Irina

Luizi flet për Efin: ‘Vajzë garipe. E vendosi Oltën për fundi’

Luizi dhe Qetsori kanë biseduar së fundmi për nominimet që janë zhvilluar në “Big Brother VIP”.

Luizi i tha Qetsorit se nominimi më i fortë ka qenë mes tij, Efit dhe Kiarës.

Ai tha se Efi ishte vajzë garipe dhe se e sulmoi Oltën duke e ‘vënë poshtë’ në lojë.

Luizi shtoi se ishte Olta ajo që ia dha idenë Deas për atë nominim.

“Efi është vajzë garipe shumë. E bëri Oltën që…e vendosi Oltën për fundi. Fjala e Oltës ishte ajo për nominimin, i tha Deas.

Luizi flet për Efin: ‘Vajzë garipe. E vendosi Oltën për fundi’ Read More »

Luizi-Oltës: Boll ma me hatër, duhet me hap krahun

Që prej daljes në nominim të treshes Luiz, Kristi, Armaldo, banorët kanë diskutuar në lidhje me lojën që përdori këngëtari për t’i dërguar në televotim.

Ndërsa ndodheshin në ambientin e jashtëm të shtëpisë, Olta dhe Luizi në prani të Armaldos kanë folur për mundësinë e largimit të tij.

Olta: Të ndodhi largqoftë që të dalë Maestro nga shpia,

Luizi: Del edhe ti a?

Olta: …jo ty do të të bjerë pika. Po tinuk do të përmbahesh dot.

Luizi: Ja këtu do jemi

Olta: Unë nuk e di se ça do të bësh ti, që të shfajsohesh nga nominimi i tij.

Luizi: Unë do të knoj

Olta: Unë do të të masakroj,

Luizi: Unë do këndoj

Luizi-Oltës: Boll ma me hatër, duhet me hap krahun Read More »

Olta flet për debatet me Kristin: Unë nuk ia dhashë atë mundësi, qaja në dhomën e rrëfimit sepse…

Olta dhe Kristi duket se nuk ruajnë më të njëjtin raport shoqëror si në fillim dhe kjo duket nga debatet dhe komentet për lojën e njëri-tjetrit nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, teksa po bënte xhiro rreth pishinës me një nga banorët, Olta ka treguar se përse zgjodhi të shkëputej nga Kristi ku tha se nuk i pëlqente loja e tij manipuluese.

Aktorja foli edhe për lidhjen që Kristi ka krijuar aty brenda me Keisi Medinin duke thënë që nuk e beson fare pasi Kristi e ka thjeshtë një strategji loje.

“Mua askush nuk me ka bërë pyetjen se përse nuk rri më me Kristin, dhe e vërteta është që unë nuk isha dakord për lëvizjet manipuluese të tij.

Të gjithë e shitën sikur unë isha xheloze për Keisin por ne fakt kam qenë unë ajo që nuk kam qëndruar me të, u shkëputa totalisht sepse nuk isha fare dakord me rrugën që zgjodhi.

Ai priste të ishte edhe me Keisin edhe me mua, atë bënte lojë me të dyja, unë këtë komoditet nuk ja dhashë, ai Keisin e ka për lojë e ke 100% te sigurt sepse nuk mund teëzgjohesh ti një dite të bukur dhe të thuash që jam i dashuruar kur nuk kanë bërë asnjë bisedë më parë.

Kur u shkëputa ai filloi të më ofendonte, ndërkohë që disa ditë më parë më thoshte ti je imazhi më i mirë i kësaj shtëpie.

Nuk e ke idenë sa herë kam shkuar duke qarë tek dhoma e rrëfimit nuk e besoja dot se si ky njeri mund te hidhte baltë mbi miqësinë që kishim”, shprehet aktorja.

Olta flet për debatet me Kristin: Unë nuk ia dhashë atë mundësi, qaja në dhomën e rrëfimit sepse… Read More »

Nis sezoni i tretë i ‘Më lër të flas’, Romeo shfaqet i vetëm në skenë/ Çfarë ndodhi me Donaldin?

Romeo dhe Donald Veshaj, kanë qënë të pandashëm në ekran. Që në fillimet e tyre në “Al-Pazar” Romeo dhe Donald Veshajn i kemi parë gjithmonë bashkë.

E vetmja herë kur u ndanë ishte kur Donaldi mori pjesë në “Big Brother VIP” por pas formatit ata sollën “Më lër të flas” me dy sezone. Por në sezonin e tretë të emisionit, Donaldi nuk do jetë. Kjo u vu re në promon e prezantuar pak minuta më parë, ku shihet vetëm Romeo i cili pranon se do jetë moderatori i vetëm.
”Do të jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Vetëm me mua Romeo Veshaj, moderator, autor dhe regjizor”-tha Romeo.

Nga ana tjetër, Donaldi ka shprehur mbështetje ndaj vëllait të tij por me shaka i thotë se nuk e ka të gjatë.

”Suksese maj bradher, por nuk e ke të gjatë”-shkruan Donaldi në “instastory”.

Nuk dihet nëse Donaldi po tërhiqet përfundimisht nga televizioni apo është vetëm një periudhë pushimi. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por Donaldi na ka treguar në mediat sociale se po fokusohet te arkitektura dhe interior design.

Nis sezoni i tretë i ‘Më lër të flas’, Romeo shfaqet i vetëm në skenë/ Çfarë ndodhi me Donaldin? Read More »

Stresi fitoi çmimin e madh, vjen mesazhi i parë nga ish-partnerja Keisi

Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova.

Reperi shqiptar i cili ka qëndruar për 103 ditë në shtëpinë e BBV, doli fitues edicionin e parë të këtij ‘reality shoë’ që u mbajt në Kosovë. Ai fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist.

Mirëpo pas fitores, Stresi mori urime të shumta nga familjarët dhe miqtë. Sigurisht nuk kishte si të mungonte dhe urimi i ish-partneres së tij, Keisi.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty”-shkruan Keisi, teksa shihet se ka qënë duke ndjekur finalen.

Stresi fitoi çmimin e madh, vjen mesazhi i parë nga ish-partnerja Keisi Read More »

Ja kush largohet sonte nga BBVA sipas Robert Aliaj

Luizi, Kristi apo Armaldo kush del të shtunën nga shtëpia e e Big Brother?! Është kjo një pyetje që mundon shqiptarët dhe sipas Robert Aliajt shtëpinë e Big Brother do ta lë?!….

“Kristi nuk del sepse është një profil shumë i veçantë aty. Del Maestro sepse nuk ka një luftë të argumentuar ose diçka. Ka vetëm përballje episodike.
Nuk ka profil”- tha ai në një intervistë për “Shqipëria Live” Përsa i përket dyshes Luizi dhe Kristi ai u shpreh se kanë kimi bashkë dhe i pëlqen kur ata debatojnë.

“Luizi me Kristin kanë një lloj kimie bashkë. Më pëlqen kur debatojnë. Janë të përmbajtur, nuk ofendohen.

Kristi është një djalë që principet e besnikërisë, burrërisë dhe nderit i ka shumë shqiptare. Unë e kuptoj lojën e Luizit, ata janë aty për të eleminuar njëri-tjetrin”, tha Roberti…

Roberti ka shfaqur shume here hapur simpatin e tij per Luizin duke then qe ai eshte nje djale shum inteligjent dhe i zgjuar. Ai eshte shprehur se ne kuadrin e nje loje si BBV Luizi eshte shume konkurent i forte.

Ja kush largohet sonte nga BBVA sipas Robert Aliaj Read More »

Keisi mori vendimin dhe i tha që të mbeten miq brenda shtëpisë së ‘BB VIP’, veprimi i Kristit do iu çudisë

Prej disa ditësh, Keisi Medini dhe Krist Aliaj kanë qëndruar larg njëri-tjetrit dhe këtë e kishin vënë re të gjithë. Mbrëmjen e djeshme, Keisi mori vendimin e rëndësishëm në lidhje me ata të dy.

Ajo vendosi që t’i japë fund lidhjes me Kristin. Keisi i tha atij se dëshiron që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” të qëndrojnë shokë dhe njohjen ta vazhdojnë pasi të dalin nga aty.

Kristi ra dakord me të e madje i dha edhe këshilla për vazhdimin e lojës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Tani fokusohu këtu njëherë, te gjërat që do bësh. Po të jem akoma të shtunën, do flasim prapë. Nëse dal varet si do shkojë me ty këtu, sa do zgjasësh ti këtu”, i tha Kristi.

Por jo vetëm kaq, ai i bëri edhe disa komplimente Keisit, duke i thënë se ‘kur je e sinqertë je akoma më e mirë.

Këtë bisedë e mbyllën duke qeshur dhe me një përqafim. Gjithashtu ai i tha që të mos mërzitej.

Keisi mori vendimin dhe i tha që të mbeten miq brenda shtëpisë së ‘BB VIP’, veprimi i Kristit do iu çudisë Read More »

U tha se kënga e Armaldos në ‘BBV2’ është e vjedhur, Alban Kondi zbulon si qëndron e vërteta

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë kantautori i famshëm Alban Kondi, një artist i cili ka prodhuar mjaft projekte të arrira muzikore për tregun shqiptar. Ai ka folur rreth realizimeve të tij më të fundit, ku mund të përmendim këngën “Ta Dije” të Armaldo Kllogjerit dhe këngën “99 Sfida” nga Aurela Gaçe. Për këtë të fundit, Albani është shprehur:

E para, dua të them që Aurela është një natyrë e veçantë, përveç vokalit, është një natyrë shumë sfiduese dhe interesante.

Mjafton t’i dëgjosh albumin dhe ti e kupton se ka ngjyrë si artiste dhe shpreh mesazhe të ndryshme. Një këngë e tillë do një karakter të fortë dhe është krijuar posaçërisht për të. Stili im i të krijuarit përshtatet me artistin, jo me mua, në këtë rast kompozitorin ose producentin. Kënga ka lindur teksa ishim ulur dhe po diskutonim për sfidat që përballemi në jetë dhe sa arrijmë të flasim për to, kështu ne e menduam dhe e konceptuam të gjithë këtë kryevepër. Këngët motivuese, për jetën, për sfidat mungojnë në treg dhe njerëzit nuk flasin më rreth tyre. Këto kohë ka më shumë balada. E vuajmë shumë dashurinë, e duam atë. Pak por e sigurtë që kur flitet për dashurinë, që është emocioni më i bukur, është për ta goditur publikun. Por që mungojnë dhe është e nevojshme që artistët ta shprehin. Aurela në studio është sfiduese, kërkusese, nuk kënaqet me pak, e drejtpërdrejtë. Është artiste. Atë që e ndjen, e bën. Përgjithësisht, artistët rrijnë brenda një kornize, ndaj kjo është çka e bën Aurelën unike, pasi ajo sfidon veten e saj.

Një këngë dedikuar të gjitha vajzave dhe nënave ishte surpriza që Armaldo Kllogjeri bëri këtë të shtunë në “Big Brother VIP”, me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Me “Ta dije”, Maestro i këndoi banoreve të shtëpisë, gruas së tij Aidës dhe të gjitha vajzave në publik. Artisti falenderoi “Vëllanë e Madh” për mundësinë, Alban Kondin që ka krijuar muzikën dhe tekstin dhe Shpëtimin Saraçin. I pyetur në lidhje me këtë eksperiencë, kantautori u shpreh:

Kontakti ka ardhur nëpërmejt Shpëtimit. Armaldo kishte shprehur dëshurën për të realizuar një këngë. Ka qenë kërkesa për një duet me Valbona Memën. Koha ishte e limituar. Kur ne mbarojmë këngën, të nesërmen del Valbona nga shtëpia dhe nuk realizohet si projekt.

Ajo kënga ishte projektuar për dy karaktere dhe nuk mund të dali ndryshe. Kishim një ditë e gjysmë kohë dhe nuk kishim asgjë. Unë e shihja si tenor si Andrea Bocelli, por duke patur parasysh se është show plot me ngjyra, ndërtuam një gjë burrërore bazuar në këtë rrymë. Kemi shkuar dhe e kemi regjistraur tek Dhoma e Rrëfimit. Ishte sikur do të futeshim tek Ambasada Amerikane edhe është regjistruar jo më shumë se 2 orë. Me Arbanën nuk jam takuar, por kemi marrë falenderime nga i gjithë stafi. Armaldo është emocionuar shumë dhe madje ka qarë. E kishte dëgjuar dy herë më parë si demo, por u ndje mungesa qe nuk kishte kohën e vet që të punonte. Ndodhi shpejt e shpejt, në kohë rekord.

U tha se kënga e Armaldos në ‘BBV2’ është e vjedhur, Alban Kondi zbulon si qëndron e vërteta Read More »