Irina

Grida Duma zbulon për herë të parë se është në një lidhje: E kam atë përqafimin e ngrohtë

Moderatorja e njohur Grida Duma ka folur për disa detaje nga jeta personale.

Ish-politikania ka zbuluar mbrëmjen e sotme se është në një lidhje dashurie, por nuk ka dhënë më shumë detaje për personin që i ka rrëmbyer zemrën.
Ajo u shpreh në “Më lër të flas” se ndihet e plotësuar dhe se me partnerin e saj kalon “kohë cilësore”

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Ç’po bëhet me jetën tënde e dashur?

Duma: Mirë ndodhet Grida. Është kohë cilësore, mjafton edhe me pak. Edhe po të mos kisha do të thoja kam, jo më kur kam.

Pyetje: E ke atë përqafimin e ngrohtë?

Duma: E kam.

Grida Duma zbulon për herë të parë se është në një lidhje: E kam atë përqafimin e ngrohtë Read More »

U takua me Jurgenën në Gjakovë? Si është raporti i Luiz Ejllit me ‘miken’ e tij pas daljes nga BBV, ja planet e fituesit

Ndonëse “Big Brother” ka disa javë që ka mbaruar, “telenovela” Luiz Ejlli vijon ende. Fituesi i këtij edicioni është padyshim ndër personazhet më të përfolura aktualisht.

Çdo aktivitet i tij, apo çdo postim në rrjetet sociale, merr vëmendjen e të gjithë ndjekësve. E duket se gjithë kjo vëmendje përkthehet në para për këngëtarin, i cili tashmë i ka koncertet njëra pas tjetrës.

Nga ana tjetër, një vëmendje të madhe ka marrë edhe marrëdhënia me Kiarën. Pas postimeve plot dashuri, në rrjet nisi të përflitej një ndarje e mundshme mes tyre. Por, Luizi ka hyrë “live” në “Instagram”-in e tij për të përgënjeshtruar këtë lajm. Teksa po darkonte me bashkëshorten, Kiara Tito, fituesi i “Big Brother VIP” hyri “live” për t’u treguar të gjithëve se ata janë bashkë.

Madje, fansat i kërkuan që ai ta puthte Kiarën, në mënyrë që të hiqnin të gjitha dyshimet që kishin. Në ato momente, këngëtari i tha partneres së tij që të çoheshin nga tavolina dhe të dilnin jashtë, pasi aty kishte dhe fëmijë. Teksa po lëviznin, Luizi u vendosi një kusht ndjekësve të tij. Ai u tha se nëse do të shkonin 100 mijë fansa që po shikonin “live”-n, atëherë ai do e puthte Kiarën. E në pak minuta në “live”-n e fituesit të BB VIP arritën 103 mijë ndjekës.

E për këtë arsye, Luizi e mbajti fjalën dhe e puthi partneren e tij, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se ata janë ndarë. Por duket se ndonëse raporti i tyre është në ditë të arta, dyshja ka vendosur të marrë dhe pak kohë për vete.

Bëhet me dije se Luizi, aktualisht po kërkon të blejë një shtëpi të tijën, pasi nuk do të jetë te shtëpia e Kiarës. Ndonëse të dy kalojnë shumë kohë së bashku, këngëtari ende nuk e ka lënë shtëpinë ku banonte me qira dhe kjo është “streha” e tij për momentin.

Teksa pret edhe të marr çmimin e fituar, Luizi po e kalon kohën mes shtëpisë së Kiarës, shtëpisë së tij dhe shumë koncerteve ku është i ftuar. E nëse me Kiarën kanë vendosur ta marrin shtruar këtë marrëdhënie, fituesi i “Big Brother” ka folur edhe për raportin që ka tashmë me Jurgenën, ish-partneren e tij që i menaxhonte “Instagram”- in. Madje, ai tregoi se ka takuar babain e Jurgenës dhe u ndje keq, për mërzinë dhe problemet që i kishte hapur, duke u komentuar nga portale të ndryshme.

“Unë jam takuar me babain e saj, burrë zotëri erdhi e më tha që familja ime nuk e ka merituar këtë lloj vreri dhe me bëri të ndihem shumë keq. Nuk është gjithçka fama, po bëhem shkak për të shkatërruar një familje”, u shpreh Luizi.

Mikja e Luiz Ejllit, Jurgena, është bërë sërish “e gjallë” në rrjetet sociale. Nëpërmjet një adrese në “Instagram” që pretendon se është vajza në fjalë, ajo i ka hedhur sërish benzinë zjarrit. Një nga ndjekësit e kishte pyetur nëse ishte së bashku me Luizin në Gjakovë dhe përgjigjja e saj do t’ju befasojë. Jurgena konfirmon se ka qenë në Gjakovë së bashku me familjen e saj ditën që Luizi pati koncertin, ndërkohë që edhe janë takuar së bashku.

“Në Gjakovë isha me familjen dhe vendosëm që të takoheshim me Luizin. Të sqaronim disa gjëra rreth ‘Instagram’-it të tij që ka pasur”, shkruan Jurgena. I ftuar në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, Luizi tha se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së “Big Brother” dhe ka dalë disa herë me të.

“Me Jurgenën jemi njohur, diku një muaj para se të hyja në ‘Big’. Kemi dalë dy-tre herë (qesh). Ajo ma hodhi si ide më tha mua, kur të hysh brenda të duhet një ‘Instagram’. Ç’më duhet mua i thash do jem brenda, duhet tha ta kesh kështu, ta mbaj unë. Mirë hape i thash se unë s’di dhe ajo e ka hapur”, tha Luizi.

Tashmë që lidhja me Jurgenën përfundoi, raporti mes tyre duket se ka mbetur i mirë, duke ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Sakaq, Luizi sqaroi dhe marrëdhënien me Meridianin, të cilin tha se e njeh vetëm si fytyrë. Ai po ashtu deklaroi se Mario dhe Joni nuk janë miqtë e tij më të mirë, pasi para se të hynte në BBVIP, kishte 2 vite pa i takuar.

“Kam parë që jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk jap emra, por ata e dinë kush janë dhe çfarë kanë bërë. Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt. Unë kam pasur shumë shokë që kanë marrë nënën time, ma sollën këtu, e pritën, që s’kanë pasur nevojë të lyejnë flokët dhe më ka thënë mos ma përmend emrin. Është Eni Bushati. Nuk e njeh asnjeri. Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë. Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur”, tha Luizi.

Në “Post Big Brother VIP”, Luizi deklaroi se duke marrë parasysh famën dhe vëmendjen e madhe që ka marrë që kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme, të gjithë u “sulën” për të marrë pak nga fama e tij duke e mbështetur dhe duke thënë vetëm fjalë të mira për të. E në mesin e atyre që e kanë mbështetur, ai tha se shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar duke përmendur këtu edhe ata persona që nuk e kanë ndihmuar atëherë kur ka pasur më shumë nevojë për ta.

“Kam kuptuar këto ditë që shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda. Qofshin njerëz të thjeshtë, banorë. Për sa kohë jemi në një vend demokratik është e drejta e secilit ta bëj. Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara. Në lojë në shtëpi, kam qenë më direkt se të gjithë. Ata e dinë shumë mirë se kush janë”, theksoi mes tjerash Ejlli.

Dhe duket se u është referuar pikërisht atyre. Të paktën kështu na ka bërë të mendojmë pasi Luizi i ka hequr të tre nga “Instagram”-i. Por teksa po shijon famën, problemet për rrjetet e tij sociale nuk kanë fund. “Instagram”-i i tij ka pasur probleme. Më vonë gjatë ditës, “Instagram”-i i fituesit të “Big Brother VIP 2” u rikthye, duke gëzuar kështu fansat e tij të shumtë, të cilët u shqetësuan se çfarë kishte ndodhur. Lidhur me këtë ka reaguar këngëtari i njohur, i cili i siguron fansat e tij se nuk do të ketë më probleme.

“Çapaçula mos u mërzisni për ‘Instagam’-in se këtë punë kanë. Nga ngarkesa, nga ku di unë, se unë nuk marr vesh për Zotin nga ‘Instagram’-i. Por, besoj se tani e kanë rregulluar dhe nuk do të ketë më probleme. Kështu që do shihemi këtu, do flasim, do qeshim. Ju puth të tanëve, ju dua fort”.

U takua me Jurgenën në Gjakovë? Si është raporti i Luiz Ejllit me ‘miken’ e tij pas daljes nga BBV, ja planet e fituesit Read More »

‘Nami’ me turistë në Shqipëri, ja çfarë thonë shifrat

Ritmet e rritjes së turizmit këtë vit po shfaqen muaj pas muaji më të mira sesa viti 2022 që është viti më i mirë historik i sektorit.

Kjo pritshmëri pozitive duket se po ushqehet nga një sërë të dhënash ku përpos rritjes që rezulton nga lëvizjet e shtetasve e njëjta tendencë po shfaqet edhe në strukturat akomoduese.
Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për këto struktura për muajin e tretë të vitit ku duket se ecuria ka qenë me rritje në disa aspekte përfshirë edhe në normën neto të shfrytëzimit të kapaciteteve që në shkurt ishte lehtë më e ulët se viti paraardhës.

“Në muajin Mars 2023, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 29,8 %, në krahasim me Mars 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 15,9 %; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 46,6 %.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 36,1 %, në krahasim me Mars 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 25,8 %; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 44,9 %” vlerëson INSTAT.

Vizitorë

Sipas INSTAT gjatë muajit Mars 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 29,8 %, krahasuar me Mars 2022. “Numri i vizitorëve jo- rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 77,8 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 66,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 72,8 %

Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (53,8 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (68,2 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,1 %)” thuhet në publikim.

Netë qëndrimet në hotele

Të huajt kanë preferuar qëndrimin në hotele por duket se rritjen më të madhe në raport me vitin parardhës e ka pjesa e kampingjeve, çadrave apo rulotëve me 2.2 herë më shumë në mars 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjatë muajit Mars 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 36,1 %, në krahasim me muajin Mars 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 61,3 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 91,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 2,2 herë.

Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” (64,7 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (66,8 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,0 %).

Norma neto e shfrytëzimit

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,6 %, kundrejt 8,7 % që ishte në muajin Mars 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 10,8 %, kundrejt 7,7 % që ishte në muajin Mars 2022” vlerëson INSTAT.

‘Nami’ me turistë në Shqipëri, ja çfarë thonë shifrat Read More »

Kërcënimet dhe ofendimet e fansave për fëmijët e tij, flet i lënduar Qetsori: Fansat e Luizit…

Qetsor Ferrunaj shprehet i lënduar për kërcënimet që kanë bërë në rrjet ndjekësit e “Big Brother VIP” ndaj fëmijëve të tij.

I ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi”, Qetsori tregoi habinë dhe indinjatën ndaj komenteve drejtuar fëmijëve të tij, të cilët e kanë surprizuar të atin në një nga netët e spektaklit të “BBV”.

“Kur kam dalë, na kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar. Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre.

Vërtet ndihem i lënduar sepse ofendimet kundrejt fëmijëve janë të rënda. Janë të paarsyeshme në radhë të parë. Në radhë të dytë, janë shumë të rënda. Një prind i përjeton shumë rëndë. Unë, kur isha atje, u mundova të mos shaj askënd, sepse e di që kanë një prind. Pavarësisht se ata atje brenda e dinë që mund të përballen me çdo situatë, por familjarët mundësisht ishin jashtë këtyre përfshirjeve. Tipa dhe karaktere të ndryshëm janë gjendur shumë të guximshëm, duke shkruar ofendime nga më të çuditshmet”.

Një gjuhë e rëndë ndaj të vegjëlve e cilëson Qetsori, që thekson se në shtëpi nuk ka ofenduar askënd.

“Gjuhë shumë e rëndë, e pamëshirshme për botën e më të vegjëlve. Në ndonjë moment, fansat e Luizit kur kemi pasur përplasje, janë përfshirë në situatë duke përdorur gjuhë urrejtjeje të frikshme mbi fëmijët”.

Kërcënimet dhe ofendimet e fansave për fëmijët e tij, flet i lënduar Qetsori: Fansat e Luizit… Read More »

Olta ia thotë në sy Kiarës: Luizi nuk është për ty, nuk jeni çift afatgjatë 

Edhe sonte, ndoshta për herë të fundit ka ndodhur përplasje në ekran mes ish-banorëve të BBV.

Ky post BBV ka nisur me historinë e dasurisë së Luizit dhe Kiarës të cilën Olta prej kohësh e ka shpallur afatshkurtër dhe këtë mendim e tha dhe sonte.

Vazhdoj të mendoj që Luizi nuk është për Kiarën. Je çun pa lifestyle.

Juroj jetë të lumtur realisht.

Nuk ju shikoj afatjatë si çift. Dashurinë nuk e bëjnë as letrat as unazat, shprehet Olta.

Olta ia thotë në sy Kiarës: Luizi nuk është për ty, nuk jeni çift afatgjatë  Read More »

Lahej nudo në shtëpinë e ‘BBV2’, Qetsori zbulon çfarë i tha bashkëshortja

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Qetsor Ferrunaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Se luan topi” dhe ka folur rreth familjes, jetës së tij dhe sigurisht pjesëmarrjes në “BBV2”.

I pyetur se çfarë kritikash mori nga bashkëshorja për këtë pjesëmarrje ai u shpreh se nuk i kishte pëlqyer larja nudo në dus, të cilën Qetsori e bëri ditën e parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në fillim më ka thënë që nuk ishte e nevojshme një dush në atë mënyrë siç e bera po dhe une e kisha një motiv, jo vetem se askush nuk e kishte guximin ta bënte, por mendova duke qenë si një shtëpi të çkompleksohemi pse jo në dush të lahemi si në shtëpi…

Lahej nudo në shtëpinë e ‘BBV2’, Qetsori zbulon çfarë i tha bashkëshortja Read More »

Zbulohet për herë të parë plantacion me opium në Vlorë

Zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë 70 bimë të dyshuara opium në Vlorë, vihet në pr anga 54-vjeçari, i dyshuar si kultivues i tyre.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare të kultivimit të bimëve narkotike,

shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Opium”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. L., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Zbulohet për herë të parë plantacion me opium në Vlorë Read More »

Luizi i zbulon Ramës planet për të ardhmen: Filmat dhe serialet, gati në nëntor

Në intervistën me kryeministrin Edi Rama, Luiz Ejlli ka zbuluar planet e tij për të ardhmen. Fituesi i Big Brother Vip 2 ka thënë se, në të ardhmen do merret jo vetëm me muzikë, por dhe me filma.

Pjesë nga intervista:
Kryeministri Edi Rama: Ti familjen e ke në Amerikë?

Luiz Ejlli: Po, kam nënën dhe motrën, është e martuar, ka tre fëmijë.

Kryeministri Edi Rama: Po ti shkon atje?

Luiz Ejlli: Kam shkuar, por nuk është se më ka pëlqyer mënyra e jetesës sesi është.

Kryeministri Edi Rama: E merr vizën domethënë?

Luiz Ejlli: Po e marr. E kam marrë njëherë, tani do ma japin prapë besoj se do kem koncerte. Se nuk jam ‘’non grata’’.

Kryeministri Edi Rama: Larg qoftë!

Luiz Ejlli: Unë do iki për të kënduar. Ndoshta do bëhem dhe unë ‘’non grata’’, ku i dihet?!

Kryeministri Edi Rama: Po ti vazhdon këndon?

Luiz Ejlli: Po. Sot madje do isha në studio. Po i thashë kam diçka pak më të rëndësishme. Çfarë ka më tha, se s’po jap emrin. Çfarë ka më të rëndësishme se kjo është ëndrra jote?! Më beso i thashë, është më e rëndësishme, po s’ta them dot dhe qeshi, e mirë më tha.

Kryeministri Edi Rama: Po nuk ke pasur tundimin që të rrish në Amerikë, asnjëherë?

Luiz Ejlli: Jo, jo. për hir të së vërtetës jo. Thjesht kjo ishte, faza para se të hyja në ‘’Big Brother’’ e kisha ndarë mendjen që thashë, nuk mundem më. Më vinte, prap e them se njeriu, unë mund ta quaj si mesazh që mund ta jap për të gjithë, që për hir të së vërtetës, kur ia dola unë, të gjithë mund t’ia dalin. Qoftë ‘’Big Brother’’, qoftë në shkollë…

Kryeministri Edi Rama: Jo se s’do fusim gjithë dynjanë në “Big Brother”, larg qoftë.

Luiz Ejlli: Po vit për vit këtë punë kanë ato.

Kryeministri Edi Rama: Jo more ti zotëri. Rëndësi ka që njeriu të mos dorëzohet kurrë edhe të provojë dhe atë që mund të duket si e paarritshme, por po nuk provove, është e sigurt, që nuk e arrin, apo jo?

Luiz Ejlli: Po, pa rrezikuar më mirë të themi. Se unë, për hir të së vërtetës, e di që kam rrezikuar shumë me mënyrën se e kam pasur thikë me dy presa që nga fillimi, sa kam hapur gojën, se kisha ndarë mendjen ta nisja ashtu, se ndryshe bërryla kishte dhe aty, nga konkurrentët flas dhe unë nuk isha i favorizuar.

Kryeministri Edi Rama: Nuk më intereson kjo pjesë. Pjesa e asaj që ka të bëjë me zjarrin e brendshëm që ka të bëjë me zjarrin e brendshëm që ke për muzikën dhe për artin më intereson. Tani çfarë sheh ‘next’ në hapin tjetër? Se nuk besoj se do dalësh në pension si fitimtari i ‘’Big Brother”? Nuk ha mendja.

Luiz Ejlli: Çfarë ka lidhje?

Kryeministri Edi Rama: E pra jo, ishalla.

Luiz Ejlli: Unë do vazhdoj ëndrrën që mu ndërpre, e ndërpreva vetë, nuk ma ndërpreu kush, me dëshirën time. Do vazhdoj aty ku e kam lënë. Do bëj këngë sa më shumë. Kam dhe projekte për filma që i kam marrë skenarët, filma, seriale. Një pjesë e tyre do të dalin deri në muajin tetor-nëntor.

Kryeministri Edi Rama: Filma që ti bësh vetë apo që janë bërë?

Luiz Ejlli: Janë bërë. skenarët më janë dhënë dhe unë jam personazh kryesor. Janë komedi. Janë bërë si skenarë, janë gati, thjesht do fillojmë xhirimet.

Kryeministri Edi Rama: Me kë? Apo nuk thuhet?

Luiz Ejlli: Surprizë. Nuk thuhet. Ti me një telefon e merr vesh, por tani s’ke mundësi ta dish

Luizi i zbulon Ramës planet për të ardhmen: Filmat dhe serialet, gati në nëntor Read More »