Irina

“Shërbimin shëndetësor në familje”, DRSH Vlorë pranë pacientëve invalidë

Drejtoria Rajonale Shëndetësore Vlorë, vijon aktivitetet e panumërta për “Shërbimin shëndetësor në familje”.

Sot ata ishin pranë pacientëve invalidë të Qendrës Shëndetësore Shushicë, për t’iu dhënë sadopak forcë e vullnet për të përballuar sfidat e jetës, si dhe për t’u kujdesur për shëndetin dhe mirëqenien e mbi të gjitha për të mos hequr dorë nga jeta.

DRSH ofroi një sërë shërbimesh për këtë kategori me mjaft përkushtim. /atsh

“Shërbimin shëndetësor në familje”, DRSH Vlorë pranë pacientëve invalidë Read More »

Gjenerata e re – Vajzat, jo vetëm kurajoze, por edhe lidere

Shqipëria po përgatit gjeneratën e re të vajzave, të cilat do të jenë jo vetëm kurajoze në kërkimin e të drejtave të tyre, por edhe lidere të ardhshme.

Sot, drejtueset e “Girl Scouts of Albania”, themeluesja e organizatës joqeveritare “Porta Rome Për Integrim” dhe tri vullnetare të Korpusit të Paqes, takuan Zv/Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Elisabeth Millard dhe të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Leyla Moses-Ones në zyrën e Korpusit të Paqes në Tiranë.

Gjatë viteve të fundit, vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe homologët e tyre shqiptarë kanë bashkëpunuar për të krijuar “Girl Scouts” të Shqipërisë. Biseda sot u përqendrua në punën që gratë po bëjnë nëpër Shqipëri, për të përgatitur vajza me guxim, besim dhe karakter për të thyer barrierat dhe për të inkurajuar gratë të jenë aktore të ndryshimeve në Shqipëri.

Në 18 shtator të vitit të kaluar, Shqipëria u pranua për herë të parë anëtare e asociuar në Shoqatën Botërore të Vajzave Udhëheqëse (World Association of Girl Guides and Girl Scout).

Udhëtimi i VUSh (Vajzave Udhëheqëse të Shqipërisë) filloi vitin në gusht të 2016, kur WAGGGS dhe Korpusi i Paqes në Shqipëri organizuan trajnimin për trajnere për të përhapur misionin e VUSh në të gjithë vendin​. Në janar të këtij viti, VUSh zgjodhi Bordin dhe në muajin prill delegacioni i vlerësimit të WAGGGS vizitoi Shqipërinë për të vlerësuar potencialin e VUSh për t’u bërë anëtar i asociuar.

Në korrik, VUSh mblodhi 4005 dollarë përmes një platforme online, për të mbështetur regjistrimin e organizatës në gjykatë dhe punën e liderëve në të gjithë vendin. Deri në këtë moment, mbi 200 vajza 6-16 vjeçe dhe vullnetare i janë bashkuar lëvizjes në 10 qytete të ndryshme të Shqipërisë. /atsh

Gjenerata e re – Vajzat, jo vetëm kurajoze, por edhe lidere Read More »

Gratë në politikë, “UN Women” apel për adresimin e sfidave në zgjedhjet e 2019

Pjesëmarrja e grave në politikë ka ende sfida që duhen adresuar.

Organizata ndërkombëtare që operon edhe në Shqipëri, në drejtim të të drejtave të grave “UN Women”, ka deklaruar se në më pak se një vit nga zgjedhjet vendore në Shqipëri, duhen marrë masa nga aktorët përkatës për të adresuar këto sfida.

“Përfaqësimi i grave në politikë nuk kërkon vetëm kuota gjinore, por edhe frymë të përshtatshme në politikë, për ti dhënë grave besimin se kanë mbështetjen e votuesve dhe gjithë Shqipërisë”, – është shprehur Blerina Gjylameti, deputete e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Qeveria Rama, është qeveria e parë në histori me 75 % element femëror në kabinetin qeveritar. Gjithashtu, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Shqipëria shënoi një arritje të re, duke zgjedhur 28 për qind gra deputete. /

Gratë në politikë, “UN Women” apel për adresimin e sfidave në zgjedhjet e 2019 Read More »

Krimet e komunizmit/ Kufoma e ushtarakut, tri ditë në mes të Shijakut, për të terrorizuar popullin

Fundi tragjik i ushtarakut antikomunist, i diplomuar në Torino: U vetëvra për të mos rënë në dorë të komunistëve, më pas u gropos buzë Erzenit.

I diplomuar në akademinë ushtarake të Torinos, në vitin 1936, Mustafa Deliallisi ishte ndër të paktët kuadro të shkolluar në perëndim, në Shqipërinë e viteve 1944. Kishte mbajtur detyrën e Rrethkomandantit të rekrutimit në Librazhd, Burrel. Pas pushtimit të Shqipërisë, ai kishte dhënë dorëheqjen nga të gjitha detyrat në ushtri, në vitin 1943. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Mustafa Deliallisi, u pozicionua kundër regjimit dhe krijoi çetën e tij kundër regjimit komunist, duke operuar për katër vite rresht. Mustafa Deliallisi dhe çeta e tij ishin në shënjestër të regjimit dhe për këtë, ishte ngarkuar grupi i forcave të ndjekjes, drejtuar nga Kadri Hazbiu. I rrethuar nga forcat e ndjekjes komuniste, në shtator të vitit 1948, Mustafa Deliallisi refuzoi të dorëzohej dhe ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, me qëllim që të mos binte në dorë të terroristëve komunistë.

Për ta kthyer në shembull terrori, për të gjtihë ata që do të guxonin t’i kundërviheshin regjimit, komunistët e morën kufomën e Deliallisit dhe e ekspozuan për tri ditë me radhë, në qendër të Shijakut. Më pas, e ngarkuan në një karrocë plehrash dhe e groposën buzë Erzenit. Eshtrat e ushtarakut të famshëm, ende nuk janë gjetur, me gjithë përpjekjet e familjarëve të tij, të cilët nuk kanë reshtur së kërkuari deri sot./Kujto.al.

Krimet e komunizmit/ Kufoma e ushtarakut, tri ditë në mes të Shijakut, për të terrorizuar popullin Read More »

Kjo që i ka ndodhur policisë së Kurbinit do të hyjë në histori, zbardh plagosjen e vitit 2012 por mësohet se…

Çudirat në vendin tonë duket se nuk do të kenë fund dhe ajo e radhës vjen pikërisht nga Policia e Kurbinit.

Kjo e fundit ka deklaruar ditën e sotme se ka zbardhur një plagosje të ndodhur në vitin 2012, por autori i saj ka ndërruar jetë dy javë më parë.

Në njoftimin e policisë thuhet se autor është Indrit Pepa, i cili u vra në Mamurras, më 6 shtator të këtij viti.

Policia identifikoi A. M., 49 vjeç, banues në Mamurras, si autor të kësaj vrasje.

Njoftimi i Policsë së Kurbinit, i datës 6 shtator 2018

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I. P., 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policsë së Kurbinit, i datës 20 shtator 2018

Më datë 19. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pasi nga tërësia e veprimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, është dokumentuar me prova ligjore ngjarja e datës 05. 02. 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi H. M., dhe autor është shtetasi I. P., i vrarë me armë zjarri më datë 06. 09. 2018/korrieri

Kjo që i ka ndodhur policisë së Kurbinit do të hyjë në histori, zbardh plagosjen e vitit 2012 por mësohet se… Read More »

Marina Vjollca ju kënaq syrin me fotot e saj, e lagur dhe vetëm me peshqir

Siç u njoftua dhe më parë, moderatorja Marina Vjollca dhe partneri i saj Getoar Selimi janë duke shijuar pushimet në Kubë.

Ata kanë ndarë disa fotografi mjaft romantike, por që godasin më tepër janë këto postimet e fundit të Marinës.

Pa filtra dhe me një perëndim dielli që ju ngazëllon shpirtin. Marina duket e sapo dalë nga deti dhe e mbështjellë me peshqir.

Marina Vjollca do t’jua kënaqë syrin me pamjet e publikuara.

ImageImageImage

Marina Vjollca ju kënaq syrin me fotot e saj, e lagur dhe vetëm me peshqir Read More »

“O dritë e jetës time”, miku i ngushtë i Adelës publikon mesazhet që do ju përlotin

Vdekja e parakohshme e gazetares dhe ish banores së Big Brother rreth një vit më parë preku zemrat e të gjithëve. Edhe pse kanë kaluar rreth 1 vit nga vdekja e saj, miqtë dhe njerëzit e afërt nuk e kanë harruar.

Gazetari Eraldo Rexho ishte një nga miqtë e saj në të afërt, ndërsa me anë të një postimi në ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me Adelën në kohën kur ajo ishte gjallë.

“O dritë e jetës sime dhe e shumë të tjerëve, ja kështu siç je vetë, një njeri i bukur, ashtu paç çdo ditë e natë të këtij viti. S’i ta them me fjalë se sa shumë të dua”, shkruhet në mesazhet e Eraldos.

“O dritë e jetës time”, miku i ngushtë i Adelës publikon mesazhet që do ju përlotin Read More »

Deri tani e pengonte “njolla e çekut 1 milion”, zbulohet Super Posti që do të marrë Alfred Peza

Kryeministri Rama nën shëmbullin e arkadashit të tij Erdogan, ka menduar të shtojë dhe të përforcojë pozitat kontrolluese në media, duke blinduar “bunkerin” AMA.

Dje, ai u ka dhënë anëtarëve socialistë të Komisionit Parlamentar të Medias, një “trakt” të gatshëm, me propozimin, për shkarkimin e kreut të AMA-s dhe ndryshimin e raporteve të përfaqësimit në bord.

Ky skenar, do të paraqitet për debat në komision, në fillim të muajit tetor 2018, duke hyrë në negociata të fshehta dhe me anëtarët e opozitës, ku janë bërë pazare edhe herë të tjera, paçka se aktrojnë “luftë të egër” mes palëve.

Sipas burimeve tona, thuhet, se Edi Rama, ka piketuar për Kryetar Bordi të AMA-s, ish deputetin Alfred Peza, ndaj dhe pas afro 1 viti lënie në hije, në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS, ai e promovoi si sekretar për mediat, për ta “rilindur”.

Pas këtij rehabilitimi të plotë brenda kampit “mavi”, Rama ka menduar ta vendos mikun e tij Peza, në krye të institucionit që kontrollon mediat, duke larguar kryetarin aktual Gentian Sala, të cilin e emëroi më 11 nëntor 2014, duke e tërhequr, nga puna  si drejtor i “Digitalb”.

Ideja për të vendosur Alfred Pezën, në krye të AMA, ka qenë e fiksuar qysh para 1 viti në trurin e Ramës, por skemën ia bllokoi, skandali i “çekut 1 miliardë” lekë, që iu zbulua deputetit Peza, ndaj dhe Rama qëndroi në heshtje.

Ndaj qëndroi i heshtur e në pritje, deri sa drejtësia t’i hiqte “njollën”, mbasi ligji për anëtarët dhe kryetarin e Bordit të AMA-s, ndalon kandidimin e personave që janë edhe në procese gjyqësore penale.

Tani që Rama e hoqi këtë “siklet” dhe ligjërisht, e nxorri të “pastër” me vendim të formës së prerë, ka nisur punën, për ta hipur ish-deputetin Alfred Peza, në kolltukun e kryetarit AMA-s, ndërkohë, që sot njoftoi, se e ka futur në listë, për ta hipur edhe në fluturimin e tretë, të avionit “Air Albania”./Pamfleti

Deri tani e pengonte “njolla e çekut 1 milion”, zbulohet Super Posti që do të marrë Alfred Peza Read More »