Irina

Ish-banorët e ‘BBVA’ urojnë Kiarën dhe Luizin për fejesën, Olta habit me postimin e fundit

Të gjithë e komentuan dhe shpërndanë foton e propozimit të Kiarës dhe Luizit përveç ish banores, Olta Gixhari. Po ti hedhësh një sy postimeve të Oltës në Instagram nuk sheh asgjë për këtë lajm.

Madje fotoja e fundit e aktores është në një vend me plazh, pasi mesa duket Olta ka vendosur të largohet totalisht nga realiteti i Big Brother.

Edhe pse me Kiarën (dhe shumë më pak me Luizin) Olta ka patur një raport më normal, përsëri nuk e ka parë të arsyeshme të bëj një urim për fejesën e tyre, e cila u bë në sy të gjithë shqiptarëve.

Nuk po flasim fare për ndonjë urim për Efin pasi dihet qartë raporti mes tyre.

Ish-banorët e ‘BBVA’ urojnë Kiarën dhe Luizin për fejesën, Olta habit me postimin e fundit Read More »

Jori nuk përmbahet: ‘Ti je shumë pise Dea. E kishe komodinën gjithë pluhur’

Pas spektaklit të djeshëm banorët janë ndarë në grupe duke biseduar. Dy prej tyre ishin Jori dhe Dea, të cilat po flisnin për rutinën e tyre ditore dhe pastërtinë. Dea tha se i pëlqen që mëngjeset t’i marrë avash avash, për të shijuar krevatin dhe rehatinë.

Me këtë nuk ka rënë dakord Jori e cila e ka quajtur dembelizëm të gjallë.
Dea: Mua më pëlqen të çohem dhe të dëgjoj nja 20 minuta muzikë, avash avash

Jori: Po ky është dembelizëm, nuk mund të humbësh kohën kot

Dea: Po ti nuk di ta shijosh

Jori: Unë i bëj të gjitha, dhe pastaj ti je shumë pise Dea, e kishe komodinën gjithë pluhur

Dea: Jo nuk jam pise, unë dje ia lashë krevatin Luizit dhe Kiarës

Jori: Pse krevati është gjithmonë i çrregullt dhe i pisët

Dea: I çrregullt po, jo i pisët

Jori: Është i pisët, se ti futesh aty me rroba

Jori nuk përmbahet: ‘Ti je shumë pise Dea. E kishe komodinën gjithë pluhur’ Read More »

Ak sident i rëndë në vend, makina përp las fëmijën 2-vjeçar

Një aks ident i rë ndë është shënuar në Vlorë, ku një makinë ka përpl asur një fëmijë të vogël në fshatin Qeparo. Bëhet me dije se shtetasi A. Gj., 46 ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në fshatin Qeparo, ka ak sidentuar një fëmijë rreth 2 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u bë arr estimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Qeparo, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në fshatin Qeparo, ka aksidentuar një fëmijë rreth 2 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”njofton po licia.

Ak sident i rëndë në vend, makina përp las fëmijën 2-vjeçar Read More »

‘Edhe një kolpo të fundit duhet t’i jepni…’/ Për çfarë e ka fjalën Luizi

Pas prime-it të djeshëm kanë filluar diskutimet mes banorëve këtë herë për finalen. Pas darkës, Luizi, Qetsori dhe Nita biseduan në oborr mbi atë çka ndodhi.

Në morinë e bisedave, Luizi i këshilloi se dhe “kolpo e fundit i duhet deri të shtunën që ata të mbërrijnë në finale”.

Gjithashtu Qetsori shtoi se “Efi nuk ishte për finale, nuk e meritonte”.

Luizi: Po pse kush e meritonte? Bledi? As Kiara nuk ishte për finale, ajo erdhi për mua, sepse i binte të qëndronim kohë të gjatë larg njëri-tjetrit. Fati që erdhi, po ajo nuk e kishte më mendjen te loja. Ka dashur të dalë disa herë, sidomos pas kësaj lojës që i bëra unë, se s’po e mbaja dot më.

‘Edhe një kolpo të fundit duhet t’i jepni…’/ Për çfarë e ka fjalën Luizi Read More »

Rrëfehet familjarja e fisit Lestakaj: Nikulaj më kërkoi takim, çfarë më thanë te Kullat Binjake

Pista e h akmarrjes është një nga pistat që është në duart e hetuesve që po hetojnë vra sjen e biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj.

Nertila Haxhia, vajza e dajës së Elton Lestakaj, personit që akuzonte Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vra sjen e familjarëve të tyre, ka rrëfyer ofertën që i ndjeri ikulaj i ka bërë për t’u ulur në tavolinë.
Ajo tha se pasi e bëri publik 7-vite më parë rastin në media, një mik i përbashkët, i kërkoi që të ulej në takim me zotin Ardian Nikulaj.

Ajo tha se nuk e pranoi takimin dhe shtoi se do të ulej në takim vetëm përballë institucioneve në prokurori.
“Nëse do të ketë nevojë prokuroria po e deklaroj këtu, jam e gatshme të vete t’ia jap emrat. Unë jam kontaktuar nga një mik i zotit Nikulaj që unë dhe zoti Nikulaj të uleshim në një tryezë bisedimi. Ky takim mes meje dhe mikut të zotit Nikulaj, ka ndodhur diku tek Kullat Binjake aty në kat të dytë, mbaj mend dhe tavolinën, janë dhe kamerat e lokalit. Mbaj mend që më ka thënë që zoti Nikulaj do të ulet me ty në tavolinë pas emsionit që dola në media.

Unë isha 25-vjeçe atëherë dhe i thashë shprehimisht me cilën cilësi do të më takojë zoti Nikulaj, pasi unë nuk jam pjesë e familjes Lestakaj, jam mbesa. Ia thashë këtë që të isha e informuar që çfarë t’u thosha familjarëve.

I thashë mikut që unë komunikojë me të vetëm përballë prokurorisë. Unë isha i vetmi person që kisha të gjitha dosjet dhe ia referoja avokatëve në Britani që të bindeshin për gja kmarrjen, pasi djemtë mund të ktheheshin në Shqipëri”, tha ajo.

Ajo shtoi se dosja është manipuluar dhe dëshmia e familjarëve të Lestakaj, ku akuzonin Ardian dhe Arben Nikulaj për v rasjen e dyfishtë nuk është hetuar siç duhet.

Rrëfehet familjarja e fisit Lestakaj: Nikulaj më kërkoi takim, çfarë më thanë te Kullat Binjake Read More »

Efi finalistja e dytë e ‘BBVA’, do të habiteni me reagimin e Luizit për banoren

Tashmë kemi të konfirmuar dy finalistë të Big Brother dhe ata janë Efi me Luizin. Pas përfundimit të prime, Qetsori ka biseduar me Luizin duke i thënë këtij të fundit se Efi nuk e meritonte finalen. Megjithatë Luizi e ka kundërshtuar duke thënë se ajo e meritonte plotësisht.

”Kush e meritonte Bledi?! Kiara nuk do shkonte në finale, ajo erdhi këtu për mua dhe ka dashur disa herë të dalë”, thotë Luizi.

Por mesa duket Qetsori është mërzitur pasi këtë vend të sigurt në finale ka pretenduar që publiku do t’ja jepte atij.

Efi finalistja e dytë e ‘BBVA’, do të habiteni me reagimin e Luizit për banoren Read More »

Publikohen mesazhet e saj me Kiarën para rihyrjes në Big Brother Vip

Efi ka dalë blof mbrëmjen e djeshme gjatë diskutimit me Kiara Titon. Ato kanë diskutuar sërish në lidhje me raportin e tyre jashtë shtëpisë së BBV.

Kiara përmendi komunikimin që vajzat kanë pasur në platformën sociale Whatsapp.

Në atë momenti Efi bëri një reagim duke u shfaqur e habitur, ndërsa mohoi të ketë pasur një komunikim të tillë mes të dyjave por vetëm në telefon.

Nga ana tjetër dy javë më parë, pas diskutimit të parë mes vajzave miqtë e Efit publikuan vetë bisedën duke bërë screenshoot nga telefoni i saj.

Publikohen mesazhet e saj me Kiarën para rihyrjes në Big Brother Vip Read More »

Luizi e lë Kiarën keq në dush, ajo mërzitet

Që nga mbrëmja e së enjtes Luizi i ka mbajtur një qëndrim shumë të ftohtë Kiarës.

Këngëtari është në një mision, por moderatorja nuk e di një gjë të tillë dhe duket shumë e mërzitur.
Madje sot teksa po laheshin në dush, Luizi i tha Kiarës se ky është dushi i fundit bashkë.

“Ndjen kënaqësi kur më mërzit?”, e pyeti Kiara dhe më pas doli nga dushi e mërzitur.

Luizi iu drejtua kamerës dhe tha se po çmendet.

Luizi e lë Kiarën keq në dush, ajo mërzitet Read More »