Irina

Ndryshojnë procedurat për të marrë shtetësinë shqiptare/ Ja propozimi i Ministrisë së Brendshme

Ministria e Brendshme ka hartuar disa ndryshime në ligjin për shtetësinë, që i lejon të huajt të pajisen me shtetësinë shqiptare.

Një prej tyre, sipas relacionit ka të bëjë me fëmijët e porsalindur. Ata mund ta marrin shtetësinë shqiptare menjëherë vetëm me pëlqimin e të dy prondërve dhe pa pritur të mbushin moshën 18 vjeç, siç ka qenë deri më tani.

Në relacion, citohet se për shtetasin e huaj që nuk ka mbushur moshën 18 vjeç, shtetësia shqiptare mund të fitohet vetëm me pëlqimin e prindërve, ose kujdestarit ligjor.

Ndryshe nga më herët, shtetësinë shqiptare me ndryshime e reja të propozuara nga ministria, të huajt mund ta përfitojnë edhe nëse nuk zotërojnë njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë.

Një tjetër ndryshim është edhe heqja e kriterit kufizues të moshës 18 vjeç për përfitimin e shtetësisë shqiptare. Kjo do të bëhet e mundur kur personi që kërkon të marrë shtetësinë në vendin tonë nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare në Shqipëri. Por edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit.

Një ndër propozuesit kryesor të ndryshimeve ligjore është Federata Shqiptare e Futbollit. Sipas rregulloreve të FIFA-s dhe UEFA-s aktivizimi i sportistëve nën emrin dhe logon e kombëtares së shtetit Shqiptar kërkon në mënyrë taksative që këta sportistë të kenë shtetësinë dhe pasaportën Shqiptare. Për këtë arsye, në rastet kur FSHF-ja evidenton talente të spikatura të sportistëve të huaj ose me origjinë Shqiptare (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Preshevë), të vendeve të rajonit e më gjerë, lind nevoja e fillimit të procedurave për aplikim të fitimit të shtetësisë shqiptare për këta sportistë të huaj.

FSHF është e mendimit se vendosja e kriterit “që të ketë mbushur moshën 18 vjeç”, sjell një kufizim të madh në drejtimin e kërkimit dhe zbulimit të talenteve të reja, jo me shtetësi shqiptare, për dhënien e kontributit të tyre në skuadrat e kombëtares shqiptare. Të gjitha këto propozime janë dërguar për konsultim publik. Projektligji pritt të diskutohet nga deputetët në komisionet parlamentare deri në votimin e plotë të tij në seancë plenare.

Ndryshojnë procedurat për të marrë shtetësinë shqiptare/ Ja propozimi i Ministrisë së Brendshme Read More »

Ermal Mamaqi ka dy fjalë për çiftin Luiz-Kiara: Pas mbarimit të BBV…

Artisti Ermal Mamaqi i ftuar në “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj, u përball me lojën me personazhe ku shpesh iu bëhet të ftuarve.

Dy ndër ta ishin edhe çifti më i diskutuar i momentit, konkurrentë të Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Ermali dha sugjerimin e tij mbi dy konkurrentët se çfarë ata të dy duhet të bënin kur të dilnin jashtë shtëpisë së Big Brother, nëse ata do të ishin pjesë e trajnimeve të tij.

“Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”. tha Ermali duke qeshur.

Ndërsa për Luizin tha: “Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do e kuptojë çfarë ka ndodhur. Është si ajo bëj ç’të duash pastaj mendo se çfarë ke bërë.”

Ermal Mamaqi ka dy fjalë për çiftin Luiz-Kiara: Pas mbarimit të BBV… Read More »

E papritur! Tjetër zarf në shtëpi, kjo banore dërgohet automatikisht në nominim

Luiz Ejlli u votua dje nga banorët që të jetë lideri i shtëpisë për këtë javë. Si pasojë ai fitoi edhe një avantazh në lojë që Vëllai i Madh ia njoftoi që mbrëmë.

Këngëtari i njohur kishte për të zgjedhur dy banorë që t’i vendoste përballë njëri-tjetrit dhe më pas ata do të zhvillonin një lojë.
Në zarfin ku ishte avantazhi i Luizit, thuhej se dy të përzgjedhurit duhet të pasonin një top nga njëri te tjetri, pa e mbajtur atë në dorë, jo më shumë se 5 sekonda.

Banorit i cili i bie topi nga dora, do pezullohej dhe shkonte automatikisht në nominim, ndërsa tjetri që fiton, shpallet imun.

Dy banorët, duhet ta pasonin topin edhe kur ata shkonin në tualet, në dhomë të rrëfimit, si dhe në çdo ambient tjetër të shtëpisë.

Pasi lexoi zarfin, Luizi tha se nuk mund të vendoste përballë dy banorë të gjinive të ndryshme, pasi nuk mund të shkonin bashkë në tualet.

E menjëherë pas kësaj, ai tha emrat e Efi Dhedhes dhe Dea Mishel.

Vajzat e nisën menjëherë lojën, e cila mbaroi shumë shpejt, pasi topi i ra Deas, duke shkuar kështu automatikisht në nominim.

Ende nuk dihet se si do të zhvillohet nominimi i saj, por pritet që gjatë prime-t të mbrëmjes së sotme të mësohet se si do të funksionojë.

E papritur! Tjetër zarf në shtëpi, kjo banore dërgohet automatikisht në nominim Read More »

P las keq në emision, Donaldi merr Ilir Shaqirin dhe e fut në ‘sherr’ me Ermal Mamaqin

Në emisionin e sotëm “Më lër të flas” në Top Channel ishte i ftuar Ermal Mamaqi. Donaldi dhe Romeo i kërkuan këtij të fundit të merrte në videocall Ilir Shaqirin duke ditur shoqërinë mes tyre.

Ermali e mori, por Iliri nuk po ia hapte. Ndërkohë menjëherë më pas i telefonoi Donaldi, me të cilin ishin dy konkurrentët që u përballën kokë më kokë për fitoren e edicionit të parë të Big Brother Vip.

Donaldit, balerini ia hapi menjëherë dhe kjo shkaktoi të qeshura të mëdha në studio me Ermalin që shprehej i indinjuar që nuk ia hapi atij.

P las keq në emision, Donaldi merr Ilir Shaqirin dhe e fut në ‘sherr’ me Ermal Mamaqin Read More »

Ermal Mamaqi flet për problemet gjatë jetës: Ja cili ka qenë momenti më i vështirë

Aktori Ermal Mamaqi në “Më lër të flas” erdhi me disa rrëfime personale, të cilat janë momentet më të errëta në jetën e tij. Ai tregoi se ka pasur momente që kur është zgjuar nuk ka pasur dëshirën dhe vullnetin për tu ngritur nga krevati.

Sipas tij këto ndodhin kur dëshirat janë shumë të mëdha, ndërsa aftësitë për ndryshimin janë të vogla. Ndër të tjera Mamaqi shtoi se një miku i tij e ka ndihmuar të ringrihet sërish.

“Pjesa e trajnimeve të motivimit ka qenë një moment në jetën time, janë këto momente të errëta kur ti nuk çohesh dot nga krevati sepse disa gjëra po ndodhin. Në këto momente kur dëshirat janë shumë të mëdhaja, ti do të bëhesh i famshëm do të bësh para, kur dëshirat janë shumë të mëdhaja dhe aftësitë janë të vogla.

Ishte një moment shumë i vështirë në jetën time kur ti je gati për të kaluar, por nuk kam arritur deri në atë pikë, por jam këshilluar me disa psikologë”, tha komediani.

Ermal Mamaqi flet për problemet gjatë jetës: Ja cili ka qenë momenti më i vështirë Read More »

Tentoi të kalonte kufirin me ka nabis dhe ko kainë në makinë, arr estohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka rënë në pr angat e pol icisë, pasi ka te ntuar të kalojë kufirin me lëndë n arkotike të fshehur në makinë. Shtetasit me iniciale H.R., i janë sek uestruar 52 doza me lën dë të dy shuar nar kotike ko kainë dhe 7 doza me lëndë të dy shuar na rkotike kan abis.

Ndërkohë, në përfundim të veprimeve procedu rale, 35-vjeçari, banues në Tiranë është akuz uar për veprën p enale “Tra fikimi i nar kotikëve”.
Njoftimi i p olicisë:

Tentoi të kalonte kufirin, me një automjet në të cilin kishte fshehur lëndë na rkotike, vihet në pr anga 35-vjeçari.

Seku estrohen 52 do za me lëndë të dys huar na rkotike k okainë, 7 doza me lëndë të dys huar narkotike kan abis dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.

Shërbimet e P olicisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për go ditjen e kr imeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin H. R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Pol icisë gjetën 52 doza me lëndë të dys huar na rkotike ko kainë dhe 7 doza me lë ndë të dy shuar na rkotike ka nabis, të cilat u sek uestruan në cilësinë e provës mat eriale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Pali gjshme dhe Na rkotikëve të DVP Kukës arre stuan në fla grancë shtetasin H. R, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i nark otikëve”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Tentoi të kalonte kufirin me ka nabis dhe ko kainë në makinë, arr estohet 35-vjeçari Read More »

‘Bashkë Fitojmë’ çel sot fushatën, në stadiumin ‘Air Albania’

Koalicioni ‘Bashkë fitojmë’ do të nisë sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në orën 12.00, në Arenën Kombëtare, liderët e 4 partive në koalicion do të shpalosin programin e tyre, ndërsa pritet një fjalim nga kryedemokrati Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kandidatët që do të garojnë për 61 bashkitë e vendit.

Koalicioni përbëhet nga Partia Demokratike (Sali Berisha), Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia për të Bashkimi për të Drejtave të Njeriut.

Megjithatë edhe pse jo në koalicion, shumë nga aleatët e PD-së janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë kandidatët në qarqe.

Fushata e opozitës nis sot, deri më 12 maj, pasi më 13 është disa e heshtjes zgjedhore, ndërsa më 14 maj, qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në çeljen e fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Shehu theksoi se demokratët kthehen sërish në stadiumin ‘Air Albania’ dhe këtë herë jo për t’u ringritur por për të fituar më 14 maj.

MESAZHI I SHEHUT Perseri sot ne ate Stadium! Kete here jo thjesht per tu ringritur! Por per te fituar me 14 Maj! Te gjithe se bashku ne mesdite! Numerimi “mbrapsht” ka filluar tashme. Kudo, qe nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Tepelena, Memaliaj, Kelcyra, Permeti…. Tirana, Durresi, Elbasani, Lushnja, Kukesi, Shkodra… Ne te gjithe Shqiperine!

‘Bashkë Fitojmë’ çel sot fushatën, në stadiumin ‘Air Albania’ Read More »

Çfarë ndodhi? Motra e Luiz Ejllit mbyll përfundimisht Instagramin e këngëtarit

Që prej hyrjes në Big BrotherVIP, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik.

Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku kapër këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale ku Instagrami i tij i cili në shumë pak koh arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.

Mirëpo profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”.

Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të Instagramit të tij por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit duke fshirë kështu çdo postim të tij.

Por ditën e sotme është vënë re se profili është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër.Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë.

Kujtojmë se kunati i Luizit njoftoi aso kohe se produksioni ka tentuar të marrë instagramin e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri u shpre se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.

Çfarë ndodhi? Motra e Luiz Ejllit mbyll përfundimisht Instagramin e këngëtarit Read More »