Irina

Festohet në Tiranë , 69-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Jiang Yu organizoi sot në mbrëmje një pritje në ambientet e Hotel Tirana, me rastin e 69-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Në këtë aktivitet morën pjesë krerët më të lartë të vendit si Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Presidenti Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Në fjalën e saj ambasadorja e Kinës, u shpreh se “jemi mbledhur për të festuar përvjetorin e 69 të themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Në emër të ambasadës kineze në Shqipëri, do të doja të japë një mirëseardhje të ngrohtë për të gjithë të pranishmit këtu dhe të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për miqtë nga të gjitha sferat e jetës”.

Me themelimin e Republikës Popullore të Kinës më 1 tetor 1946, Kina hyri në një epokë krejtësisht të re historike, tha ambasadorja Jiang.

“Gjatë 69-viteve të fundit nga themelimi i saj, sidomos gjatë tre dekadave të fundit që prej reformës dhe hapjes, Kina ka gjetur rrugën e zhvillimit. Ekonomia e saj ka marrë një hap historik të madh përpara. Kina është shëndëruar nga një vend dikur i varfër e i prapambetur, në një vend të ri me zhvillim të vrullshëm. Në Kongresin e 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës , u vu theksi tek “dy objektivat” në epokën e re, nga 2020 deri në 2035 në mesin e këtij shekulli, të realizohet ndërtimi i një vendi modern socialist, i fuqishëm ,demokratik, i civilizuar, harmonik dhe i bukur”, – theksoi ambasadorja Jiang.

Ambasadorja tha se zhvillimi i Kinës nuk ndahet nga bota dhe se zhvillimi i botës ka nevojë edhe për Kinën.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim politikën e jashtme të pavarur dhe paqësore  si dhe strategjinë e hapjes me dobi të ndërsjelltë dhe me përfitime të përbashkëta, do të ecim në rrugën e zhvillimit paqesore”, u shpreh ambasadorja.

Ambasadorja Yu, tha gjithashtu se “vitin e ardhshëm do të jetë 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë – Shqipëri. Me këtë rast, së bashku me qarqet e ndryshme shqiptare, pala kineze është e gatshme në nxitjen e miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit dypalësh, në një nivel të ri dhe më të lartë”, – përfundoi ambasadorja Jiang Yu./atsh

Festohet në Tiranë , 69-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës Read More »

Vlora dhe s’ka tjetër

Nga Rudina Xhunga

Unë kam në Vlorë një apartament shumë të vogël, që më mjafton të pushoj dhe mësoj time bijë me dashurinë për qytetin ku linda.

Dikur nga ballkoni shikoja detin, perëndimi mbi Sazan më derdhej në shtëpi, tani e marr me mend që është, aty pas pallateve, ngjeshur e plasur, të gjitha bosh, me tabela mbi dritare, shitet.

Sa herë vij këtu, e vëzhgoj qytetin, ia dalloj dhe tregoj mungesat, më mërzit e trishton çdo kujtim që më kanë prishur e zëvendësuar me asgjënë.

Siç bën një njeri me gjënë që do më shumë. Duke dashur ta shohë më mirë, ta shohë aty ku duhet të jetë, aty ku ti ëndërron për të.

Por tani, kur dëgjoj aq shumë njerëz të thonë se Vlora kaq mundet, kaq di, se ja shikoni Korçën çfarë mrekullie, më kap inati.

Ç’lidhje ka Vlora me Korçën? Përvec faktin që ata kishin Peleshin dhe Vlora Gjikën. Tani Korça ka po Peleshin dhe Vlora Dritanin, fakt që ka të bëjë me qeverisjen dhe fondet për qytetin, asgjë tjetër nuk flet në favor të Korçës.

Keni parë korçar që mendon përveç se për hallet e veta?

Ja shikoni Peleshin, po për Korçën i dhemb zemra, edhe pse është zv/kryeministër.

Ndërsa një vlonjat mendon për të gjithë botën.

Pyesja komshiun dje si ia bën tani,  që nuk ka më gruan,  atë zonjën e shtatpakët, që dikur mbushte me buzëqeshje gjithe pallatin. Më tha: “Ah, ajo ç’më bëri, po ç’bëhet kështu moj vajzë, është zënë Haxhinasto me Ahmetaj, si zihen këta, këta duhet të shkojnë mirë. Do të na sjellin Berishën këta prapë?”

Apo të jesh në Vlorë të shikosh ndeshjen mes Italisë dhe Gjermanisë, ti harron që je vërtet në Vlorë, qyteti befas shndërrohet në Bari, është më italian se çdo qytet italian, për nervin dhe të sharat që hanë gjermanët, kur shënojnë gol.

Ky është qyteti i  njerëzve që nuk rrinë dot pa u bërë merak për çdo hall global. Të vetat iu duken të vogla, por kur nxehen të vënë para, e të mundin, siç kanë bërë me pushtues dhe pushtete.

Qyteti i dhjetëra mrekullive që ankohet se lungomare nuk po ecën dhe harron se thesarin e ka te deti.

Qyteti unik që laget nga dy dete, aty ku Adriatiku përqafohet me Jonin dhe një tunel të çon nga një parajsë te tjetra.

Është qyteti që ka det për gjithë shqiptarët.

Kur i shoh sesi mpleksen e përplasen,  kurriz me kurriz,  në Sarandë, më vjen të bërtas, po ejani në Vlorë.

Ka plazhin e vjetër me rërë e kum, ku mund të lahen e lozin gjithë ditën, gjithë fëmijët tuaj, ka Ujin e Ftohtë, Radhimën, Orikumin, ka Karaburunin, ka shpella,  plazhe të bardha, për nudistet që zhvishen nç Ksamil, duke shijuar më shumë se diellin, aparatet që çojnë fotot e tyre në portale.

Ka restorantet më të mira të jugut, sepse ushqimi këtu nuk gënjen, është si njerëzit e këtij qyteti, i vërtetë.

Mjafton të çohesh në mëngjes dhe shikon peshkatarët plot me merlucë e karkaleca, që në drekë t’i sjellin në tavolinë, pa i ndërruar rrugës me ato që vijnë nga jashtë.

Nëse do të hash peshk,  eja vetëm në Vlorë.

Ka restorantet më të bukura ne vend, luksoze dhe të bukura, për kë harxhon më pak e do ta shijojë ushqimin për vete, jo për në instagram, ka Nartën dhe Zvërnecin, plot taverna me ngjala dhe midhje. Ka Italinë dhe Greqinë, bashkë në një qytet.

Ka hotelet më të bukura, në vend, të gjitha me detin në dhomë.

Ka Liron që është unik, edhe pse të pushtuar nga të huajt që ia njohin Vlorës, bukuritë, më shume se ne.

Ka Bolonjën plot histori, buzë shëtitores, ka qindra hotele me emër dhe nam të mirë.

Ka hotele e komplekse pafund nga Radhima në Orikum, është plot plazhe private dhe publike për të gjithe, ka afër Llogaranë, për të ndryshuar klimë, si me thikë, një lagje qyteti është Kanina, ku nuk të ngop, as uji, as ajri.

Pse piktorët më të mirë në Shqipëri janë nga Vlora?

Sepse kanë treguar,  çfarë kanë parë. Det, mal, perëndime dielli që nuk i sheh dy mbrëmje njësoj.

Kur thonë Saranda, mbretëresha e verës, e them dhe vetë në te vertetë, habitem sesi nje mbretereshë mund të ketë aq pak det e tokë.

Ajo është ndoshta një princeshë, mbretëresha është Vlora, me shtirjen, me detet, me malet, me peshkun dhe mishin në hell, me këngët, me lulet, me njerëzit.

Vlora është mbretëresha, që pret e përcjell çdo verë e më shumë, duke të magjepsur sesi nuk plaket, nuk ndryshon, nuk mburret, nuk bërtet.

Është si argjinaret e saj, me ngjyra dhe gjemba për kë nuk di ta trajtoje, por për kë di, të jep zemrën, zemrën e madhe të një mbretëreshe.

Nuk ka qytet të bërë për turizmin si Vlora. Unë e shoh çfarë ishte dhe do të jetë, sicc shoh detin, pas këtyre pallateve. E di që ai det, ka qenë dhe do të jetë, ndërsa këto ndërtime janë çeshtje kohe.

Siç po ju gërryhen fasadat e bëra me nxitim dhe leje ndërtimi të dyshimta, ashtu do të përfundojnë, të pavlera.

Vlera e vërtete e qytetit do të dalë, kur rrugët të sistemohen, kur të rritet pisha bregdetare, kur të mbushet me lule, si dikur avllitë e vlonjatëve.

Atëherë çdo njeri do të punësohet në një mënyrë apo tjetër, në të vetmen  industri që mund ta zhvillojë Vlorën, turizmi.

Deri sa kjo të ndodhë, çdokush mund të përmirësojë shtëpinë e tij, veten e tij.

Kur shoh peshkatarët ngarkuar për tavernat familjare, mendoj për gratë e tyre, që lajnë peshkun e ujisin luleboret.

Pse nuk bëjnë liko si dikur, kur qyteti i portokalleve e nerenxave, ia kalonte Përmetit, që nuk e bën dot kurre likonë, aq të ëmbël sa duhet, aq të hidhur sa durohet.

Një liko në fund të ushqimit, një fjalë e mirë në fillim të tij, kaq e bën diferencën, ca detaje. Nuk mungon uji, as dritat, as siguria.

Po dëgjove që ankohen, duhet të jenë nga Vlora, ata që e duan të gjithë detin për vete. Por e kemi bashkë dhe do ta kemi plot, më shumë në det, se në rrugë këtë sezon.

E di që kjo verë do të jetë e tejmbushur, e di që ata që ikin do të kthehen sërish, sepse Vlora është e tillë,  që ka vend për të gjithë, që ke çfarë të bësh e ku të shkosh, që nuk të mërzit kurrë, sa herë të shkosh e ta shijosh.

Ndaj kur dëgjoj Korça ia doli, e bëri, aty ke ku çon njerëzit, kur të vijnë, nuk e pranoj dot. Sepse Korça është e bukura e një dite, Vlora është gjithë pushimet e tua, Vlora të mëson notin, detin, të mëson peshkun, të mëson malin, të mëson të ecësh, të mëson të shijosh verën e të ikësh i lumtur.

Ndaj, për këto pushime,  mos ia kurse vetes Vlorën!

Vlora dhe s’ka tjetër Read More »

Parku i Orikut, një thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike/Foto

Qyteti antik i Orikut, i ndodhur pranë qytetit të sotëm të Orikumit, në Vlorë, i themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., vijon të tërheqë vëmendjen e arkeologëve për kërkime dhe zbulimin e historisë nën rrënoja.

Së fundmi, arkeologët e palodhur po sjellin fakte interesante rreth zbulimeve të bëra në fontanën Monumentale, kishën Paleokristiane, portën hyrëse në anën lindore ku janë zbuluar teknika të reja dhe periudha ndërtimi të pahasura më parë.

Rezultatet shkencore të këtij sezoni gërmimesh priten të dalin ku publiku dhe specialistët po i presin me padurim.

Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r., si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Në shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.

Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar, për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore. /atsh

Parku i Orikut, një thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike/Foto Read More »

Çfarë po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish.  Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa janë kontrolluar disa banesa dhe objekte.

Grupi i goditur dyshohet se u vinte gjoba bizneseve, ndërsa pjesëtarët janë nga zona e veriut të Shqipërisë.

Operacioni është ende në vijim, ndërsa deri tani janë disa të arrestuar.

Çfarë po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe Read More »

“Hija” e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione të larta. Kush e ka radhën, pas prokurorisë?

Presidenti, kryetari kuvendit, kryeministri, ministrat dhe deputetët, të mos bëjnë ligj special “Fusha-Teatri”, për të ndërtuar kulla biznesi, që i ndajnë në “thela” me njëri-tjetrin, por të mblidhen urgjent dhe të hartojnë ligjin “Shullazi”, për t’i dhënë fund këtij turpi, që ka pllakosur shtetin e vendin.

Mund të duket çudi, por për çdo rast të rëndë krize e emergjencash, shtetet hartojnë ligje me emra vullkanesh, epidemishë e tajfunësh, siç është “tajfuni dhe epidemia Shullazi” në Shqipëri, që ka molepsur, ka nxjerr jashtë loje e po vërdallisë drejtësinë, po përdor si “anti-plumb” qeverinë dhe po tall “hallatet” me shtetin.

Tmerri “Shullazi”, nuk ka rënë nga qielli, por është “mbjellë e rritur” ata që kanë pasur e kanë në dorë shtetin, pushtetin, drejtësinë, duke e përdorur si “pushtet” privat, brenda pushtetit kushtetues, për të mbajtur sundimin e për të shtuar pasuritë me krime,  të cilit i kemi ende në pushtet, politikë e biznes, si Berisha, Meta, Mediu, Rama, Basha, Kryemadhi, Doshi, Duka i FSHF, Ahmetaj, Gjiknuri, Fusha, Xhillari, Carapuli, Suli, Abazi e Babasi…

Me fuqinë, lirinë dhe ortakërinë që i kanë dhënë këta, Shullazi po komandon edhe ata, po urdhëron drejtorët e doganave, të tatimeve, shëndetësisë, arsimit, kryepolicët, kryebashkiakët, ministrat, deputetët, kryeminsitrin, kreun e kuvendit dhe Presidentin.

Deri tani, hija e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione e shërbime të rëndësishme publike në Shqpëri, të cilët janë legenosur prej lidhjeve e pazareve të krerëve drejtues, me të, aq sa prokurori, ministri, kryedoganieri, shefi ALUIZNI-t, shefja e Rinasit e deri kryeministri, i plotësojnë çdo kërkesë dhe i raportojnë, se ç’ndodh brenda shtetit!

Me lidhjet në shtet, ai shkatërroi dhe degjeneroi policinë, e cila kishte frikë të kalonte në principatën “Shullazi”, e maskuaur dhe e blinduar, ndërkohë që arrestimi u bë nga 1000 policë, me urdhër të SHBA!

Hija e Shullazit, degjeneroi hiptekat, të cilat i urdhronte të punonin edhe natën për regjistrimin e pronave të tij, pa verifikuar asnjë letër..

Hija e tij, degjeneroi arsimin e lartë, aq sa caktonte se cilët duhej të ishin rektorë universitete, duke kapur “për veshi” Rektorin Kule, kandidatin Koni dhe ministren Nikolla, të cilët prej 2 vitesh, bëjnë sikur “sëmuren”, sa herë është data e gjyqit.

Hija e tij, degjeneroi gjykatat, të cilat po vijnë vërdallë prej vitesh me gjyqin e tij dhe nuk e zhvillojnë, mbasi gjyqtarët kanë frikë edhe të shkojnë në sallë, duke dhënë dorëheqje!

Hija e tij po degjeneron e shkatërron prokurorinë, duke e katandisur në “ring boksi”, mes prokurorësh që pështyhen, shahen e rrihen me njëri-tjetrin dhe shefat, që të mos caktohen prokurorë të dosjes “Shullazi”.

Shenjat tregojnë, se do degjenorohen dhe institucioen të tjera, ndaj shprehja e Edi Ramës: “Nuk keni parë gjë akoma”, u vërtetua jo vetëm prej tij me koncesionet dhe palaçollëqet që bënë, por edhe krizën shtetërore, që ka krijuar “miku” i tij Emiliono Shullazi…/Pamfleti

“Hija” e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione të larta. Kush e ka radhën, pas prokurorisë? Read More »

Paguajnë taksa “qorrat”, marrin nga 3-4 paga horrat, si janë kthyer bordet e shtetit, në “bordello” hajdutësh

Doni të dini, nga sa paga shtetërore, marrin njerëzit bremda klikës së pushtetit të PS? Lexoni se cilët janë, në cilat poste të larta shtetërore punojnë dhe, në cilat “tepsi” marrin nga 2-3 paga të tjera mujore, si anëtarë bordesh, nëpër ndërrjet shtetërore, madje edhe familjarë të tyre pensionistë.

Është një batërdi e vërtetë, që tregon qartazi, se “qorrat” (populli) marrin paag e pensione lëmoshë, por paguajnë taksa të shumta e e çmime të larta ilaçesh, uji, energjie elektrike, librash shkollorë, bileta transporti urban e ajror, çmime ushqimesh, telefoni, sigurim makinash e banesash, ndërsa horrat e pushtetit, brenda një orari pune, përveç pagave mujore milionëshe, marrin edhe nga 2-3 paga të tjera shteti në muaj, pa llogaritur punët private, ku paguhen si sekser, në bizneset private.

ALKET HYSENI, (aktualisht Deputet i PS), drejtor pronash në kryeministri, me profesion jurist, me Urdhër Nr. 2 prot., datë 20.09.2013 të ministrit Ahmetaj është emëruar në bordin e “Rezidenca Universitare Nr. 1”-Tiranë.

GENTI GAZHELI (aktualisht Ambasador i Shqipërisë në Turqi), me profesion ekonomist, me Urdhër Nr. 19 prot., datë 04. 10. 2013 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtar bordi në “Trajtimi i Studentëve Nr.3”-Tiranë, ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Pastrimit të Parave.

GENCI GJONÇAJ, (Sekretar i Përgjithshëm i Gramoz Ruçit), me Urdhër Nr. 3, datë 23.09.2013 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtar bordi në “Albcontroll”

ASTRIT LLANAJ, 68 vjeç, mësues pensionist, ende me detyrë Drejtor Arsimi Rrethi-Sarandë, me Urdhër Nr. 20 prot., datë 10.01.2014 të ministrit Ahmetaj ëshë emëruar anëtar bordi në Sh.a “Porti Detar”, Sarandë

THANAS XHILLARI, pedagog, me Urdhër Nr. 102 prot., datë 07.02.2014 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtar boprdi në “Prodhim, Veshje Ushtarake”-Tiranë.

THANAS XHILLARI, pedagog, me Urdhër të Ministrit Nr. 103 prot., datë 07.02.2014 është emëruar si anëtar bordi në  “Porti Detar (Regjistri)”-Durrës.

MIRLINDA KARÇANAJ, Drejtore e AKSHI në Kryeministri, me Urdhër Nr. 3 prot., datë 23.09.2013 të ministrit Ahmetaj, si anëtare bordi në “Albcontroll”.

SIMO PETROMILO, pensionist, me profesionin veteriner, emëruar nga ministri Ahmetaj në datën 07.07.2015, anëtar bordi në “Trajtimi i studentëve-Vlorë, ku është zgjedhur kryetar bordi.

ERALDA HOXHA, psikologe, aktiviste për barazinë gjinore në OJF “Gratë në evolucion”, emëruar me Urdhër Nr. 36 prot., datë 16.01.2014 të ministrit Ahmetaj, anëtare bordi në ”NPV Ushtarake”-Tiranë.

PILO GLLAVA, agjent detar privat, emëruar Shkresën e datës 30.03.2015 të ministrit Ahmetaj, anëtarë bordi në “Alb-Bakër”-Tiranë, si përfaqësues i Ministrisë Ekonomi-Financa

PILO GLLAVA, agjent detar privat, emëruar me Urdhrin Nr. 101 datë 21.11.2013 të ministrit Ahmetaj, anëtar bordi në “Porti Detar”-Sarandë, si përfaqësues i Ministrisë Energjisë, Transportit-Infrastrukturës.

ALBANA KOÇIU, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike, me Urdhër Nr. 198 prot., datë 21. 03. 2014 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtare bordi në “Aeroporti Nënë Tereza”.

THOMA THANASI,  mësues Gjuhë-Letërsi, është emëruar me Urdhër Nr. 176 prot., datë 11.03.2014 të ministrit Ahmetaj, anëtar bordi në “Alb-Bakër”-Tiranë.

XHIKO SHEHU, (e ëma ish-Drejtores së Tatimeve), aktualisht Shefe e Burimeve Njerëzore në ministrinë “Gjiknuri”, me Urdhër Nr. 178 prot., datë 11.03.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Aeroporti Nënë Tereza”-Tiranë.

BASHKIM GOGO, pensionist, ushtarak në lirim, me Urdhër Nr. 195 prot., datë 11.03.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi “Tipografia Ushtarake”-Tiranë.

EVIS SHURDHA, Drejtore e Prokurimeve në kryeministri, me Urdhër Nr. 347 prot., datë 23.06.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në”Porti Detar”-Shëngjin.

EVIS SHURDHA, Drejtore e Prokurimeve në kryeministri, propozuar me Shkrese 5628/4, datë 17. 04. 2014 të ish-ministrit Shkëlqim Cani dhe nga ministri Ahmetaj (nuk ka asnjë urdhër në dosje) është emëruar anëtare bordi  në“Alba-Film-Studio”-Tiranë.

DHURATA SHAMIA, Drejtore e Shërbimeve Qeveritare, ish-Drejtore Protokolli në Kryeminsitri, me Urdhër Nr. 20 prot., datë 04. 10. 2013 të ministrit Ahmetaj,  emëruar anëtare bordi në “Trajtimi i Studentëve Nr. 2”-Tiranë.

MAJLINDA DHUKA,  Drejtore e Financimeve të Ndihmës së Huaj në Kryeministri, me Urdhër Nr. 48 prot., datë 30.10.2013 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Porti Detar”-Shëngjin.

MAJLINDA DHUKA, Drejtore e Financimeve të Ndihmës së Huaj në Kryeministri, me Urdhër Nr. 347, datë 23.06.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “ASD”-Tiranë,

BLEDI RRAPUSHI, Sekretar i ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Qendra e Regjistrimit te Aksioneve-Tiranë”, ku është zgjedhur kryetar bordi.

HALIL KALOSHI, avokat privat, me Urdhër Nr. 19, datë 04.10.2013 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtarë bordi në “Trajtimi i Studentëve Nr. 3”-Tiranë.

ROBERT PETRI, pensionist, me Shkresën Nr. 14627 prot., me Urdhër Nr. 3, datë 23.09.2013 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Agjencia Ndërkombëtare e Transportit Ajror” -Tiranë.

LAURA SARO,  Këshilltare e kryeministrit, me Urdhër Nr. 24, datë 14.01.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Tregtimi i Librit Artistik-Shkencor”-Tiranë.

SAIMIR SULI, zyrtar në KESH, me Shkresë Nr 4402, datë 20.03.2015 është propozuar me shkresë të Ministrit te Financave z. Shkëlqim Cani është emëruar “Anëtar Këshillit Mbikëqyrës” në shoqërinë “Prodhim Mobilie”-Tiranë.

ARDIAN KOLA, Këshilltar në OSHEE, me Urdhër Nr. 24, datë 14.01.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Hekurudha Shqiptare”-Durrës.

ARDIAN KOLA, Këshilltar në OSHEE, me miratim të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”-Tiranë (nuk ka vendim në dosje).

MIMOZA LOLI, Shefe e Sektorit të Huamarrjes në Drejtorinë Borxhit Publik, me Urdhër Nr. 86, datë 03.02.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Trajtimi i Studentëve”-Shkodër.

MIMOZA LOLI, Shefe e Sektorit të Huamarrjes në Drejtorinë Borxhit Publik, me Urdhër Nr. 25, datë 14.01.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi  në “Alb-Krom”-Tiranë.

IRENA GJIKA, Drejtore e Drejtorisë së Borxhit të Jashtëm, me Urdhër Nr. 107, datë 10.02.2014 të ministrit Ahmetaj është ri-emëruar anëtare bordi në“Agjencia Detare Taulantia”-Durrës/korrieri

Paguajnë taksa “qorrat”, marrin nga 3-4 paga horrat, si janë kthyer bordet e shtetit, në “bordello” hajdutësh Read More »

“Pse duan lopën dhe të mos e duan derrin?!”, debati i Enver Hoxhës me udhëheqësit komunistë

Nga Kastriot Dervishi

Përveç të tjerash, i gjithëdituri Enver Hoxha jepte porosi edhe si të rritej derri. Në vijim të debatit në Sekretariat, drejtuesit e lartë të shtetit e partisë diskutojnë mbi rritjen e rendimentit të dosave. Udhëheqësi apo komandanti legjendar, siç i këndojnë disa ishte shumë i shqetësuar që derrat hanin shumë misër e nuk shtoheshin aq sa donte ai në peshë. Nga diskutimi mësohej se kostoja e një kilogrami mish derri dilte 95 lekë për kilogram, ndërsa shitej në treg me 14 lekë. Kjo ishte ekonomia komuniste, as derrin nuk dinte të nxirrte me fitim.

Ekstrakt nga debati

Shoku Harilla Papajorgji: Kostoja e mishit të derrit ka ndryshime nga njëra ndërmarrje në tjetrën….Pra, rritja e rendimentit të mishit për dosë, siç keni thënë ju shoku Enver, mbetet një detyrë për të cilën duhen bërë përpjekje për ta realizuar.

Shoku Besnik Bekteshi: Drejtuesit e NB-së së Maliqit nxjerrin si arsye klimën e ftohtë që nuk kanë rezultate të mira në prodhimin e mishit të derrit. Kjo tregon se ata mbajnë qëndrim subjektiv ndaj kësaj kafshe, prandaj thashë që nuk e duan.

Shoku Enver Hoxha: Pse duan lopën dhe të mos e duan derrin?! Ka fanatizëm në Maliq?

Shoku Besnik Bekteshi: Jo

Shoku Enver Hoxha: Atëherë? Kush kërkon më shumë shërbime, lopa apo derri?

Shoku Adil Çarçani: Lopa.

Shoku Enver Hoxha: Pra, në logjikë, ata duhet të pranojnë më shumë derrin sesa lopën. Mirëpo pse preferojnë lopën dhe lënë mënjanë derrin?

Shoku Besnik Bekteshi: Qëndrim jo të drejtë mbajnë.

***

Shoku Besnik Bekteshi: Shoku Adil, ju e dini që për derrin duhet të ketë ushqim proteinik, kurse Korça nuk e ka, nuk prodhon koncentrate.

Shoku Adil Çarçani: Po mirë, të dërgohen koncentrate edhe atje. Bërsija e sojës për shembull, planifikohet të shpërndahet e centralizuar, kështu mund t’i vijë edhe Korçës një sasi.

Shoku Ramiz Alia: Po NRGJ-së si i dërgohet?

Shoku Besnik Bekteshi: Ajo ka viçat.

Shoku Adil Çarçani: Po edhe kësaj ndërmarrje i vete ushqimi proteinik për bagëtinë, si bërsitë e lules së diellit, të sojës, etj.

Shoku Enver Hoxha: Nga i dërgohet?

Shoku Harilla Papajorgji: Rrethet e tjera shoku Enver i dërgojnë kësaj ndërmarrje një pjesë të bërsisë të lules së dielli, të sojës, etj, kurse një pjesë tjetër e merr ndërmarrja bujqësore.

Shoku Enver Hoxha: Po atëherë pse thuhet që nuk i marrin?! Pra ushqimin për derrat, që është kryesori, e kanë siguruar. Kurse problemi që ngrihet për stallat nuk më duket i arsyeshëm për mosrritjen e derrit. Derrat nuk rrinë jashtë, por nëpër stalla, të cilat janë njëlloj si të gjitha të tjerat. Klima e Korçës nuk është e pranueshme për rritjen e derrit, temperatura në dimër vërtet ulet disa gradë, por të ftohtit nuk është i padurueshëm. Kështu që duhet parë çështja e ushqimeve. Në qoftë se derrat e hanë ushqimin që u jepet, atëherë duhet shikuar se mos ka arsye të tjera që pengojnë mbarëvajtjes e rritjes së tij. sa njësi ushqimore japin për dosë.

Shoku HarillaPapajorgji: Rreth 8 kv njësi ushqimore.

Shoku Enver Hoxha: Të japësh 8 kuintalë misër për dosë dhe të marrësh vetëm 1 kv mish është për të vënë duart në kokë! E kemi filluar me dy kv njësi ushqimore për dosë dhe me njomishte, jo me misër, pastaj e çuam në tre. Dhe kur e çuam në tre kv, na u duk shumë, thamë ç’është kjo që bëhet. Kurse tani vemi në shtatë, bile edhe në tetë kv njësi ushqimore për dosë! Kjo sasi është shumë e madhe, se në fund të fundit derri ha misër dhe nuk shton peshë.

“Pse duan lopën dhe të mos e duan derrin?!”, debati i Enver Hoxhës me udhëheqësit komunistë Read More »

“Nuk doja t’i bëja publike”, Zaimina Vasjari flet për marrëdhënien me vajzat e partnerit

Zaimina Vasjari u bë nënë para disa kohësh me bashkëshortin e saj Klodi, por nuk kanë treguar ende një histori.

Sot, këngëtarja ka vendosur për herë të parë të flasë për marrëdhënien që ka me vajzat e mëdha të Klodit.

“Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”, tha ajo në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

“Nuk doja t’i bëja publike”, Zaimina Vasjari flet për marrëdhënien me vajzat e partnerit Read More »