Irina

Bima çudibërëse afrikane, mjekja Xhufi: Një gjethe që pastron plotësisht toksinat

Toksiologia Suela Xhufi, tha se një bimë që gjendet në Afrikë është çudibërëse përsa i përket pastrimit të toksinave në trupin tonë.

E ftuar në Euronews Albania, ajo tha kjo bimë është një gjethe e cila ka një efekt shumë të lartë te trupi i njeriut.

Më tej ajo shtoi se personi që e konsumon duhet të rrijë 24 orë në shtëpi.

“Spiroli, Klorelia dhe Simosi, që nuk gjendet në Shqipëri por niveli i pastrimit që ajo ka në trup është shumë i lartë, gati 80%. Për parazitët është një bimë afrikane që quhet ‘Bima e Patës’, është një gjethe që gëlltitet. Efekti i pastrimit është shumë i lartë. Unë i porosis nga jashtë. Personi që e pi fillimisht duhet të rri 24 orë në shtëpi, nuk duhet të dalë”- tha ajo.

Bima çudibërëse afrikane, mjekja Xhufi: Një gjethe që pastron plotësisht toksinat Read More »

Kiara Tito gati për hapin më të rëndësishëm në jetë! Zbulon planet me Luizin: Mezi po pres…

E ftuar këtë mbrëmje në “Më lër të flas”, moderatorja tregon planet për të krijuar familje.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’.”

Kiara dhe Luizi u njohën me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. Çifti shfaqën ndjenjat dhe mes tyre nisi një romancë, që kurorëzohet këtë të shtunë, me një martesë, që do të transmetohet ‘live’ gjatë finales së “Big Brother VIP”.

Kiara Tito gati për hapin më të rëndësishëm në jetë! Zbulon planet me Luizin: Mezi po pres… Read More »

Sot martohen/ Po a ju kujtohet biseda e parë e Luizit me Kiarën në Big Brother?

Finalja e madhe e Big Brother gjithashtu do të jetë një ditë e madhe për Luizin dhe Kiarën, pasi kjo e fundit do t’i bëjë një surprizë duke u martuar zyrtarisht në sytë e gjithë shqiptarëve që do jenë të mbërthyer para ekranit të Top Channel për të ndjekur prime-in e fundit të këtij sezoni.

Një fund i lumtur për të dy, por ndoshta jo të gjithë i mbajnë mend bisedat e para mes dyshes kaq shumë të pëlqyer nga publiku.

Që në ditën e parë u pa një afrim nga Luizi drejt Kiarës dhe kjo ishte biseda e tyre:

Luizi: Single ë?
Kiara: Po

Luizi: Hajt se s’ka gjë, ke kohë

Olta: Koha duhur është kur vjen personi i duhur

Luizi: Po ku është ky personi i duhur?

Olta: Ti Luiz mund të gjesh nënën e fëmijëve të tu këtu

Luizi: Po ç’do nëna fëmijëve të mi këtu?

Olta: Do kishe problem të dashuroheshe këtu brenda?

Luizi: Jo moj. Nëse bie në dashuri s’ka gjë të keqe, po s’duket gjë në ajër

Sot martohen/ Po a ju kujtohet biseda e parë e Luizit me Kiarën në Big Brother? Read More »

Donaldi ia thotë në sy ish-banores së ‘BBVA’: Mua s’më ke pëlqyer fare

Mbrëmjen e djeshme në “Më lërë të flas” ka qenë një panel profesionistesh dhe ish-banorësh, teksa kanë diskutuar mbi fenomenin mediatik, i cili ka thyer rekorde dhe ka dal jashtë çdo parashikimi, Big Brother VIP.

Teksa Iris Luarasi dhe Aulona Musta kanë diskutuar mbi këtë fenomen, ish- konkurrentët, Qetsori dhe Tea Trifoni kanë rrëfyer eksperiencën e tyre.

Gjatë kohës që Tea po fliste ishte Donalidi i cili ia ka thënë në sy Teas që brenda shtëpisë më të njohur nuk i ka pëlqyer aspak loja e saj.

“Mua s’më ke pëlqyer fare”- tha Donaldi.

Ndërkohë që nuk ka munguar as përgjigja e Teas, teksa i tha që e gjithë kjo është çështje preferencash.

Donaldi ia thotë në sy ish-banores së ‘BBVA’: Mua s’më ke pëlqyer fare Read More »

Çfarë po ndodh mes tyre? Kristi dhe Dea gati për t’u puthur?

Kristi dhe Dea duket se janë ngacmuar shpesh së fundmi, ku nuk kanë munguar batutat ngacmuese të Kristit ndaj saj.

Megjithatë së fundmi ata u bënë pjesë e një seti fotografik ku duhet të shfaqeshin të afërt.
Nuk munguan ngacmimet as nga ana e Luizit i cili qeshte dhe i mësonte se s’i të rrinin afër njëri-tjetrit që fotografitë të dilnin sa më mirë.

Kristi: Po hë vëre një dorë se ça do të bëj unë?

Dea: Po ku ta vë, a jemi mirë kështu?

Të qeshurave iu bashkua edhe vetë fotografi që do nxirrte setin.

Çfarë po ndodh mes tyre? Kristi dhe Dea gati për t’u puthur? Read More »

Një nga autoret e BB VIP zbulon pak nga magjia e natës së madhe

Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe një nga autoret e spektaklit që tanimë është kthyer në një fenomen, “BBV”, Kristina.

Ajo është shprehur se do të jetë një finale për të mos u humbur, si dhe ka zbuluar disa detaje nga magjia e natës së madhe.

Disa nga ish-banorët e “BBV” kanë vendosur që të lënë në mes lojën e tyre duke dalë nga shtëpia më e famshme. Si e ka pritur Kristina dhe stafi i saj këtë?

Mendoj se koha e gjatë aty brenda ndikon, nuk kanë mundur ta përballojnë presionin e lojës. Disa banorë që dolën thanë dhe pranuan që nuk ishin lojtarë. Kur futen aty brenda banorët bëjnë takime me psikologët sa herë duan dhe e shohin të arsyeshme dhe në rastet që duan të dalin bëjnë përsëri një takim me psikologun. Nëse banorët vazhdojnë e mendojnë se duhet të dalin, mund të dalin.

Çfarë ka rezervuar për teleshikuesit finalja e madhe e këtij edicioni?

Do të jetë shumë e bukur, e veçantë, ndryshe nga viti i kaluar. Është një finale për të mos u humbur. Kemi një video hapëse me të gjithë banorët, kanë bërë një parodi që të gjithë e kanë pëlqyer, lidhet me autobusin që ka dalë kudo në rrjete sociale. Do të kemi surpriza emocionale për finalistët dhe do të kemi gjithashtu një dasmë mes Kiarës dhe Luizit.

Tabutë që janë thyer në “BBV”?

Është thyer barriera për të mos folur në dialekt, Luizi ka folur gjithmonë në dialektin e tij. Ka bërë shumë mirë, askush nuk duhet të kompleksohet por të shfaqin veten siç janë.

Si e kanë përballuar stafi dhe familjarët komentet dashakeqëse të ndjekësve?

Familjarët e banorëve kanë marrë kërcënime, na kanë marrë në telefon, kanë qenë të shqetësuar nga komentet e ndjekësve jashtë. Mendoj se duhet ta marrin më qetë, fundja është vetëm një lojë.

Një nga autoret e BB VIP zbulon pak nga magjia e natës së madhe Read More »

 Zbulohet vendi ku Kiara dhe Luizi do të kurorëzojnë lidhjen në martesë, do të kurorëzohen nga Erion Veliaj!

Të shtunën në mbrëmje do të mbahet finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 2”.

Teksa pritet të shpallet fituesi nesër do të kurorzohet dhe martesa e Kiarës dhe Luizit. Por ku do të zhvillohet ceremonia e dasmës?

Është pikërisht bashkia e Tiranës, ku nesër mbrëma do të kthehet në një ambient magjik për çiftin e Big Brother Vip 2 që do të martohen.

Ata do të kurorëzohen zyrtarisht burrë e grua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

 Zbulohet vendi ku Kiara dhe Luizi do të kurorëzojnë lidhjen në martesë, do të kurorëzohen nga Erion Veliaj! Read More »

Çfarë ndodhi? Cristiano Ronaldo shkon me urgjencë në spital

Cristiano Ronaldo, përveçse një superyll futbolli, është edhe baba, familjar dhe ka një dobësi të madhe për fëmijët e tij. 5-vjeçarja Alana Martina, vajza e Cristiano Ronaldos dhe partneres së tij, Heorhina, iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në një spital në Arabinë Saudite.

Portugezit iu desh ta dërgonte me urgjencë vajzën e tij në spital, siç zbulohet nga një revistë portugeze. Bëhet fjalë për Alana Martina, 5-vjeçare. Së bashku me nënën e vogëlushes, Heorhina, ajo u dërgua në një klinikë në Arabinë Saudite, për t’iu nënshtruar një apendektomie.
CR7 kaloi orë të tëra agoni, pasi vajza e tij kishte shumë dhimbje. Ai nuk u largua nga ana e saj për asnjë minutë. Operacioni që iu nënshtrua vajza e tij pesëvjeçare shkoi mirë.

Ky operacion specifik mund të konsiderohet i thjeshtë në fushën mjekësore, por që fëmija juaj të vuajë gjënë më të vogël është makthi i çdo prindi.

Agonisë së pamasë të përjetuar nga prindërit e vogëlushes i ka ardhur fundi. Tani ata janë të lehtësuar që aventura shëndetësore e vajzës së tyre ka marrë fund dhe janë kthyer në shtëpi.

Çfarë ndodhi? Cristiano Ronaldo shkon me urgjencë në spital Read More »