Irina

“Po luftojmë ne për surratin tuaj sulmohen artistet e njohura, Yllka Mujo e Eva Alikaj: Një grua…

Pas incidentit të ndodhur në protestën e organizuar për Teatrin Kombëtar, aktorja Eva Alikaj ka treguar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Në një lidhje telefonike me “Panorama Online”, artistja Alikaj ka thënë se është sulmuar nga një grua. Aktorja shoti me tej se është zgjedhja e qytetarëve që të protestojnë në format që dëshirojnë, por shprehur keq ardhje për sulmet që bëhen ndaj artistëve. “Nëse ti i thua për surratin tuaj artistëve, nuk ka kuptim dhe kauza pastaj. Në këtë rast e shpaguajnë aristët, unë mendoj se Yllka Mujo është një zonjë e nderuar një artistë e shtuar e teatrit. Nuk më vjen mirë që të sulmohen artistet, dhe në këtë rast po e paguajnë artistët”, shtoi aktorja.

Është e vërtet kjo ngjarje? Po është shumë e vërtetë. Ka ndodhur sot? Po sot. Çfarë ndodhi aty? Ishte një grua e inatosur, dhe tha” po ju mi pse nuk luftoni për Teatrin, po luftojmë në për të luajutr ju, për surratin tuaj”. Pastaj tha dhe disa fjalë për Yllka Mujon. Ishte me një pllakat në dorë. Vetëm ishte apo ishin njerëz në grup? Po vetëm një grua ka qenë. Keni ndonjë koment për këtë ngjarje?

Është e drejta e asaj për të bëj çfarë të dojë. Secili ka mundësitë e tija të drejtën e tij. Ne jemi në punë aty, jemi të punuar aty. Saç kanë të drejtën ata të protestojnë, ne kemi të drejtën të punojmë. Por nuk mendoj se njerëzit duhet të jenë agresiv me artistët, nëse është fjalë për mbrojtjen e godinës, duhet të mbrohen dhe njerëzit, artistët. Nëse ti i thua për surratin tuaj artistëve, nuk ka kuptim dhe kauza pastaj. Në këtë rast e shpaguajnë aoristët, unë mendoj se Yllka Mujo është një zonjë e nderuar një artistë e shtuar e teatrit. Nuk më vjen mirë që të sulmohen artistet, dhe në këtë rast po e paguajnë artistët. Mirë keq nuk po gjykojë se kush ka të drejtë.

Ndërkohë që artistja tjetër e njohur yllka Mujo, e kontaktuar nga “Panorama Online” nuk pranoi që të komentonte këtë ngjarje. “Nuk merrem me gjëra të tilla”, ishte ky komenti i vetëm i Yllka Mujos në një lidhje telefonike.

“Po luftojmë ne për surratin tuaj sulmohen artistet e njohura, Yllka Mujo e Eva Alikaj: Një grua… Read More »

Ultimatumi i Ramës për Fugën dhe një recital i neveritshëm i Alketa Vejsiut

“Perspektiva europiane nuk është vetëm fjalë, nëse do të vijoni rrugën, përmbushni kushtet!”.  Kjo fjali-mesazh që ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ja tha troç dhe në sy kryeministrit Edi Rama janë thelbi i strategjisë që po përdor prej 5 vitesh Rilindja në pushtet. Grabit në bashkëpunim me krimin ekonomik dhe atë të organizuar pasuritë dhe financat e vendit, shndërroje Shqipërinë në një kantier për pastrimin e parave të mafies vendase dhe asaj ndërkombëtare dhe paralelisht bombardo me propagandë “suksesesh”, për të krijuar aureolën e rreme për atë që po ndodh në realitet.

Nëse te ndërkombëtarët “punët e mëdha” vetëm me fjalë të Edi Ramës, nuk pinë më ujë këtu brenda ai e ka kuptuar se shqiptarët po zgjohen çdo ditë, ndaj ka kaluar në një fazë të re për të mbuluar instalimin e krimit të organizuar në pushtet, me shkëlqim të rremë vezullues.

Burime të sigurta pranë kryeministrit kanë thënë se së fundmi Edi Rama ka thirrur  Endri Fugën dhe i ka dhënë një ultimatum të egër. Mësohet se e ka urdhëruar “Gëbelsin” e tij, që të dalë nga qoshja e errët ku bën si interesant dhe “misterioz” dhe duke nisur nga ai vetë të përpilojë strategjinë e një fushate intensive propagandistike, për “arritjet” e Rilindjes.

Kjo është arsyeja që Fuga kohët e fundit ka dalë nga strofulla dhe përveçse po shkruan edhe vetë, ka nisur takimet me këdo që ka impakt në opinionin publik. Është përpiluar një listë me të gjithë ata që direkt apo nëpërmjet familjarëve të tyre, kanë përfituar dhe vazhdojnë të vjelin të mirat e pushtetit të Edi Ramës.

Ka ardhur koha që kushdo që ka edhe sadopak ndikim në opinionin publik të shfaqet dhe të “luftojë”, sepse kanë ardhur ditë të vështira për ne- mësohet se ka qenë thelbi i ultimatumit të Ramës për Fugën.

Njerëz publik, artisë, gazetarë, pedagogë, pronarë mediesh e universitetesh, biznesmenë, madje edhe kushdo që ka një familjar në punë shteti, duhet të kthejë mbrapsht “përfitimet” që ka nga Rilinda.

Askush nuk duhet të përjashtohet si ushtar në këtë sulm frontal; as shokët dhe gratë shokëve e ortakëve të vetë Olsi Ramës, sepse të tjerët e dinë vetë. Fuga thjesht ka përcjellë ultimatumin që ju dha.

Prandaj njerëzit shohin të habitur, se si shfaqen si “kone” të bindura edhe figura si Robert Ndrenika e Ardit Gjebrea etj, duke recituar “arritjet” e pushtetit.

Prandaj kohët e fundit janë me dhjetëra-qindra e të përditshme rastet, kur “figura publike” në TV, portale, gazeta  e sidomos në rrjetet sociale shfaqen të sforcuar sikur e kanë “pistoletën prapa koke” dhe bombardojnë opinionin, me “sukseset” e qeverisë Rama.

Prandaj ditën e hënë, edhe një spektakël televiziv si “Dance With Me” në TV Klan, që në premierë të këtij sezoni u kthye nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu në një shfaqje të turpshme dhe të neveritshme, ku propaganda mashtruese në shërbim të Rilindjes (bizneseve të tyre familjare në fakt) bombardoi mijëra shqiptarë, që prisnin të shijonin vallëzimet e njerëzve publik.

Sa herë që Alketa Vejsiu kapte mikrofonin, aq herë shqiptarët që e ndiqnin dëgjonin të habitur sesi shmangej qëllimi argëtues  që duhet të ketë spektakli, në një skenë promovuese për sukseset imagjinare të Rilindjes së Ramës.

Edhe kur në skenë dolën dy artistë të ftuar nga Italia, Vejsiut si duket ju kujtuan bizneset familjare, ultimatumi që kishte marrë në darkë në shtëpi,  Olsi i Ramës, vilat, rrjetet e pikave të basteve që po lulëzojnë dhe nisi të recitojë; Vijnë italianë në Shqipëri për të kërcyer, por Rilindja ka krijuar kushtet edhe për 20 mijë investitorë, që sjellin paratë e tyre nga përtej detit dhe hapin vende pune!

Se ku i gjeti Alketa Vejsiu këta 20 mijë investitorë në Shqipëri, një zot e di; vetëm nëse ata që i kanë përgatitur tekstin që recitoi e kanë fjalën për mafiozët italianët që investojnë fortë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit në vendin tonë; ata që janë aksionierë në trustin ndërkombëtar të kokainës, ata që po investojnë në lavatriçen gjigante që ka ngritur Rama me ndërtimin, kumarin etj.

Gjithsesi ashtu si klithma e bishës që ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë, ultimatumi i Ramës për Fugën është aq i egër, sa që po i nxjerr të gjithë sheshit. Vëzhgoni me kujdes TV-të, mediat, rrjetet sociale që të kuptoni, se deri ku kanë mbërritur metastazat e mafies me emrin Rilindje!

Ultimatumi i Ramës për Fugën dhe një recital i neveritshëm i Alketa Vejsiut Read More »

Korrigjimi kufijve/ Thaçi nga deklaratat diplomatike, i hakërrehet Haradinajt: Nëse do luftë, nisja!

Ndërsa është kthyer në mollë sherri çështja e kufirit mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, duket se gjakrat janë nxehur shumë. Tashmë tonet mes tyre kanë ndryshuar dhe nga deklaratat diplomatike, kreu i shtetit ka shpërthyer në një koment të drejtpërdrejt për shefin e ekzekutivit: nëse do luftë, nisja, por jo në studio televizive citohet të ketë thënë presidenti.

Sipas shtypit kosovar, këto komente Thaçi i bëri gjatë takimit të zhvilluar me kreun e PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi. Presidenti kosovar theksoi gjithashtu se kërkesën për bashkim me Kosovën, sipas tij, e ka bërë vetë Lugina e Preshevës. Thaçi shtoi se po punon për ta institucionalizuar këtë kërkesë. Ai përsëriti se nuk do të lejojë një Asosacion me kompetenca ekzekutive, e as një Republikën Srpska, ndërsa shtoi se liqeni i Ujmanit dhe Trepça do t`i mbeten Kosovës.

Korrigjimi kufijve/ Thaçi nga deklaratat diplomatike, i hakërrehet Haradinajt: Nëse do luftë, nisja! Read More »

Hajduti ia hedh lehtë:Pagova 100 mijë lekë policin për të mbyllur çështjen.

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e postës policore në Manzë të Durrësit, të cilët tentuan që të manipulojnë një çështje, ku viktimën e bënë autor.

Në redaksinë e Fiksit u ankua Myrvet Lleshi, nga Sukthi, i cili tha se “kapi” hajdutin e policisë dhe, pasi njoftoi policinë, rezultoi se autori ishte nipi i një efektivi të policie. Dhe këtu fillojnë problemet për të, pasi Myrvetin e trajtojnë si autor, i bëjnë presion të mbyllë çështjen, madje i marrin telefonin dhe i fshijnë gjithçka kishte.

Gjithsesi, qytetari arriti të filmojë autorin, i cili pranoi se pagoi 100 mijë lekë të vjetra shefit të policisë që çështja të mbyllej dhe të mos shkonte në Gjykatë.

Qytetari “bëhet” polic

Në muajin gusht 2018, në zonën e Gjirit të Lalzit, Myrveti punonte si shitës ambulant. Në një moment, ai shikon se nuk e kishte celularin dhe dyshon te një tjetër shitës ambulant. “Unë e njihja këtë person si figurë, jo me emër. E takova pas gjysmë orë. E kontrollova dhe gjeta telefonin tim. Ky person quhet Sabaf Lasku, nga Dibra.

Ky person iku dhe mora policinë në telefon. Policia nuk zbatoi ligjin dhe më mori mua si hajdut dhe jo si viktima që isha. Në momentin që erdhi policia më mori me forcë, më nxori nga mbrapa furgonit, ishin 4 efektivë policie. Njëri nga ata quhet Sadik Lasku. Ky punonjës policie, personin që më vodhi telefonin e kishte djalin e xhaxhait” thotë Myrveti.

Më pas shpjegon se në vendin ku shiste i erdhën 4 ose 5 vetë të inatosur, ku njëri ishte me rroba banjo. “Ai më goditi me grushte dhe shkelma në prani të punonjësve të policisë. Nuk e kuptoja cila ishte arsyeja. Këta donin të ndërtonin një akuzë që të më nxjerrin mua kriminelin. Pasi më goditën, më hipën në bagazhin e makinës, te këmbët e mia kisha një kallashnikov me dy karikatore fishekë. Unë jam familjar, si mendoj ato marrëzira. Më çuan në policinë në Manzë, atje dëgjoja policë me njëri tjetrin, që të më bënim kallëzim të rremë. Në komisariat nuk më detyrua, po duke dëgjuar se mos më bëjnë ndonjë gjë, po nga frika u detyrova të firmosja një deklaratë që denoncimin. Në celular kisha filmuar ku autori pranoi që unë jam kam marrë telefonin dhe më kërkonte falje” thotë qytetari.

Më pas shpjegon se disa punonjës policie janë tallur me videot e tij personale dhe në fund i kanë fshirë. “Autorin e kam takuar dhe i kam bërë një videoregjistrim të dytë, e pranon që ma ka vjedhur celularin. E pranon që i ka dhënë edhe ca lekë shefit të komisariatit të policisë Manzë. E pranon se është kushëriri i punonjësit të policisë” thotë autori.

Qytetari “heton” vjedhjen

Pasi u konsiderua si autor, qytetari fillon të hetojë vjedhjen e celularit. Fillimisht ai takon personin që i vodhi celularin. Ai xhiroi të gjithë bisedën, ku autori e pranon se e ka vjedhur ai celularin, ndërsa i thotë se për të mbyllur të gjithë çështjen, që të mos shkonte në gjykatë, babai i tij i ka dhënë 100 mijë lekë të vjetra një punonjësi të policisë së Manzës. Sipas tij, celularin ia ka dhënë në rregull viktimës, por ka dëgjuar në komisariat se denoncuesi i ka regjistruar policët kur po e shoqëronin, prandaj dhe ia kanë fshirë.

Autori pranon se njërin nga policët që e shoqëroi denoncuesin në komisariat e ka kushëri. Ndërkohë, pas ngjarjes, qytetari shkon në SHKB për të denoncuar veprimet e punonjësve të policisë së Manzës. Inspektorët e SHKB-së i ngrenë zërin, madje dhe e ofendojnë, duke i thënë se çfarë ka në kokë, tru apo tallash.

Në fund, pas sorollatjes, qytetari shkon në rajonin e policisë në Manzë, ku një punonjës i thotë se ta zgjidhë më Sadikun, pasi është djalë i mirë. Më pas e takon punonjësin, Sadik Laskun, në rrugë, teksa i kërkon përse e shoqëruan dhe ushtruan dhunë ndaj tij. Punonjësi i policisë i thotë se nuk e ka nga ai të gjithë shoqërimin dhe duhet ta gjejë te personat e tjerë. I kërkon që mos t’i vijë në këtë mënyrë duke e provokuar, pasi do të ketë probleme më pas.

BISEDË MES AUTORIT DHE VIKTIMËS

Viktima – Sa lekë i dha atij (policit)?

Autori – 100 mijë lekë.

Viktima – Po më rren mua, 100 mijë lekë ëëë?

Autori – Kështu më tha babi, unë s’di gjë, ato lekë që kam pasur me vete, kam pasur 50 mijë lekë, ja kam dhënë babit. Sa kishte pas babi me vete ja ka dhënë. Ia kemi dhënë krejt tyre. Unë qesh gjithë ditën u lodha, atyre ua dhashë.

Viktima – S’të thanë ata me mdhanë lekë mua, të më paguash dëmin?

Autori – Jo, s’më thanë.

Viktima – Po ça të thanë?

Autori – Ti je për bukë, i lumtë dora atij, bravo i qoftë që të fali. Faleminderit dhe prej teje i thashë që s’më çove në gjykatë. Faleminderit dhe prej atij i thashë, ke bërë shumë gabim, telefonin e more në dorë. Me atë telefon ke marrë policinë se ma kanë vjedh.

Viktima – E di ça dëmi më ke bërë.

Autori – Una ta dhashë në rregull telefonin. Ti more policinë. I ke bërë gropën vetes oo

Viktima – Unë i kam bërë gropës vetes?

Autori – Se të mora ty telefonin, që më vodhe telefonin ëëë?

Viktima – Po.

Autori – Unë ta dhashë në rregull telefonin, e di pse ta kanë fshirë, se ata kishin dyshime se u ke bërë video policëve, u ke bërë lloj-lloj gjërash. Bënim llafe policësh. Unë vetëm i dëgjohesha.

Viktima – Kush i fshiu videot e mia?

Autori – Ai i madhi, ai i gjati. Unë desha me pi ujë, dhe i dëgjova.

Viktima – Nga e dinte PIN-in?

Autori – Janë policë ata o shokë.

Viktima – Tani si do ja bëjmë me më dhënë lekët e dëmit?

Autori – Shkoi thuaj babit tim, s’di gjë unë.

Viktima – Kush ishin ata, ai plazhisti që më goditi?

Autori – Se di, unë njoh vetëm xhaxhanë tim, Sadikun. Dhe Hamzain. Hamzain babi im e ka shok.

Viktima – Pse i dha 100 mijë atij (policit)?

Autori – Po ashtu, 1 kafe, filloi ja përmendi 100 herë, jo për bukë, jo për këtë.

Viktima – E njihte babai jot shefin e madh?

Autori – Nuk e di, ja dhashë. Mbaruam punë.

Hajduti ia hedh lehtë:Pagova 100 mijë lekë policin për të mbyllur çështjen. Read More »

Zëvendësuesi më i mirë i kafes, nëse e pini çdo mëngjes do “ju zbukurohet” dita

Uji me limon është nisja ideale e ditës suaj, që ndikon për një shëndet më të mirë të trupin tuaj.

Sipas studimeve më të fundit ekspertët rekomandojnë se zgjidhja më e mirë për të nisur mëngjesin është uji me limon në vend të kafesë.

Uji me një copë limoni të shtrydhur në të ka një numër të madh të përfitimeve, mirëpo duhet të jetë gjëja e parë që pini në mëngjes.

Kështu metabolizmi fillon punën mbarë, shkrihet yndyra dhe bëhet mirëmbajtja e muskujve, pastron gojën dhe fytin, si dhe jep një dozë të shtuar të energjisë.

Zëvendësuesi më i mirë i kafes, nëse e pini çdo mëngjes do “ju zbukurohet” dita Read More »

Historia e trishtë e 12-vjeçarit me hemofili që nuk luan dot me shokët

“Shpesh ka pasur mungesë dhe vazhdon të ketë. I kam blerë zëvendësues por që nuk kanë të njëjtin efekte. Ilaçi që do djali “Faktor 7” kushton shumë, ku t’i gjej unë aq para. As nuk e mendoj, jo më të kem mundësi ta blej”.

E ëma tregon se të gjithë kohën ia ka dedikuar dy fëmijëve, pasi edhe djali më i vogël vuan nga një sëmundje e rrallë që nuk e ka lënë të zhvillohet si bashkëmoshatarët. Ai është 12 vjeç, edhe pse ngjan sa një fëmijë në klasë të parë.

Flutura, e ëma, nuk ka mundur të punojë asnjëherë, për t’iu dedikuar plotësisht 2 fëmijëve. Po ashtu, edhe bashkëshorti është pa punë. Të vetmet të ardhura për famijen me 5 anëtarë janë 10 mijë Lekë të reja, të cilat shkojnë më tepër për ilaçe sesa ushqim. Ndërsa ilaçet kanë një kosto të papërballueshme.

“100 mijë Lekë për çfarë t’i përdor më përpara, shyqyr na ndihmojnë shoqatat apo komshinjtë. Edhe për ushqim mezi ia dalim”.

Edhe institucionet arsimore shpesh kanë hezituar të pranonin të regjistronin Ervinin dhe Besin.

“Askush nuk m’i ka pranuar sepse kanë frikë nga sëmundja që ka”.

Të dy vëllezërit ditën e kalojnë mbyllur të shtëpi. Teksa Ervini luan, vëllai tjetër nga frika se mos dëmtohet fizikisht dhe të ketë gjakderdhje vetëm mund ta shohë nga larg. Për të luajtur me shokët as nuk mund ta mendojë.

“Nuk luaj dot se më dhemb këmba”.

Hemofilia është çrregullim në gjakderdhje, e cila nuk lejon mbylljen e plagës për shkak të mungesës së faktorit 7. Sipas të dhënave mjekësore, më të predispozuarit për t’u prekur nga kjo sëmundje janë meshkujt. Opozita denoncoi pak ditë më parë mungesën e medikamentit ‘Faktor’ në depon e spitalit nga e cila furnizohen 300 pacientë. Por QSUT e mohoi dicka të tillë.

Historia e trishtë e 12-vjeçarit me hemofili që nuk luan dot me shokët Read More »

Xhenierët britanikë janë mahnitur nga bunkeri nënujor i Marinës shqiptare në Porto Palermo.

Gjatë këtyre ditëve, në një stërvitje të përbashkët me xhenierët shqiptarë në kuadër të stërvitjes EX ALBANIAN LION, në kuadër të stërvitjes dhe shkëmbimit të eksperiencave mes vendeve, xhenierët britanikë kanë ndarë në rrjetet sociale dhe detaje të aktivitetit të tyre.

Së pari, shprehen se bunkeri nënujor në Porto Palermo, është diçka që u ngjan filmave të James Bond. Dhe meqënëse janë britanikë, shembullin e kanë marrë pikërisht nga një personazh filmi spiunazhi britanik.
Madje, së bashku me trupat shqiptare dhe kroate, ata kanë bërë zhytje nënujore në bunkerin e portoPalermos ku kanë ndarë edhe eksperiencat.
Por në rrugën e kthimit sic duket nga fotot e botuara në rrjetet sociale, kanë qëndruar në zonën e Radhimës. Ku, një shqiptar veshur me kostum tradicional, ndoshta nga ata që rrinë mes udhës për të ftuar qytetarët në restorant, I ka detyruar britanikët të bëjnë shqiponjën me duar.
Dhe xhenierët britanikë shprehen: “Ndoshta ky është njeriu më I lumtur në Shqipëri” duke postuar foton përkatëse.

Xhenierët britanikë janë mahnitur nga bunkeri nënujor i Marinës shqiptare në Porto Palermo. Read More »

Nuri Zane, shqiptari nga Filati i Çamërisë që i mbijetoi tri regjimeve

Vuajtet nën genocidin grek, internimi në kampet e shfarosjes naziste në Auistri e Gjermani dhe më tmerri në diktaturën komuniste nën kërcënimin e jetës nga hetuesi Thanas Caku dhe shefi i degës së brendshme të asaj kohe Shim Kolla

Është një histori e rradhë ajo e Nuri Zanes. I ka mbijetuar tri regjimeve më të tmerrshme të shekullit të shkuar, genocidit grek ndaj Çamërisë, nazizmit gjerman si dhe diktaturës komuniste. Nuri Zane, lindi në Filat të Çamërisë. Qysh në fëmijëri, pa me sy tmerrin e vuajtjet nën genocidin grek të Napolon zervës. Mbeti jetim në moshën 11-vjeçare dhe kaloi një fëmijëri të vështirë pa nënën e tij bashkë vëllezërit e motrat. Ata patën përkushtimin e madh të babait të tyre Eminit.

Në vigjilje të Luftës së II Botërore popullsia e Çamërisë u përball me dhunën çnjerëzore të bandave të Napolon Zervës e andartëve grekë. Ishte ky genocide që i detyroi dy vëllezërit Zane, Nustretin dhe Nuriun, që bashkë me babanë e tyre Eminin, të vinin e të transferonin pjesërisht kapitalet e tyre në Delvinë e Berat ku edhe punonin në zanatin e tyre të këpucëbërësit. Më pas, shteti grek e internoi babain e tyre në Hio më 1941. Internimi erdhi pasi familja Zane ishte pozicionuar si antifashiste. Nuk do të kalonin shume kohë dhe në prill të vitit 19444, Nuriu u denoncua nga qarqet greke dhe komanda gjermane e arrestoi Nuri Zanen në Janinë dhe e internoi në Mat’hausen e më pas në Dakao e Munih të Gjermanisë.

“Ishte kjo një humbje për familjen që detyronte babanë e tij, Eminin, dhe vëllain e madh të tij, Nustretin, të sakrifikonin shumë për mbajtjen e familjes, tre vëllezërit e tjerë dhe dy motrat. Por kjo nuk zgjati shumë se pas 27 qershorit 1944 familja do të merret rrugën e refugjatit për në Shqipëri si shumë çamë të tjerë që gjetën strehim në vatrat e vëllezërve të tyre në Shqipëri”, thotë djali i Nuriut, Hyqmeti.

Nga ato kampe famëkeqe u internuan shumë shqiptarë të Çamërisë. Shumica e tyre nuk u kthyen më por fati e deshi që Nuriu të kthehej gjallë dhe të gëzonte babanë, gruan e tij, Nailen, dhe 4 vëllezërit e 2 motrat e tij.

“Puna dhe mundimet bënë që familja të merrte pak veten por një sistem dikatorial që vinte në rrezik jetën e kujtdo që fliste, për familjen Zane do të ishte një problem i madh. Personaliteti i tyre si njerëz me integritet dhe nga një familje me emër do të duhej të përballeshin edhe me problemet që krijonte jeta në një vend ku diktatura komuniste bënte të vetën”, thotë i biri Hyqmeti.

U duk se kishte nisur një jetë normale për familjen Zane. Por jo, kishin një tjetër betejë po kaq të rëndë për të hequr, përballjen me diktaturëne egër komuniste. Nuriu ishte shenjëstra e tyre. Pak vite pas kthimit nga kampet e nazizmit, Nuriu do të gjendej në birucat e hetuesisë së Elbasanit nën kërcënimin e jetës nga hetuesi Thanas Caku dhe shefi i degës së brendshme të asaj kohe Shim Kolla.

Për Nuriun dhe familjen e tij do të niste një kalvar tjetër vuajtjesh dhe persekutimi. I dënuar me 6 vjet burg që pjesën më të madhe e kreu në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë dhe më pas në Talje të Lezhës, Nuri Zane provoi kështu mbi kurrizin e tij edhe persekutimin komunist. Shumë vite më vonë, pasi ai  kishte ndërruar jetë, u nderua nga presidenti Moisiu si një ndër veteranët e shquar antifashistë.

Me rastin e 50 vjetorit të fitores mbi fashizmin, më 11 shkurt 2005, Nuri Zane  u dekorua me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” nga Presidenti Alfred Moisiu, i pari pjesëtar i komunitetit çam në Shqipëri që dekorohet si antifashist/njekomb.

Nuri Zane, shqiptari nga Filati i Çamërisë që i mbijetoi tri regjimeve Read More »