Irina

‘Luftërat tuaja bëjini vetë’/ Luizi i kthehet keq Efit: Ti po merresh me portale…

Efi ka dhënë sqarime ditën e sotme në lidhje me përplasjen e fortë që pati gjatë prime-it të kaluar me Dean.

Ajo ka thënë se ajo di diçka, të cilën nëse e thotë, do acarojë marrëdhënien e Deas me Luizin. Ajo tha se nëse këngëtarri e merr vesh do merret vetëm me të.
“Ka ca ditë që e dëgjoj të flasë me Krsitin për bullizim. Kam qenë e ngarkuar, por kur e dëgjoj këtë nga Dea.

Nuk e di dhe çfarë mund të them. Është një gjë që këtu nuk e them dot, bëra gabim, në nerva e sipër.

Do them një gjë që ajo ka thënë brenda shtëpisë, e di vetëm ajo dhe Amos. Unë nuk e kam parë kur kam qenë këtu, por kur dola dhe se di nëse duhet ta them. Nëse e merr vesh Luizi, do merret vetëm me të.”- tha Efi.

‘Luftërat tuaja bëjini vetë’/ Luizi i kthehet keq Efit: Ti po merresh me portale… Read More »

Kiara dhe Efi nxjerrin zbuluar produksionin, regjia largon menjëherë kamerat 

Efi dhe Kiara ishin dy prej banoreve që u rikthyen në shtëpinë e Big Brother, pas një televotimi të hapur, por vendimi ishte i paracaktuar më herët.

Këtë e kanë konfirmuar vajzat përmes bisedave të ndryshme spontane që kanë bërë në shtëpi, ndërsa është përfolur se ato janë paguar nga produksioni për këtë rikthim.

Fillimisht kanë qenë disa biseda të supozuara të Kiarës me Jurgenën që menaxhon faqen e Luizit ato që kanë hedhur dyshime se banoret kanë firmosur kontratë me pagesë për rikthimin në shtëpi, ndërsa së fundi është shkëputur një moment interesant brenda shtëpisë.

Efi dhe Kiara të ulura të dyja në oborr, diskutojnë se si nuk kanë pasur mundësi që të bëjnë valixhet gati sepse vendimi iu është dhënë brenda ditës, që do të futeshin në shtëpi.

Në momentin që Efi shprehet ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga të gjithë shikuesit

Kiara dhe Efi nxjerrin zbuluar produksionin, regjia largon menjëherë kamerat  Read More »

Agravon debati mes Jorit dhe Kristit

Kristi pati një debat me Jorin, sa i përket shfuqizimit të qeverisë, pasi sfida u keqpërdor. Kristi i tha Jorit se me gjithë respektin që ka për të, kur përfshihet në lojë është kot fare dhe se është më mirë të mos përfshihet në disa gjëra.

Kjo e fundit, tha se edhe ajo me gjithë respektin që ka për Kristin, ai i ka çarë …, duke e lënë muhabetin me kaq.

Bledi i tha Jorit të mos dalë nga vetja, pasi banorët kanë simpati për të për pozitivitetin që përcjell si dhe për tolerancën.

Kjo e fundit u shpreh se në disa raste nuk është fare tolerante. Kristi tha se qeveria goditi atë dhe Dean, duke qenë se i kanë frikë të dy dhe duan t’i nxjerrin ata nga shtëpia.

Ai i tha Jorit se ai fjalor nuk i shkon fare./TCH/

Agravon debati mes Jorit dhe Kristit Read More »

U rikthyen në Big Brother VIP me rrogë? Efi dhe Kiara zbulojnë skandalin e radhës, produksionit bën veprimin e papritur

Rikthimi i Efit dhe Kiarës në “Big Brother VIP” është shoqëruar me mjaft zhurmë.

Mes shumë hipotezash nuk ka munguar as ajo se vajzat kanë pranuar të rikthehen kundrejt një pagese nga produksioni,

të cilit pas daljes së Oltës, “ringjallën” programin me rikthimet.

Në një bisedë të qetë me miken e saj, Efi thotë se vendoasi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.

Teksa qëndrojnë të ulura në oborr, thonë se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi e morën në moment të fundit.

Por kur Efi shprehet ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat,

duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga shikuesit.

Edhe më parë, kanë qenë disa biseda që dolën nga faqja e Instagram-it e Jurgenës që menaxhon profilin e Luizit dhe tregonte se Kiara i kishte thënë që kishte marrë një pagesë. Ende nuk dihet sa është shifra e kësaj pagese.

U rikthyen në Big Brother VIP me rrogë? Efi dhe Kiara zbulojnë skandalin e radhës, produksionit bën veprimin e papritur Read More »

Zarf në shtëpinë e Big Brother, shfuqizohen Luizi, Visi dhe Qetsori

Pas debateve të shumta dhe situatës së pakëndshme që ndodhi në shtëpi,

Vëllai i Madh shfuqizoi “qeverinë” e përbëre nga Luizi, Visi dhe Qetsori.

Përmes një zarfi, Big Brother njoftoi se për shkak se qeveria e Big Brother e keqpërdori pushtetin dhe nuk mbajti premtimet e dhëna,

loja ka përfunduar.

Nga momenti i leximit të zarfit, të gjithë do ishin vetëm banorë në atë shtëpi,

duke vijuar lojën normalisht dhe aktivitetet e përditshme.

Zarf në shtëpinë e Big Brother, shfuqizohen Luizi, Visi dhe Qetsori Read More »

Çfarë i gjeti në sirtar? Luizi zbulon arsyen ‘e vërtetë’ pse u largua Ronaldo

Banori i fundit i eleminuar nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’ është Ronaldo Sharka.

Teksa banorët ishin duke i paketuar gjërat, Luizi duket se ka gjetur “arsyejn” e vërtetë pse është eleminuar gazetari.

Sipas Luizt, Ronaldo është eleminuar sepse kishte mbajtur në sirtar një letër me emrin e Olta Gixharit.

Jori: Ça ka Ronaldo aty, parfum?

Luizi: Shih pse është eleminuar ky moj, ka mbajtur këtë letrën Olta Gixhari moj.

Çfarë i gjeti në sirtar? Luizi zbulon arsyen ‘e vërtetë’ pse u largua Ronaldo Read More »

Ronaldo nuk heq dorë, do rikthehet sërish në BBV

Ronaldo Sharka, i cili u eleminua nga shtëpia e Big Brother Vip ditën e martë ka reaguar përmes një postimi në Instagram. Kjo ishte hera e dytë që Ronaldo u largua nga shtëpia dhe tani paralajmëron se do të marrë pjesë sërish në Big Brother Vip 3.

Ronaldo shkruan: Miq! Kane kaluar me shume se 2 dite nga dalja ime e dyte nga BBVIP. Heren e pare kuptova qe donit qe te qendroja ende ne shtepi, per pozitivitetin, por te jesh pozitiv aty brenda nuk mjafton. Kete here, kuptova dhe po kuptoj qe paskerkam qene kryefjala e javes se fundit te BBVIP. Dhe me besoni, ishte vetem start-i i nje loje qe do trazonte komplet ujerat e BBVIP. Preferova te luaj kete here, por serish pa agresivitet por cdo debat ne fund duke nota humori, sepse cfare ndodh ne Big mbetet ne Big, ose varet. Gjithsesi, edhe pse vetem 10 dite qendrim kete here, jam i lumtur qe kam qene prane jush nepermjet ekranit apo celuarit. Gjithsesi, mund te humbasesh lojen por me me shume rendesi eshte te mos humbasesh fytyren e dinjitetin, ndaj per kete jam shume krenar per veten time.

U futa ne ate shtepi me shpirt te plagosur, per cfare me kishte ndodhur se fundmi dhe vendosa te jem i forte te vazhdoja lojen per pjesen tjeter te familjes time, sepse tani kane nevoje per mua me shume se kurre, dhe nuk preferova kurre te viktimizohesha qe te me mbanit sa me gjate me votat tuaja ne shtepi, por vendosa te luaj. Gjithsesi, edhe pse kisha me pak vota dhe u eleminova, une e them serish:

Jam krenar per Big Brother-in tim! Ju falenderoj pafundesisht nga shpirti, ju te gjithe jeni bere pjese e jetes time tashme me qindra e mijera mesazhe apo cdo ndalese ne cdo cep te shqiperise qe me beni sa here shihni. Na e beni hallall nese ju kemi merzitur ne ndonje moment, por une nuk mundem t’i vendos vetes nje maske, edhe pse ndonjehere, te perdoresh maske perkthehet ne sukses por jeta eshte e gjate. Ronaldo do ju dhuroje te tjera gjera te bukura. Ju dua. Shihemi ne BBVIP 3

Ronaldo nuk heq dorë, do rikthehet sërish në BBV Read More »

Reality Show-t po i vjen fundi, finalja e madhe e BBV2 pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’

Ndonëse fusha e gjelbër e stadiumit “Air Albania” është ndërtuar për futboll, kemi parë dhe të përdoret për evente të ndryshme,

si çelja e fushatave leektorale të partive politike.

Kjo do te thote se me 6 maj me shume mundesi Luizin dhe konkurrentet e tjere te ketij formati televiziv,

do te “pushtojne” edhe kete stadium. Megjithate kjo mbetet per t’u pare ne ditet ne vijim.

Reality Show-t po i vjen fundi, finalja e madhe e BBV2 pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’ Read More »