Irina

Luizi dhe Kristi surprizojnë fansat dhe hyjnë ‘live’ bashkë në Instagram, ‘zihen’ për Zhaklinën dhe Arbërin

Dy finalistët e edicionit që përfundoi të Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj i kanë suprizuar ditën e sotme fansat e tyre duke u futur në një video-live te profili i këngëtarit shkodran në rrjetin social Instagram.

Duket se ata e ruajnë miqësinë dhe pas përfundimit të realityshowt dhe janë takuar disa herë, siç ishte dhe rasti i sotëm në ambientet e Top Channel.
“Jam me njërin që ma ka ngrirë buzëqeshjen deri ditën e fundit dhe thash ma mori, për atë Zot” – kanë qenë fjalët me të cilat Luizi e ka prezantuar fillimisht Kristin, ku siç duket e ka patur frikën se ai mund të fitonte Big Brother Vip.

“Kemi kaluar shumë bukur bashkë, kemi patur debatet tona dhe ne duhet të ishim kapur më herët me njëri-tjetrin” – janë fjalët që Kristi i thotë Luizit.

Më pas ata kanë filluar edhe debat në lidhje me opinionistët, ku Luizi ka thënë se me Kristin ka kaluar mirë deri në momentin kur filloi ta mbrojë Zhaklina, ndërsa dhe Kristi i është kundërpërgjigjur se dhe atë e ka mbrojtur Arbëri.

Luizi dhe Kristi surprizojnë fansat dhe hyjnë ‘live’ bashkë në Instagram, ‘zihen’ për Zhaklinën dhe Arbërin Read More »

Turjan Hyska ‘shokon’ me deklaratën dhe lëshon thirrjen e fortë burrave për ekzekutimin e grave

“Hajde mblidhemi të gjithë burrat, t’i zhdukim gratë”/Turjan Hyska “shokon” me deklaratën

Turjan Hyska shokon me deklaratën e tij që ka shkuar në rrjetin social Facebook. Hyska bën thirrje ironike për “vrasje ndaj grave”.

“Hajde bëhuni burra, t’i zhdukim”, thotë moderatori, një ditë pas vrasjes së Alma Qevanit nga kunati i saj me sëpatë.

Vrasja e grave është një fenomen shqetësues në Shqipëri, ku brenda 2 muajve janë vrarë disa gra, qoftë nga bashkëshortët apo burra të cilët në një mënyrë apo tjetër janë pjesë e jetës së tyre.
“T’i vrasim se nuk hapim telefonin apo se nuk na bëjnë gjellën” dhe plot motive të tjera gjenden në statusin e Hyskës, duke përmendur këtu dhe deklaratën e bashëkshortes së Tefik Tashit, 58-vjeçarit që vrau kunatën 45-vjeçare, e cila thoshte që i shoqi e vrau të motrën e saj, pasi ishte nxehur që nuk hapi telefonin.
Turjan Hyska statusi:

Hajde mblidhemi të gjithë burrat dhe vendosim njëherë e mirë t’i vrasim gratë! Boll e zgjatëm me veprime të pakoordinuara. Dikush me sëpatë, dikush me thikë, dikush me pistoletë, dikush me fjalë… Hajde bëhuni burra, o burra! T’i zhdukim!!

T’i vrasim se nuk na bëjnë gjellën!

T’i vrasim se nuk na hapin telefonin!

T’i vrasim se nuk na duan!

T’i vrasim se na tradhtojnë!

T’i vrasim se s’kapim dot dashnore!

T’i vrasim se i tradhtojmë!

T’i vrasim se i vijnë ato!

T’i vrasim se s’na duan mamanë!

T’i vrasim se nuk i duam mamanë!

T’i vrasim se janë të bukura!

T’i vrasim se kanë celulit!

T’i vrasim se jemi bërë barkderra!

T’i vrasim se fitoi PS!

T’i vrasim se fitoi PD!

T’i vrasim se jemi të shpifur pa to!

T’i vrasim se punojnë më shumë se ne!

T’i vrasim se s’kemi bythë të pranojmë se pa

to, jemi hiç!

T’i vrasim se s’dimë ç’duam!

T’i vrasim, të biem rehat, të mbajmë njëri-tjetrin fort! Hajde burra, çohuni burraaaaa!

Turjan Hyska ‘shokon’ me deklaratën dhe lëshon thirrjen e fortë burrave për ekzekutimin e grave Read More »

Beniada kërkon të dashur për Jorin: Është një vajzë ‘single’

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.

Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Beniada e ftuar ditën e sotme në emisionnin “Ftesë në 5” përveç se ka folur për jetën e saj sentimentale, ka folur edhe për miqësinë e saj me ish-banoren e “BBV2”, Jori Dellin, ku edhe ka bërë një thirrje live në emision për të gjetur një të dashur pë Jorin.

Beniada: E kam mbështetur me postime kur disa banorë janë munduar ta ‘sulmojnë’, e kam mbrojtur në mënyrën time… nuk mendoj se duhet të ndryshonte diçka, ajo është një vajzë e fortë edhe me këto ngacmimet me këto keqkuptimet ndonjëherë si Jori, ja ka dal…i mungon një i dashur …. do bëjm një thirrje:

Jori është një vajzë single, shkruani të gjithë çunat e Shqipërisë të shkruajnë, dërgoni një mesazh Jorit ta ftoni vajzën mos kini turp…

Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Së fundmi Beniada ka postuar një video teksa këndon brenda makinës kur takon Dj Pm, ndërsa Sara Berisha i filmon, duke na rikujtuar pak nga energjia e tyre në “BBV1”.

Beniada kërkon të dashur për Jorin: Është një vajzë ‘single’ Read More »

Luiz Ejlli vjen me një reagim të rëndësishëm në rrjete sociale: ‘Ata që nuk ma kthyen shpinën…’

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend për dinamikat e tij. Banorët e këtij viti do të kujtohen gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Luiz Ejlli pas daljes së tij nga “BBV2” ka bërë disa ndryshime në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët duke larguar ata që mendon se kanë përfituar prej tij duke u shtirur si shokët e tij më të ngushtë.

Ndër ta ishin edhe Mario me Jonin, të cilët gjatë periudhës që Luizi ishte brenda në shtëpi kanë bërë daljet e tyre televizive duke e mbrojtur dhe duke treguar gjithmonë për miqësinë e tyre të ngushtë.

Gjithashtu Meridion Ramçaj e ka mbështetur shumë Luizin ndërsa pas daljes së tij nga shtëpia Luizi u shpreh se nuk e njeh dhe nuk ka pasur kurrë miqësi me të. Të tre djemtë Luizi nuk i ndjek më në Instagram duke u shprehur se thjeshtë janë përpjekur të përfitojnë nga fama e tij.

Vetëm pak më parë Luizi ka shkruar disa fjalë në Instastory lidhur me këtë çështje:

Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur nuk kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë e natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im. Ju do Luizi fort!

I ftuari special javën e kaluar ishte fituesi i “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli. Kjo ishte edhe dalja e tij e parë televizive pas daljes nga shtëpia e “BBV2”.

Luiz Ejlli vjen me një reagim të rëndësishëm në rrjete sociale: ‘Ata që nuk ma kthyen shpinën…’ Read More »

Këto janë uhqimet që duhet të konsumoni patjetër çdo ditë

Sigurisht që rënia në peshë nuk është diçka e lehtë, por duke ngrënë ushqimet e duhura ajo është tërësisht e arritshme. Zbuloni në këtë artikull ushqimet më të pasura me vitamina e minerale që duhet të konsumoni çdo ditë nëse dëshironi të dobësoheni.

Ushqimet E Shëndetshme Që Duhet Të Hani Çdo Ditë
Spinaqi
Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me acidet yndyrore Omega-3 dhe folat të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ishemisë dhe osteoporozës. Ekspertët rekomandojnë konsumin e të paktën një racioni me spinaq të freskët dhe gjysëm racioni me spinaq të gatuar në ditë.

Kosi
Kosi është një ushqim plot 2000 vjeçar me vlera të pakundërshtueshme. Falë fermentimit, kosi është i mbushur me miliona organizma probiotikë që ushqejnë bakteret e mira në trup. Probiotikët e mbrojnë organizmin nga kanceri dhe fuqizojnë sistemin imunitar. Konsumoni 1 filxhan me kos në ditë për të marrë shumë kalçium dhe proteina. Mund ta shoqëroni me pak mjaltë për të plotësuar edhe më shumë vlerat e tij.

Domatet
Domatet e kuqe të freskëta ose në formën e salcës janë të pasura me antioksidantë siç është likopeni. Sipas të dhënave ky antioksidant pakëson rrezikun e sëmundjeve të stomakut, lëkurës, prostatës, mushkërive dhe sëmundjet koronare. Konsumoni një gotë me lëng domateje në ditë ose 8 domate qershizë të cilat ofrojnë 22 mg likopen në ditë.

Karrotat
Shumica e frutave dhe perimeve me ngjyrë të kuqe, verdhë dhe portokalli janë të mbushur me karotenoidë që pakësojnë rrezikun e shumë tumoreve, inflamacionit e të tjerë. Karrotat janë ndër perimet më të pasura. Duhet të konsumoni të paktën gjysëm racioni me karrota në ditë.

Boronicat
Boronicat janë shumë të pasura me antioksidantë. Ato ndihmojnë në parandalimin e kancerit, diabetit dhe problemeve me kujtesën si pasojë e moshës. Jo më kot boronicat njihen si frutat e trurit. Përpiquni të konsumoni një filxhan me boronica të freskëta në ditë ose gjysëm filxhani me boronica të thata ose të ngrira.

Fasulet E Zeza
Fasulet e zeza janë të mira për zemrën por edhe për trurin. Ato përmbajnë antioksidantë, vitamina dhe minerale. Sipas të dhënave një gjysmë racioni ofron 8 gramë proteinë dhe 7.5 gramë fibër.

Arrat
Arrat janë të më të pasura me acide yndyrore se salmoni. Ato përmbajnë më shumë proteinë se mishi i pulës dhe më shumë polifenolë se vera e kuqe. Sipas të dhënave një racion me arra duhen konsumuar çdo ditë, sidomos pas një aktiviteti fizik.

Tërshëra
Tërshëra është e pasur me fibër të tretshme që pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Një gjysëm racioni me tërshërë ofron 10 gramë proteinë dhe shumë energji për muskuj

Këto janë uhqimet që duhet të konsumoni patjetër çdo ditë Read More »

Kaloi shtatzëninë në Zvicër, por lindi në Tiranë, Rudina Magjistari zbulon pas 8 vitesh arsyen e veçantë

Teksa po diskutonte me të ftuarit në emisionin e saj për vendosjen e emrave të fëmijëve, Rudina Magjistari është rikthyer pas në kohë 8 vite më parë dhe ka kujtuar një moment shumë të rëndësishëm gjatë shtatzënisë.

Moderatorja tha se pavarësisht se gjatë muajve të fundit ndodhej në Zvicër, erdhi në Tiranë për ta lindur Mian, pasi donte “që gjithë jetën e saj ajo ta kishte Tiranën me vete”.

“Unë për shembull me emrin e vajzës time, kam pasur një klik. Ngjiti menjëherë. Mu duk vërtet sikur ishte emri i saj, ishte emri më i përshtatshëm. Për mua mendoj që ishte perfekti. Kjo është personale, po meqë po rrëfeni ju, po rrëfej dhe unë. Pjesën e dytë të themi të shtatzënisë nuk e kam kaluar në Shqipëri, por kam qenë në Zvicër me bashkëshortin tim.

Isha pak më e qetë. Programin e kisha mbyllur dhe isha e lirë. Kisha mundësinë ta lindja dhe aty, se ka plot çifte që preferojnë ta lindin jashtë, ndoshta për hir të nënshtetësisë etj, etj. Kam ardhur vetëm këtu, sepse doja që ta lindja në Tiranë. Doja që gjithë jetën e vet në pasaportë ta kishte vendlindjen Tiranë. Jetën këtu do ta ndërtonte, por të ardhmen nuk i dihet ku do shkonte të studionte.

Jeta është një e panjohur për të gjithë, por doja që lidhjen ta kishte me Tiranën, njësoj si emri, unë e kisha me vendlindjen. Kam ardhur për ta lindur vetëm që ta kishte gjithë jetën Tiranën me vete”, rrëfeu Rudina.

Kaloi shtatzëninë në Zvicër, por lindi në Tiranë, Rudina Magjistari zbulon pas 8 vitesh arsyen e veçantë Read More »

Modelja flet për partnerin: Jam më e lumtur se kurrë

Beniada Nishani është e dashuruar dhe ndihet më e lumtur se kurrë. Këtë fakt e konfirmoi vetë modelja, në një intervistë për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Modelja thotë se e ndjen vetën me fat.

“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”.

Beniada u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, por thekson se “kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas”.

Gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri, u shpreh moderatorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 1”, duke rrëfyer se puthja e parë mes saj dhe të dashurit ndodhi gjashtë muaj pas njohjes.

Modelja flet për partnerin: Jam më e lumtur se kurrë Read More »

‘Instagrami’ i tij u mbyll papritur, reagon për herë të parë Luizi

Gjatë ditës së djeshme profili i “Instagram”-it të Luiz Ejllit ka pasur probleme.

Herët në mëngjes kur fansat kanë shkuar për të parë ndonjë postim të tij të ri, ata kanë vënë re se ishte mbyllur.

Më vonë gjatë ditës “Instagram”-i i fituesit të “Big Brother VIP 2” u rikthye, duke gëzuar kështu fansat e tij të shumtë, të cilët u shqetësuan se çfarë kishte ndodhur.

Lidhur me këtë ka reaguar sot këngëtari i njohur, i cili i siguron fansat e tij se nuk do të ketë më probleme.

“Çapaçula mos u mërzisni për Instagam-in se këtë punë kanë. Nga ngarkesa, nga ku di unë, se unë nuk marr vesh për Zotin nga Instagram-i. Por besoj se tani e kanë rregulluar dhe nuk do të ketë më probleme. Kështu që do shihemi këtu, do flasim, do qeshim. Ju puth të tanve, ju dua fort”.

‘Instagrami’ i tij u mbyll papritur, reagon për herë të parë Luizi Read More »