Irina

Luizi zbulon debatin me Efin pas daljes nga BBVip

Në Post Big Brother-in e sotëm u sqaruan shumë debate që ndodhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një prej tyre ishte video e Efit që mbrojti Luizin në përballjen që pati me Kiarën në një lojë të bërë ku moderatorja doli e lënduar.
Në shpjegimin që dha Luizi se si e kishte kaluar këtë situatë, këngëtari tha se nëse Arbana pyet një nga banorët se si e mendon një konflikt të caktuar ajo duhet të japë përgjigje.

“Nëse të pyet Arbana për një konflikt të caktuar duhet të japësh përgjigje, por kur nuk ta kërkon njeri, mos jep përgjigje se preken të dy palët.

Unë në një bisedë që pata me Efin lidhur me këtë para 2 javësh, i thashë Efit ik pirdhu, me idenë që ta lëmë këtë bisedë se unë kam raport të mirë me të dy, si me Efin dhe me Kiarën,” tha Luizi.

Luizi zbulon debatin me Efin pas daljes nga BBVip Read More »

Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes, i kërkon të ndërpresë fjalën

Debatet ishin të nxehta mes banorëve por dhe opinionistëve mbrëmjen e sotme në Post Big Brother.

Gjithçka nisi pasi disa prej banorëve, por edhe Arbër Hajdari, thanë se Zhaklina ka treguar mbështetje dhe simpati për Kristin.
Kjo gjë u mohua nga Zhaklina, e cila tha se ka mbrojtur vetëm vlerat që Kristi ka shfaqur.

Këtë e mbështeti dhe Arbana e cila tha se Zhaklina zgjodhi të durojë të gjithë të sharat e fansave të Luizit dhe të vazhdojë me mendimin e saj.

“Pse unë duhet të mallkohem, pse unë duhet të mallkohem,” thoshte pareshtur Zhaklina, gjë e cila bëri Arbanën t’i kërkonte të pushonte.

Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes, i kërkon të ndërpresë fjalën Read More »

B ie nga pallati në ndërtim, hu mb jetën punëtori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë, ku një 50 vjeçar ka hu mbur jetën pasi ka r ënë nga një pallat në ndërtim.

Sipas po licisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër.
50 vjeçari dy shohet se aks identalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar, e për pasojë ka ndë rruar jetë.
Ndërkohë pol icia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngja rjes. /abcnews.al

B ie nga pallati në ndërtim, hu mb jetën punëtori Read More »

Luizi surprizon fansat me Kiarën dhe i vë ‘flakën’ skenës

Sa herë që Luiz Ejlli udhëton drejt një vendi ku do mbajë koncertin e radhës, fansat e pyesin se ku është partnerja e tij, Kiara Tito.

E për këtë arsye, duket se fituesi i “Big Brother VIP 2” ka vendosur që ta marrë me vete moderatoren në një event që ka pasur mbrëmë.

Këngëtari u shfaq në një club nate në Ferizaj për të performuar për publikun. Në prapaskenë e shoqëronte edhe Kiara duke e suportuar në çdo ditë në karrierën e tij muzikore.

Para se të këndonte këngën që i ka dedikuar asaj “Me Ty”, ai e afroi partneren pranë vetes.

Luizi pati edhe një thumb për të gjithë ata që thonë se çifti janë ndarë sa herë qëndrojnë për një kohë të gjatë pa u shfaqur bashkë në publik.
“Ku e ke Kiarën, pse nuk ke dalë me Kiarën, pse pa Kiarën? Pse dole me Kristin? Kështu që sot ka thënë dua me ardhur me të përcjellë. Sonte kam ardhur me gruan. Ka ardhur me marrë në shtëpi”, tha këngëtari i dashur për publikun.

Çifti po përpiqet të jetojnë dashurinë e tyre larg vëmendjes së publikut, por tashmë edhe çdo mosveprim i tyre komentohet në rrjet si një ndarje e mundshme.

Luizi surprizon fansat me Kiarën dhe i vë ‘flakën’ skenës Read More »

Shpërthen debati mes Oltës dhe Ronaldos: Mos guxo të diskutosh…

Debatet mes ish-konkurrentëve të “Big Brother VIP 2”, vazhdojnë edhe pas përfundimit të reality show-t.

Arsyeja pse Olta Gixhari la garën një muaj para finales shkaktoi debat mes Ronaldo Sharkës dhe aktores.

Në “Post Big Brother”, Ronaldo tha se nuk beson që Olta la shtëpinë për djalin e saj, ndërsa aktorja e kundërshtoi dhe i kërkoi mos ta vërë në diskutim këtë fakt. Në debat ndërhyri Luizi Ejlli.

Pjesë nga debati:

Olta: Unë e di që gjatë kohës që unë kam qenë brenda në shtëpi, ti më ke sharë dhe çfarë nuk ke shpifur për mua dhe nuk të kam thënë gjysmë fjale. Por kam ardhur dhe të kam përqafuar.

Ronaldo: Ti gjatë gjithë kohës manipulon situata

Olta: Unë realisht i kam lënë të gjitha gjërat brenda në shtëpi. Unë i kam folur banorëve këtu. Për sa i përket daljes sime, mos guxo ta diskutosh më arsyen e daljes sime.

Ronaldo: Arsyen, unë kam guximin ta komentoj

Olta: As nuk dola me zarf të zi, as me zarf të kuq, as nuk u eliminova. Por dola për arsye jashtë mase të fortë nga ajo shtëpi. Dola si zonjë me këmbët e mia.

Luizi: A je penduar sot për daljen që ke bërë? Hiqe pjesën e djalit, ajo është gjë e shenjtë… Kur pe se kush shkoi në finale, kishe ndonjë lloj pende?

Olta: Jo, të betohem që jo. Daljen time e kam menduar 10 ditë. Kam vuajtur

Luizi: Nuk dua të jem arrogant, por kur ke dalë, ke parë që Luizi e paska të fituar dhe prandaj flet kështu

Olta: Po them të njëjtat gjëra që kam thënë atë ditë në studio me Arbanën kur nuk kisha as celular në dorë, asgjë

Luizi: E dije se kush do të ishte në finale

Olta: Nuk më interesonte

Shpërthen debati mes Oltës dhe Ronaldos: Mos guxo të diskutosh… Read More »

Çfarë po ndodh me Luizin? Përsëritet ‘incidenti’, alarmohen fansat e këngëtarit

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë akoma një personazh mjaft i komentuar në media.

Atij së fundmi i është bllokuar sërish profili zyrtar në Instagram, në të cilin arriti plot 600 mijë ndjekës.

Kjo megjithatë nuk është hera e parë, pasi faqja e tij deri më tani është sulmuar disa herë.Ky Instagram i artistit shkodran u hap nga partnerja e tij, Kiara Tito, pak ditë para përfundimit të Big Brotherit.

I njëjti në fillim të këtij reality show pati një Instagram që menaxhohej nga një mike e tij, që më pas kaloi te familjarët e krejt në fund iu kërkua nga produksioni i Big Brother VIP Albania.

Ylli i famshëm këto ditë ka qenë mjaft i angazhuar me mbrëmje e koncerte të shumta gjithandej. Ai po shijon famën dhe është kthyer në një nga emrat më të kërkuar nëpër klube.

Çfarë po ndodh me Luizin? Përsëritet ‘incidenti’, alarmohen fansat e këngëtarit Read More »

Publiku i doli kundër pasi bllokoi Kiarën në lavaman, Luizi: Faji ishte i saj për mënyrën si reagoi!

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luizi Ejlli mendon se publiku u kthye kundër tij kur bllokoi Kiara Titon pas lavamani për shkak të një loje, për shkak të mënyrës sesi ajo reagoi ndaj tij.

Teksa u rikthyen te momentet më kulminante mbrëmë në “Post Big Brother”, këngëtari i njohur u shpreh se publiku është prekur nga reagimi i Kiarës e cila qau, prandaj janë kthyer kundër tij.

“Sa i përket zhgënjimit të njerëzve. Unë e them edhe pse do duket se ja lëshoj fajin Kiarës. Ajo që zemëroi kaq shumë publikun ishte reagimi i saj, jo gjesti apo akti që bëri. Pavarësisht se erdhën si rrjedhojë e kësaj. Aty filluan të merreshin me detaje. Mënyra si reagoj kjo më bëri të dal shumë keq. Për mua nuk do bëhej e madhe siç është bërë. Reagimi që bëri mrapa duke më pa me lot në sy, duke më thënë s’më respekton, s’je pronari im, jo vendos lojën para meje. Këto fjalë godasin te njerëzit se ky ka thënë e dua”, tha Luizi.

Nga ana tjetër, Kiara e preku përciptazi këtë situatë, por pa fajësuar partnerin e saj.

“Kanë qenë disa situate që më kanë rënduar. Gjëja më e vogël më lëndonte. Nuk dua të ndalem këtu se kam shije të keqe. S’kisha ku e shfryja tjetër dhe ja shfryja Luizit”, shpjegoi moderatorja e njohur.

Publiku i doli kundër pasi bllokoi Kiarën në lavaman, Luizi: Faji ishte i saj për mënyrën si reagoi! Read More »

Olta habit me deklaratën: Nëse Kiara nuk do rifutej në shtëpi…

Miqësia mes Jori Dellit dhe Luiz Ejllit, pas eliminimit të Kiaria Titos u diskutua mbrëmjen e djeshme nga ish-banorët në “Post Big Brother”.

Fituesi i këtij edicioni të BB VIP u shpreh se me Jorin ka pasur marrëdhënie të mirë, por më pas nuk i pëlqente sjellja e saj. Ndërkohë, Olta Gixhari ndërhyri duke thënë se Luizi ka pasur pëlqim për modelen dhe këtë fakt sipas saj, e tregonin gjestet e tij.

“Nëse Kiara nuk do të rifutej në shtëpi, mes Luizit dhe Jorin do të niste diçka”, tha aktorja.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Me Jorin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, deri në një moment që filloi t’i jepte pak gojës, edhe që po e frynte i madhi (Maestro). Aty ma prishi qejfin. Unë i thashë çfarë të keqe pate nga unë që kur erdhe? Të afrova vetë, nuk më afrove ti. Të dhashë tutat

Olta: Çudi që afrove Jorin të parën

Luizi: Të ndihmova për të të votuar për foton më të bukur

Olta: Jori kokrra e yllit, si mos ta afronte Jorin ai?! Jori ishte absolutisht më e bukura në shtëpi. Ai është tepër strategjik, përveçse i dhuronte trëndafila kur nuk ishte Kiara. Ky është një mister tjetër.

Luizi: Po pse e kap momentin e trëndafilit

Olta: Unë pashë në video që i dhurove një trëndafil

Kristi: Është e vërtetë që sa u rifut Kiara, u shkëput shumë me Jorin.

Olta: U shkëput direkt

Kristi: Në mënyrë të frikshme

Olta: Nëse nuk do të kishte rihyrë Kiara, ai do të vazhdonte diçka me Jorin. Ai e kishte vërtetë qejf Jorin.

Luizi: Ajo (Olta) e lëshoi kunjin

Olta: Jorin e zgjoje çdo mëngjes. Nuk rrije dot pa të. E kapje për qafe, bëje xhiro rreth pishinës. Ti fillove të krijosh një marrëdhënie goxha të afërt me Jorin.

Olta habit me deklaratën: Nëse Kiara nuk do rifutej në shtëpi… Read More »