Irina

Eni i ‘Big Brother’ i jep fund beqarisë? ‘Çm endet’ rrjeti pas reagimit të gazetares së njohur

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale, ku gazetarja Sonila Musai shfaqet me vello nusërie dhe Eni Tare, ish-banori i spektaklit Big Brither Vip 2, i cili shfaqet me kostum dhëndrri kanë nxitur kureshtjen e të gjithëve në rrjet.

E ndërsa nuk mungojnë urimet për një martesë të pa lajmëruar, është vetë moderatorja që shuan zërat, ndërsa thotë se nuk ka asnjë martesë, por bëhet fjalë për një set fotografik të realizuar për një promocion veshjesh.

Sonila Musai është gazetare prej shumë vitesh në Ora News, ndërsa prej pak javësh drejton dhe emisionin “Epiqendër”, një hapësirë dedikuar tërësisht tematikave sociale të jetës së përditshme, por edhe çështjeve të aktualitetit, duke mos hequr dorë nga terreni pavarësisht moderimit në studio të emisionit, apo spikerimit të edicioneve të lajmeve.

Përtej pasionit për profesionin, moderatorja është nënë e një vajze të lumtur 7-vjeçare!

Ndërsa Eni Tare ishte banori që u eliminua pak javë më parë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, dhe tashmë i është përkushtuar dhe pasionit të tij të modelimi.

Dyshja në fjalë janë miq të mirë prej kohësh dhe kanë shfrytëzuar bukurinë për t’u bërë pjesë e setit fotografik.

Eni i ‘Big Brother’ i jep fund beqarisë? ‘Çm endet’ rrjeti pas reagimit të gazetares së njohur Read More »

Çfarë e lidh me Lorencin/ Flet mikja e Keisit: Ja pse u nda me Kristin

Hyrja e Lorencit në shtëpinë e Big Brother, duket se është komentuar si arsyeja që Keisi hoqi dorë nga raporti me Kristin.

Fillimisht ishte Sabiani, ai që përgënjeshtroi lajmet rreth një lidhje mes të dyve.

Këtë herë, ka qenë mikja e banores që ka folur rreth arsyes pse këngëtarja hoqi dorë nga një lidhje me Kristin.

“Mendoja se kur të dilnin do ndaheshin sepse nuk janë tipa të ngjashëm dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Edhe karakteri, edhe ana fizike.”-tha ajo.

E pyetur nëse Lorenci ndikoi në ndarjen e saj nga Kristi, shoqja e Keisit tha: “Keisi e shpjegoi edhe vetë shumë qartë. Në momentin kur u bë imitimi nga Visi, ajo e pa veten dhe se si vepron. Plus hyrja e Sabianit, plus edhe Gerti i tha “Je bërë si shërbëtorja e Kristit”.

Nuk besoj se ka lidhje fare Lorenci. Ka marrë sinjale dhe e kuptoj veten e saj se ishte diçka që nuk po ecte.” Por, çfarë e lidh Keisin realisht me Lorencin? Miqësi, apo lidhje romantike? “Vetëm miqësi. Kanë një shoqëri të përbashkët, profesioni i ka lidhur të dy.”-deklaroi shoqja e këngëtares.

Çfarë e lidh me Lorencin/ Flet mikja e Keisit: Ja pse u nda me Kristin Read More »

A ishte këngëtari shkak i ndarjes nga Kristi/ flet shoqja e Kejsit pa dorashka dhe zbardh arsyen

Distancimi i Keisit nga Kristi, e ka afruar këtë të fundit më shumë me Lorencin, banorin më të ri të shtëpisë, i cili hyri rreth një javë më parë.

Pak ditë pas hyrjes së tij, ata të dy janë parë në shumë momente duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, madje Keisi i tha Lorencit se iu bë shumë qejfi që ai hyri në shtëpi, duke treguar se ata dy njiheshin edhe jashtë.
Teksa Keisi mbrëmë po qëndronte e shtrirë mbi divan në dhomën e ndenjes, Lorenci u shtri pranë saj dhe i tha ta përkëdhelte pak te koka.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, shoqja e Keisit, Frensi Danga ka thënë se ndarja ka ardhur si efekt i një reflektimi që ka pasur vetë Keisi. Ajo po ashtu ka hedhur poshtë dhe teoritë se shkak mund të ketë qenë Lorenci, hyrja e re që u supozua dhe si ish-i dashuri i saj.

‘Mendoj se ishte diçka e momentit, ajo është përfshirë nga situatat e aty. Ajo është ndikuar dhe nga hyrja e Sabianit. Keisi nuk ishte vetvetja kur ishte me Kristin. Humbi veten. Ajo nuk fliste fare. U hutua pas Kristit. Nuk bënte asgjë tjetër vetëm rrinte me Kristin. Prisja që të ndaheshin kur të dilnin. Ata nuk janë aspak tipa të përbashkët. Nuk është Kristi tipi i saj.

Lorenci nuk ka të bëjë fare. Hyrja e tij nuk ka ndikuar. Më Osum ka ndikuar imitimi, ku ajo kuptoi se si sillej dhe deshi të ndryshonte. Lorenci nuk besoj se ka lidhje fare. Lorenci është thjesht miku i saj. Ata kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe kështu janë njohur por janë vetëm miq.”- tha ajo.

A ishte këngëtari shkak i ndarjes nga Kristi/ flet shoqja e Kejsit pa dorashka dhe zbardh arsyen Read More »

Aulona Musta bën ‘parashikimin’ e papritur për BBVIP

Olta-Kiara dhe Kristi-Qetësori janë dy çiftet për të cilët publiku duhet të votojë dhe të zgjedhë se kë do të çojë në nominim kokë më kokë të martën.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe gazetarja Aluoa Musta, e cila ishte e ftuar në ‘Fun Club’.

Ajo ka thënë se sipas saj dyshja më pak e preferuar e nominimit, do të jetë Kiara-Olta dhe do të jetë Kiara ajo që do të largohet.

Ajo shprehet se publiku do ta shohë Luizin të luaj pa pasur Kiarën brenda shtëpisë.

Aulona Musta bën ‘parashikimin’ e papritur për BBVIP Read More »

Luizi e cilësoi si moderatoren më s*ksi, Fjoralba Ponari habit me reagimin e saj

E ftuar këtë të hënë në emisionin “Wake Up”, moderatorja Fjoralba Ponari nuk ka lënë pa komentuar edhe show-n më të ndjekur të momentit “Big Brother VIP”.

Pas komentit të Luiz Ejllit që ajo është moderatorja më seksi, Fjoralba Ponari tha se kjo ka të bëjë me shijet personale dhe mund ta kishte thënë secili nga banorët aty brenda.

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë të preferuar brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP” pasi ata përdorin gjuhë shumë të ashpër dhe sipas moderatores, nuk po shijojnë eksperiencën e tyre të jetës.

Fjoralba tha se e vetmja banore për të cilën ka pëlqim brenda shtëpisë është Dea Mishel, e cila ka një qetësi olimpike dhe zgjuarsi sipas moderatores.

“Kjo është çështje shijesh, nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush nuk i vlerëson komplimentet dhe do e prisja njësoj nga të gjithë që do e thonin aty. Unë di ta ndaj artin nga artisti, si individ i jap atributin si muzikant, patjetër edhe për lojën që ka bërë por mënyra si protagonistët luajnë nuk është në shijet e mia,

agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë kanë harruar ta shijojnë eksperiencën e tyre të jetës se e kam edhe nga shoqja ime e ngushtë Einxhel. Më duket sikur shoh survival jo BBV, ka gjuhë të ashpër, bullizi, gënjeshtra e nuk më pëlqen. Nuk kam asnjë të preferuar, mbase Dea deri diku për qetësinë olimpike dhe inteligjencën që ka”, tha Fjoralba Ponari.

Luizi e cilësoi si moderatoren më s*ksi, Fjoralba Ponari habit me reagimin e saj Read More »

Publiku ‘shp ërthen’ në brohorima, Noizy bën veprimin e papritur për Luizin në mes të koncertit

Që Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale dhe jo vetëm, është një çështje që nuk ka më vend për diskutim.

Ai ka rrëmbyer jo vetëm zemrat dhe përkrahjen e publikut, por edhe të personazheve të njohur, të cilët i kanë treguar publikisht mbështetjen e tyre disa herë.

Në këtë listë duket se u shtua edhe reperi Noizy.

Në një postim në profilin e tij të Instagram-it, Noizy ka imituar kërcimin e Luizit gjatë një koncerti të tij, gjë që është kuptuar nga audencia e cila ka shpërthyer në brohorima.

Publiku ‘shp ërthen’ në brohorima, Noizy bën veprimin e papritur për Luizin në mes të koncertit Read More »

Ak sident i rë ndë në vend! Drejtuesja hu mb kontrollin e mjetit dhe përmb yset

Aks ident automobilistik në të dalë të qytetit të Këlcyrës. Një automjet me targa greke ku udhëtonte në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë, ka humbur kontrollin dhe është përmby sur duke shkaktuar lën dimin e lehtë të drejtueses së mjetit dhe pasagjerit.

Çifti po merrte udhën drejt kthimit në Greqi ku nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit ka hu mbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit. Po licia gjendet në vendngja rje për të hulumtuar pasojat e aks identit. Të lë nduarit janë jashtë rre zikut për jetën.

Ak sident i rë ndë në vend! Drejtuesja hu mb kontrollin e mjetit dhe përmb yset Read More »

Nëna lehonë flet për familjarët e ish-burrit: Më kanë nxjerrë jashtë kur kisha vajzën 8 muajshe

Diana Bahçja, nëna lehonë e cila u arre stua duke lënë foshnjën vetëm 8 ditësh dha një intervistë për “Review” pas lirimit nga bu rgu. Ajo tregoi se nga stresi i situatës së krijuar i ka ikur gjiri.

25-vjeçarja tha se në shtëpinë e bashkëshortit të parë është dhu nuar nga vjehrri dhe vjehrra dhe ata e kanë përzënë nga shtëpia, duke e ndarë nga vajza e saj dhe më pas duke e aku zuar për bra ktisjen e fëmijës, gjë që u bë shkak për arre stimin e saj, sapo lindi fëmijën e dytë nga martesa tjetër.

“Me ish-bashkëshortin kisha marrëdhënie të mirë, por jo më familjen e tij. Për Zotin, nuk e di pse më përzunë, thjesht më kanë nxjerrë jashtë kur kisha vajzën 8 muajshe, se kam kuptuar fare. Kam qenë 17 vjeç kur jam martuar dhe ndikoi familja. Ai ishte jashtë shtetit me punë. Unë jetoja me prindërit e ish-bashkëshortit,” – u shpreh Diana e cila tregoi se për vajzën që ka nga kjo martesë nuk ka asnjë lloj informacioni.

Ajo tregoi se ish-burri është martuar dhe ka fëmijë nga martesa e re, njësoj si Diana e cila është bërë me djalë.

Gjy kata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar në 50 ditë burg. Arsyeja e gjobës është br aktisja e fëmijës që Diana ka nga martesa e parë.

Nëna lehonë flet për familjarët e ish-burrit: Më kanë nxjerrë jashtë kur kisha vajzën 8 muajshe Read More »