Irina

Meridiani publikon fotot dhe nxjerr bllof Luizin: 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time!

Meridian Ramçaj ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën që Luizi bëri pak ditë më parë se nuk ka pasur miqësi me të jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Albania

Ai tha në emisionin Vila 24 se ka pasur një miqësi intensive në vitet 2011-2016, kohë kur kanë qëndruar bashkë në Paris dhe kanë bërë pushime të gjata. Ai publikoi edhe disa foto ku të dy ata shfaqen me të fejuarën e Meridianit dhe ish të fejuarën e Luizit në atë kohë.

“Nuk e kisha të lehtë të vija. Nuk do doja që të vërtetën ta thoja në një studio televizive. Ajo që më pak prekur më shumë është intervista e fundit e atij. I tha gazetarit unë të njoh aq sa të njoh ty. Nuk e di për ju a fusni njerëz në shtëpi që nuk i njihni. Ka qenë një periudhë nga viti 2011-2016 që kemi qëndruar shumë shpesh bashkë, thuajse përditë bashkë me Jonin me Luizin, te lokali që unë menaxhoja. Shoqëria ka qenë shumë i ngushtë. Kam qenë pjesë e festave që bëheshin në Durrës, pushimet në Paris bashkë. Unë kam foto të këtyre kohëve. Nuk të pret kush në Francë në shtëpi. 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time, bashkë me të fejuarën e Luizit. Kam qenë pjesë e partyve që bëhen në darkë të rezidenca qeveritare”, deklaroi ai.

Meridiani tha se ka qenë personi i parë që i ka dërguar veshjet Luizit në instagram pasi vajza që kujdesej për të, nuk kishte as 10 mijë lekë në xhep.

“Ai e ka kompleks ta thotë që është nga Dukagjini me origjinë, pavarësisht se ka lindur në Shkodër. Nuk e di pse e tha me përbuzje këtë pjesën. E kam parë shpesh Luizin të thotë që miqtë e mi kanë përfituar. Tani ose jam shok dhe mik, ose nuk jam. Unë e shoh se është i ngarkuar dhe e kuptoj kush e ka ngarkuar. Rrobat e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Ai jashtë kishte lënë një njeri që nuk kishte 10 mijë lekë në shtëpi. Parfumet e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Unë nuk kam kërkuar nga Luizi as të më falenderojë për këtë gjë”, u shpreh ai.

Gjithashtu Meridiani tha se e ka mbajtur nën menaxhim këtë llogari bashkë me Jurgenën, deri ditën kur ajo ka fshirë foton e tij me Kiarën. Nga ana tjetër ai tha ne emisionin “Vila 24” se nëna e tij nuk pranonte të shkruante një letër për të birin dhe ka qenë ai që e ka bindur.

“Tre ditë para se të hynte në shtëpinë e BBV është takuar me Jonin dhe ka lënë emrin e Jonit në kontratën e Big Brother. Në fillim Olta ka qenë goxha personazh i pëlqyer, dhe ne kemi dalë e kemi mbështetur në studio. Kam dalë dhe e kam mbështetur Luizin kur e gjithë Shqipëria ziente që ai nuk flet me nënën. Kam komunikuar me nënën e tij.

Kam këmbëngulur që nëna e tij të çonte një letër për Luizin në shtëpi sepse nuk pranonte. Kisha 4 vite që nuk takohesha me Luizin. Marrëdhënia është ndërprerë natyrshëm. Nuk ka pasur asnjë episod. Kur mua m’u prish lokali ka qenë një periudhë që kam qenë pa punë. Jam munduar të ngrihem vetë dhe të ec përpara vetë.

E kam menaxhuar instagramin e Luizit nga data 26 deri ditën që kam postuar një foto me Kiarën dhe foto është fshirë. Dhe kam thënë nga ky moment nuk e mbaj më instagramin. Ai e ka për detyrë të takojë Jonin. Po bën dy javë që ka dalë dhe nuk e ka takuar. Ajo që më bëri përshtypje është te festa e topit. Unë dhe Joni kërkuam tavolinën e fundit. Ai erdhi në fund, i ka thënë dhe Kiarës, rri me Jonin dhe Meridianin në tavolinë”, deklaroi ai.

Meridiani publikon fotot dhe nxjerr bllof Luizin: 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time! Read More »

Berisha: U kthyen ba ndat e Dubait në Durrës, janë të filmuara

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme për mediat, ku ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë për zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij Berisha foli për banda të qeverisë të shkrira me Policinë e Shtetit, për blerje votash dhe për tentativë për të blerë komisionerë me 10 mijë euro.

Berisha tha se qendrat e votimit kanë qenë të pushtuar ndërsa theksoi se policia nuk iu përgjigjej thirrjeve telefonike.

“10 mijë euro për komisioner, në Lezhë në mbrojtjen e policisë së Lezhës ba ndat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zona të ndryshme, diku diku janë të filmuara dhe aty duket makina e bandave dhe e policisë që po. Edhe në Dibër, bandat e kthyera nga Dubait, në Durrës dhe vende të tjera diktuan në mbrojtjen e Policisë vullnetin e qytetarëve. Eksponentë të Partisë Demokratike u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, bandat pushtuan qendra e votimit në Velipojë, 600 euro vota në Mamurras, në Nikël, vrasës trafikant bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion komisionerët, kurse narko policia arrestonte një person në makinë dhe e mashtronte opinion publik se ai po blinte vota, kur ai nuk kishte asnjë qindarkë me vete”, tha Berisha.

Berisha: U kthyen ba ndat e Dubait në Durrës, janë të filmuara Read More »

Dorëheqja e Alibeajt, PD zyrtare njofton: Bardhi zgjidhet Kryetar i Grupit Parlamentar

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i Kryetarit të Grupit Parlamentar, një grup deputetësh kanë thirrur një mbledhje të grupit për të plotësuar vakancën e krijuar.

PD-ja zyrtare njofton se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur dhe ka propozuar zgjedhjen e deputetit Gazment Bardhi si Kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe nisjen e procedurës së njoftimit të Kuvendit mbi emërimin e Kryetarit të ri të Grupit, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e Partisë Demokratike që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD: Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.

Kanë munguar në mbledhje deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, deputetët e “grupit Berisha” Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, si dhe deputetët Enkelejd Alibeaj, i dorëhequr nga pozicioni i kryetarit dhe Flutura Açka që ndodhet jashtë Shqipërisë.

Dorëheqja e Alibeajt, PD zyrtare njofton: Bardhi zgjidhet Kryetar i Grupit Parlamentar Read More »

Zhaklin Lekatari nuk njeh kufij, provokon shqiptarët duke pozuar me…

Zhaklina Lekatari është kthyer së fundmi në një ndër emrat më të komentuar në rrjet dhe kjo për shkak të deklaratës të saj, ku u shpreh në rrjetet sociale se “ndihet e sigurt në një vend pa shqipe”, ndërkohë që ndodhej me pushime në Serbi, Beograd.

Ajo ka publikuar një tjetër foto në Beograd para murales të Albert Andijev, një rus që luftoi në anën e Serbisë në luftën e Kosovës 1998-1999, kur forcat serbe dëbuan pothuajse një milion shqiptarë të Kosovës gjatë një fushate brutale kundër kryengritjes.

Andijev me origjinë nga Osetia e Jugut, më 5 maj 1999 gjatë luftimeve në Suharekë, ishte plagosur rëndë nga ushtarët e UÇK-së në syrin e djathtë dhe për pasojë e kishte humbur atë. Ai vdiq para dy vitesh nga Covid-19.

Zhaklin Lekatari nuk njeh kufij, provokon shqiptarët duke pozuar me… Read More »

Keni dhimbje të muskujve gjatë mëngjesit? Ja çfarë tregojnë për shëndetin

Gjatë gjumit, muskujt e dobët dhe tendinat kanë tendencën të ngurtësohen më shumë, thonë ekspertët. Sipas tyre, ngurtësimi i muskujve që ndodh në mëngjes mund të shkaktohet si nga osteoartriti, por edhe reumatizma.

Ekspertët shpjegojnë se ndjesia e ngurtësimit të muskujve mund të zgjasë nga 10 në 15 minuta. Ajo largohet me lëvizjen dhe ngrohjen e gjymtyrëve dhe muskujve.

Megjithatë, ngurtësimi dhe kontraktimi si pasojë e reumatizmës mund të zgjasë deri në një orë.

Ndikimi i plakjes së gjymtyrëve për fat të keq është i pakthyeshëm. Pacientët mund të përdorin medikamente të caktuara për kontrollin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe inflamacioni. Te këto medikamente mund të përfshihen aspirina apo ibuprofeni dhe qetësues të tjerë. Megjithatë, pavarësisht medikamenteve, ngurtësimi i muskujve është diçka që mund të ndodhë shpesh.

Ashpërsia dhe intensiteti i ngurtësimit të muskujve në mëngjes mund të pakësohet me disa hapa të thjeshtë. Fillimisht, duhet të jeni më aktiv dhe të kryeni aktivitet fizik për të rritur forcën dhe fleksibilitetin e gjymtyrëve. Mirëmbajtja e peshës është gjithashtu e rëndësishme dhe e dobishme. Gjatë këtyre rasteve të dhimbshme, mund të përdorni kompresa të ngrohta ose të ftohta, ato duhen mbajtur në zonën e dhimbjes për 15-20 minuta disa herë në ditë.

Keni dhimbje të muskujve gjatë mëngjesit? Ja çfarë tregojnë për shëndetin Read More »

Miqësia kaq e pati? Ndodh e papritura sërish me Noizyn dhe Stresin

Reth dy vite më parë, dy reperët Noizy dhe Stresi “ betuar si armiq”, vendosën të bënin paqe dhe t’ i jepnin dorën njëri tjetrit.

Pajtimi i tyre asoj kohe bëri bujë të madhe në media dhe u përfol gjerë e gjatë duke zënë faqen e parë të mediave rozë.

E teksa që prej asaj dite ishin bërë të pandarë, madje madje do të bënin dhe një projekt muzikor, një lëvizje e papritur ka ndodhur në mediat sociale të dy reprëve.

Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe të gjithë ju e dini se çfarë do të thotë një “unfollow” ditët e sotme.

Gjithashtu nga profilet e tyre ata kanë fshirë edhe videon e këngës të cilën do e publikonin së shpejti. Tani a është prishur miqësia, apo është një taktikë e reperëve për të tërhequr vëmendje, mbetet për tu parë në vijim.

Miqësia kaq e pati? Ndodh e papritura sërish me Noizyn dhe Stresin Read More »

Motra e Olta Gixharit bën deklaratën e papritur: Më hoqën nga puna në Top Channel padrejtësisht, shefja ishte xheloze për mua

Gerta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka treguar gjatë intervistës një rast kur e kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë. G

erta tregoi se shefja ishte xheloze për të dhe ia ka thënë hapur.

Po patjetër që më kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, nga xhelozia femërore, por prapë unë nuk jam nga ajo feministja e thekur.

Kam debatuar me personin, jam munduar të kërkoj të drejtën time edhe më lart se pozicioni i shefes time, por nuk e kam gjetur. Për shembull nga Top Channel unë ika sepse ajo që ishte mbi mua, kryeredaktorja u ndje xheloze dhe ma tha shumë hapur.

Më tha arsyeja pse dua të ikësh Gerta nuk ka të bëjë më punën, por thjesht nuk më ecën muhabeti me ty.

Unë nuk isha ajo vajza që bëja lajka, të shkoja në mëngjes t’i çoja ndonjë frut, kafe. Ky rast ka vite, por këto janë situata që ekzistojnë në Shqipëri. Janë pikërisht këto njerëz që të pengojnë të ecësh përpara.

Në fakt bëri shumë mirë që më hoqi se menjëherë pas kësaj unë shkova në RTSH dhe realizova ëndrrën time që ishte të kisha një program timin personal, tregoi Gerta.

Motra e Olta Gixharit bën deklaratën e papritur: Më hoqën nga puna në Top Channel padrejtësisht, shefja ishte xheloze për mua Read More »

Gent Zenelaj kujtesë për shqiptarët: Artistët nuk janë ata që patë në ‘Big Brother Vip’, jemi më të mirë se aq

Aktori Gentian Zenelaj njihet për qëndrimet e tij në rrjet sidomos kur bëhet fjalë për çështje të artit, ku edhe vetë është i përfshirë.

Së fundmi në një lidhje telefonike me emisionin radiofonik “Merre Me Long” në Top Albania Radio ai i ka mëshuar faktit që artistët e vërtetë nuk janë ato që të gjithë pamë dhe stërpamë në “BBV”.

“Duhet t’ju tregojmë shqiptarëve që thellë-thellë artistët nuk janë ata që panë në “Big Brother”. Jemi më të mirë se aq,”-është shprehur ndër të tjera Genti.

Kujtojmë që këtë sezon në Big Brother Vip ishin pjesëmarrës shumë personazhe të njohur sidomos nga fusha e aktrimit.

Gent Zenelaj kujtesë për shqiptarët: Artistët nuk janë ata që patë në ‘Big Brother Vip’, jemi më të mirë se aq Read More »