Irina

Petulla të fshira ,tradita Shqiptare që ndjell shijen

Petullat e Fshira janë ndër gatimet më speciale të kuzhinës tradicionale shqiptare, ku në përgatitjen e tyre spikat zona e qarkut të Korçës.

Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës dhe aq të shijshme sa për të lëpirë gishtat, sot Petullat e Fshira janë shndërruar në një nga gatimet më të kërkuara në restorantet tradicionale shqiptarë.

Të lehta për t’u përgatitur dhe fantastike për t’u servirur për familjen në mëngjes por ato mund të konsumohen në çdo kohë të ditës.

Të kombinuara me djathë e hudhra, shija e kësaj recete të përfshin tërësisht ndërsa të kënaq nepsin dhe oreksin.

Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën tradicionale të përgatitjes së petullave në shtëpi.
Përgatitja e Petullave të Fshira në Shtëpi
Përbërësit
0.5 kg miell

1 gotë me qumësht

1 vezë

pak kripë

100 gr gjalpë

½ liter ujë

2-3 thelpinj hudhrash

Djathë
Përgatitja
Në 0.5 kg miell hidhet 1 gotë me qumësht dhe 1 kokërr vezë, të cilat përzihen me pak kripë dhe ujë dhe përgatitet një brumë shumë i rrjedhshëm.

Në tiganin e vendosur në zjarr, pasi ai është nxehur dhe lyer me vaj me një beze të pastër, hidhet me garuzhde një sasi brumi duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Tigani rrotullohet në të gjitha anët dhe masa lihet të piqet.

Në momentin kur petulla shkëputet lehtë nga tigani , kthehet nga ana tjetër. Kështu veprohet me të gjithë brumin e përgatitur.

Në një tigan skuqet 100 gr gjalpë së bashku me një kokërr hudhër të prerë në copa shumë të vogla.

Hidhet pak kripë dhe gjysmë litër ujë. Pasi të ziejë pak uji, hiqet tigani nga zjarri dhe në të futen petullat një e nga një duke i lagur plotësisht.

Petullat e lagura vendosen njëra mbi tjetrën të ndara me djathë të grirë.

Pasi është radhitur sasia e petullave që dëshirojmë, u hidhet djathë sipër dhe futen për 5 minuta në furrë./AgroWeb.org

Petulla të fshira ,tradita Shqiptare që ndjell shijen Read More »

Nëse sëmuresh në Shqipëri vdes! Peripecitë e një të sëmuri me hemofili

“Fiks Fare” sjell në vëmendje vështirësitë dhe sorollatjen që i duhet një të sëmuri me hemofili për të marrë mjekimin e domosdoshëm për të jetuar normalisht.Fitim Allçiu, nga fshati Kllobçisht i Peshkopisë, është i lindur me hemofili të rëndë, pasi ka mungesë të faktorit 9. “Fiks Fare” udhëtoi drejt Peshkopisë për të parë nga afër situatën dhe për të përshkruar rrugën që i duhet të bëjë një pacienti për të marrë ilaçin e domosdoshëm.Fitimi tregon për kamerën e Fiksit se duhet të marrë një sërë dokumentesh, edhe pse është i sëmurë kronik, dhe se i duhet të udhëtojë drejt Tiranës me shpresën se do ta gjejë ilaçin.

Fillimisht, Fitimit i duhet rekomandimi i mjekut të familjes dhe këtë ia siguron infermierja e fshatit me vulë dhe firmë të mjekut.Më pas, bashkë me grupin e xhirimit të “Fiks Fare” i drejtohen Spitalit të Peshkopisë, i cili ka mungesë hematologu dhe si pasojë i drejtohen gastrohepatologut për të marrë rekomandimin nga mjeku specialist.Pas marrjes së tij, Fitimi niset drejt Tiranës me furgon rreth orës 12:00, pasi gjithë procedurat e letrave me rekomandime i sjellin vonesa të sëmurit.
Mbërritja në Tiranë bëhet rreth orës 17:00 dhe në QSUT nuk arrin të gjejë asnjë mjek. Fitimit i duhet të paraqitet ditën e nesërme për të marrë ilaçin, e për këtë ai duhet të flejë në një hotel.
Të nesërmen i drejtohet përsëri QSUT-së së bashku me bashkëpunëtorët e Fiksit. Ilaçin që kërkon për të mbijetuar nuk e gjen. Farmacistja i shpjegon se nuk ka ilaç, nuk ka pasur dhe se nuk e di nëse do të vijë. Pak orë më vonë, atij i komunikohet se nuk mund ta marrë ilaçin pasi nuk ka.
Fitimit i duhet të kthehet në Peshkopi pas gjithë sorollatjes për ilaçin, duke shpresuar mos të ketë hematoma apo hemorragji, pasi do të rezultonin fatale për të.

Nëse sëmuresh në Shqipëri vdes! Peripecitë e një të sëmuri me hemofili Read More »

DRSH Vlorë, aktivitet ndërgjegjësues për Alzhaimerin

Drejtoria Rajonale Shëndetësore Vlorë krahas shërbimeve në familje për pacientët të cilët nuk kanë mundësi që të paraqiten në qendrat shëndetësore, kësaj here ka zgjedhur të informojë qytetarët vlonjate për rreziqet që shfaq sëmundja e “Alzhaimerit”.

DRSH Vlorë ka ndërmarrë një aktivitet ndërgjegjësues në Kuadër të Ditës Botërore të Alzhaimerit, duke shpërndarë informacione rreth kësaj sëmundje te personat e moshës së tretë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në çdo 3 sekonda diagnostikohet një rast i ri i Alzhaimerit (Demencës), i cili cilësohet si “tmerri i shekullit 21” dhe kriza më e rëndësishme shëndetësore globale dhe sociale.

“Alzhaimer vërehet 2-4% tek grupmosha mbi 65 vjeç dhe 20% në grupmoshën mbi 85 vjeç, kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm Shtëpinë Komunitare të Qendrës së të Moshuarve Vlorë”, shkruan DRSH Vlorë. /atsh

DRSH Vlorë, aktivitet ndërgjegjësues për Alzhaimerin Read More »

Krimet e Rënda sekuestrojnë pronat e Habilajve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në datë 29.04.2017, regjistroi procedimin penal Nr. 164/2017 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, e parashikuar në nenin 283/a paragrafi 2 i Kodit Penal.

Regjistrimi i këtij procedimi u bë mbi bazën e informacioneve referuese të shërbimeve të policisë gjyqësore të Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, sipas të cilëve shtetasit Nazer Seitaj, Moisi Habilaj, Florjan Habilaj ushtronin aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Në datë 25.09.2017, duke arsyetuar se disa prej personave që hetoheshin në kuadër të procedimit penal Nr. 134/2016 (ndërkohë që për disa prej tyre, Taulant Haxhiraj Shkëlqim Koçiaj, Xhovalin Baco, Marjus Bajrami, Reshat Radhima etj, u përfunduan hetimet dhe çështja u paraqit për gjykim) ishin të përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotike së bashku me shtetasit Moisi Habilaj, Florian, Habilaj, Nazer Seitaj dhe Matan Matani, bazuar në nenin 79 gërma “b” të Kodit të Procedurës Penale, prokurori vendosi bashkimin e procedimeve Nr. 134/2016 dhe Nr.164/2017 në një procedim të vetëm, Nr. 134/2016

Në datë 17.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë regjistroi procedimin penal Nr. 313/2017 për veprat penale Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar respektivisht nga nenet 283/a paragrafi 2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal, duke urdhëruar, njëkohësisht, regjistrimin e emrit të shtetasit Saimir Tahiri si person nën hetim për llogari të këtij procedimi.

Regjistrimi i procedimit të mësipërm u bë mbi bazën e të dhënave të përftuara nga media, në lidhje me faktin e arrestimit, nga autoritetet italiane të drejtësisë, të shtetasit Moisi Habilaj, si pjesë e një grupi kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e trafikimit të narkotikëve. Sipas informacionit referues, që parapriu regjistrimin e procedimit, rezultoi se arrestimi i shtetasit Moisi Habilaj u krye në kuadër të hetimit në vazhdimësi, nga autoriteti i drejtësisë italiane, në lidhje më faktin e sekuestrimit të sasisë prej 3.5 tonë lëndësh narkotike. Si rezultat i hetimeve të kryera (gjithmonë sipas informacionit referues) u arrit të zbulohej se personi nën hetim Moisi Habilaj, së bashku me persona të tjerë, kishin bashkëpunuar me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në datë 18.10.2017, u vendos bashkimi i këtij procedimi me procedimin Nr. 134/2016. Me këtë të fundit u bashkuan edhe aktet e dërguara për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në lidhje me faktin penal, të gjetjes, në datë 01.11.2017, të sasisë së eurove, në mjetin e drejtuar nga Orest Sota.

Pas kërkesës së paraqitur nga ana e Prokurorisë Për Krimet e Rënda Tiranë (BAZA LIGJORE; Nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15  ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë), nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur:
Pranimi i kërkesës së Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë dhe sekuestrimin e pasurive të mëposhtme.
1. Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156 m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 2688 Rep dhe 1787/2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 40,000 euro.
2. Pasuria garazh me sipërfaqe totale 514m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 2689 Rep dhe 1788/2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 60,000 euro
3. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 77.7 m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, me kontratën e shitjes Nr. 3533 Rep dhe Nr. 2290/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 3,000,000 (tre milionë) lekë.
4. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 40.95 m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 3534 Rep dhe Nr. 2291/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 2,080,000 (dy milionë e tetëdhjetë mijë) lekë.
5. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 40.95m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.3534 Rep dhe Nr.2291/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 2.500.000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë.
6. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 102m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Moisi Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 2696 Rep dhe Nr. 1344/1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë 4,000,000 (katër milionë) lekë.
7. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 285 m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr. 2698 Rep dhe Nr. 1345/1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë 20,000,000 (njëzet milionë) lekë.
8. Pasurinë truall me sipërfaqe totale 580 m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr. 727 Rep dhe Nr. 305 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë 205,000 euro.
9. Pasurinë ndërtesë me sipërfaqe totale 67 m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr. 726 Rep dhe Nr. 304 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë 45,000 euro.
10. Pasurinë njësi me sipërfaqe totale 136 m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj; i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.390 Rep dhe 167 Kol. datë 08.03.2017, me vlerë 170,000 euro.
11. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157m², e cila figuron në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB” sh.a.;
12. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 71.5 m², e cila figuron në pronësi të shtetases Zenepe Habilaj, e cila e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 646 Rep dhe 539 Kol. datë 22.04.2009, me vlerë 3,150,000 (tre milionë e njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
13. Një apartament me sipërfaqe 69 m², ndodhur në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, me vlerën 25,000 euro. Nga dokumentacion i administruar rezulton se shtetasja Klementina Habilaj (bashkëshortja e shtetasit Artan Habilaj), me kontratë paraprake shitje Nr. 742 Rep dhe Nr. 484 Kol. datë 04.04.2016, ka blerë nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k.
14. Pasuria 19/140+2-7, Z.K.8604, vol.37 fq. 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 104.5 m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 883 Rep dhe 456/1 Kol. datë 30.07.2013, me vlerë 5,400,000(pesë milionë e katërqind mijë) lekë.
15. mjeti me targë -AA900NF, e markës “Audi”, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008;
16. Pasuri e paluajtshme në emër të Artan Ciko Habilaj për të cilën ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës me nr. 977 datë 03.10.2014, me nr. 1216 prot. datë 08.02.2017, me nr. 2030 prot. datë 09.08.2017.
17. Pasuri e paluajtshme në emër të shtetasit Moisi Ciko Habilaj i cili ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës nr. 305 datë 19.06.2013 me vendndodhje pylli i Sodës, Vlorë, ndërtesë 1 kat me sipërfaqe trualli 300m², kërkesës nr. 4798 prot. datë 22.01.2015 dhe nr. 2029 prot. datë 09.08.217.
18. Pasuri e paluajtshme në emër të shtetasit Florian Ciko Habilaj, ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës nr. 2002 prot. datë 07.08.2017, me nr. 2031 prot. datë 09.08.2017, me nr. 2032 prot. datë 09.08.2017 dhe nr. 2003 prot. datë 09.08.2017.
19. Për pasuritë e luajtshme  dhe konkretisht mjeteve me targa
20. Automjetin me targë -AA900NF, e markës “Audi”, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008;
21. Automjetit me targë AA221GJ.
22. Automjetin me targë AA265HF.
23. Automjetin me targë AA933JE.
24. Automjetin me targë AA997JT.
25. Pezullimin e pasojave te vendimit 379 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë deri në dhënien e një vendimi gjyqësorë penal për pasuritë e mëposhtme:
26. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157 m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB” sh.a.;

27-Pasuria njësi me sipërfaqe totale 136m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj;
28. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 77.7 m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj;
29. Pasuria me sipërfaqe 69 m², apartament banimi në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, ndërtuar nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k. kontraktuar nga shtetasja Klementina Habilaj në datë 04.04.2016.
30. Pasuria sipërfaqe 104.5 m², e ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj;
31. Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156 m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj;

Pasuritë e sekuestruara kanë një vlerë të konsiderueshme (disa miliona euro).
Hetimet lidhur me procedimin penal nr. 134 të vitit 2016 vazhdojnë./atsh

Krimet e Rënda sekuestrojnë pronat e Habilajve Read More »

Lamallari: 2 herë më tepër vrasje në Vlorë, kur ministër ishte Basha

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Besfor Lamallari ka publikuar shifra të rendit dhe sigurisë për qytetin e Vlorës, ku evidentohet fakti se periudha e viteve 2010-2013 ka pasur dyfishin e vrasjeve në krahasim me vitet e fundit.

“Për Vlorën – e vërteta përballë makinerisë së baltës! Në vitet 2010 – 2013, mesatarja e vrasjeve për çdo vit ishte 11, pra 2 herë më tepër vrasje kur Basha ishte në qeverisje se në vitin 2018. Makina të djegura apo hedhura në erë?! Pikërisht në Vlorë, në vitin 2011, u vra në qendër të qytetit gjyqtari Skerdilajd Konomi në mënyrën më makabre! Fakte të tjera nga Vlora – sot dhe kur Basha ishte ministër i Brendshëm:
Në 2010 – 13 vjedhje me armë
Në 2011 – 14 vjedhje me armë
Në 2018 – vetëm 1 vjedhje me armë
Në 2010 – 5 vjedhje bankash
Në 2011 – 2 vjedhje bankash
Në 2018 – vetëm 1 vjedhje banke
Numrat flasin vetë dhe nuk kanë ngjyrë politike”, shkruan Lamallari në një reagim në FB./atsh

Lamallari: 2 herë më tepër vrasje në Vlorë, kur ministër ishte Basha Read More »

Shqipëria jashtë hartës së vendeve të kultivimit të kanabisit

Shqipëria ndodhet jashtë hartës së vendeve të cilat dallohen për kultivimin e kanabisit dhe ky fenomen sipas ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është në nivelin minimal.

Gjatë një interviste për një media televizive, Xhafaj theksoi se tregues për këtë fakt janë raportet e Guardia di Finanza.

“Sot Guardia di Finanza monitoron 2 herë më shumë se viti i kaluar për shkak të këtij skepticizmi dhe gati 1/3 e territorit të Shqipërisë, e ka kaluar me skanim ajror dhe sot ne kemi shifra minimale, të krahasuara me vitin e kaluar, që ishte dhe viti më i mirë. Sot Shqipëria mund të konsiderohet në mënyrë absolute si një vend që nuk hyn në hartën e kultivimit të narkotikëve. Të mos harrojmë që për gati 20 e ca vite është kultivuar kanabisi në Shqipëri në mënyrë sistematike dhe kanabisi për shumë vite ishte një mision që mbrohej nga shteti. Unë besoj se në këto 2 vite e kemi hequr Shqipërinë nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit, ky është realiteti. Ka qene një premtim publik, që shumë njerëz nuk e kanë besuar. Dhe sot Shqiptarë dhe ndërkombëtarë janë të bindur se realiteti i sotëm është i pakrahasueshëm me disa vite mëpërpara dhe i pakrahasueshëm në vitet kur kanabisi ishte një mision në  mbrojtjen e shtetit”, – theksoi Xhafaj. /atsh

Shqipëria jashtë hartës së vendeve të kultivimit të kanabisit Read More »

Vetingu në politikë, Rama – Bashës: Dikur thoshe se “Venecia” ishte taban i standardeve europiane

Opozita prej ditësh tashmë kërkon veting në politikë, ndërsa ka depozituar në Kuvend dhe draftin përkatës ligjor. Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka nënvizuar se ky draft do t’i dërgohet Venecias, por kreu i pozitës nuk u shpreh dakord me këtë ide të Kryeministrit, duke theksuar se nuk ka kohë për Komisionin e Venecias.

Kreu i qeverisë përmes një videoje në “Facebook”, ka ironizuar me një episod nga filmi “Edhe ashtu edhe kështu” duke simbolizuar me anë klounit qëndrimin e liderit të opozitës lidhur me këtë çështje. Kryeministri “zbuloi” dhe një deklaratë të Bashës kur në vitin 2016 deklaronte se, në kuadër të Vetingut në Drejtësi, “rekomandimet e Venecias janë tabani i standardeve europiane poshtë të cilave nuk mund të zbresë askush”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/488342591642827/?t=0

Vetingu në politikë, Rama – Bashës: Dikur thoshe se “Venecia” ishte taban i standardeve europiane Read More »

Ulet shkalla e kriminalitetit në Vlorë për 2018, rritet zbulueshmëria

Shkalla e kriminalitetit në Shqipëri gjatë 4 viteve të fundit ka pësuar ulje.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë një interviste theksoi se zbulueshmëria e rasteve kriminale ka qenë e lartë në këto vite të mandatit qeverisës.

“Zbulueshmëria është shumë e mirë në çdo rast, të paktën në këto 3-4 vite.

Të marrim Vlorën, që ishte sot lideri i opozitës. Nga vitet 2006-2009 në 4 vitet e mandatit të parë të PD, ishin mesatarisht në Vlorë 9 vrasje në vit, 36 vrasje (për 4 vite) 28 të zbuluara.

Në 4-vjeçarin e dytë 2010-2013 mesatarisht ishin 11 vrasje në vit, 42 vrasje (në 4 vite) – 32 të zbuluara.

Në 2014-2017 është 32 me 22, 8 vrasje në vit.

Në 2018 janë 6 vrasje, 5 të zbuluara sipas statistikave.

Është e vërtetë ajo çfarë ndodhi në Resulaj, por besoj se ajo ngjarje është çmenduri, që nuk ka polici në botë që të mendojë që do të ketë ngjarje të asaj natyre”, – theksoi Xhafaj.

Sipas Ministrisë së Brendshme shkalla e kriminalitetit është ulur edhe në Shkodër, krahasuar me disa vite më parë./atsh

Ulet shkalla e kriminalitetit në Vlorë për 2018, rritet zbulueshmëria Read More »