Irina

‘Ky banor nuk duhet të ishte fare në Big Brother’/ Robert Aliaj e thotë troç: Jam i zhgënjyer nga…

Robert Aliaj, komentoi përshtypjen e mbetur nga spektakli Big Brother.

Ai tha se ka mbetur i zhgënjyer nga “niveli” i banorëve.

Në lidhje me finalistët ai tha se Efi nuk meriton vetëm finalen, por edhe të ishte pjesë e spektaklit në tërësi.

“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje, është zhgënjimi nga sjellja dhe edukata e artistëve. 3 nga 4 aty kam konsideratë. Efi mendoj se s’duhet të ishte fare në Big Brother”, tha Aliaj.

“S’kam emocion sepse këtu dihen gjërat, dhe për këtë më vjen keq. Ka një turmë që na kërcënojnë. Për të shtunën, Luizi ka një inteligjencë dhe dimension të gjerë, por që e Meriton aty ku është”, tha Robert Aliaj.

‘Ky banor nuk duhet të ishte fare në Big Brother’/ Robert Aliaj e thotë troç: Jam i zhgënjyer nga… Read More »

Kush do fitojë ‘Big Brother VIP2’? Zbulohet emri banorit më të preferuar për shqiptarët

Luizi, Efi, Kristi dhe Dea janë 4 finalistët e Big Brother VIP, në garë për çmimin e madh.

Pak ditë më parë xing.al publikoi një sondazh ku mijëra njerëz votuan për të preferuarin e tyre dhe shumicën e votave e ka marrë Luizi.

Luizi ka marrë 78% të votave, Efi 16% dhe Dea e Kristi nga 3% secili.

Kush do fitojë ‘Big Brother VIP2’? Zbulohet emri banorit më të preferuar për shqiptarët Read More »

Luiz Ejlli tregon emrin e ish-banores së ‘BBVA’ që do t’i kushtojë një këngë pas finales

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale është një batut e Luiz Ejllit ku shprehet se do të bëjë një këngë me Elgit Dodën.

Por, këtë herë nuk do të jetë për Kiarën, me nota humori banori i BBV thot se do jetë për Tean.

Kjo pasi kanë pasur shumë zënka brenda shtëpisë.

Luiz Ejlli tregon emrin e ish-banores së ‘BBVA’ që do t’i kushtojë një këngë pas finales Read More »

Ambientalisti Lavdosh Feruni: Vendosja e termocentraleve gabim i rëndë i qeverisë

Ambientalisti Lavdosh Feruni është shprehur se vendimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për të vendosur dy termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 2” të vendosur në Vlorë do të sjellin shkatërrimin e këtij gjiri.

Në një intervistë për Panorama TV, Feruni se kriza energjetike u përdor si justifikim për të sjellë këto dy TEC-e lundruese për bregdetin e Vlorës.

Por thekson se “nuk mund të blesh energji me çmim 2-3 herë më të lartë nga këto TEC-e, krahasuar me energjinë që mund ta blesh në tregun ndërkombëtar, aq më tepër që është futur edhe bursa në Shqipëri tani, mund ta lehtësojë si proces, kjo s’ka sens”.

Ambientalisti Feruni tha se ky vendim është një gabim i rëndë i qeverisë shqiptare dhe e krahasoi me aferën e inceneratorëve.

“Është jashtë ligjit dhe e shpreh hapur që ne jemi kundra. Kemi kërkuar që të ikin nga Gjiri i Vlorës. Janë të rrezikshme për të ardhmen e qytetit, për 30-40 vitet e ardhshme. Planet e tyre çojnë në shkatërrim total të gjirit të Vlorës.
Nuk mund të blesh energji me çmim 2-3 herë më të lartë nga këto TEC-e, krahasuar me energjinë që mund ta blesh në tregun ndërkombëtar, aq më tepër që është futur edhe bursa në Shqipëri tani, mund ta lehtësojë si proces. Kjo s’ka sens, nuk ka të bëjë fare me plotësimin e nevojave për energji e me radhë. Kriza që u paraqit si justifikim për të sjellë këto TEC-e nga Bangladeshi për të cilën akuzohem pse e kam thënë këtë. Kjo është justifikuar si çështje krize, ishte krizë për pak kohë, jo për Shqipërinë sepse s’kishte probleme të tilla. Kriza përfundoi më 15 prill 2022, këto erdhën në shtator”, tha Feruni.

Ai theksoi se ky është një gabim i rëndë i qeverisë, në rastin më të mirë nga një naivitet dhe në rastin më të keq është një aferë që ngjason me atë të inceneratorëve.

“Projekti u bë që do kishte inceneratorë, por nuk ka të tillë. Është një skemë e përgatitur që të bëjmë diçka që të mos ketë inceneratorë, por të ngjajnë si inceneratorë edhe të vëmë ca tarifa, që gjoja sikur incenerohen mbetjet. Akoma ka probleme me këtë çështje, edhe Gjykata kane mbetur tek çështjet fiskale dhe jo tek thelbi.
Kjo është aferë e njohur publikisht. Duke qenë se kjo është aferë e vërtetuar. Bëj paralelizëm, duke parë edhe çështjen e TEC-eve lundruese, janë aty, por nuk punojnë”, tha Feruni.

Ambientalisti Lavdosh Feruni: Vendosja e termocentraleve gabim i rëndë i qeverisë Read More »

Trondit Tea Trifoni: ‘Kiara Tito më ka kërcënuar. Një familjar i saj që punon në ministri…’

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Tea Trifoni ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Më lër të flas”.

Ajo u shpreh se është kërcënuar me jetë nga Kiara Tito dhe një familjar i saj, i cili sipas Teas është edhe punonjës në një ministri.

Ish-banorja ka deklaruar se një gjë e tillë nuk i ka ndodhur vetëm asaj, ndërsa shtoi se për incidentin Kiara nuk është ftuar as në një prime.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, dy javë më parë, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të marr zvarrë, do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai zotëria. Shqipëria që duam. Më thanë që është burri i tezes së saj. Ndodhi gjithçka live. I thashë thjesht hajde, por ai iku. Kishte edhe njerëz të tjerë prezent që e panë skenën, një nga ata ishte edhe Ronaldo por që më kërkoi të mos flas për këtë gjë, sepse nuk dëshironte të prononcohej.

Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj.

Nga ana tjetër Ronaldo me mua pi kafe ndërsa sapo ndizen kamerat është kundër meje sepse kjo i jep vëmendje.

Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. nuk më ka ndodhur vetëm mua, nuk jam e vetmja që jam kërcënuar prej tyre. Ka ndodhur edhe me të tjerë, me Zhaklinën për shembull, edhe ajo është kërcënuar”, ka deklaruar ajo.

Trondit Tea Trifoni: ‘Kiara Tito më ka kërcënuar. Një familjar i saj që punon në ministri…’ Read More »

Del promo e finales së madhe të ‘Big Brother VIP’

Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 2.

6 maji do të jetë dita kur njëri prej katërshes Luiz, Efi, Kristi, Dea do të jetë fituesi i çmimit të madh.

Top Channel ka publikuar promon e finales në të cilën ka përmbledhur momentet më të bukura të këtij edicioni dhe ato më të paharrueshmet.

Në klip dëgjohen edhe përjetimet e katër finalistët teksa shpjegojnë ndjesinë që u dha ky edicion.

Del promo e finales së madhe të ‘Big Brother VIP’ Read More »

Luizit i organizojnë Festën e Beqarisë, Kiara kërkon urgjent ta fusin në shtëpi

Luizi ka festuar mbrëmë Festën e Beqarisë. Vëllai i madh i ka sjellë surprizë disa striptiste. Vajzat sexy kanë kërcyer për Luizin duke dhuruar atmosferë.

Pas pamjeve që janë transmetuar, Kiara ka reaguar menjëherë.

Ajo ka postuar një video ku shihet duke parë Big Brother dhe shkruan: “Më fusni në shtëpi tani!”

Luizit i organizojnë Festën e Beqarisë, Kiara kërkon urgjent ta fusin në shtëpi Read More »

Luizi po planifikon ‘hakmarrjen’: Kur të dal do i shkoj drejtoreshës në zyrë…

Luizi ende pa përfunduar loja e Big Brother, me 2 ditë të mbetura, po mendon për ditët që e presin jashtë.

Në rrëfimin e jetës ai tha se ishte zhgënjyer nga shumë njerëz, e megjithatë ishte bërë më i fortë nga kjo.

“Kurioz jam si do më shohin ca fytyra jashtë, kur të dal. Naj drejtoreshë burimesh e 2-3 të tjerë, si do më shohin.

Do i shkoj në zyrë. Kur të dal, kot, dua vetëm t’i hap derën. Me hap derën e me i thënë: E dini vetë…

Më keni rënë në qafë kot,” tha Luizi.

Luizi po planifikon ‘hakmarrjen’: Kur të dal do i shkoj drejtoreshës në zyrë… Read More »