Irina

Jo vetëm mjekë dhe infermierë, tani Gjermania po kërkon për këta profesionistë

Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar. Për të prekur ëndrrën gjermane jo domosdoshmërisht duhet të jesh mjek ose infermier, pasi ky shtet është duke kërkuar edhe berber.

Mijëra infermierë dhe qindra mjekë tashmë profesionin e tyre e ushtrojnë në Gjermani. Duket se pas bluzave të bardha, radhën për të shkuar në këtë shtet e kanë berberët. Shumë të rinj i janë drejtuar qendrave berberhane për të marrë këtë profesion e më pas për të shkuar drejt shtetit gjerman.

22-vjeçari Flogert Bami tregon: “Kam filluar kursin e berberit prej 5 muajsh. Kam edhe një muaj që të përfundoj kursin e plotë. Unë të ardhmen time e shoh në Gjermani, pasi shumë nga shokët e mi këtë kurs e ndjekin atje. Edhe unë e shoh si mundësi të mirë për të punuar atje. Pasi të mbaroj kursin e berberit, do të shkoj të mësoj gjuhën gjermane, kështu edhe ambasada mund të më lidhë një kontratë pune”.5251454

“Kam shumë shokë dhe ata më kanë rekomanduar që të mbaroj kursin dhe të shkoj në Gjermani. Paga varion nga 1000-1500 euro, varet nga salloni ku punon dhe qyteti”, shton i riu.
Fiqo Brahaj është një nga berberët më të vjetër në kryeqytet. Pranë sallonit të tij shumë të rinj vijnë për mësuar profesionin e berberit dhe për ta ushtruar atë në Gjermani.

“Të rinjtë janë të prerë, e kanë ndarë mendjen për Gjermani. Madje nuk e mbarojnë kursin sepse dalin punojnë”, thotë Brahaj.

Numri i saktë i të rinjve me profesion berber që janë larguar në Gjermani nuk dihet, por ky është trendi i fundit. Më të kërkuarit në Gjermani janë infermierët, por edhe hidraulikët, elektricistët, specialistët e mirëmbajtjes, largimi i të cilëve po ndjehet, por së shpejti do nisin të mungojnë edhe berberët./TCH.

Jo vetëm mjekë dhe infermierë, tani Gjermania po kërkon për këta profesionistë Read More »

Balla-Bashës: Leri kërcënimet, dil të tregosh se kush të paguan 2 miliard lekë në vit

Ndërsa Krytetari i opozitës prej disa ditësh po flet me gjuhën e kërcënimeve dhe paralajmërimeve, Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar kryedemokratit të dalë të sqarojë publikun lidhur me një fakt që po qarkullon në media, ku nënvizohet se Basha merr çdo vit 2 miliard lekë.

“Dua t’i them Lulzim Bashës nga kjo foltore, mjaft fole me kërcënime idioteske që as nuk i mer njeri parasysh. Shumë mirë që ke vendosur të shkosh të konsultohesh me publikun, por sikurse ti kërkon çdo ditë me sejmenët e tu përgjigje, në media sot ka dalë një fakt shumë domethënës se si ti Lulzim Basha paguhesh vit për vit me 2 miliard lekë nga oligarkë, të cilët i sulmon ditën dhe i takon natën për të paguar kompaninë e kunatit tënd. Jep përgjigje Lulzim”, deklaroi Balla.

Ndër të tjera Balla tha: “Do ta rimerja edhe njëherë sqarimin që bëri Kryetari i Kuvndit për të nxjerrë edhe njëherë në pah sa gënjeshtarë ka sot në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të demokracisë sikurse është opozita.
Madje jam drejtuar edhe me disa shkresa që janë në vjim të ultimatumeve pa vlerë të opozitës se gjoja shqyrtimi i dekretit, miratimi i tij bashkë me raportin, qënka një shkelje e madhe.

Unë nuk gjej një rast tjetër në praktikën parlamentare, kaq sa vite kemi vepruar, për të cilën do t`i kërkoja medias që t`i kushtonte sadopak vëmendje dhe të marrë të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me seancën e vitit 2016 ku nuk i di arsyet përse është drejtuar nga zoti Meta dekreti i ardhur nga zoti Nishani i cili është shqyrtuar në një seancë që drejtohej nga kolegu im Spaho, i cili në procesverbalin e kuvendit ka kaluar një për një të gjitha ndryshimet e projektligjit.

Pra minimalisht do t`i kërkoja zotit Spaho dhe zotit Vasili që kanë firmosur një shkresë dje, të bëhen të dy bashkë e t`i kërkojnë falje publikut për gënjeshtrën e radhës, se të paktën Spaho dhe Vasili gënjejnë më rrallë sesa gënjen Lulzim juristi. E sa për Lulzim juristin përsëri medias do t`i këkoja t`i kushtojnë pak më shumë vëmendje gënjeshtrës që bëri mbi teatrin. Ai tha se ne, mazhoranca, paskëshim kërkuar që ligji për ndërtimin e Teatrit të ri Komëbtar do t`i shkojë Venecias. O Lulzim, o jurist, po ta them edhe njëherë t`i vetëm gënjeshtra di të bësh në jetë, nuk di të bësh asnjë punë tjetër.

Nuk e kemi thënë kurrë, por ka qenë një propozim i cili do të implementohet dhe që ka të bëjë me dërgimin në Komisionin e Venecias edhe pas votimit për mendim të ligjit për avokatinë, sepse qëndrimi i Partisë Socialiste ka qenë i palëkundur që prej ditës së parë. Kush janë ata prokuror apo gjyqtarë që nuk kalojnë vettingun nuk mund të hyjnë menjëherë nga dera tjetër e pallatit të drejtësisë te ajo e avokatëve. Po çlidhje ka kjo me teatrin o Lulzim, o jurist. Hajde kthe përgjigje për gënjeshtrën që thua pa t`u dridhur qerpiku sepse e ke zanat, një zanat i turpshëm i një njeriu që di vetëm të gënjejë.

U habit sot edhe nga hoteli i radhës luksoz ku ka zgjedhur të zhvendosë deputetë të opozitës të cilët po pakësohen dita ditës, e tha çështë ky raportim i kryeprokurores së Shqipërisë. Po mirë mo Lulzim ke bërë nga viti 2005 deri në 2011 nja 6 vjet edhe ministër edhe deputet, ke nga 2017 deri në 2018 edhe një vit më shumë, po si nuk e mësove njëherë që të gjitha institucionet që zgjidhen nga Kuvendi raportojnë në Kuvend, qoftë në komisionin përgjegjës qoftë në seancë plenare dhe këtë vit si rrallë herë në historinë e parlamentarizmit shqiptar, të gjitha institucionet kanë qenë të detyruara dhe do të kishte qenë mirë që opozita të merte pjesë, e të gjithë historinë banale të thashethemeve le t`i kërkonte dhe të bënte pyetje edhe kryeprokurores edhe kryeinspektorit të inspektoriatait të deklarimit të pasurive dhe parandalimeve të konflikt interesit, por opozita nuk është.

Zonja dhe zotërinj, kolegë deputetë, ne sigurisht kërkuam një mendim për këtë projektligj edhe pas kthimit të dekretit nga presidenti, dhe unë besoj që prej këtij momenti të gjithë duhet të heshtin, sado që unë deklaroj me përgjegjësi të plotë në emër të Grupit tonë Parlamentar që kemi transpozuar fjalë për fjalë dhe germë për germë të gjithë opinionin e Komisionit Evropian në ndryshimet që sjellim sot në raportin që bashkëshoqëron dekretin.
Ne jemi seriozë në marrëdhënien me Komisionin Evropian dhe vlerësojmë maksimalisht të gjithë opinionin e ardhur prej tyre, i cili përmban dy gjëra thelbësore. Së pari, hedh poshtë të gjithë argumentin bosh të servirur nga opozita se gjoja projektligji na paskësh qenë në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asocimit të firmosur nga Shqipëria këtu e 12 vite më parë.

Po çfarë lidhje ka marrëveshja e stabilizim asocimit me një ligj të caktuar që rregullon një marrëdhënie kontraktuale, por e dyta ajo që është më e rëndësishmja në përputhje me ekspertizën dhe opinionin e shprehur nga Komisioni Evropian, e gjithë procedura për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë̈ projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, do të realizohet nëpërmjet një thirrje të hapur.

Për këtë qëllim, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj, Bashkia e Tiranës është ngarkuar të njoftoj publikisht të gjithë subjektet private që janë të interesuara që të paraqesin një propozimin për zhvillimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar. Komisioni Evropian u shpreh qartë se ligji dhe procedura e parashikuar, nuk shkelin dhe nuk bien ndesh për asnjë moment me angazhimet që Shteti Shqiptar ka marrë në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ja pra ra gjithë ajo baltë që flisnin këtu në emër të BE-së, në emër të Bundestagut, Asamblesë Franceze që kjo minon rrugën evropiane. A ka sot argument tjetër? Nuk ka! Ata sot nuk duhet të ishin në hotelin e radhës, por duhet të ishin këtu e të kërkonin ndjesë para publikut, para artistëve, para artdashësve. Ne jemi sot për të njoftuar hapjen e një procesi me një afat kohor prej 60 ditësh për të paraqitur propozim konkret në lidhje me realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar. Një afat kohor ky, tepër i mjaftueshëm për paraqitjen e një propozimi dhe projekti konkret dhe serioz.

E gjithë procedura konkurruese organizohet mbi bazën e një gare te drejtë dhe në kushte të barabarta për të gjithë palët pjesëmarrëse në garë. Çdo palë e interesuar që pretendon se i është mohuar e drejta e një klasifikimi të drejtë, gëzon të gjitha garancitë dhe mjetet ligjore që të paraqes ankim në lidhje me mos shpalljen fitues. Nëse Lulzim Basha ka pasur merak që ndonjë kompani pranë tij të hyj të konkurojë le të hyjë të konkurojë. Kuvendi i Shqipërisë përmes ndryshimeve që realizon sot pikërisht hap një garë të barabartë dhe të drejtë.

Pala shtet hyn në këtë procedurë konkurruese në interes të mbrojtjes të pronës publike. Asnjë centimetër tokë publike nuk do të tjetërsohet tek privati dhe do të kemi një Teatër modern dhe bashkëkohor në një vlerë rreth 27 mln euro të cilat janë për publikun shqiptarë. Dua ti them Lulzim Bashë nga kjo foltore. Mjaft fole me kërcënime idjoteske që as nuk i mer njeri parasysh.  Shumë mirë që ke vendosur të shkosh të konsultohesh me publikun, por sikurse ti kërkon çdo ditë me sejmenët e tu përgjigje, në media sot ka dalë një fakt shumë domethënën se si Lulzim Basha paguhet vit për vit me 2 miliard lekë nga oligarkë dhe Lulzim Basha nuk jep Asnjë përgjigje, madje oligarkë të cilët Lulzim Basha i sulmon ditën dhe i takon natën për të paguar kompaninë e kunatiti të vet”, shprehet Balla.

Balla-Bashës: Leri kërcënimet, dil të tregosh se kush të paguan 2 miliard lekë në vit Read More »

Pas arrestimit të 9 mjekëve të spitalit të Shkodrës, reagojnë kolegët

Pas arrestimit te 9 punonjesve te Spitalit te Shkodres kane reaguar koleget e tyre me nje deklarate per mediat.

Deklarata:

Drejtuar: Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder Gjykates se rrethit gjygjsor ne Shkoder Opinionit publik Urdhrit te mjekut Minstrise se shendetsie

Ne mjeket e Spitalit Rajonal te Shkodres , Komisioni Mjeksor, kontestojme masen ekstreme te arrestimit te personelit te spitalit Rajonal te Shkodres si nje akt I paprecedent ne gjithe historine e ketij institucioni dhe Sherbimit Shendetsor ne Shqiperi.

Pa u zgjat ne arsyet e qe prokuroria ka patur per te marre nje akt te tille, I kerkojme ketij institucioni, te rishikoje masat e marra, per faktin qe bluzat e bardha te ndaluara perfaqsojne figura te rendesishme ne sistemin shendetsor te Shkodres duke mbuluar sherbime shendetsore si hemodinamika dhe nderhyrjet invasive per semundje te renda te zemres, qe rrezikojne jetet e pacienteve si infarkti i zemres. Theksojme se qe sot pacientet e qytetit te Shkodres dhe te gjithe rajonit te veriut te Shqiperise jane te pambuluar me sherbimin e hemodinamikes dhe te kardiologjise. Ne kushtet e mungeses se shume mjekeve specialiste ,mungesa e specialisteve te ndaluar eshte e pazevendesueshme .

Ne sistemin tone te shendetsise krejtesisht te vertikalizuar ku asnje vendim financiar nuk merret pa u konsultuar me institucionin e linjes, e veme ne dyshim protagonizmin e bluzave te bardha . Ky fakt I konsultimit me institucionin e Ministrise theksohet dhe ne deklaraten e prokurorise.

I bejme me dije institucioneve te drejtuara me lart qe aksioni yne ne favor te mjekeve te ndaluar do te pershkallzohet si nje mase e rendesishme per te ruajtur dinjitetin e figuen e mjekut tashme te neperkembur.

Pas arrestimit të 9 mjekëve të spitalit të Shkodrës, reagojnë kolegët Read More »

Ramën e zë koka pas diskutimit me Gjiknurin, Ahmetaj i habit të gjithë me veprimin e tij

Seanca e sotme parlamentare, ku në fokus është ligji për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka nisur vetëm me pjesëmarrjen e mazhorancës. Por, gjithashtu paraqiti raportin vjetor dhe kryeprokurorja Arta Marku, e cila ra në sy me veshjen e saj.

Arta Marku është paraqitur në Kuvend me një fustan rozë, si ngjyrat e Partisë Socialiste, ç’ka me gjasa ka lënë “pa fjalë”, Kryeministirin dhe ministrin Fatmir Xhafaj. Në fotot e shkrepura nga LSA, kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj janë parë të flasin me njëri-tjetrin, ndërkohë që zv.kryeministrja, Senida Mesi ka qendruar në heshtje.

Në një tjetër foto, ministri i Financave, Arben Ahmetaj është parë teksa lëviz nëpër ambientet e Kuvendit me filxhan në dorë dhe një tufë me shkresa. Ndërkohë që në një moment duket se po sheh në filxhan dhe fatin e financave shqiptare. Kryeministri Rama është parë t’i mbajë qëndrim, Ministrit të Transportit, Damian Gjiknuri të cilin në foto duket që e sheh me inat.

Ramën e zë koka pas diskutimit me Gjiknurin, Ahmetaj i habit të gjithë me veprimin e tij Read More »

Shqipëria marrëveshje me Gjermaninë, i hapet rruga emigracionit legal për të rinjtë

Qeveria gjermane dhe ajo shqiptare do t’i hapin rrugën emigrimit legal të të rinjve me arsim profesional. Kjo shihet si zgjidhje për frenimin e emigracionit të paligjshëm.

Gjermania dhe Shqipëria kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt emigracionit legal, ku shumë të rinj dhe të reja, që kanë një arsimin profesional, tashmë mund ta gjejnë veten në tregun e ofertë-kërkesës në shtetin gjerman.

Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për vetë faktin se kjo strategji frenon punën në të zezë nga njëra anë, ndërsa në krahun tjetër ndihmon shumë shqiptarë, që zotërojnë një diplomë të arsimit profesional, shkruan osservatorioitaliano.org.

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), mbi projektin “Këshilla për Migracionin në Shqipëri”, synon të forcojë kontributin e emigrantëve për vendin e origjinës, por dhe një metodë frenimi për emigrantët e paligjshëm.

Shqipëria marrëveshje me Gjermaninë, i hapet rruga emigracionit legal për të rinjtë Read More »

Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Kryehajduti kërkon skutave…sa kinema ke shkatërruar dhe kthyer në pallate

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzës së kreut të qeverisë për Teatrin e Metropolit. Sipas Ramës, Basha kërkoi pa privatizpnte për t’ia dhuruar deputetit Astrit Veliaj.

Me nje shenim ne rrjetin social Twitter, Basha i kujton Rames, se Teatri i Metropolit eshte ende aty dhe i numeron gjithe kinemate qe ka shkaterruar per te ndertuar pallate.

Reagimi i Bashes

Kryehajduti kerkon skutave per shkresa te pavlera. Teatri i Metropolit eshte aty! Kinema 17 Nentorin, Kinema Republiken, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkaterruar Rama dhe ka ndertuar pallate.

Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Kryehajduti kërkon skutave…sa kinema ke shkatërruar dhe kthyer në pallate Read More »

Vetting në politikë?! Xhafaj: Idetë qesharake të Partisë Demokratike

E ka quajtur një ide qesharake Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, propozimin e opozitës për vetting në politikë. Xhafaj ka komentuar edhe propozimin e Partisë Demokratike për një Vetting në politikë. Xhafaj tha se ky propozim është një ide qesharake e PD dhe se nuk ka asnjë vend në botë që politika të bëjë Vetting për vetë politikanët.

Janë forcuar përpjekjet për ndalimin e shumë personave me rrezikshmëri. Shqipëria vijon të shkëmbejnë të dhëna me partnerët ndërkombëtar. Besimi i tyre tek Policia e Shtetit konsiderohet si institucioni më i suksesshëm në rajon. E pohoj me shumë krenari këtë sukses. Ka më pak vepra penale të regjistruara se një vit më parë. Retorika e sulmit ndaj policisë ka qëllim dashakeqëse. Në bazë të sondazheve të fundit, 78 për qind e qytetarëve besojnë se policia e shtetit është e besueshme. Partia Demokratike nxjerr kokën dhe hedh baltë. Këta persona shpifin se familjarët e mi janë të lidhur me lojërat e fatit, deklaroj me përgjegjësi ligjore dhe politike. Kjo është paaftësi për një opozitë për të luajtur rolin e një opozite dinamike. Të angazhohen seriozisht kompetencat, të hetohen mbi këto deklarime.

Çdo kush mund të shpif si të dojë e për kë të dojë, e të shantazhojë ministrin apo kryeministrin e vendit. Kjo duhet të marrë fund. Vettingu në politikë është ide qesharake e Partisë Demokratike. Drejtësia dhe pastrimi i saj të bëhet nga themelimi i institucioneve ligjore. Nuk ka vend në botë që politika të pastrojë politikën dhe të bëjë Vetting. Për përfshirjen e familjarëve të mi në biznesin e lojërave të fatit, ky është një mashtrim. Prokuroria të angazhohet për hetimin e deklarimeve të PD.

Vetting në politikë?! Xhafaj: Idetë qesharake të Partisë Demokratike Read More »

Merr fund për herë të dytë, mazhoranca miraton me 75 vota ligjin për Teatrin Kombëtar

Me 75 vota pro, mazhoranca ka miratuar dekretin e Presidentit duke i hapur rrugën kështu shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Nga Vlora, Basha u shpreh se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit. “Ligji fusha për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin”, tha Basha, i cili shtoi se opozita nuk kthehet në Kuvend në këto kushte.

Ndërkohë, Rama reagoi nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar liderin e opozitës, se në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës privatizoi teatrin Metropol. Por përgjigja e Bashkës nuk vonoi: “Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shkroi Basha në “Tëitter”.

Merr fund për herë të dytë, mazhoranca miraton me 75 vota ligjin për Teatrin Kombëtar Read More »