Irina

Qetsori shpërthen ndaj Kristit: Servil i Luizit!

Qetsori dhe Kristi kanë pasur debate të ashpra në shtëpinë e Big Brother Vip.

Gjatë diskutimeve, Kristi i është drejtuar Qetsorit me një sërë akuzash duke e cilësuar si një lojtar pa identitet që nuk ka luajtur aspak brenda shtëpisë.

Gjatë debatit madje, Kristi i tha Qetsori se i është servilur edhe Luizit.

Kristi tha se ai ka kopjuar gjatë gjithë kohës personazhe të tjerë brenda shtëpisë njëherë ka bërë si Olta dhe njëherë si Armaldo.

Sipas Kristit, Qetsori është një familjar dhe gatuan shumë mirë, por nuk vlen si lojtar.

Qetsori shpërthen ndaj Kristit: Servil i Luizit! Read More »

Arr estohet në Vlorë një 51-vjeçari, ja për çfarë aku zohet

Vlorë Finalizohet nga Sektori Operacional i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni pol icor i koduar “Limit”. I dë nuar me 8 vjet bu rgim në Itali, për tra fikim të lëndëve na rkotike, ka pet në Vlorë dhe arr estohet provizorisht, 51-vjeçari i shpallur në kë rkim ndërkombëtar.

Shërbimet e DVP Vlorë dhe ato të Interpol Tiranës, në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët europianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kë rkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin po licor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u k ap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe u arre stua përkohësisht, me qëllim ek stradimin drejt Italisë, shtetasi: – Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gj ykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dë nuar me 8 vjet bu rgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve na rkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, vijon pr ocedurat për eks tradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkr imit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve #denonconë112

Arr estohet në Vlorë një 51-vjeçari, ja për çfarë aku zohet Read More »

Postimi i Kiarës thyen çdo rekord: ‘Harrova çdo lot…’

Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas daljes së djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Teksa ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku thekson unazën me të cilën Luizi i propozoi për martëse gjatë spektaklit, Kiara falenederon publikun për mbështetjen, mesazhet dhe votat që ata i kanë dhënë gjatë rrugëtimit për herë të dytë në BBVIP.

Ajo shprehet se u gëzua aq shumë nga propozimi sa harroi çdo mërzitje dhe dhimbje që mund të kishte kaluar më parë.

Postimi ka shkuar menjëherë në rreth 95 mijë vizitorë. Ndërsa dy postimet e mëparshme të propozimit nga Luizi për martesë kanë kaluar mbi 100 mijë shikime.

Postimi i Kiarës thyen çdo rekord: ‘Harrova çdo lot…’ Read More »

Me dhinë pas makine, Rrugorja gjen shoferin pas videove në internet dhe e gjobit me 550 mijë lekë

Drejtuesi i një mjeti është gjobitur me 550 mijë lekë të vjetra nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi video e tij duke marrë me makinë një dhi është publikuar në internet. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, shoferi është shoqëruar në Komisariat dhe ka marrë gjobën përkatëse.

Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112″, thuhet në reagimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Me dhinë pas makine, Rrugorja gjen shoferin pas videove në internet dhe e gjobit me 550 mijë lekë Read More »

Çfarë duhet të bëjnë banorët? Çmimit të madh i shtohen 10 mijë euro nëse…

Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve një mundësi tjetër për të rritur çmimin e madh. Nëse mbarojnë me sukses sfidën e kërcimit, ata arrijnë që të shtojnë 10 mijë euro.

“Yje, Vëllai i Madh ju jep një mundësi për të rritur çmimin e madh. Deri ditën e martë, ju keni për detyrë që sa herë të dëgjoni gongun të shkoni menjëherë në living, për të kuptuar përmes emrave të shfaqur në led, se cilët personat kanë radhën për të kërcyer. Ata do të dalin në oborr për të kërcyer deri kur të ndalojë muzika. Nëse ia dilni deri të martën për ta kryer me sukses, çmimit të madh i shtohen 10 mijë euro”, thuhej në zarfin që Vëllai i Madh u dërgoi dje banorëve.

Pas leximit të zarfit, banorët nisën direkt me sfidën e kërcimit. Çifti i parë që u vendos përballë njëri-tjetrit ishte Krisit dhe Jori.

Jori ishte ajo që “dominoi” në kërcim, duke qenë se kishte rolin kryesor, ndryshe nga Kristi, i cili pjesën më të madhe të kohës ndenji ulur në karrige.

Pas tyre, kërcyen Efi dhe Qetsori, një tjetër dyshe që e shijoi në maksimun muzikën dhe kërcimin.

Luizi ishte çift me Nitën. Ndryshe nga dy çiftet e para, kërcimi i tyre ishte pak më i vakët, pasi Luizi nuk ishte shumë i përfshirë.

Çfarë duhet të bëjnë banorët? Çmimit të madh i shtohen 10 mijë euro nëse… Read More »

Zbulohen detajet e dasmës luksoze në Itali të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj

Arbana Osmani është gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut, dhe jo vetëm prej “Big Brother Vip”.

Moderatorja e njohur është shndërruar në një ndër imazhet më të ndjekura edhe në rrjetet sociale, por edhe nga mediat.

E tashmë që angazhimit të saj po i vjen fundi, duket se lajme të mira vijnë prej saj. Ajo dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, kanë vendosur të martohen. Duket se gjithçka është gati për ceremoninë e dasmës luksoze në Itali.

Dyshja ka zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë e kur flasim për dy emra kaq të famshëm, natyrisht që lista e të ftuarve do të jetë shumë e përzgjedhur.

Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve.

Menuja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.

Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin për të realizuar gjithçka deri në perfeksion.

Nga ana tjetër, një sërë artistësh shqiptarë pritet të marrin pjesë në këtë festë, ku edhe do të sjellin një tjetër atmosferë.

Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi, i cili prej kohësh i ka munguar skenave.

Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës. Dasma pritet të ketë disa nga emrat më të njohur të artit, skenës dhe kulturës të ftuar, por me gjasa nuk do të mungojnë as disa nga yjet e “Big Brother”-it.

Zbulohen detajet e dasmës luksoze në Itali të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj Read More »

Nëse nuk e patë unazën që Luizi i dhuroi Kiarës, iu a tregon Vis Pupa

Pasi e bëri të mendonte që kishte dyshime për lidhjen e tyre që prej dy ditëve, gjatë mbremjes së djeshme Luizi e surprizoi Kiarën duke i propozuar martesë. Mes lotësh moderatorja i tha “PO” këngëtarit.

Luizi u kujdes ti tregojë Kiarës se unaza e saj është me diamente. Por ka qenë Vis Pupa ai i cili ka treguar unazën.

Pas eliminimit të Kiarës mbrëmjen e djeshme, Vis Pupa ka shkrepu foto nga studio, që i ka publikuar pak minuta më parë.

“Sezonin dasmave e deklaroj te hapur. Iku prenotimi i pare per Shkoder Çiftet e ksaj vere, prenotoni ne inboks Jashaaaaaa”, shkruan plot humor aktori.

Nëse nuk e patë unazën që Luizi i dhuroi Kiarës, iu a tregon Vis Pupa Read More »

Ja sa kushtoi unaza me diamante që Luizi ja dhuroj Kiares

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Luizi ka suprizuar Kiarën në mënyrën më të bukur të mundshme mbrëmjen e djeshme. Pasi e bëri të mendonte që kishte dyshime për lidhjen e tyre që prej dy ditëve, gjatë natës së sotme ai e surprizoi duke i propozuar martesë.

Pasi i propozoi Luizi për martesë, Kiara lë shtëpinë e BBV, me të largohet edhe Bledi
Propozimi i Luizit për martesë me Kiarën morri vëmendjen e të gjithëve mbrëmë. Unaza me diamante që Luizi, zgjodhi për Kiarën kushtoi plotë 2500 euro.

Edhe këtë herë, Luizi tha që hyri në borxh për të surprizuar Kiarën. Unaza ka veçori unike dhe është një nga unazat e pakta që gjenden në Shqipëri.

Ja sa kushtoi unaza me diamante që Luizi ja dhuroj Kiares Read More »