Irina

Kiara pranon se e nxorri Luizin dhunues vetëm të fitonte lojën

Rrjeti është ndezur në komente më shumë se kurrë pas debateve të ndodhura mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”.

Gjithçka nisi kur Luizi futi kohë më parë në lavaman Kiarën dhe ajo e bëri dhunues atë para të gjithëve, dhe e vetmja që i doli asokohe në mbrojtje ishte Efi, e cila specifikoi se Kiara e kishte shumë të thjeshtë ta evitonte situatën duke thënë “largohu”, por sipas Efit, për Kiarën ishte më e rëndësishme të fitonte lojën.

Disa fjalë të Efit u përmblodhën në një video dhe iu “servirën” Kiarës, e cila nuk ishte aspak dakort me mikeshën e saj. Kiara u shpreh se asaj nuk i interesonte loja, megjithëse prime-n e ardhshëm e nxorri Luizin dhunues.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme Kiara ka pranuar (pa dashur) me gojën e saj se nuk reagoi gjatë “dhunës” që Luizi i ushtroi tek lavamani pasi donte të fitonte lojën.

Të shohim si do të reagojë Luizi pas daljes nga BBV, i cili asokohe u “kryqëzua” për dicka që nuk e bëri kurrë.

Kiara pranon se e nxorri Luizin dhunues vetëm të fitonte lojën Read More »

Pas debateve të forta, Efi bën deklaratën e fortë ndaj Luizit

Raporti miqësor mes Efit dhe Luizit tashmë është i krisur.

Ky i fundit ka përmendur faktin që Efi vjen nga një program si Përputhen, duke u munduar ta nënvlerësojë.
Pas spektaklit, gjatë një bisede me Dean, ëshët shprehru se ka tendencën t’i ulë njerëzit.

Efi më tej ka thënë se Luizi duket se është nga ata burra që i marrin gratë dhe i mbyllin në shtëpi.

“Është nga këta që marrin gratë dhe i mbyllin në shtëpi”, tha Efi.

Pas debateve të forta, Efi bën deklaratën e fortë ndaj Luizit Read More »

Propozimi i ‘çmendur’ i Qetsorit për Efin: Të jap 50 mijë euro…

Ditët e fundit, Qetsori ka qenë faktor në shtëpi, ku ka patur disa debate me banorët, më së shumti me Efin.

Qetsori u shpreh se ai e ndihmoi Efin që ajo të shkonte në finale dhe se ajo as nuk e falenderoi për mundin e tij. Efi tha se nuk e merr dot seriozisht Qetsorin dhe se i duket sikur çdo gjë që ai thotë, e thotë me humor.

Madje Qetsori i tha Efit të hiqte dorë nga finala dhe ky i fundit do t’i jepte 50 mijë euro.

Efi: Jam shumë e lumtur. Nuk kam çfarë të them.

Qetsori: Efi është në finale, sepse Kiara u tërhoq. Ajo do që gjërat në shtëpi të bëhen siç do ajo. Nuk ka çfarë thotë për gatimin, ushqimin e ka patur gjithmonë gati.

Efi: Pjesa e zërit është tendencoize ndaj Qetsorit. Ndërsa për princeshën, ka ngelur të më thotë vetëm e bukur. Çfarë janë këto tani?

Qetsori: Princeshë nuk është ofendim.

Qetsori: Efi ka ndryshuar sjellje që kur u shpall finaliste. Është më e qetë dhe i ka shmangur disa debate me Luizin. Nuk thotë dot më do iki sot, do iki nesër.

Efi: Unë e kam thënë disa herë, madje Nitës ia kam thënë kur kam debatuar ashpër me opinionistët. Qetsorit nuk ia kam thënë ndonjëherë këtë lloj gjëje. Kam dashur vërtetë të dal.

Nita: Është e vërtetë që kemi ironizuar, por normalisht në ato momente kur Efi nuk ka qenë në gjendje të mirë unë kam qenë këtu pranë dhe e kam parë. Ndonjëherë kam përshtypjen se kur e kundërshtoj Efin, ajo i merr shumë personale. Nuk kam qenë kaq shumë e përfshirë në lojë, por tani jam. I them të mos e marrë personale kur e komentoj lojën e saj.

Luizi: Efi u gëzua tre ose katër herë kur ne u mblodhën te krevati i saj për të bërë muhabet. Ajo nisi të bërtiste kur nuk po ia varte më askush.

Efi: Në fakt, kisha vënë tapa te veshët, nuk është e vërtetë fare që nuk po ma varte askush. Shumë e shëmtuar nga Luizi për mënyrën se si po e komenton.

Luizi: Të thash pra përse e bëre, përse e përsërit.

Efi: Po jo mo Luiz nuk ishte ajo arsyeja. E bukura e gjithë kësaj është që do shihet në vijim.

Kristi: Këta të dy e kanë shumë frikë njëri-tjetrin dhe nuk duan ta faktorizojnë njëri-tjetrin.

Luiz: Efi u mësua që i mblidheshin te koka për katër netë rresht.

Propozimi i ‘çmendur’ i Qetsorit për Efin: Të jap 50 mijë euro… Read More »

Bëhet virale në rrjet deklarata e Xhoi Jakaj/ Luizi apo Edi Rama kush do fitonte në përballje kokë më kokë?

Big Brother Vip Albania 2 është spektakli më i ndjekur aktualisht në vendin tonë. Luiz Ejlli është personazhi më i pëlqyer në BBV, i cili ka thyer cdo rekord shikueshmërie.

Ai i ka bërë për vete edhe shumë njerëz të famshëm ku kanë dalur hapur ta përkrahin lojën që ai bën duke e cilësuar si lojëtari më i fortë që ka pasur ndonjëherë në historinë e Big Brother në Shqipëri.

Së fundmi në Top Chanel ishte e ftuar intelektualja Xhoi Jakaj e cila është pyetur se nëse do të ishin në përballje kokë më kokë Edi Rama dhe Luiz Ejlli cili do të fitonte, ku ka befasuar me përgjigjen.

”Në këtë pikëpamje mendoj se përvec Luizit Edi Ramën nuk mund ta mund asnjë tjetër Luizi ka mundësi ta sfidoj kështu që nëse do të ketë një përballje kokë më kokë me Edi Ramën i vetmi që mund ta sfidoj Edi Ramën është Luiz Ejlli” ështe shprehur Xhoi ndërsa videoja me përgjigjen e saj ështe bërë virale në TikTok.

Bëhet virale në rrjet deklarata e Xhoi Jakaj/ Luizi apo Edi Rama kush do fitonte në përballje kokë më kokë? Read More »

Nëna e Luiz Ejllit gati për surprizën e madhe për të birin, zbulohen detajet

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të bëjnë gati dasmën e tyre, sapo të mbarojë “Big Brother”. Këngëtari i propozojë për martesë moderatores, duke emocionuar jo vetëm atë, por edhe publikun jashtë.

Por ajo që nuk di këngëtari, është fakti se nëna e tij ka mbërritur nga SHBA në Shqipëri, për t’i bërë një surprizë atij në natën finale. Gjatë “Prime”- t të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri: “Normal që do ta takoj”.

Mamaja e Luizit ka gati 1 javë që ka mbërritur në vend dhe ajo do të jetë pikërisht surpriza që do ti bëhet këngëtarit në finale e madhe të 6 maji. Por deri kur të shkojmë tek ajo natë, takimi i Kiarës dhe vjehrrës së saj, pritet të ndodhë përpara.

Ndërkohë një mendim pozitiv për nusen ka shprehur edhe motra e këngëtarit. Ina Ejlli pas marrjes së instagramit të vëllait, Luizit ka filluar bashkëbisedimet me ndjekësit. Përmes një bashkëbisedimi “pyetje-përgjigje”, ajo i është përgjigjur disa pyetje rreth Kiarës.

Ajo ka treguar se kanë folur me moderatoren dhe se u duket shumë pozitive e ndryshe nga ajo që shfaqet në ekran. Teksa një ndjekës e ka pyetur sesi e shikon familja e këngëtarit Kiarën, Ina Ejlli është përgjigjur duke thënë se e shohin “me syrin dhe zemrën e Luizit”.

Që në fillim të këtij edicioni marrëdhënia e Luizit me familjarët e tij ka qenë në qendër të vëmendjes. Këngëtari u shpreh se ishte future në lojë pa i treguar familjes dhe se nuk priste që nëna e tij të vinte ta takonte. Vetë Luizi u shpreh se nëse do të vinte, fjala e parë që do ti thoshte do të ishte ‘si u fute pa më thënë’.

Artisti la të kuptohej se ishte bërë pjesë e lojës pa lajmëruar familjarët e tij. Duket se shkak për këtë është bërë pikërisht një debat që ka pasur me familjen e tij kohët e fundit para se të bëhej pjesë e formatit. Zërat për këtë sherr mes familjes erdhi kur Luizi u shpreh javë më parë se ishte me një sëmundje të rëndë.

Teksa të gjithë prisnin që familja të reagonte, nga ana e tyre ishte një heshtje e plotë. Pasi lajmi u publikua në rrjet, menjëherë erdhi edhe një reagim në rrjetin e tij personal, “Instagram”. Janë dashur këto aludime që familjarët e këngëtarit të reagojnë dhe të hedhin poshtë këtë gjë duke e cilësuar si “shpifje”. Ata kanë kërkuar nga portalet dhe ndjekësit që të komentojnë dhe të shkruajnë për atë që Luizi jep aty brenda shtëpisë pa përfshirë njerëz të cilët ndodhen jashtë.

Krisja e marrëdhënieve mes tyre është bërë shkak që Luizi të shkëpusë për disa kohë kontaktet, kohë kjo që përkon edhe me futjen e tij në lojë, në këto kushte pa lajmëruar asnjë nga familja. Por duket se me letrën dhe me mesazhin e dërguar brenda shtëpisë, raportet e tyre janë rivendosur dhe mamaja e këngëtarit, i ka bërë me dije se e mbështet në këtë rrugëtim të tij.

Fill pas surprizës, në studiot televizive është diskutuar shumë rreth raportit të këngëtarit shkodran me familjen e tij. Por duket se këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës dhe Luizi me familjen e tij kanë tashmë një marrëdhënie të shëndetshme. I gjithë kurioziteti i ndjekësve do të jetë takimi mes nënës dhe Luizit, duke qenë se atë do të kemi mundësi ta ndjekim, ndryshe nga takimi i Kiarës me vjehrrën e ardhshme.

Nëna e Luiz Ejllit gati për surprizën e madhe për të birin, zbulohen detajet Read More »

Di gjet shtëpia e ish-deputetit, detaje

Një ngjarje e rë ndë i ka ndodhur ish-deputetit Eduard Ndocaj. Shtëpia e tij në Milano të Italisë ka marr fl akë dhe dyshohet paraprakisht se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ndocaj ka treguar të gjithë momentin kur ndodhi ngja rja, duke theksuar se ishte ora 02:30 e mesnatës dhe të gjithë ndodheshin në gjumë.
Ai ka zbuluar se fatkeqësisht nuk ka arritur të shpëtojë asgjë nga shtëpia, madje nuk ka marrë as rrobat e trupit.

“Akoma nuk dihet shkaku i konfirmuar i zj arrit, por në bazë të asaj që u diskutua ishte një shkëndijë elektrike. Ishte ora 02:30 e mesnatës dhe ishim të gjithë në gjumë. Dëgjuam se po ndodhte mbi dhomat e gjumit ku ne jetojmë dhe kujtuam se mos ishte me të vërtetë ha jduti dhe jo se ishte një zj arr.
Ishte një zhurmë e madhe. Kur dola të shikoj në shkallët e pallatit, kishte ardhur tymi deri në gjysmë dhe pastaj kemi dal të gjithë me shpejtësi dhe thirrëm ndërhyrjen, po licinë e zj arrfikësen. Edhe arritëm dolëm ashtu siç ishim sepse natë, të gjithë ishin në gjumë, por të paktën lë ndime as tek ne as te vajza nuk kishte. Në katin e fundit është shk rumbuar gjithçka, nuk arrita të merrja dot as teshat e trupit”, u shpreh Ndocaj./abcnews.al

Di gjet shtëpia e ish-deputetit, detaje Read More »

Ministria Arsimit del me ndryshimet e fundit për Maturën Shtetërore

Kanë ndryshuar rregulat e zhvillimit të testimit për maturën shtetërore.

Autoritet kanë marrë masa që testimi, duke nisur që nga monitorimi me kamera, duke hequr kështu polemikat e krijuara pothuajse çdo vit për kopjim.
Kreu i Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla, thotë se përveç kamera, do përdoren edhe sallat e pallateve të sporteve dhe palestrat e shkollave, në mënyrë që nxënësit të jenë më të kntrolluar.

“Ministria ka këmbëngulur që të akomodohen në mjedise të mëdha të hapura. Për të eleminuar të gjitha hamendësimet të cilat janë të lidhura me mënyrën e menaxhimit. Vëmendja ka qenë te mjediset e mëdha. Jo çdo mjedis do të vezhgohet nga kamerat, por aty ku mundet.”- tha Alla.

Numri i qendrave të provimit do jetë më i ulët, por do ketë më shumë mësues që do monitorojnë procesin. Këtë vit do ndryshojë dhe procesi i rikorrigjimit të provimeve i kontestuar çdo vit

Provimet për maturën shtetërore nisin në 1 Qershor me atë të Gjuhës së Huaj, në 7 Qershor Gjuha Shqipe dhe Letërsia, në 13 qershor Matematika dhe në 19, lëndët me zgjedhje.

Ministria Arsimit del me ndryshimet e fundit për Maturën Shtetërore Read More »