Irina

Ish-drejtori Policisë vijon përballjen ligjore dhe padit qeverinë

Pas gushtit 2022, ku u duk se gjithçka përfundoi me dyshen Rama-Nano pas shkarkimit të tij, përballja ka vijaur në rrugë ligjore.

Burime bëjnë me dije se në Gjykatën Administrative të Tiranës ka nisur një betejë ligjore mes Nanos dhe qeverisë. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një padi përmes së cilës kërkon të vlerësojë si të paligjshëm shkarkimin nga Këshilli i Ministrave.

Do të ishte naive po qe se Gledis Nano do të pretendonte rikthimin në detyrë. Por nuk besojmë se është ky objektivi i tij. Ai vetëm sa kërkon të zhbëjë juridikisht vendimin e beftë të qeverisë për ta shkarkuar. Pikërisht cilësimi si “shkarkim nga detyra” në vendim është pjesa që atij i prishë punë. Rrëzimi i si i paligjshëm i këtij vendimi të qeverisë do t’i hapë rrugë më pas edhe ngritjes së pretendimeve të tjera nga Nano pse jo për dëmshpërblim financiar.

Gjyqtari i çështjes deklaron se ka administruar pothuajse një pjesë të madhe të dokumentacionit që i duhet për këtë proces. Jo vetëm vendimin e shkarkimit i cili është i aksesueshëm publikisht, por edhe relacionin shoqërues të përgatitur enkas për të kopsitur ligjërisht shkarkimin e Gledis Nanos. Ndër të tjeëra thuhet se janë zhvilluar dhe seancat e para të procesit fundi i të cilit nuk dihet si do të rrjedhë.

Qoftë edhe formalisht për vijimin e karrierës së tij, mbase jo më kurrë në Policinë e Shtetit, por në një drejtim tjetër, një vendim qeverie me “shkarkim nga detyra” duket se nuk e ndihmon Gledis Nanon për t’u rikthyer ndonjëherë në strukturat shtetërore. Për këtë ai ka nisur në gjykatë një betejë me Edi Ramën ndërkohë që vijon edhe studimet Master në Fakultetin e Drejtësisë në një program të posaçëm të mbështetur nga OSBE.

Shkarkimi i Gledis Nanos erdhi asokohe pasi ai kishte refuzuar largimin e negociuar me dorëheqje nga Policia e Shteti i orientuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila e kishte mbështetur vijimësisht Gledis Nanon, ai bëri rezistencë përballë Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Rama pranoi më vonë se ia kishte kërkuar dorëheqjen Nanos, por sipas tij ai ia drodhi fjalën.

Ish-drejtori Policisë vijon përballjen ligjore dhe padit qeverinë Read More »

Kiara ka përgatitur një surprizë për Luizin, ai i thotë: Do ma japësh këtu brenda shtëpisë?

Kiara dhe Luizi mbeten çifti më i konsoliduar dhe më interesant në Big Brother.

Ata kanë pasur ulje dhe ngritjet e tyre, por tani ata po e shijojnë romancën e tyre para një publiku të madh nga të cilët ndiqen vazhdimisht.

Në rrjet komentohet shumë se dashuria e këngëtarit është më e madhe se ajo e Kiarës, nisur nga surprizat dhe gjestet e tij. Mirëpo, një surprizë nga Tito pritet në ditët në vazhdim pasi këtë ajo ia ka premtuar Luizit gjatë një diskutimi që kanë bërë mbrëmë.

Moderatorja tha se diçka shumë e bukur po e pret atë, por pavarësisht insistimit të Luizit ajo nuk ka zbuluar detaje.

“A do ma japësh brenda sht•pisë’- i ka thënë Luizi.

“Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu, është një gjë e bukur por nuk e them dot, nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, u shpreh Kiara.

Kiara ka përgatitur një surprizë për Luizin, ai i thotë: Do ma japësh këtu brenda shtëpisë? Read More »

Habit Diola: Kam ftuar ish-burrin dhe partneren e tij për pushime

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Diola Dosti ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku mes të tjerash ka folur për jetën e saj personale.

A është Diola xheloze për partneren e re të ish-bashkëshortit të saj?

Absolutisht që jo! Gjatë intervistës ajo tregoi se ruan një marrëdhënie korrekte me ish-bashkëshortin dhe se për hir të vajzave që duan pushime me ata të dy, Diola i ka thënë se nëse do ai mund të marrë dhe ish-partneren me vete.

“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre.

Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”, ka treguar Diola.

Habit Diola: Kam ftuar ish-burrin dhe partneren e tij për pushime Read More »

Si ndryshoi pozicionimi i banorëve në rrjetet sociale/Armaldo ‘thyen’ rrjetin, Maestro triumfon fuqishëm

Cilët janë personazhet që kanë spikatur në “Instagram” apo në media këtë javë? Një rubrikë që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj, “Social Top 5” në emisionin “Live From Tirana”, ka renditur të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.

Një nga banorët e rinj të “BBV”, është Lorenc Hasrama, një nga këngëtarët më të njohur, i cili nisi karrierën në një nga edicionet e “The Voice of Albania”. Rrjeti menjëherë ka reaguar me hyrjen e tij, duke ideuar teoritë e tyre, por kjo ka qenë në avantazhin e tij, duke fituar 900 ndjekës të rinj.

Kiara Tito pas hapjes së kutisë së Pandorës, dasmës së realizuar dhe marrëdhënies së saj romantike të krijuar brenda shtëpisë, ka arritur të marrë shumë pëlqime nga publiku, duke fituar këtë javë 1 mijë ndjekës.

Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë gjithashtu 1 mijë ndjekës në llogarinë e tij personale në “Instagram”.

Advertisements

Gerti Koxha, i cili merret me modeling dhe tha se hyri në BBV “për të rifreskuar atmosferën në shtëpi”, këtë javë ka shtuar 1100 ndjekës në “Instagram”.

Dea Mishel Hoxha është përballur dy herë me Kutinë e Pandorës. Ajo ka vendosur ta hapë kutinë dhe e mira e saj ishte se do kishte mundësinë të takonte gjyshen e saj dhe e keqja për banorët ishte se duhet të zgjidhte mes Keisit dhe Armaldos, se kush prej tyre mund të kishte mundësinë të takonte gjyshen e tij dhe Dea zgjodhi Keisin. Këtë javë ajo ka grumbulluar 2 mijë ndjekës.

Banorja tjetër, e cila është futur së fundmi dhe në fakt na suprizoi me hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme, është edhe Antoneta Koçi. Ajo ka fituar gjithashtu 2 mijë ndjekës këtë javë.

Krijimi i një marrëdhënieje të re midis Krist Dragoti dhe këngëtares Keisi Medini ka ngjallur mjaft interes në sytë e publikut, ku kjo e fundit ka arritur të fitojë 3 mijë ndjekës.

Armaldo Kllogjeri, një nga protagonistët e BBV, duket se ende nuk është pozicionuar në një nga dy grupet dhe strategjia që është duke përdorur e ka trembur edhe vetë atë. Maestro ka arritur të fitojë 5 mijë ndjekës.

Një nga protagonistët kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar 6 mijë ndjekës në “Instagram”.

Luiz Ejlli, këtë javë, nga 610 mijë ka shkuar 618 mijë, duke fituar plot 8 mijë ndjekës të rinj në “Instagram”.

Si ndryshoi pozicionimi i banorëve në rrjetet sociale/Armaldo ‘thyen’ rrjetin, Maestro triumfon fuqishëm Read More »

Sa do të zgjasë Big Brother Vip 2? E zbulon vetë Lori Hoxha

Big Brother Vip 2 Albania është kthyer në një nga realityshow-t më të ndjekur në Shqipëri.

Edicioni i dytë vip ka nisur më 24 dhjetor, e ndërsa banorët brenda shtëpisë mendojnë se do të përfundojë për pak javë, jashtë thuhet tjetër gjë.

Ka qenë trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ajo e cila ka publikuar në Instastory një bisedë me moderatoren e programit, Arbana Osmani, ku i shkruan asaj se edhe 3 muaj mbaron.

Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga Lori Hoxha apo fakt, megjithatë vlen të theksohet se akoma vazhdojnë hyrjet e reja në format.

Sa do të zgjasë Big Brother Vip 2? E zbulon vetë Lori Hoxha Read More »

Lori Hoxha habit me deklaratën për aktorin Donald Veshaj

Nëse lajmi ‘bombë’ për ju ishte se Donaldi nuk do të jetë me pjesë e “Më lër të flas” një tjetër lajm pason të parin.

Ishte Sara Hoxha ajo që i hodhi benzinë zjarrit duke hedhur në Instastory Romeon dhe shkruan:”po Donald Veshaj ku është?Apo mos vallë do rikthehet tek shtëpia e tij e preferuar?”

Donaldi riposton story-n në profilin e tij dhe shkruan:”Ta shohim prisni edhe pak”.

Nëse do të ishte e vërtetë Big Brother i këtij viti do të ngjasonte me takimet e gjimnazit që bëjnë prindërit tanë dhe shkruajnë “Matura e 74”.

Lori Hoxha habit me deklaratën për aktorin Donald Veshaj Read More »

Zbulohet çfarë e lidh jashtë Luizin dhe Gertin

Banori i cili u bë pjesë së fundmi e “Big Brother VIP2” ishte Gerti Koxha. Në klipin e tij prezantues, 25-vjeçari u shpreh se do të ‘rifreskojë atmosferën’ që ka ‘pushtuar’ shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në klip ai tha me të qeshur se shtratin do donte ta kishte pranë çdo banori, përveç Luiz Ejllit. Mirëpo duket se diçka i bashkon ato të dy, e jo nuk është vetëm origjina nga Shkodra.

Nëna e Gertit ka qënë mësuesja e klasës fillore e Luizit. Kjo u zbulua mëngjesin e sotëm, teksa dyshja ishin duke biseduar së bashku. Pas disa pyetje-përgjigjesh, Luizi kuptoi se nëna e Gertit ka qënë mësuesja e tij kujdestare. Pasi e mësoi, banori tregoi se sa mirë sillej Donika (mësuesja) me të.
Gerti: Ka qënë te shkolla e muzikës.

Gerti: Donika, ka lëvizur, e kan dërgu..
Luizi: Ca vitesh ka qënë ajo?

Gerti: Deri në fund të 90-ës, ka dhënë gjuhë letërsi.

Luizi: Kur kam fillu klasën e parë unë, deri në fund të 90-ës, në 91 kam hy në klasë të parë. E kam pasur zysh fillore, Donika.

Gerti: Ka mundësi se ka dhënë edhe fillore.

Luizi: I ka pas vdekur burri apo djali.

Luizi: Tallesh. I ka pas lidh kali, po si?

Gerti: Ka pas një sëmundje të keqe, i ka vdek djali, e pastaj u martu me babin.

Luizi: Djali i Donikës je ti? Nuk ka pas gru më të bukur, më të mirë. E kam pas zysh kujdestare, deri në klasë të tretë, pastaj iku, na mori Valeria. A e di sa kam pa e pa? Kur të errësohet, do të marr te kamera ti them nënës ky është djali i Donikës.

Zbulohet çfarë e lidh jashtë Luizin dhe Gertin Read More »

Këto janë disa shenja paralajmëruese të tumorit në tru/ Bëni kujdes se mund të jetë fatale!

Simptomat e zakonshme të tumoreve të trurit përfshijnë dhimbje koke, të përziera si dhe konfuzione.

Por ka shenja të tjera më pak të njohura se ju mund të keni një masë potencialisht kancerogjene që rritet brenda trurit tuaj.

Humbja e interesit për hobi

Humbja e papritur e interesit për hobin tuaj të preferuar mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një tumori në tru.

Kur një tumor rritet në tru, ai mund të ushtrojë presion mbi qelizat e shëndetshme rreth tij.

Nëse zhvillohet në lobin frontal, zona që kontrollon emocionet, personalitetin dhe sjelljen, madje mund të filloni të veproni në mënyrë të çuditshme, raporton DailyMail.

Shikim i turbullt

Pamja e paqartë ose shikimi që vjen dhe shkon, edhe kur mbani syze, mund të jetë një shenjë e një tumori në tru.

Nëse tumori i trurit ushtron presion mbi nervin optik, shikimi juaj mund të ndikohet në mënyrë drastike, thonë ekspertët.

Përveç shikimit të paqartë ose të dyfishtë, ju gjithashtu mund të përjetoni shikim të turbullt që shkaktohet nga kollitja, teshtitja apo edhe thjesht përkulja.

Dëgjimi i tingujve

Dëgjimi i tingujve të rastësishëm ndonjëherë mund të tregojnë një gjendje të shëndetit mendor.

Por mund të jetë edhe një tumor i trurit.

Halucinacionet dëgjimore, siç njihen, mund të shkaktohen nga tumoret e trurit që janë kancerogjene dhe beninje

Këto janë disa shenja paralajmëruese të tumorit në tru/ Bëni kujdes se mund të jetë fatale! Read More »