Irina

Luizi bën planet për pas FINALES: Do shkoj në dhomë me Kiarën, pas asaj do kaloj te ty Krist

Luizi duket se që tani ka filluar me planet se çfarë do të bëjë pas finales së madhe të Big Brother VIP.

Teksa bisedonte në tryezën e bukës mes Efin dhe Kristin, Luizi tha se do bëhet finalja, do bëhet festa e pastaj do shkojë direkt te shtëpia e Kiarës.

“A do bëhet finalja? Do bëhet, do bëhet dhe festa pastaj, dhe pas festës direkt te shtëpia e Kiarës.

Dhe jo te shtëpia, po në dhomë me Kiarën, pa kamera, pa Big Brother, pa audiencë, pa mikrofona.

S’ka më, aty do bëj gol (qesh) emocione të pafundme në stadium, gol. Aty do flas lirshëm, do shfryj, pasi të mbaroj me Kiarën, do kaloj te ty Krist, të të takoj,” tha Kristi.

Luizi bën planet për pas FINALES: Do shkoj në dhomë me Kiarën, pas asaj do kaloj te ty Krist Read More »

Ja pse Luizi do të ndahet nga Kiara pas ‘BBVA’

Në “Ftesë në 5” u diskutua dasma e Kiarës dhe Luizit që pritet të ndodhë gjatë finales së Big Brother Vip Albania. Ky ishte një lajm i konfirmuar nga vet regjisori Eduart Grishaj, ndërkohë komentuesit dhe të ftuarit e “Ftesë në 5” shprehën opinionet e tyre.

Mardiola e konsideroi një veprim të nxituar, duke shtuar se pas dasmës së parë për lojë dhe propozimit, një dasmë reale është e lodhshme.
“U bë martesa fiktive në kuadër të lojës, u bë propozimi për martesë dhe tani më duket pak e lodhshme. Ua uroj me shpirt, s’ dua të aludoj sa dhe si u dashuruan, por më duket e tepruar, ndoshta më duket si telenovelë indiane”, u shpreh ajo.

Edhe Eduart Deda e konsideroi një hap të nxituar, madje sipas tij Luizi kur të dalë do të pendohet pasi do të shohë gjithë famën që ka marrë dhe mund të “helmohet” nga fama.

Ja pse Luizi do të ndahet nga Kiara pas ‘BBVA’ Read More »

Dy ditë para dasmës/ Luizi habit me deklaratën për Kiarën

Luizi ka vendosur të bëhet i sinqertë e të tregoj të vërtetat e lidhjes me Kiarën.

Teksa ishte duke biseduar me tre finalistët e tjerë, Luizi është shprehur se fillimisht Kiara nuk ka patur tërheqje fizike për të, por duke e njohur filloj ta pëlqente më shumë.

Nga ana tjetër Kristi e ka vlerësuar karakterin tek një femër, por ndërkohë e ka konsideruar të rëndësishme edhe anën fizike.

Kiara më ka thënë jo që në fillim se nuk ka patur tërheqje fizike. Më mbrapa duke duke më njohur me ka pëlqyer”- u shpreh Luizi.

Dy ditë para dasmës/ Luizi habit me deklaratën për Kiarën Read More »

Me cilën figurë historike identifikohet? Luizi habit me përgjigjen

Katër finalistët e Big Brother VIP i janë përgjigjur disa pyetjeve që Vëllai i Madh u ka bërë.

Teksa qëndronin në oborr dhe diskutonin për pyetjet, një prej tyre ishte se me cilën figurë historike identifikohen.
Luizi ka habitur me përgjigjen e tij duke thënë: Akili. Megjithatë ajo që habiti më shumë banorët e tjerë ishte arsyeja e përgjigjes.

Luizi: Unë identifikohem me Akilin

Luizi: Po se ai kishte pikë të dobët themrën, ndërsa unë kam Kiarën

Banorët qeshën pas përgjigjes së Luizit

Me cilën figurë historike identifikohet? Luizi habit me përgjigjen Read More »

Gratë shqiptare shpenzojnë 25 vite nga jeta produktive duke rritur fëmijët dhe duke bërë punë pa pagesë

Shqipëria është një vend ku mbi 40 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale dhe ekziston ende një mentalitet dominues, që ngarkon gratë me rritjen e fëmijëve dhe kujdesin për shtëpinë.

Mos angazhimi i grave në tregun e punës edhe për këtë fakt ndikon përkeq të ardhurat në familje dhe nivelin e varfërisë.

Banka Botërore analizon se gratë shqiptare harxhojnë 25 vite të jetës së tyre produktive duke rritur fëmijët dhe duke kryer punët pa pagesë në familje.

Nëse kjo ngarkesë do të ndahej në mënyrë të barabartë me burrin dhe pjesëtaret e tjerët të familjes, gratë do të mundeshin të angazhoheshin në familje dhe të rrisin të ardhurat për njësinë familjare.

Duke u angazhuar në punë me pagesë më pak vite se burrat gratë kanë tendencën që në pleqëri të marrin pagesa më të ulëta në formën e pensionit dhe të vuajnë më shumë nga varfëria.

Duke jetuar më gjatë duke marrë pensione më të ulëta gratë kanë gjasa të përjetojnë pabarazi më të larta në të ardhura gjatë gjithë jetës së tyre dhe sidomos në pleqëri.

Varfëria është ende një realitet i trishtë për një segment të madh të popullsisë shqiptare, analizon Banka Botërore.

Në dekadën e fundit, rritja ekonomike është bërë më pak elastike për zbutjen e varfërisë. Teksa ekonomia rritet, numri i të varfërve nuk bie me të njëjtat ritme.

Në një ekonomi si Shqipëria realiteti mbi varfërinë doli në dukje gjatë pandemisë Covid-19, ku popullata e varfër dhe punonjësit informal mbeten jashtë skemave të mbrojtjes sociale.

Gati gjysma e popullsisë jeton në zonat rurale, ku njerëzit kanë akses më të dobët në shërbime të ndryshme dhe gratë vuajnë më shumë izolimin nga qendrat urbane.

Megjithëse nuk ka boshllëqe gjinore në arritjet arsimore në Shqipëri, gratë kanë një nivel më të ulët të përqindjes së pjesëmarrjes në forcën e punës.

Shumë prej grave punësohen në sektorë që kërkojnë kualifikime më të ulëta e për rrjedhojë ofrojnë edhe paga më të ulëta.

Vendet e mira të punës janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar në shkolla të cilëve u mungojnë aftësitë dhe njohuritë përkatëse.

Papunësia dhe pasiviteti mbeten të larta, veçanërisht tek gratë dhe të rinjtë. Një pjesë e madhe e grave nuk marrin pjesë në aktivitete formale ekonomike. Pabarazia është rritur, veçanërisht duke prekur zonat rurale dhe grupet e dobëta të popullsisë.

Migrimi ekonomik është i lartë, duke e privuar më tej vendin nga talentet dhe fuqia punëtore. Për ata që qëndrojnë, cilësia e jetës është gërryer nga ndotja dhe cilësia e ulët e jetës në zonat zonat urbane, analizoi Banka Botërore./Monitor/

Gratë shqiptare shpenzojnë 25 vite nga jeta produktive duke rritur fëmijët dhe duke bërë punë pa pagesë Read More »

Ilda Bejleri ‘shpërthen’ kundër finalistes së BBVIP: ‘Efit nuk i dihet emri i të dashurit. Ngeli Genci, Genci…’

Ilda Bejleri ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në ‘Big Brother Fan Club’ për të folur mbi banorët dhe lojën e tyre.

Moderatorja ishte përkrahse e lojës së Luizit, të cilin e cilësoi si lojtarin më të mire të të gjithë ‘Big Brother-ave’.

E nga ana tjetër kishte kritika për Efin, që e cilësoi si fallco. Mes të tjerash tha se nuk ka qenë transparente me publikun, pasi nuk ka treguar ende kush është i dashuri i saj.

Sipas Ildës, ajo ka marrë pjesë në një “reality show” dhe duhet të jetë e hapur që publiku ta njohë.

“Efit nuk i dihet emri i të dashurit njëherë, ngeli Genci Genci, çështje kjo? Unë nuk e shoh kurrë këtë popullaritetin e Efit. Është në një reality show. Nuk ka mundësi ta fitojë se dhe ato fansat aty janë familjarë. Ti Luizit i njeh këdo, motrën, nënën, kunatin.”- tha Ilda.

Ilda Bejleri ‘shpërthen’ kundër finalistes së BBVIP: ‘Efit nuk i dihet emri i të dashurit. Ngeli Genci, Genci…’ Read More »

Maestro zbulon dhuratën që do t’i japë Luizit dhe Kiarës në dasmë

Ai është një nga figurat më të diskutuara në Big Brother Vip, me batutën gati, humorin dhe debatet me këngëtarin Luizi Ejlli, arriti të jetë një nga protagonistët e këtij formati.

Maestro Armaldo Kllogjeri, i ftuar në “Vila24” me moderatoren Brunilda Lahe ka ardhur në një intervistë ndryshe për ekranin e News24.

“Nuk e kisha menduar finalen por me kalimin e kohës duke parë ecurinë po i thoja vetes pse të mos jem pjesë e saj. Nuk u bë e mundur, tani pak rëndësi ka, e rëndësishme është që unë u bëra personazh, rëndësi ka që njerëzit të më duan, dhe BBV do mbahet mend për tre veta: Unë, Olta dhe Luizi”.

I pyetur për dhuratën që do t’i bëj çiftit Luiz – Kiara në dasmën që do të organizohet në finalen e BBV, Armaldo zbuloi se cila do të jetë surpriza që ka për ta.

“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar, do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”-tha Armaldo.

Moderatorja: E ka të rëndë zarfin Luizi dhe Kiara?

Armaldo Kllogjeri: Unë do shtri këmbët sa të kem jorganin.

Maestro zbulon dhuratën që do t’i japë Luizit dhe Kiarës në dasmë Read More »

Sh err me th ika në Vlorë, ka të pl agosur

Një sh err me th ika është shënuar ditën e sotme në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, ku një person ka mbetur i pla gosur.

Bëhet me dije se dy shohet se gjatë një ko nflikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka go ditur me mjet prerës (th ikë), shtetasin E. M., 47 vjeç.
Policia ka arr estuar shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Po licisë Vlorë, ndërsa shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vlorë/Informacion paraprak

G oditi me mjet prerës (thi kë), një shtetas, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dy shuar.

Rreth orës 12:55, në lagjen “28 Nëntori”, dy shohet se gjatë një kon flikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka go ditur me mjet pr erës (th ikë), shtetasin E. M., 47 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ka pur autorin e dy shuar të ngjarjes, shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Po licisë Vlorë.

Shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sh err me th ika në Vlorë, ka të pl agosur Read More »