Irina

Luizi dhe Kiara do të martohen në finalen e BBV! Do habiteni kush do të jetë dëshmitarja e çiftit

Një dasmë të vertetë! Kjo është surpriza e madhe e përgatitur nga produksioni për çiftin e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Dashuria e tyre do të kurorëzohet në datën e finales së madhe të 6 majit me praninë e njerzve të afërt.

Vip Magazine mëson se dëshmitare në dasmën e çiftit do të jetë gjyshja e moderatores e cila tashmë njihet dhe nga publiku si nëna Leta.

Ditën e djeshme Luizi dhe Kiara festuan të ndarë 3 muaj nga dasma e realizuar në shtëpinë e BBV, ku ata dhanë edhe puthjen e parë.

Ndërkohë në mbrëmjen e eliminimit të Kiarës, Luizi i bëri asaj një propozim duke u ulur në gjunjë përballë milionave shqiptarve.

Pas daljes nga Big Brother VIP, Kiara ka nisur përgatitjet për ceremoninë që do të mbahet me datë 6 maj.

Ajo ka vendosur kontakt edhe me familjarët e Luizit duke kaluar edhe më shumë kohë me nënën e Luizit e cila udhëtuar nga Amerika për të qene afër djalit të saj në këtë ditë të madhe.

Luizi dhe Kiara do të martohen në finalen e BBV! Do habiteni kush do të jetë dëshmitarja e çiftit Read More »

U zunë për ballkonin, fqinji godet me çekiç 55-vjeçarin

Një sherr mes fqinjësh për një ballkon ka bërë që një prej tyre të marrë çekiçin dhe të bëjë për spital tjetrin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori” më Fier. Mësohet se shtetasi Ermal Sino, 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Qazim Hyka, 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Postimi i Policisë:

Rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet për motive të dobëta, shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

U zunë për ballkonin, fqinji godet me çekiç 55-vjeçarin Read More »

Luiz Ejlli tregon çfarë do ‘t’i ndodhë’ natën e finales

Teksa katër ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother, Luizi bisedoi me banorët për 6 majin. Ai tha se në momentin kur moderatorja e emisionit Arbana Osmani do ketë zarfin në dorë, ai do humbasë 20 kilogramë nga stresi.

Duke folur me Efin, Luizi tha se ka dëshirë të dalë ose i katërti ose fitues dhe se nuk do e donte vendin e dytë. Efi nga ana tjetër i tha Luizit se nëse ai nuk shpallet fitues, ai nga inati nuk do e urojë as fituesin.

Aludimet për fituesin e këtij edicioni kanë qenë të shumta brenda shtëpisë. Të katërt finalistët për një arsye apo një tjetër mendojnë se vetë ata do jenë fitues të këtij edicioni.

Do jetë publiku ai i cili do vulosë përfundimisht se cilin prej 4 finalistëve, do të shpallë fitues të këtij edicioni të dytë./tch/

Luiz Ejlli tregon çfarë do ‘t’i ndodhë’ natën e finales Read More »

Dy ish-banorët e BBV i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja që çoi në ndarjen përfundimtare

Getinjo dhe Vivien i kanë dhënë fund lidhjes që nisën në “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Prive” së bashku me arsyen e ndarjes.

Raportohet se dyshja kanë pasur disa debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin gjë e cila ka sjellë më pas dhe ndarjen e tyre. Sipas burimeve shkak janë bërë dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”.

Raportohet se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të 30- vjetorit të ish-banores.

Dy ish-banorët e BBV i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja që çoi në ndarjen përfundimtare Read More »

Luiz Ejlli rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon sa herë ka dashur të largohet nga BBV

Luiz Ejlli ka zbuluar ditën e sotme se ka dashur që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dy herë.

Teksa ndodhej në dhomën e gjumit, Efi Dhedhes e pyeti se ‘sa herë ke dashur që të ikësh?”.

Këngëtari i njohur fillimisht tha “1 herë”, por pastaj tha se edhe kur është eliminuar partnerja e tij, Kiara Tito.

“Sa mirë bëri që u rikthye. Se i binte mos ta shikoja 1 muaj e gjysmë, është shumë. Tani i bie dy javë dhe e di që është e lumtur. E di që e ka unazën në gisht, e di se po pret edhe ajo. Tokë e zënë, tani është duke dalë thashë e ta ketë me vete, tokë private, ruhet nga shteti”, tha Luiz Ejlli.

Luiz Ejlli rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon sa herë ka dashur të largohet nga BBV Read More »

Pronari i shet 420 krerë bagëti, kasapi v des dhe nuk bën pagesën me vlerë miliona lekë

Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë bagëti, një kasapi nga Tirana, i prezantuar si Haxhi Isufaj. Meqë shitësi nuk kishte para në dorë, nëpërmjet një deklarate noteriale që lidhi në Çorovodë me të birin e Nazifit, premtoi se i detyrohej 36 milionë Lekë të vjetra. Por teksa priste që të merrte paratë, personi që bleu bagëtitë ndë rroi jetë.

Që prej asaj kohe, Nazif Feta nuk ka marrë asnjë qindarkë. Ai është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan duke kërkuar ndihmë si procedohet ligjërisht në një situatë të tillë.

“11 vjeç që kam qenë e deri më sot unë vetëm dele di nuk di gjë tjetër. Sa herë që i shikoj më vjen për të qarë. U largova unë, u largua mosha. Kam marrë lekë borxh dhe bleva një tufë shelegësh në Sarandë, prej 400 e ca shelegë edhe hyra borxh shumë. Ato i shita, m’i mori një kasap nga Tirana po nuk kishte lekë, edhe më ngelën lekët atje. Po të mbaja familjen se s’kisha gjë hiç, s’kisha ekonomi tjetër. Ky ka qenë kasap edhe më lidhi një shok. Ai shoku më tha mua unë kam shitur mall nga ai edhe i kam marrë paratë. Se unë e pyesja a t’i jep paratë? T’i jep më thoshte mua, po megjithatë mos krijo besim tek unë. Kur t’i bësh, bëji letrat në rregull. 420 kokë bagëtish ka marrë, si vlerë parash bëjnë 3 milionë e 600 mijë të reja. I mori edhe lekë s’kam marrë”, thotë Nazif Feta.

Familja e Nazif Fetës u drejtua edhe në Gjykatën e Beratit, prej nga doli një urdhër ekzekutimi mbi deklaratën e firmosur mes palëve. Sot, banorët nuk kanë bërë asnjë veprim dhe i kanë humbur shpresat.

“Ai tha që pasurinë që kam do ta merrni ju në qoftë se unë nuk ju shlyej me para. E lamë në 25 Janar të 2020. Në 23 Janar 2020 më mori në telefon tha dua një numër llogarie. Ja nxorra numrin e llogarisë ja dërgova. Në 24 mora vesh që ai ndërroi jetë. Ato janë bërë çregjistrimet”.

Ilia Elezi, përmbarues gjyqësor, shpjegon se kur debitori ka ndërruar jetë, përmbaruesi gjyqësor i drejtohet të afërmve të tij për ekzekutim vullnetar, për ata që kanë përfituar nga trashëgimia.

“Kur debitori ka ndërruar jetë përmbaruesi gjyqësor duhet t’i drejtohet me lajmërim për ekzekutim vullnetar të afërmve të tij të cilët kanë përfituar nga trashëgimia. Atëherë të gjithë personat që kanë përfituar nga kjo trashëgimi, janë të detyruar që të përmbushin debinë ndaj kreditorit. Por tek neni 520 thuhet qartë që personat, familjarët që kanë përfituar nga i ndjeri, do shlyejnë debinë por në bazë proporcionale të përfitimit të kësaj debie dhe jo më tepër se. Kështu që përmbaruesi gjyqësor i drejtohet me lajmërim vullnetar të gjithë personave që kanë përfituar dhe pastaj nëse nuk përgjigjen kalon në të detyrueshëm. Kurse me nenin 121 për noterinë nëse ka pjesë pronash ose të ardhurash që nuk janë ndarë për arsye të ndryshme të cilat mund të jenë me dashje apo pa dashje mosçelje e trashëgimisë, përmbaruesi i drejtohet noteres ose noterit të zonës ku personi i ndjeri ka jetuar më përpara dhe bën çeljen e trashëgimisë për personat. Dhe përsëri, kur bëhet çelja e trashëgimisë bëhet lajmërimi për ekzekutim vullnetar të gjithë personave, ose u lihet me dijeni pranë noteres për kontakt pranë një zyre përmbarimore. Borxhi nuk shuhet asnjëherë në momentin kur i ndjeri ka lënë pasuri në të holla ose të patundshme”, shpjegon përmbaruesi gjyqësor Ilia Elezi.

Familjarët e të ndjerit që kanë përfituar trashëgimi prej tij janë të detyruar të shlyejnë borxhin. Tv Klan

Pronari i shet 420 krerë bagëti, kasapi v des dhe nuk bën pagesën me vlerë miliona lekë Read More »

Çfarë i ndodhi?Efi qan me ngashërim e vetme në oborr

Mbrëmjen e djeshme, Efi Dhedhes ka qëndruar për një moment vetëm në oborr. Ajo mori një batanije me të cilën u mbështoll dhe më pas u shtri e vetme në një kolltuk.

E teksa ishte vetëm, Efi është përlotur. Nuk dihet arsyeja se pse ajo ka qarë, pasi gjatë kësaj jave katër finalistët kanë bërë vetëm humor, gallata dhe batuta.

Efi së bashku me Luiz Ejllin, Dea Mishel dhe Krist Aliajn, kanë pasur javën më të qetë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata kanë lënë pas hatërmbetjet mes tyre dhe kanë vendosur që ditët e mbetura deri më 6 maj, kur do të mbahet finalja e madhe, të jenë vetëm me gëzime.

Çfarë i ndodhi?Efi qan me ngashërim e vetme në oborr Read More »

Luizi ka një kërkesë speciale për Edi Ramën: Na mori malli me e pa…

Banori i Big Brother Vip, Luiz Ejlli ka një kërkesë të veçantë për kryeministrin Edi Rama.

Këngëtari ka thënë teksa bisedonte me banorët se do të donte një video-call me kryeministrin, ndërsa e ka cilësuar një personazh “tip” dhe shumë “karizmatik”.

“Dua një videocall me Ramën, është shumë tip, është shumë karizmatik, na mori dhe malli me e pa, 4 muaj pa e parë, ishim mësuar ta shohim përditë”, ka thënë Luiz Ejlli.

Luizi ka një kërkesë speciale për Edi Ramën: Na mori malli me e pa… Read More »