Irina

Kush është fansi ‘sekret’ i Luizit, Donaldi zbulon emrin

Finalistët e Big Brother darkuan mbremjen e djeshme me dyshen finaliste të sezonit të parë. Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj shoqëruan banorët në një darkë ndryshe ku nuk munguan bisedat e shumta.

Në një nga momentet, Luizi është shprehur se banorët janë mbajtur me gjithë të mirat, nuk kanë pasur as qira për të paguar e as kanë paguar për të ngrënë.

Po ashtu Donaldi i përmendi Luizit dhe opinionisten e vitit të kaluar, ku sipas këngëtarit ajo e kishte mbështetur Donaldin në çdo fjalë të tij.

“Tani kthehemi në jetë reale, stresi, halle, detyrime, llogari, këtu ishim mirë, të na lenë dhe 3 muaj,” tha Luizi.

Donaldi: Të të them diçka, rri i qetë vëlla. Të dëgjova atë që the me Balinën vjet, që më mbështeste mua. Por të them që Balinën e ke mbështetëse të fortë jashtë

Kush është fansi ‘sekret’ i Luizit, Donaldi zbulon emrin Read More »

Luizi habit sërish, zbulon strategjinë e ndjekur nga fituesi i Big Brother në…

Luizi shpesh herë ka habitur me deklaratat e tij dhe se sa e ka studiuar lojën e Big Brother.

Këtë e ka bërë duke ndjekur jo vetëm Big Brother-at e zhvilluar në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Madje ai vuri në përdorim edhe strategjitë e fituesve, ku përmendim këtu atë të fituesit të Kanadasë, kur u fut në banjë me Armaldon dhe Kristin, për të dalë në nominim kokë më kokë me ta.

Por një tjetër gjë që e ka zbuluar sot është se ka ndjekur edhe Big Brother-in e Taxhikistanit.

“Kur banorët rrëfenin linjën e jetës, ai fituesi i Taxhikistanit mbyllte veshët dhe ulte kokën, se nuk donte t’i shihte që të ndihej keq,” tha Luizi.

Kristi: Kush e kishte bërë këtë?

Luizi: Banori i Big Brother-it në Taxhikistan

Luizi habit sërish, zbulon strategjinë e ndjekur nga fituesi i Big Brother në… Read More »

Personazhi i njohur i showbizit tregon fjalët që mamaja e Luizit i tha nuses para dasmës

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, ishte dje e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku komentoi lidhjen e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Gjatë intervistës, ajo u pyet në lidhje me takimin e Luizit që pati me mamanë e tij, si dhe të Kiarës me vjehrrën. Duket se ka dhënë bekimin lidhur me këtë martesë që pritet të realizohet më 6 maj ose më tutje. Si mendon ky bekim a do ta çojë përpara këtë marrëdhëni?
“Po besoj se do ta çojë shumë përpara, duke qenë se Luizi thotë kam një lidhje telepatike me nënën time. Nuk e di sa është e vërtetë kjo lidhje telepatike që ka Luizi me nënën, uroj ta ketë se sytë dhe fjalët e nënës flasin ndryshe. Besoj se i ndihmon se mos të harrojmë se kemi një Kiarë që doli jashtë, që donte të lexonte të gjitha komentet e publikut, që të kthehej e të thoshte ‘tani jam e sigurt’. Ty të duhen gjithë komentet e botës për të kuptuar sa e do personin që do kalosh gjithë jetën.

Mua më duket absurde, kur e do dikë e pranon ashtu siç është, është kushti kryesor që dashuria të funksionojë pak ndryshe. Kështu që mendoj që po për Luizin do të ndikojë, do të ndihmojë. Nuk mendoj se do të jetë pa kritika.

Mami e Luizit shumë e mirë, e dhembshur, por mendoj që do ketë kritika jashtë, kishte rezerva në kuadër të lojës”, tha Ritvana.

Personazhi i njohur i showbizit tregon fjalët që mamaja e Luizit i tha nuses para dasmës Read More »

Ak sident i frikshëm! Automjeti përfundon në lumë

Një ak sident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Qafë Mali-Bajram Curri, ku një automjet ka rë në në lumin e Arstit.

Raportohet se si pasojë e ak sidentit dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin e Pukës.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e aks identit apo gjendja shëndetësore e të pla gosurve.

Ak sident i frikshëm! Automjeti përfundon në lumë Read More »

Robert Aliaj shuan kuriozitetin e të gjithëve, tregon arsyen që i lyen thonjtë

Gjatë diskutimit në panelin e ftuar në “Rudina” në Tv Klan për lulen e shqiponjës e cila ka qenë një lloj identiteti në shtëpitë e shumë shqiptarëve, Robert Aliaj sqaroi dy tipare shumë identifikuese të tij. Duke shprehur patriotizmin e tij, Roberti rrëfeu se dy unazat që mban në dorë dhe thonjtë e lyer me të zezë janë lidhja e tij me shqiponjën si një element shqiptar.

Robert Aliaj: Në epokë, unë jam shumë dakord që ne e asociuam në mënyrë direkte edhe nga pikëpamja vizuale dhe e lidhëm pa ndonjë konotacion apo ndonjë ndjesi ancionaliste, nuk ka lidhje fare, thjesht na dukej si shqiponjë dhe e besoj këtë gjë. Pastaj vonë zbuluam që kjo shqiponja kishte një peshë shumë të madhe në historinë e kombit. Unë e lidh me këtë sepse shikoni unë e kam një simbol shumë të rëndësishëm shqiponjën, kam dy unaza të cilat unë… po, dykrenare, bla, bla, e kam marrë shumë si simbolikë.
Rudina Magjistari: I mban gjithmonë me vete ato unaza?

Robert Aliaj: Po këto i mbaj gjithmonë, këto janë prototipe unazash. Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër, por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i asocioj me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë.
Rudina Magjistari: Nuk e dija, tani po e marr vesh që ti i lyeje të zinj prej ngjyrës së shqiponjës!

Robert Aliaj: Po, por thoi është elementi më shqiptar që mund të imagjinojmë ne dhe ne si bastardë që jemi dhe ne nuk duam asgjë të trashëgojmë nga të parët tanë, shkelim çdo gjë me këmbë dhe e paragjykojmë dhe flasim para kohe.

Rudina Magjistari: Edhe ti mos përgjithëso të gjithë shqiptarët tani, mos thuaj kështu se nuk janë të gjithë shqiptarët ashtu se na tingëlloi rëndë kjo me thënë të drejtën, s’e pranojmë dot. Ka dhe nga ata plot, por nuk jemi të gjithë ashtu.

Robert Aliaj: “Rudina, kam shumë revoltë sepse e kam pasur në kurriz. Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma, pse themi shqiponja grabitqare? Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një sport nacional identitar siç kanë skocezët fundin. Edhe ne e kemi fundin, por e paragjykuam dhe e kemi hequr fare nga pazari se nuk e veshim dot, se përndryshe do na quajnë homoseksualë, nuk e di. Unë e vesh për vete por kam hallin e të tjerëve“- tha ai.

Robert Aliaj shuan kuriozitetin e të gjithëve, tregon arsyen që i lyen thonjtë Read More »

Luizi i zbulon ‘ëndrrën’ e errët të Kristit: ‘Do të vdes në krevat duke bërë s*ks’

Gjatë një loje që është zhvilluar mbrëmjen e mbrëmëshme në shtëpi, banorët janë pyetur se si do të donin të vdisnin.

Teksa Dea ka treguar se dëshironte të vdiste e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur e kompletuar nga jeta, Efi ka rrëfyer se donte të vdiste në gjum, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe batutat e Luizit.

Ai ka ndërhyrë gjatë kohës që Kristi ishte duke iu përgjigjur pyetjes, duke thënë se dëshironte të vdiste në krevat duke bërë seks.

Kjo gjë ka shkarkuar të qeshura mes 4 finalistëve.

Dea: Unë do doja të vdisja e plakur e rrethuar me njerëzit që unë doja. Ose të vdisja në një aventurë, që po e shijoja shumë

Efi: Unë dua të vdes thjesht në gjum pa ndjerë dhimbje.

Luizi i zbulon ‘ëndrrën’ e errët të Kristit: ‘Do të vdes në krevat duke bërë s*ks’ Read More »

Gratë shqiptare harxhojnë 25 vjet nga jeta e tyre për fëmijët dhe punë shtëpie!

Nënat dhe gratë që janë pjesë e jetës sonë janë gjithmonë duke u marrë me diçka, duke nisur që nga kujdesi për fëmijët dhe shtëpia, pa përfshirë punën që ato bëjnë në sektorin privat apo publik.

Por e keni pyetur ndonjëherë veten se sa kohë nga jeta e tyre u marrin këto aktivitete?
Një studim i fundit i realizuar nga Banka Botërore, ka analizuar së fundmi kohën që shpenzojnë burrat dhe gratë në 19 vende, përkatësisht nga 7 rajone.

Mes tyre ka qënë Shqipëria, Argjentina, Bangladeshi, Kolumbia, Ekuadori, Gana, Guatemala, Irak, Meksikë, Moldavi, Mongoli, Pakistan, Peru, Afrikë e Jugut, Timor–Leste, Turqia, Uruguai, Shtetet e Bashkuara dhe Bregu Perëndimor dhe Gaza.

Studimi ka zbuluar se gratë shqiptare harxhojnë 25 vite të jetës së tyre produktive, duke rritur fëmijët dhe duke kryer punët pa pagesë në familje. Nëse kjo ngarkesë do të ndahej në mënyrë të barabartë me burrin dhe pjesëtaret e tjerët të familjes, gratë do të mundeshin të angazhoheshin në familje dhe të rrisin të ardhurat për familjen.

Duke u angazhuar në punë me pagesë më pak vite se burrat gratë kanë tendencën që në pleqëri të marrin pagesa më të ulëta në formën e pensionit dhe të vuajnë më shumë nga varfëria.

Gratë shqiptare harxhojnë 25 vjet nga jeta e tyre për fëmijët dhe punë shtëpie! Read More »

‘Të dija rrëfimin e jetës së tij, nuk do të isha sjellë ashtu me të’, ja për cilin konkurrent flet Luizi

Edhe pse mbeten vetëm 3 ditë nga fundi, bisedat mes 4 finalistëve të mbetur vijojnë të jenë të shumta. Më së shumti ata kanë folur edhe për rrugëtimin e tyre disa mujor brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër gjërat për të cilat biseduan ishte për pendesat që kanë pasur gjatë lojës. Luizi tha se ishte penduar që ishte sjellë me Enin në atë mënyrë. Kjo pasi e ka bërë të ndihet keq historia e jetës së tij.

“Ta dija historinë e Enit nuk do isha sjellë ashtu me të,” tha Luizi.

Kujtojmë se Eni preku zemrat e shqiptarëve pasi rrëfeu se babai i tij kishte abuzuar fizikisht me të ëmën e tij, e pavarësisht kësaj Eni e kishte falur dhe nuk i kishte humbur kontaktet me të.

‘Të dija rrëfimin e jetës së tij, nuk do të isha sjellë ashtu me të’, ja për cilin konkurrent flet Luizi Read More »