Irina

Olta më e vendosur se kurrë për hakmarrje ndaj Luizit: Unë do luaj fortë, do guxoj

Pas eliminimit të Armaldo Kllogjerit nga loja, balancat në shtëpinë e Big Brother Vip kanë ndryshuar.

E prekur nga largimi i Maestros, Olta është shprehur e vendosur se do që të largojë Kiarën nga shtëpia.

“Luizi më hoqi Maestron, unë do i heq Kiarën. Do përpiqem. Unë do luaj fortë, do guxoj”, tha Olta gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë.

Kujtjmë se Nita ishte banorja që hapi kutinë e Pandorës mbrëmë, ajo dërgoi në televotim Oltën, Kiarës, Kristin dhe Qetsorin.

Olta më e vendosur se kurrë për hakmarrje ndaj Luizit: Unë do luaj fortë, do guxoj Read More »

Zbulohet i dashuri misterioz i Efit? Çifti ‘arratiset’ për pushime në Tajlandë

Efi Dhedhes padyshim është një nga emrat më të lakuar së fundmi. Ndonëse ishte edhe pjesë e “Për’puthen”, ajo arriti të fitojë zemrat e publikut pas pjesëmarrjes në “BBVA”.

Së fundmi, Efi festoi ditëlindjen në një festë të madhe me personazhe të njohur, ku nuk mungoi interesi për të zbuluar partnerin e saj të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit mediatik

Mirëpo në këtë festë ai nuk kishte si të mungonte dhe nga videot e shumta të shpërndara në rrjetet sociale, nga ditëlindja e Efit personi që do të shihni në foton e mëposhtme po aludohet si i dashuri i saj.

Ndonëse këtë nuk mund ta themi me bindje të plotë, teksa mungon ndonjë reagim edhe nga ana e ish-banores së “BBV”.

Sakaq pas festës së ditëlindjes Efi është arratisur për disa ditë pushimi në Tajlandë, ku sërish në rrjet po përflitet se shoqërohet nga partneri i saj, sipas Icon Style.

Nga ana tjetër kujtojmë që Efi u eliminua disa javë më parë nga “Big Brother Vip” pasi Dea e nxorri në nominim së bashku me Kiarën dhe Luizin. Përballë çiftit, ishte ajo e cila u lar gua nga shtëpia

Zbulohet i dashuri misterioz i Efit? Çifti ‘arratiset’ për pushime në Tajlandë Read More »

Armaldo flet pas dajles nga Big Brother dhe bën deklaratën e papritur

Armaldo nuk kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do kthehej në shtëpi. Armaldo tha se është i lumtur që doli nga shtëpia, pasi ngelën duke e sharë.

“Ky fat më ra. Shyqyr që nuk ishte një biletë vajtje-ardhje. Unë dua të kaloj shumë kohë me familjen time. Bashkëshorten e kam shtatëzënë, vajza ka nevojë për dikë ta dërgojë dhe ta marrë nga shkolla. Aida nuk ia del dot vetëm. Nuk do kisha bërë ndonjë gjë më të madhe.

Vetë situatat aty brenda, e bëjnë të vështirë të luash ndryshe. Aty brenda je i detyruar t’i “përtypësh” disa fjalë që të lëndojnë. Kam qenë në një sitatë, si “thikë me dy presa”. Nuk kam dashur të jem as me Luizin dhe as me Oltën dhe ndoshta kjo më ka penalizuar.

Unë dua që ta fitojë Olta, është grua shumë e fortë. Dua që njerëzit të kuptojnë se gratë dhe vajzat janë shumë të forta dhe dinë t’ia dalin”, tha Armaldo.

Armaldo flet pas dajles nga Big Brother dhe bën deklaratën e papritur Read More »

Luizi i ‘kërkon llogari’ Kiarës për varësen, reagimi i saj lë për të dëshiruar

Varësja që Luizi i ka dhuruar Kiarës duket se shpesh bëhet temë bisede mes tye.

Mbrëmjen e djeshme Kiara e kishte hequr teksa kjo gjë i ka rënë në sy Luizit.

Teksa e pyeti se pse e kishte hequr varësen, Kiara me ftohtësi u shpreh se nuk i shkonte me veshjen dhe ndaj nuk po e mbante gjatë spektaklit.

Luizi: Pse nuk e ke vënë kryqin e babës?

Kiara: Po nuk shkonte me veshjen

Luizi: Pse moj Kiarë, ajo shkon me gjithçka

Kiara: Të lutem Luiz se kam shumë stres, te lutem

Luizi i ‘kërkon llogari’ Kiarës për varësen, reagimi i saj lë për të dëshiruar Read More »

Ilir Shaqirit nuk i mjafton fitorja e ‘Big Brother VIP 1’/ ‘Çmendet’ rrjeti pas deklaratës së ish-banorit

Edhe pse balerini i njohur Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother Vip 1, në rast se do të ishte pjesë edhe e këtij edicioni të dytë, ai zgjedh të përballet me Luiz Ejllin. Gjatë intervistës në emisionin N’kohë me gazetarin Ermal Qori, Shaqirit i duket interesante loja e Luizit.

“E kam ndjekur nëpërmjet primeve. Teksa shoh këtë bigun tani vlerësoj më shumë atë të parin, pasi ai kishte më shumë njerzillik. Artisti duhet ta tregoj atë që përfaqëson kur prezanton fjalën VIP. Besoj po të isha pjesë e këtij edicioni do të zgjidhja në përballje Luizin. Nuk më tremb se trembja është fjalë e madhe, dhe nuk ka asgjë për të trembur, thjeshtë mendoj se do të ishte shumë interesante konfrontimi”- tha ai.

Pyetjes së gazetarit Ermal Qori, nëse do të pranonte të rifutej edhe njëherë në Big Brother, Ilir iu përgjigj pa hezituar.

“Me ty po, mendoj se ti je person që realisht do ja vlente të ishe aty brenda, ndaj të ngacmoj sedrën e sfidës dhe të uroj ta provosh se do të japi energji të vlefshme për më mbrapa”-, përfundoi balerini, teksa vijonin të eksploronin Shpellën e Pëllumbasit.
Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Ilir Shaqirit nuk i mjafton fitorja e ‘Big Brother VIP 1’/ ‘Çmendet’ rrjeti pas deklaratës së ish-banorit Read More »

Mori 160 mijë euro, reagon Stresi pas fitores së ‘BBVK’

Mbrëmjen e djeshme (17 mars) Stresi u zgjodh fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ai fitoi plot 160 mijë euro nga çmimi i madh 200 mijë, pasi nga 10 mijë u ndanë për katër finalistët e tjerë.

Së fundmi ai ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia dhe pas fitores në këtë ‘reality show’. Nëpërmjet një “live” në rrjetet sociale, Stresi ka falenderuar të gjithë për mbështetjen ndërsa ka shtuar se nuk ka qenë një eksperiencë e lehtë.

“Ju falënderoj shumë të gjithëve që më keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon vetëm njëherë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty.

Nuk ka qenë ndonjë strategji, por ka qenë realiteti pavarësisht që aty është një lojë dhe duhet të futesh në role, por nuk kam ditur ta bëj atë punë. Më së miri di të bëj vetveten time, pavarësisht se njerëzit kanë dyshuar tek unë dhe janë munduar me çdolloj arme të më mposhtin, por nuk është problem.

Zoti është i madh, unë kam thënë që prej ditës së parë që kam hy në Big Brother VIP Kosova që unë kështu jam. Ju thashë të gjithë kundërshtarëve të mi që do t’ju përcjellë. E vërteta doli, kështu që ju përshëndes shumë”, përfundoi Stresi.

Mori 160 mijë euro, reagon Stresi pas fitores së ‘BBVK’ Read More »

Luizi shp ërthen në lot pas surprizës së papritur

Televotimi i kësaj jave ka qenë tema më e diskutuar përgjatë javës në shtëpi. Debatet e ashpra, tonet e larta të zonit dhe ofendimet, kanë qenë kryefjalë e çdo bisede mes tre të nominuarve Armaldos, Kristit dhe Luizit.

Por mbrëmja ishte akoma më e veçantë sot për Luizin, pasi pas më shumë se 80 ditësh qëndrimi në shtëpi ai ka marrë një mesazh nga mbesat e tij dhe motra në Amerikë, përmes një video-je. Ato shprehen mbështetjen ndaj tij dhe se e duan ta fitojë këtë spektakël.

Por surprizat nuk kanë përfunduar me kaq. Burri i motrës ka qenë banori i cili e ka surprizuar përmes prezencës së tij në dhomën e surprizave dhe i ka kërkuar që Luizi ta fitojë BBV2. Ai i kërkoi që të fikë dritat i fundit në shtëpi.

Luizi shp ërthen në lot pas surprizës së papritur Read More »

Miqtë zbulojnë të dashurin e Efit

Efi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku të ftuar ishin njerëzit e saj të dashur, miq e ish-banorë të Big Brother.

Nëpër fotot që aji vetë publikoi nuk u duk gjëkundi partneri i saj, por në fakt ai nuk kishte si të mungonte në festë.

Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.

Gjatë qëndrimit në Big Brother, ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, Efi nuk ndau asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. /Dritare.net

Miqtë zbulojnë të dashurin e Efit Read More »