Irina

Efi dhe Luizi kanë një marrëveshje të fshehtë? Këngëtari ‘trazon’ rrjetin me deklaratat brenda shtëpisë së ‘BBVA’

Sherri mes Efit dhe Luizit ishte vetëm për lojë?

Në një bisedë që është zhvilluar mbrëmjen e kaluar brenda shtëpisë së BBV, Luizi ka hedhur dyshime tek banorët që ndoshta ajo situatë e krijuar nuk ka pasur vërtetësi brenda. Ndërkohë që Dea nuk e ka besuar, Nita e ka cilësuar si naivitet të tyre që e kanë mbështetur Efin.

Luizi: Ku e di ti që nuk jemi ndarë kurrë?

Dea: Sepe keni thënë gjëra shumë të shëmtuara për njëri-tjetrin
Luizi: Ça kam thënë unë?

Dea: Po tani specifikisht unë nuk e mbaj mend

Luizi: Unë nuk kam thënë asgjë, m’i përsërit.

Nita: Ata janë marrë vesh mes tyre për në finale

Luizi: Efi doli e preferuar, është finaliste

Nita: Është naivitet i joni që i kemi besuar Efit

Efi dhe Luizi kanë një marrëveshje të fshehtë? Këngëtari ‘trazon’ rrjetin me deklaratat brenda shtëpisë së ‘BBVA’ Read More »

Flet shoqja e Dea Mishel për situatën në BBV: E kanë lënduar, ja kush është banorja që…

Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Rexhina Miri, mikesha e ngushtë e Deamishel prej 13 vitesh.

13 vite miqësi, flet shoqja e Dea Mishel për situatën në
jo komentoi lojën e shoqes së saj Brenda shtëpisë së vëllait të madh, duke theksuar se Dea aty ka qenë vetvetja.

“Do e këshilloja Dean që të mos ishte aq e vërtetë, por të luante më tepër”, tha ajo.

E pyetur nga Bieta, Rexhina tha se mes Efit dhe Luizit, Dea është lënduar më shumë nga Efi.

“Mendoj që Efi, sepse Dea është shumë tolerante mes vajzave. Bëhet shumë e fortë kur mund të ketë përballë një mashkull, por Efi e ka prekur sepse nuk ka parë dashamirësi nga ana e saj, por një sulm të mirëmenduar”, u shpreh Rexhina

Flet shoqja e Dea Mishel për situatën në BBV: E kanë lënduar, ja kush është banorja që… Read More »

Pl agosi me th ikë pronarin e një klubi nate në Rumani, shpallet në kë rkim 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kë rkim nga Po licia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.

35-vjeçari shqiptar i identifikuar si Elis Rroshkodol është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi ka go ditur disa herë me th ikë pronarin e klubit Nuba në Bukuresht.
Mësohet se she rri me tyre ka nisur në një qebaptore dhe shqiptari është ngritur nga tavolina dhe me një thi kë që ka pasur në dorë ka që lluar pronarin e lokalit.

Menjëherë pas su lmit ai është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të pl agosurin në tokë të mbuluar në gja k.Për rrjedhojë 35-vjeçarit shqiptar Elis Rroshkodol është shpallur në kë rkim nga po licia rumune, e cila dy shon se shqiptari ka kaluar kufirin dhe është ar ratisur në Stamboll.

Nga ana tjetër rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Nuk dihet nëse mes shqiptarit dhe të pl agosurit ka pasur ndonjë konflikt të hershëm apo jo.

Pl agosi me th ikë pronarin e një klubi nate në Rumani, shpallet në kë rkim 35-vjeçari shqiptar Read More »

Reaguan ndaj videos së Megi Pojanit, motra e moderatores ofendon rëndë Noizyn dhe Rozana Radin

Megi Pojani ka qenë kryefjalë e ditës së sotme. Video e moderatores teksa kërcente e qeshte mbi varrin e stërgjyshes bëri xhiron e rrjetit në pak orë dhe u komentua nga fansa, por edhe personazh publik.

Ndër të parët që reaguan ishin Rozana Radi dhe Noizy.

Ka qenë motra e madhe e Megit, Marsi e cila publikoi edhe videon e cila i ka kthyer një përgjigje këngëtarëve. Ajo ka publikuar një artikull ku thuhet se është në rregull të shkosh në funeral dhe të qeshësh.

“Përveç Rigelsit dhe Rozit, prandaj e kan kokën më të madhe se turpi, se mbajnë gjithë protokollin e cancel culture”, shkruan Marsi.

Reaguan ndaj videos së Megi Pojanit, motra e moderatores ofendon rëndë Noizyn dhe Rozana Radin Read More »

Propozimi për martesë i Luizit, ja çfarë mendon Olta për çiftin

E ftuar në studion e “Wake Up” ka qenë aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari. Ajo ka folur pa doreza lidhur me eksperiencën e saj në këtë spektakël, por dhe marrëdhënien e saj me banorët e tjerë, e veçanërisht me Luiz Ejllin.

Për t’u ndalur pak te propozimi për martesë që i bëri Luizi-Kiarës, si e komenton ajo këtë?

Unë e kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi dhe nuk e kanë shumë të gjatë. Vazhdoj ta mendoj kështu. Unë kam kursyer shumë njerëz, edhe Luizin. Prandaj ka kaq respekt për mua. Përtej lojës ne jemi njerëz. Unë e dija që ta komentoja këtë lidhje atij nuk i vinte mirë dhe prandaj nuk e kam cekur aty. Luizi ka qenë fokusi im dhe unë kam qenë fokusi i tij. Nuk më bëri përshtypje ky moment sepse e ka thënë prej muajsh. Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Për mua e papritur ka qenë për Kiarën. Prandaj nuk e kam komentuar.

Nga ana tjetër, Olta e kishte vënë re popullaritetin e Luizit dhe me dronat që i vinin në shtëpi, por nuk i ka ndenjur pranë për të përituar nga kjo si disa nga banorët e tjerë. Pse kjo zgjedhje?

E kisha ndjerë që kishte shumë popullaritet. Unë nuk luaj me emocionet e publikut, nuk shtirem dot. Nuk jam populiste dhe nuk do të jem asnjëherë. E di se çfarë e prek popullin sepse jam dhe aktore, por nuk do ta bëj atë gjë. Unë kam shfaqur veten time me arrogancën, me sinqeritetin… me të gjitha të mirat e të këqijat e mia. E dija që nuk do më kuptonin të gjithë, jo se jam shumë e ndërlikuar por dhe aq e thjeshtë nuk jam.

Kë sheh ajo si finalistët e tjerë tani që zyrtarisht është zgjedhur Luizi dhe Efi?

Uroj që të jetë Dea dhe Qetsori. Do të doja që “Big Brother”-in ta fitonte një femër, me gjithë këtë shoqëri maskiliste që jemi. Brenda shtëpisë unë kam dhënë dhe dy mesazhe të rëndësishme. E para që një grua duhet të jetë e fortë dhe të respektojë veten e saj. Pastaj që familja vjen mbi gjithçka tjetër.

Tani që “Big Brother VIP” mbaroi, çfarë projektesh ka në plan Olta?

Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani por do të jetë Top Channel që do t’i zbulojë i pari. Disa janë në bashkëpunim me Top-in por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën…

Propozimi për martesë i Luizit, ja çfarë mendon Olta për çiftin Read More »

Pas video-s në varreza që u bë virale kudo në rrjet reagon Megi Pojani

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Shpesh postimet e saj marrin sa komente pozitive aq edhe kritika, e ndonjëherë edhe ofendime. Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani disa orë më parë, u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet. Në video shfaqej Megi teksa qeshte ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.

Disa prej tyre e komentuan negativisht, përmendim këtu reperin Noizy, këngëtaren Rozana Radi e së fundmi dhe Dalina Buzin, e cila ndryshe nga ta e justifikoi këtë gjë.

Por vetë Megi zgjodhi të reagojë me një postim të bërë pak mi

Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qenë te varri i stërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri t’i dalë në dritë. Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët. Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë) e kam të gjallë dhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qeshë me ‘idiotësitë’ tona. Kjo është shumë intime. I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë), mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund të lëndojë, sa ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur. Uroj që personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale.

Pas video-s në varreza që u bë virale kudo në rrjet reagon Megi Pojani Read More »

Agron Llakaj feston ditëlindjen, stafi e bën të përlotet me surprizën

Vitet në skenë por edhe në jetë kanë ecur pa u ndierë për aktorin Agron Llakaj. Ditën e sotme, aktori feston ditëqlindjen e 63. Ai ka treguar gjithmone marrëdhënien me stafin e Al Pazar dhe sot në ditëlidjen e tij ata e kanë bërë të përlotet nga surpriza.
Djaloshi i cili iku nga Tepelena për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve në Tiranë, përbën një nga emrat më të njohur dhe të pëlqyer të publikut.

Fillimisht si regjisor në Shtëpinë e Kulturës në vendlindje në Tepelenë, më pas në Estradën Profesionale të Gjirokastrës, rrugëtimin si aktor i lirë, pa qenë nevoja për të qenë pjesë e një trupe shtetërore teatrore e nisi me pjesëmarrjet speciale në programet e viteve 90’.
Kujtojmë “12 në Hollyëood” …“12 Vallëzime pa një të Shtunë”…apo “12 Javë rreth fatit”.
Një nga karakteristikat e tij si aktor është imitimi i personaliteteve të njohura të politikës, veçanërisht portretizimi i politikanit të karrierës, Sali Berisha.

Galeria e personazheve të Agron Llakaj është e pafundme. Ai ka veshur kostumin e shumë karaktereve, të veteranit të luftës, policit, politikanit, kriminelit e deri të grave plaka.

Edhe sot vazhdon të mishërojë fshatarin apo zyrtarin e paaftë, të riun apo plakun mburravec, politikanin e korruptuar dhe gënjeshtar me aq mjeshtëri në të gjithë elementët e një personazhi, si gjestet apo dialekti, gjithnjë në kufijtë e groteskut.

Në vëmendjen dhe misionin e tij, edhe sot si krijues dhe aktor përmes dy emisione “Al Pazar” dhe “Fake Off” në Vizion Plus, mbetet parodizimi i sistemit politik, ekonomik dhe social të vendit.

Misioni i Agron Llakaj është i pandryshueshëm, t’i bëj njerëzit të mendojnë përmes së qeshurës.

Agron Llakaj feston ditëlindjen, stafi e bën të përlotet me surprizën Read More »

Luizi i zbulon Deas arsyen se pse e do fitoren: ‘Të dal e t’i them nanës: S’ke nevojë me punu më’

Teksa janë ndodhur në dhomën e ndenjes, Luizi dhe Deamishel, kanë biseduar në lidhje me finalen, çmimin e madh dhe qëllimin se pse e duan ta fitojnë.

Luizi është shprehur se fitoren e ka jetike, ndryshe nga banorët e tjerë.

Dea: A je krenar për udhëtimin tënd?

Luizi: Po jam, kam lujt fort o Dea, pasha zotin

Unë e kam jetike, ju mund ta keni qëllim, për mu është jetike.

Dea: Pse? Të gjithë ofendime që ke bërë, ti s’ke respekt për lekët?

Luizi: E du për të tjera gjana!

Luizi: Unë du me fitu, e të dal prej këtu, e t’i them nanës teme, s’ke nevojë me punu më.

Luizi i zbulon Deas arsyen se pse e do fitoren: ‘Të dal e t’i them nanës: S’ke nevojë me punu më’ Read More »