vetëm llumi i shoqërisë. Asgjë nuk po ndodh, kjo është thjesht një lojë ku njerëzit mund të dashurohen me njëri-tjetrin”, ka thënë Robert Aliaj për “Shqipëria Live”.
Gjithashtu, edhe miku i Kristit, Olsi Abazi, ka deklaruar se Zaza po e bën gjithçka për vëmendje, ndërsa shtoi se Kristi është shumë i përfshirë me Keisin dhe se lidhja e tyre është e vërtetë.
“Ajo po e bën për vëmendje. Kristi nuk e tradhtoi. Ai është mes mijëra kamerave. Ai e deklaroi që unë jam i hapur, pavarësisht që e ka thënë që kam diçka. Ai është shumë i pasionuar ndaj Keisit. Është shumë e dukshme për mua që e njoh. Ai tha që unë u ndava, pra ka shprehur atë që ai nuk ja shprehu dot kësaj vajze. Sa i përket Sabianit, ai është baba. Ai e sheh të bijën e vet, edhe rreziku më i vogël që ndjen është i madh për të. Edhe unë do i vija duart në fyt. Kristi me atë që e njoh është totalisht i përfshirë. Ai nuk e bën dot një gjë që nuk e do”, tha ai.
Gjithçka nisi me reagimin e partneres së huaj të Keisit. Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i parë i Zazës, e cila duket e prekur nga e gjithë kjo situatë. Nëpërmjet një deklarate të gjatë në “InstaStory”, ajo shprehet se nuk është mirë emocionalisht dhe se ndihet falënderuese për dashurinë që i kanë dhënë ndjekësit e saj.
“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin! Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falënderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”, shkruan ajo.
Olta dhe Kristi janë ballafaquar edhe një herë, në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe për distancimin mes tyre.
Kristi: Unë të kam folur për Oltën e shëmtuar dhe kjo që po bën tani është Olta më e shëmtuar ndonjëherë.
Tani thjesht jam bërë më i ashpër. Ti më ke përdorur për interesin tënd, për të më shfrytëzuar.
Olta: Por po e bën me vetëm ne të dy.
Armaldo: Kristi ka ndryshuar, është më impulsiv. Për çdo gjë që i them më thotë, “për manipulim e ke”.
Tani ishte banori i radhës që tregoi historinë e tij të jetës. Një histori e dh imbshme e cila shkon deri në rrënqethje.
Ai rrëfeu aks identin tra gjik që i ndodhi kur prindërit e tij hu mnbën jetën. Tani ka qenë drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që i shpëtoi ak sidentit tr agjik.
Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aks identin fa tal. Tani gjithashtu foli për vështirësitë e tij të jetës dhe tregoi për gjendjen e vështirë ekonomike.
Ai i kërkon falje familjes për aksi dentin që shkaktoi