Irina

‘Turp të kesh’, për çfarë u mërzit Luiz Ejlli me kryeministrin në podcastin e tij

Kryeministri Edi Rama: Ky episod besoj unë është i veçantë. I veçantë sepse ka dy personazhe shumë të veçantë. Njëri, një fenomen befasues dhe i befasishëm i këtij viti dhe tjetri një befasi e befasishme e kësaj jave.

Jam këtu me atë që shkatërroi gjumin e nuk e di sesa familjeve dhe të cilin e takoj për herë të parë, me përjashtim të disa pamjeve sporadike, por jo tek vrima e çelësit ku gjithë të tjerët ju qepen dhe nuk ju ndanë, sot e kam përballë për herë të parë, Luizi juaj. Mirë se erdhe!

Luiz Ejlli: Mirë se ju gjej!

Kryeministri Edi Rama: Ndërkohë, tjetri është Beneti, i cili thuhet se e ka ndihmuar Luizi. Kështu thotë Luizi të paktën, por për mua kjo mbetet e gjitha për t’u sqaruar.
Unë nuk kam parë asnjëherë asnjë minutë Big Brother në jetën time.

Luiz Ejlli: Turp të kesh.

Kryeministri Edi Rama: E diskutojmë këtë, por dua që tani që nuk ke as fitore për të korrur, as konkurrentë për të nxjerrë jashtë, kështu që mund të jesh edhe më i sinqertë se zakonisht. A kishe parë Big Brother ndonjëherë përpara se të futeshe në Big Brother?

Luiz Ejlli: Kam parë Grande Fratello kur është bërë për herë të parë në Itali, para shumë vitesh,. Që atëherë nuk e kam parë më.

Thjesht kur më bënë ftesën për të hyrë e kam studiuar, kam parë Big Brother-at më të fortë që kanë qenë në Shqipëri plus kam parë dhe në vende të ndryshme të botës ku kanë qenë personazhet më pikante, më të fortë, më interesantë dhe jam munduar që t’i mbledh të gjithë bashkë dhe t’i fus në një, t’i fus tek vetja edhe pse e dija që mund ta mbaja për njëfarë kohë ashtu sepse nuk ke ku shkon pa dalë vetëvetja.

Por, qëllimi që kisha dhe e dija se çfarë isha duke lënë dhe nuk e dija se çfarë më priste dhe isha futur “all in” ose për të fituar o s’ka. E dija që ishte e vetmja portë ose dritare për mua për të ardhmen time, duke marrë parasysh që, po e lidh me Benetin, kur isha jashtë si çdo njeri, të gjithë kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, unë mbeta me plotë gojën në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë biznesmenë, qoftë drejtues mediash, por edhe politikanë që i kisha njohje personale…

‘Turp të kesh’, për çfarë u mërzit Luiz Ejlli me kryeministrin në podcastin e tij Read More »

Pas lindjes, Neda u rikthye në punë dhe mori edhe vajzën me vete!

Opinionistja e “Për’puthen”, Neda Balluku, u bë pak ditë më parë nënë për herë të tretë.

Pas dy djemve, ajo dhe Ogreni pritën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Suzie Ann.
Sigurisht, foshnja ka nevojë për nënën dhe Neda që duhet të rikthehej në punë, e gjeti zgjidhjen duke e marrë me vete. Ky veprim i ka larguar të gjitha sikletet që i kalonin në mendje, për faktin si do ta ndante mëmësinë nga puna dhe si do ta linte të voglën për shumë orë vetëm.

Në postimin e saj, Neda shkruan:
Kush është në të njëjtën pozitë, e di fare mirë përjetimin e të rikthyerit në punë apo tek impenjimet kur sapo ke sjellë në jetë një fëmijë. Ndonëse mezi prisja, sepse dua që angazhimin tim në Për’puthen ta çoj denjësisht deri në fund, nuk e mohoj ankthin që kam ndjerë tërë javën për menaxhimin e regjistrimit maratonë dhe nevojës që Suzie Ann ka për të pirë gjatë ditës apo qoftë dhe për praninë e mamit.

Megjithatë, sot nuk mund të shkonte më mirë! Babi e solli gocën dy herë për t’u ushqyer dhe @olsamuhameti bëri magjinë e saj që kjo të ndodhte por edhe emisioni të vazhdonte rrjedhën e tij.

E di që e kam bërë shpesh, por dua ta bëj sërish këtu, të falenderoj produksionin tim të @perputhen_tch , @olsamuhameti @borazemani @hysa_leda @nikita_petritaj por edhe @xhuliodoci e të gjithë çunat e gocat, që jo vetëm me dashuri e mirëkuptim të jashtëzakonshëm i mundësuat kësaj nëne të re (jo dhe aq të re😋) qetësi mendore e hapësirë për vajzën e saj të vogël sot por edhe përgjatë të gjithë periudhës së shtatzanisë.

Jam ndjerë e lirë, e kuptuar dhe vlerësuar. Dhe nuk është vështirë të punosh deri ditën e fundit kur ke kolegë të tillë. E gjithashtu @topchannelalbania. Në kushtet kur për pjesën më të madhe të punëdhënësve, shtatzanitë janë “problem” më vete, televizioni kurrë nuk e pa periudhën time si problem, krejt e kundërta, angazhimi im ka qenë njejtë i mirëpritur.

Faleminderit me zemër ♥️

Pas lindjes, Neda u rikthye në punë dhe mori edhe vajzën me vete! Read More »

Luiz Ejlli flet humbjen e të atit: Babait ia mbylla telefonin atë natë sepse…

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ishte sot i ftuar në podcast-in e radhës të kryeministrit, Edi Rama.

Gjatë bisedës, kreu i qeverisë e ka pyetur këngëtarin e për babain e tij të ndjerë. Luizi i tha se ka qenë data 24 dhjetor i vitit 2020 kur babai ka ndërruar jetë.

Luiz Ejlli: Ka qenë në 24 dhjetor dhe rastisi fiks me datën që kam hyrë në Big Brother, 24 dhjetori. Po ishte i 2020 dhe ka qenë ora me orën tonë këtu, diku ora 10 dhe më merr baba në telefon dhe më thotë, po të marr tani që të uroj Krishtlindjen se më pas do kenë ngarkesë valët se të gjithë urojnë. Jo, – i thashë- nuk quhet, o në 12 o se quaj hiç dhe mbylla telefonin. Mirë, mirë- tha.

Në 11.30 më merr një shok që e kisha në Amerikë dhe e dija që rrinte aty dhe më thotë: Luiz, dhe unë direkt i them hë, si je – mendova se po më uronte për Krishtlindje dhe ai. Ka ndodhur diçka, tha. I ka rënë babait, Luigjit, – se Luigj e ka pasur babi, – i ka rënë infarkt, tha, po më duket se është keq puna se nuk donte të thoshte që është fatale. Në atë moment unë e mbylla dhe mora nënën. Nëna me tha se ku e kisha marrë vesh unë para atyre.

Pastaj, më morën dhe më thanë që ka ndërruar jetë. Ishte shumë e vështirë se ishte dhe periudhë pandemie, punë avionësh, udhëtimesh, e kështu dhe vonoi për të ardhur trupi nga SHBA në Shqipëri, por ishte dëshira e tij që të varrosej në Shkodër tek “varret e Rr’majit” që i themi ne, tek varret katolike në Shkodër dhe ashtu e bëra. Erdhi, u bë ceremonia dhe kur kam hyrë domethënë, thoja ishalla po e bëj krenar.

Kryeministri Edi Rama: Është shumë e fortë kjo dhe nuk duket se e kanë thënë mrekullisht, kush e ka thënë, që kur vdes babai, bëhesh burrë, dhe kur vdes nëna, bëhesh fëmijë, por nënën ta kesh me jetë sa më të gjatë uroj. Ndërkohë që ti, fëmijë je, ndërkohë.

Ajo që dua të shtoj këtu është më kujtove varrezat e Rr’majit, unë kam qenë aty dhe është një nga kujtimet më të freskëta dhe më të bukua të jetës sime. Kur u hap fjala që ishte akoma regjimi, dhe u hap fjala që të bënte Dom Simoni meshën e parë, dhe jemi nisur me tren. Kemi shkuar në Shkodër, ishte një ditë shumë e vrenjtur. Tani mua më duket sikur po tregoj një përrallë po nuk ka rëndësi, unë do ta tregoj siç është, sepse e kam kështu në sy.

Luiz Ejlli flet humbjen e të atit: Babait ia mbylla telefonin atë natë sepse… Read More »

U fotografuan në jaht, befason modelja Jori Delli: Ja ku do e bëjmë dasmën

Jori Delli është fotografuar pas daljes nga BBV në jaht me reperin e njohur Noizy. Menjëherë nisën aludimet se ajo do ishte modele në një klip muzikor të tij, por kishte edhe thashetheme për një lidhje mes tyre.

E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ajo u pyet për marrëdhënien me reperin dhe u përgjigj me ironi: “Po jam në një lidhje me Noizy-n, do martohemi. Dasmën do ta bëjmë në Vlorë. E kemi planifikuar, do i ftoj të gjithë të BIG-ut tek dasma.”

Në lidhje me komentet që merr pas përfundimit të spektaklit, modelja u shpreh: “Janë vajza dhe gra që më shkruajnë, Çfarë të bëjmë, po tani jam për martesë prandaj, e ndava (qesh).”

Jori Delli tregoi se ka ruajtur raport të mirë me Luiz Ejllin, ndërsa me Kiara Titon nuk komunikojnë. Ajo u shpreh se i ka shkuar por moderatorja iu është përgjigjur ftohtë.

“Nuk e kam ngacmuar Luizin brenda në BBV. Kam bërë tëerk me çdo banor aty brenda. Kemi kërcyer bashkë, nuk është se ai iku dhe unë i shkova pas.

Luizin e kam takuar pak, më ka përshëndetur. Me Kiarën s’kam marrëdhënie fare, pse me zor do i bëj marrëdhënien me njerëzit. Unë i kam shkruajtur, por si duket. Mendoj se të dy janë të angazhuar. Më është përgjigjur pas disa ditësh, por i ra shkurt”, u shpreh Jori Delli.

U fotografuan në jaht, befason modelja Jori Delli: Ja ku do e bëjmë dasmën Read More »

Qetsori rrëfen episodin komik me Luiz Ejllin

Ish-banori i Big Brother, Qetsor Ferunaj ka folur pas daljes nga shtëpia ‘Vip’, ku ka treguar për eksperiencën e tij dhe rikthimin për herë të dytë si konkurrent.

Qetsori në ‘Ftesë në 5’ tha se loja e tij përballë fituesit të BBVIP, Luiz Ejllit ka qenë ndër ato që do veçonte më së shumti, ku ka treguar një situatë komike nga gërhitjet e këngëtarit.
“Luizi gërhiste shumë unë e kisha gjumin shumë të lehtë dhe mbaja afër një shkop nga ato të fshesës, ma nxiu vërtet”, citoi ai.

Sakaq theksoi se të dy ata si konkurrent kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë lojës, ku veçoi se dhe aktorja Olta Gixhari ka lënë gjurmë të forta në eksperiencën e saj gjatë BBVIP.

Qetsori rrëfen episodin komik me Luiz Ejllin Read More »

Greta Koçi hap zemërn dhe flet për bashkëshortin: ‘Kemi katër vite të martuar, jemi…’

Këngëtarja e njohur shqiptare Greta Koçi ka zbuluardisa detaje rreth martesës së saj dhe personit që i ka vjedhur zemrën.

Ajo ka rrëfyer për herë të parë “Në Kurthin e Piter Pan”, se bashkëshorti i saj është shqiptar nga veriu i vendit, por ka preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij, duke qenë se partneri i saj nuk i përket botës së showbizit. Këngëtarja tha se ata janë si dy shokë dhe se e mbështesin njëri-tjetrin.
Koçi: Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëja diçka ndoshta të ardhmen.

Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së shoëbizit, kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë.

Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy,

Greta Koçi hap zemërn dhe flet për bashkëshortin: ‘Kemi katër vite të martuar, jemi…’ Read More »

E mbështeti, por tashmë Luiz Ejlli kërkon nga Benet Beci të bëjë tre ndryshime në Shkodër

Fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli mendon dhe kërkon që në Shkodër duhet të ndryshohen 3 gjëra. Teksa ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama “Blue Bradhërs”, ai tha cilat do të ishin ndryshimet që çdo shkodran pret sipas tij nga Beci.

Ai tha se problem janë plehrat e qytetit, ndërsa e rëndësishme sipas ish-banorit të ‘BBV’ është të rregullohen edhe rrugët e qytetit si dhe thelimi i Bunës dhe modernizimi i saj si “Venecia”.

“Unë e them haptas. Kërkoj tre gjëra nga Beneti si qytetar shkodran, si populli. E para, pastrimin e qytetit nga plehrat që bëhen sa më shumë mbushen kazanët, digjen e dihet.

Lagjet e vjetra ose lagjet që janë pak më të thella, janë pa rrugë të shtruara. Bie shi dhe bëhet gropa që s’ke mundësi të kalosh. Flas qytetin, s’ka lidhje se Oboti e ato pjesa këtej. Pra, shtrimin e rrugëve dhe Shirokën, Bunën, thellimin e saj në bashkëpunim me mbështetjen tuaj kuptohet, edhe të jashtëm që janë të gjithë, jam i bindur që të gjithë do thonin po, se jam i bindur që ajo pjesë mund të bëhet shumë më e bukur se Venecia. Ura është bërë, ka atë hapjen, aty mund të vijnë nga Mali i Zi, bëhet një turizëm, vende pune. Të dy kemi qenë në France, në Paris, kemi parë kanalin se si është me ato varkat restorant, me muzikë, pra mund të bëhet në Shkodër, por ajo do thellim,

do pastrim dhe jam i bindur që Beneti mund t’i bëjë, jo se po ja kërkon Luizi apo Shkodra, por me aq sa e kam njohur Benetin e di që nuk e zë vendi pa i bërë. Kjo është ajo që kërkoj unë, duke marrë parasysh që nuk jetoj aty aktualisht, por kam qejf ta shoh. Kur të marr vesh që janë bërë këto tre gjëra do të them bravo të qoftë që e bëre për Shkodrën, se unë nuk them do ta bësh për Luizin apo për Benetin. Bëje për Shkodrën e po i bëre këto, për mua ka respektin maksimal dhe i ka hallall të gjitha votat dhe gjithçka”- tha Luizi.

Kujtojmë se pas daljes nga eksperienca në ‘Big Brother VIP’, Luizi i doli në krah Benet Becit, duke shkaktuar habi, pasi kohë më parë ka shprehur haptazi bindjen e tij politike për PD-në

E mbështeti, por tashmë Luiz Ejlli kërkon nga Benet Beci të bëjë tre ndryshime në Shkodër Read More »

Vr asja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Gjykata lë në bu rg 4 minorenët

Gjykata cakton arr est në bu rg për 4 autorët e mitur Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, të cilët akuzohen për për vr asjen e 15 vjecarit Fatjon Bici.

Këta të mitur akuzohen për vra sje në bashkëpunim, dhe mbajtje pa leje e ar mëve të ftohta.

Fatjon Bici u vr a më th ikë nga 4 të mitur në 16 maj në Gramsh pas një she rri mes adoleshentësh. Sh erri nisi mes shokut të tij me 4 djem të moshës 14-16 vjeç

Vr asja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Gjykata lë në bu rg 4 minorenët Read More »