Irina

Vlorë/ Ndjekje si në filma, kush është personi që tentoi t’i ikë po licisë me makinën plot me ka nabis

P olicia e Vlorës ka vënë në pra nga një 48-vjeçar, i cili është ka pur në kushtet e flag rancës teksa po tentonte të trafikonte një sasi të konsiderueshme k anabisi. Në kuadër të operacionit policor “Reset”, është vënë në pra nga Kristian (Nikola) Skëndaj, i cili rezulton një person me pre cedentë të mëparshëm penalë.

Ndërkohë, janë sekuestruar 104 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike k anabis.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Chrysler”, në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kan abis. me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Vlorës.

Vlorë/ Ndjekje si në filma, kush është personi që tentoi t’i ikë po licisë me makinën plot me ka nabis Read More »

Zbulohet për herë të parë sekreti i Luizit se si arrinte t’i kuptonte nominimet e banorëve

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka. Gjatë një diskutimi në studio së bashku me Jonidën, Elonën, Meridianin dhe Jonin kur u pyet nëse e konsideron shok Luizin apo jo,

Ronaldo u shpreh se: “Nuk mund të them që e kam shok Luizin sepse unë e kam thënë që marrëdhëniet dhe Meridiani mund të ma vërtetojë këtë që kushdo që ka qenë në BBV, në momentin që do të dalë e ndërton edhe njëherë. Wshtë një person që e kam pasur xhan dhe besoj që më ka pasur xhan. Nuk e di se si mund të jenë raportet tona jashtë. Drejtimet që gjithësecili mund të marri, por kam kuptuar një dashamirësi nga të dyja palët.”

Nga të gjithë personazhet publikë që ne njohim nga afër apo nga kompeticione dhe gara të ndryshme në vendin tonë kush mendon se mund të ishte shumë mirë përballë Luizit sipas Ronaldos: “Noizy”.

Meridiani gjithashtu ka treguar edhe një sekret të Luizit dhe gjithçka kishte lidhje me nominimet. Pra si arrinte Luizi të zbulonte se kush kishte nominuar kë gjatë mbrëmjes së spektaklit.

“Dëgjo, t’ju them një sekret. Të gjithë diskutonin kur mbaronte ‘Prime’ për nominimet dhe Luizi thoshte që Ronaldo ka nominuar këtë apo atë. E ka kuptuar njeri se si arrinte ta gjente Luizi këtë pa e disktuar me asnjë? Luizi ishte i frikshëm sepse në momentin vinte banori pra që ishte bërë nominimi kur hynte tek dhoma e rrëfimit ai shikonte fokusin e kamerës ku rrotullonte kamera dhe tek kush banor u fokusonte ‘zoom’-” tha Meridiani.

Zbulohet për herë të parë sekreti i Luizit se si arrinte t’i kuptonte nominimet e banorëve Read More »

Aksident në Vlorë

Policia e Vlorës ka referuar në Prokurori materialet për shoferin 38-vjeçar i cili shkaktoi dje aksidentin e frikshëm në qytet.

Sipas policisë i riu ka qenë në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin, e për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga e duke përplasur edhe disa makina të parkuara.

Si pasojë 38-vjeçari me inicialet S. C., ka mbetur vetë i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital.

Aksident në Vlorë Read More »

30-vjeçarja humb pa lënë gjurmë, familjarët: Na ndihmoni ta gjejmë

30-vjeçarja Mimoza Arapi ka humbur kontaktet me familjarët e saj ditën e djeshme më 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit.

Në momentin që është larguar nga banesa në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat e reja mbante të veshura rroba të zeza dhe një jelek, po ngjyrë të zezë.

Ajo është nënë e tre fëmijëve, ndërkohë gjatë momentit që është larguar nag shtëpia ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më.

Familja ka bërë një denoncim në policinë e Beratit ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të rënë në gjurmët e saj.

Nr. familjes: +355 69 424 3810

30-vjeçarja humb pa lënë gjurmë, familjarët: Na ndihmoni ta gjejmë Read More »

Gentian Zenelaj i revoltuar: 14 vite kam jetuar në baltë, para një jave erdhën më shtruan rrugën

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, i revoltuar ka komentuar premtimet dhe mënyrën që politikanët po ndjekin në këtë fushatë elektorale.

Ai u shpreh se fushata ka degraduar në vetëm dy fjali, premtime për ritje pagash si dhe tallava, duke lënë anash hallet e vërteta të popullit dhe duke i fyer qytetarët.
Gjithashtu aktori tha se rruga e lagjes së tij prej 14 vitesh ishte në gjendje katastrofike, ndërkohë u desh fushata që ajo të ndërtohej vetëm brenda 24 orëve.

Pjesë nga biseda:
Genti: E kanë nisur me tramvajë me trena, me helikopterë, me aeroporte etj dhe sot fushata ka degraduar në pikën ku thuhet vetëm dy fjali: Vini re!Vini re! Rritje rrogsh me 30%. Titi fut tallavanë, Pra s’ka më, fushatë elektorale fare. Nëse më parë mund tëp remtojë nëj tramvaj, por jepet mne projekt, me shifra, sot ka vetëm dy fjali: Rritje rroge me 30% dhe fut tallavanë.

Donaldi: Po nuk e di sa qëndron kjo që thua ti Gent, sepse populli është i kënaqur duaktroket

Genti: Unë e kuptoj por është pak fyese ta trajtosh popullin si popull tallavaje. 14 vite që jeton të rruga ‘Ndre Mjeda’, 14 vite që më futet balta në shtëpi. Pra kush e njeh rrugën e di si është rruga Ndre Mjeda, Parku i Autobusave është një tmerr i madh. Dhe kam 14 vite që jetoj aty dhe papritur zgjohem një ditë të bukur në mëngjes dhe shikoj që lagjja ime ishte shtruar me asfalt brenda 24 orëve. Para një jave.

Dhe gjëja që më acaron më shumë është kjo, që unë kam 14 vite që jetoj në mes të baltës dhe ti më lë 14 vite të jetoj në mes të baltës për një rrugë që e bën për 24 orë. Pra ti ke 14 vite që më merr taksat kot dhe ti pretendon se unë me këtë të të jap votën, por gjallë në botë s’ta jap. Ajo që ndërtohet për 24 orë do prishet për 24 ditë.

Gentian Zenelaj i revoltuar: 14 vite kam jetuar në baltë, para një jave erdhën më shtruan rrugën Read More »

Sa kushton vetëm një sekondë reklamë në BBV

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe me një audiencë masive, duke mbajtur shqiptarët një pjesë të mirë të kohës para ekranit.

Nga kjo, bizneset përfitojnë duke reklamuar benefitet e tyre kundrejt pagesës së produksionit.

Një detaj që bie në sy ne “Big Brother VIP”, janë spotet publicitare, apo reklamat e kompanive të ndryshme, që janë të afishuara edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Sipas nje video te publikuar nga produksioni, transmetimi i spoteve publicitare për 1 sekond, kushton 100 euro.

Sa kushton vetëm një sekondë reklamë në BBV Read More »

Publikohet skandali i rradhës i ‘BBVA’, ja çfarë fshehu produksioni nga spektakli i fundit 

Një tjetër skandal i produksionit të BBVA është zbuluar nga fansat. Bëhet fjalë për mbremjen e kaluar ku mesa duket produksioni ka detyrat fansat e Luiz Ejllit të bëjnë ‘tifozeri’ edhe për Efin, duke qenë se nuk i ka shkuar askush për t’a mbështetur.

Një video që po qarkullon në rrjet është një vajzë me të dyja pankartat edhe për Luizin, edhe për Efin.

Publikohet skandali i rradhës i ‘BBVA’, ja çfarë fshehu produksioni nga spektakli i fundit  Read More »