Irina

Beniada ‘fut në sherr’ Mihrije Brahan me Naimin, ja çfarë ndodhi mes çiftit

Ata janë një ndër çiftet më të njohur në industrinë muzikore, pasi prej shumë vitesh janë në treg dhe janë të kërkuar.

Është fjala për Mihrije Braha dhe Naim Abazi.

Përpos talentit, ato njihen si çift sportiv dhe me shumë humor.

E kështu kanë bërë dhe së fundmi. Mihrije ka postuar një foto të Naimit dhe Beniadës duke pyetur bashkëshortin me ironi:

“Naim, dorën e pate shumë të ftohtë a shumë të nxehtë”.

Sigurisht që ky koment është bërë me humor nga ana e Mihrijes. Fotoja është realizuar për një emision, që pritet të publikohet këtë javë.

Beniada ‘fut në sherr’ Mihrije Brahan me Naimin, ja çfarë ndodhi mes çiftit Read More »

U tha se ishin zënë me njëra-tjetrën, Gerta Gixhari zbulon raportin që ka me Oltën dhe arsyen përse nuk ndiqen në rrjetet sociale

Gjatë kohës që Olta Gixhari ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP, një temë që u diskutua jashtë ishte në lidhje me raportin me motrën e saj Gertën.

Në rrjet u përfol se marrëdhënia mes dy motrave ishte e krisur pasi ato nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram madje as nuk kishin kontakte. Por të gjitha këto spekulime u hodhën poshtë pas videos që Olta publikoj pas daljes nga BBVIP ku shfaqej duke takuar me mall gazetaren.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, Gerta ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj personale, ndërsa është ndalur edhe tek raporti me Oltën, duke zbuluar se në fakt ato nuk ndiqen në Instagram prej vtiesh. Moderatorja theksoi se nëse do ta bënin sërish “folloë” njëra-tjetrën, pikërisht tani, do të dukej sikur ishin zënë apo kishin pasur konfikt mes tyre.

“Ka vite që ne nuk jemi folloë. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi follow do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falenderuese është edhe ajo. Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë.

Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë”, u shpreh Gerta, duke treguar kështu se çdo gjë mes tyre është shumë mirë duke hedhur poshtë çdo spekulim për to.

U tha se ishin zënë me njëra-tjetrën, Gerta Gixhari zbulon raportin që ka me Oltën dhe arsyen përse nuk ndiqen në rrjetet sociale Read More »

Balina Bodinaku do të zëvendësoj Zhaklinën në edicionin e tretë të BBV? Ish-opinionistja shuan kuriozitetin e ndjekësve

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë te BBV.

Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste.

Si e ka përjetuar dhe si e ka parë Balina këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP”?

E kam parë sigurisht në pozita më komode, më qetë padiskutim duke qenë se nuk e kam pasur presionin, tensionin dhe trysninë që ka qenë dhe që ndjehet shumë nga kolltuku i kuq.
Pse nuk ishte pjesë e edicionit të dytë të BBV si opinioniste?

Isha sëmurë pasi mora ftesën, kisha probleme shëndetësore dhe isha në spital dhe nuk arrita dot madje ishte një moment që po mendonim nëse e kapim apo jo pastaj mjeku nuk më lejoi që të dilja.

A e ka marrë malli për ato momente në “Big Brother VIP”?

Varet nga momenti. Unë në atë moment nga ana shëndetësore nuk isha mirë, ke disa momente ku ti nuk do t’ia dish për asgjë. Javët e para të “Big Brother”-it unë realisht i kam humbur, nuk i kam ndjekur dot sepse nuk isha mirë.

A do të kishte dëshirë Balina që të ishte pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”?

Është edhe shumë i vështirë në njëfarë mënyre edhe i ezauruar, në kuptimin si eksperiencë nga ana ime, padiskutim do të ishte shumë më e lehtë pas herës së parë. Nuk e di por unë gjithmonë mendimet ia kam lënë momentit nuk ka pse të mendoj për to para kohe.

Balina Bodinaku do të zëvendësoj Zhaklinën në edicionin e tretë të BBV? Ish-opinionistja shuan kuriozitetin e ndjekësve Read More »

Benet Beci ‘shpërblen’ Luiz Ejllin me post të rëndësishëm në Bashkinë e Shkodrës?

Benet Beci i PS fitoi bashkinë Shkodër. Mjaft mendojnë se mbështetja që i dha Luizi, ia bëri fitoren më të sigurtë.

Siç ka treguar Luizi, Beneti e ndihmoi atë në momentet më të vështira në jetë.
Por mesa duket edhe Beci do ta shpërblejë Luizin për ndihmën që i dha. Gazeta “Sot” raporton se ai e ka projektuar Luizin si bashkëpuntor në katër vitet e ardhshme.

Madje flitet se Luizit do i propozohet pozicioni i nënkryetarit të Bashkisë.

Kjo mbetet për t’u parë ditët në vijim nëse do të jetë ky momenti i përfshirjes së Luiz Ejllit në politikë, duke u bërë numri dy i Bashkisë së Shkodrës, apo do ta shohim të angazhuar diku tjetër.

Benet Beci ‘shpërblen’ Luiz Ejllin me post të rëndësishëm në Bashkinë e Shkodrës? Read More »

Nuk do ta besoni! Zbulohet gjesti i veçantë që ka bërë Luiz Ejlli ndaj nënës së Kiarës

I ftuar para ca ditësh tek emisioni i Donaldit dhe Romeos, Luiz Ejlli tregoi se jeton tek shtëpija e Kiarës momentalisht.

Një video që u bë virale tregon se këngëtari të mos zgjojë nënën e Kiarës, nënë Letën i vesh këpucët në makinë që mos t’a zgjoi nga gjumi.

Nuk do ta besoni! Zbulohet gjesti i veçantë që ka bërë Luiz Ejlli ndaj nënës së Kiarës Read More »

10-vjeçari që nuk rritet, klinika Kohav ofron analizat falas për vogëlushin

Në 17 Mars emisioni Stop në Tv Klan transmetoi një rast të trishtë në familjen Ruqja në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Bukurie Ruqja me 5 fëmijë tregoi se djali i vogël ka një sëmundje që nuk rritet. Ai është 10 vjeç, por zhvillimi ka mbetur në moshën 6-vjeçare.

Analizat dhe vizitat kushtojnë shumë dhe 400 mijë Lekë bëjnë vetëm gjilpërat për të.

Emisioni Stop dhe “Fundjave Ndryshe” e ndihmuan me ndihma ushqimore, batanije dhe veshje familjen me mundësi të kufizuara.

Pas këtij transmetimi, klinika Kohav ka ndihmuar me analiza djalin që nuk zhvillohet. Doktor Ardi Prushi shprehet se pasi pa rastin, klinika është e gatshme të ofrojë për djalin kryerjen e analizave në mënyrë periodike dhe falas.

“Pasi u njoha me rastin e djalit i cili ka probleme me zhvillimin dhe në rritjen e tij, dhe duke parë që e ëma shprehej për pamundësinë për të kryer këto analiza sepse janë relativisht të kushtueshme, ne si klinika Kohav vendosëm që këto analiza të mund t’i ofrojmë falas për djalin në mënyrë periodike dhe sa herë ata do e kenë të nevojshme dhe kur të kërkohen nga mjeku kurues i djalit”, u shpreh mjeku Ardi Prushi. /tvklan.al

10-vjeçari që nuk rritet, klinika Kohav ofron analizat falas për vogëlushin Read More »

Bashkëpunim me Oltën, Efin dhe Zhakun për 20 mijë euro? Kiara Tito bie ‘në kurth’

Kiara Tito ka marrë ditën e sotme një telefonatë ku i kërkohet të bashkëpunojë për një revistë me Efin dhe me Olta Gixharin.

Moderatorja përgjigjet prerë me “Jo”, derisa njihet me pagesën prej 20 mijë eurosh.

Këtu qajsa e Kiarës ndryshon dhe i thotë se mund ta diskutojë me menaxherin e saj.

E njëjta ofertë iu komunikua edhe për opinionisten Zhaklin Lekatari, por në këtë rast paratë nuk e joshën dhe moderatorja ishte e prerë se nuk ka një bashkëpunim mes tyre.

Por e gjitha kjo ishte një telefonatë nga emisioni ndryshe ku Kiara ra pre e “Kurthit”./albeu.com/

Bashkëpunim me Oltën, Efin dhe Zhakun për 20 mijë euro? Kiara Tito bie ‘në kurth’ Read More »