Irina

Tërmetet në Shqipëri, reagojnë sizmologët dhe dalin me thirrjen e rëndësishme

Elbasani është lëkundur mbrëmjen e të mërkurës nga një tërmet.

Sipas Departamentit të Sizmologjisë ne Institutin e Gjeoshkencave, epiqendra ishte 6 km thellë në tokë.

“Tërmeti ishte me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter, që do të thotë se ishte 4-5 ballë në intensitetin në epiqendër. Është një tërmet që thjesht ndihet disi nga banorët, por që nuk shkakton asnjë lloj efekti sipërfaqësor në objekte ose ndërtesa. Qoftë edhe në ndërtesa të vjetra, termëti 3.5 shkalla Rihter nuk shkakton dëme, pasi janë tërmete normale. Këto quhen tërmete të vegjël, që bien herë pas here në zonën e Elbasanit, sepse zona e Elbasanit bën pjesë në një zonë aktive të vendit tonë që është Vlorë-Lushje-Elbasan-Dibër, një zonë tërthore që aktivizohet herë pas here.

Ndjeshmëria e njerëzve është e madhe veçanërisht pas tërmetit shkatërrimtar të Durrësit më 26 nëntor 2019, që shkaktoi dëme shumë të mëdha në metropolin Tiranë-Durrës, dhe la pasoja tek popullsia, nga më i madhi tek më i vogli. Ajo ditë nuk harrohet për shkak të efekteve të saj dhe ndjesia ka mbetur tek njerëzit, ndaj kjo është arsyeja që shqetësohen edhe për këto tërmete të cilat nuk përbëjnë asnjë problem. Por sidoqoftë sqarimi i njerëzve dhe i publikut është i domosdoshëm që ata të mos kenë asnjë lloj paniku. Janë thjesht fenomene natyrore, tërmete të vegjël, që çlirohen herë pas here në truallin e vendit tonë, sidomos në zonat aktive që përmenda më sipër. Energjia e akumuluar është më mirë të çlirohet vazhdimisht, sesa të grumbullohet e të shpërthejë më pas duke lënë pasoja”, tha Rrapo Ormëni, Sizmolog.

Tërmetet në Shqipëri, reagojnë sizmologët dhe dalin me thirrjen e rëndësishme Read More »

Dea Mishel arrestohet brenda shtëpisë së BB VIP

Mbrëmjen e djeshme, qeveria e “Big Brother VIP” miratoi disa ligje që duhej t’i zbatonin të gjithë banorët.

Nëse banorët nuk zbatojnë disa rregulla të vendosur nga vetë ata dhe janë dekretuar nga qeveria e BB VIP dhe Presidenti, ata do të dënohen.

Mëngjesin e sotëm, Luizi, Visi dhe Qetsori kanë arrestuar Dean, e cila akuzohet për lëvizje të sendeve personale të dikujt tjetër.

“Në emër të popullit je e arrestuar për dyshim të lëvizjes së sendeve personale të dikujt tjetër. Gjyqi do të mbahet pas pak, deri në atë moment ke të drejtë mos me fol, mos me thënë asgjë se do të përdoret kundër teje për fyerje të trupit gjykues dhe qeverisë. Ke të drejtë të zgjedhësh një avokat, ke dhe avokatin e Popullit dhe popullin. Po do ballafaqohesh para publikut, qeverisë. Pas 5 minutash do jesh në arrest dhe direkt në gjyq. Nëse shpallesh fajtore, direkt në burg”.

Mëngjesin e sotëm, Efi nuk gjeti sendet e saj personale aty ku i lë gjithmonë dhe me ndihmën e të tjerëve i gjeti diku tjetër. Mesa duket e dyshuara e parë është Dea.

Dea Mishel arrestohet brenda shtëpisë së BB VIP Read More »

Zhdu kja e dy burrave në Sarandë, shoqërohen disa persona

Dy burrat e zhd ukur në Sarandë Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, ishin të njohur dhe madje miq mes tyre. Kjo gjë konfirmohet nga familjarët e tyre.

Pak orë pas publikimit të lajmit për zhd ukjen mist erioze, Pol icia e Sarandës ka shoqëruar disa persona, kryesisht lidhje të Leonard Thodhorit, të cilët pritet të japin dë shmi lidhur me zhdukjen e tij.

Fatmir Krasniqi rezulton pronar i një bar-restoranti në Ksamil të quajtur “Eldorado”, ndërkohë që dy shohet se në maj 2020 është pla gosur me thi kë në një kon flikt.

Si Thodhori ashtu edhe Sulovari kanë prec edentë të shumtë penalë dhe nuk përjashtohet mundësia që zhd ukja e tyre të ketë prapavijë kr iminale.

Zhdu kja e dy burrave në Sarandë, shoqërohen disa persona Read More »

Të pandarë, Olta dhe Maestro takohen sërish jashtë, ja mesazhi i tyre

Dy prej personazheve më të njohur të këtij Big Brother-i, aktorja Olta Gixhari dhe këngëtari, Armaldo Kllogjeri pavarësisht se kanë disa javë që nuk janë më pjesë e shtëpisë së BBVIP, mbështetja e ndjekësve të tyre nuk u ka munguar.

Edhe gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Armando dhe Olta kanë qenë gjithmonë afër njëri-tjetrit dhe miqësia e tyre ka vazhduar edhe jashtë. Këtë e ka treguar vetë aktorja e cila ka postuar një foto nën shoqërinë e Maestros, duke falënderuar të gjithë fansat e tyre që i kanë mbështetur dhe vazhdojnë t’i mbështesin edhe jashtë shtëpisë.

“Ju falenderojmë shumë për videot e bukura që na dedikoni mua dhe Maestros! Ju duam shumë!”-shkruan Olta në foton e postuar në instagram.

Të pandarë, Olta dhe Maestro takohen sërish jashtë, ja mesazhi i tyre Read More »

Mblidhen ‘krerët e shtetit’ të Big Brother Vip: Burg për banorët që do të…

Luizi mblodhi kabinetin qeveritar dhe diskutoi për disa nga pikat e caktuar nga Vëllai i Madh që nuk lejohen të shkelen dhe se duhet të përcaktohen ligjet përkatëse për to.

1-Fjalët ofenduese në shtëpi.

2- Mos respektimi i lojërave.

3- Aleancat në shtëpi.

4- Fikja e mikrofonave.

5-Pastrimi i shtëpisë dhe gatimi.

Për secilën nga këto shkelje, qeveria duhet të miratojë një projektligj, që në momentin që një banor shkel një apo më shumë prej këtyre rregullave të dënohet.

Për pikën 1, banorët vendosën që dënimi të vendoset nga 4 deri në 12 orë burg. Në rast përsëritjeje, i njëjti banor do dënohet me 12 orë të plota burg.

Për pikën 2, qeveria vendosi që penaliteti të jetë pastrimi i tualeteve dhe i kuzhinës. Në rast përsëritje, u vendos pastrim i të gjithë shtëpisë.

Për pikën 3, u vendos hedhje në pishinë për 5 herë me rroba. E dyta, fjetje në verandë dhe e treta përjashtim nga buxheti.

Për pikën 4, u vendos 20 herë rrotullime me vrap të lehtë rreth pishinës. E dyta, shkelësi kishte për detyrë të pastronte korridorat dhe dhomën e ndenjjes. E treta, dënim me thyerje vezë në kokë dhe e katërta, burg 2 deri në 4 orë.

Për pikën 5, qeveria vendosi që në “Prime”, djemtë të dalin me pantallona të shkurtra dhe me këmishë, ndërsa vajzat të dalin pa make up dhe pa rregulluar flokët. E dyta, do ndëshkohen me salcë në kokë dhe e treta të sistemojnë të gjitha krevatet e shtëpisë.

Mblidhen ‘krerët e shtetit’ të Big Brother Vip: Burg për banorët që do të… Read More »

Banorët zgjojnë nga gjumi Presidentin. Nuk do ta besoni veprimin e Kristit

Mbrëmjen e djeshme, qeveria e “Big Brother VIP” miratoi disa ligje që duhej t’i zbatonin të gjithë banorët. Një nga ligjet ishte edhe zgjimi nga gjumi herët, kur të ndizen dritat.

Visi, Luizi dhe Qetsori janë kujdesur sot që banorët t’i zgjojnë me zhurmë. Ata kanë marrë disa enë kuzhine dhe kanë shkuar në dhomën e gjumit dhe kanë nisur duke bërë zhurmë.

Kristi, i cili është dhe President, ka refuzuar që të zgjohet, e për këtë arsye Luizi, Qetsori dhe Visi kanë shkuar te krevati i tij duke bërë edhe më shumë zhurmë.

Madje Luizi edhe i fishkëllen Kristit. Teksa ky i fundit nuk zgjohet, këngëtari shprehet: “Ky është robot”.

Banorët zgjojnë nga gjumi Presidentin. Nuk do ta besoni veprimin e Kristit Read More »

Gerti përgjigjet se a mund të krijojë një lidhje me Jorin pas daljes nga BBV

I ftuar në Big Brother Radio ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Gerti Koxha. I prezantuar në këtë format si model, stomatolog dhe jo vetëm, ai ka zbuluar në Top Albania Radio shumë rreth lojës së tij brenda BBV por edhe detaje në lidhje me karrierën dhe projektet e tij.

Si e ka pritur Gerti Koxha ftesën për t’u bërë pjesë e BBV dhe çfarë mendon se e penalizoi?!
Një çështje e diskutuar gjatë dhe mjaft e komentuar edhe në rrjetet sociale ka qenë ajo e Gertit dhe një nga banoret brenda shtëpisë, Jorit. Pavarësisht se edhe në Big Brother pas daljes Gerti theksoi se nuk kishte asgjë më tepër mes tyre në radio ai tregoi se:

Filluam të bënim atë lojën me Jorin, sepse e diskutuam se filloi shtëpia të binte në qetësi edhe thamë bashkë më Jorin që duhet të bëjmë diçka. Kur e pashë më pas kishin bërë më shumë nga çfarë kisha pritur. Aty çdo detaj kapet dhe ishin bërë më të theksuara nga çfarë mendojmë ne.

Por pyetja konkrete që ju drejtua Gertit ishte nëse me të vërtetë mes tyre ka një pëlqim. A mund të themi se mund të ketë lindur diçka aty dhe mund të zhvillohet jashtë?

Eh, sa herë më është bërë kjo pyetje. Edhe në rrugë më ndalojnë tani dhe më pyesin për Jorin, por me thënë të drejtën nuk kam qejf që t’i zhgënjej njerëzit por ky është një nga rastet që ndoshta jam duke i zhgënjyer. Me Jorin është diçka shumë miqësore, nuk është diçka më tepër se shoqërore. Jori është një mentalitet komplet tjetër të paktën në raport me mua.

Gerti përgjigjet se a mund të krijojë një lidhje me Jorin pas daljes nga BBV Read More »

Efi kërcënon Dean: Do dal nga këtu po po s’ta sula…

Në rrjetet sociale janë publikuar së fundmi disa skena të patransmetuara, ku Efi Dhedhes kërcënon Dea Mishel.

Në momentin që po jepej publicitet gjatë spektaklit të së martës, Efi i është kthyer në një gjuhë mjaft të ashpër Deas.

Dhedhes tha se ‘boll po duron moralet e këtyre që rrinë si urtë’ dhe i tha asaj se ‘vdes fare kur ajo bën si gocë intelektuale’.

Efi: O Dea, o yll, unë do dal nga këtu brenda, por po nuk ta sula e po nuk e derdhe kokrrën e lotit kaq.

Kur më bën kështu si gocë intelektuale vdes fare.

Dea: Ça do më sulesh moj?

Efi: Boll po durojmë këto moralet e këtyre që rrinë kështu. Dea bukuroshe

Efi: Kam qejf, do të kujtoj unë kur të dua

Efi kërcënon Dean: Do dal nga këtu po po s’ta sula… Read More »