Prokuroria për Krimet e Rënda nuk është institucioni i vetëm i cili është në kaos funksional për shkak të dosjes “Shullazi”. Tmerri “Shullazi”, nuk ka rënë nga qielli, por është “mbjellë e rritur” ata që kanë pasur e kanë në dorë shtetin, pushtetin, drejtësinë, duke e përdorur si “pushtet” privat, brenda pushtetit kushtetues, për të mbajtur sundimin e për të shtuar pasuritë me krime, të cilit i kemi ende në pushtet, politikë e biznes, si Berisha, Meta, Mediu, Rama, Basha, Kryemadhi, Doshi, Duka i FSHF, Ahmetaj, Gjiknuri, Fusha, Xhillari, Carapuli, Suli, Abazi e Babasi…
Me fuqinë, lirinë dhe ortakërinë që i kanë dhënë këta, Shullazi po komandon edhe ata, po urdhëron drejtorët e doganave, të tatimeve, shëndetësisë, arsimit, kryepolicët, kryebashkiakët, ministrat, deputetët, kryeminsitrin, kreun e kuvendit dhe Presidentin. Deri tani, hija e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione e shërbime të rëndësishme publike në Shqpëri, të cilët janë legenosur prej lidhjeve e pazareve të krerëve drejtues, me të, aq sa prokurori, ministri, kryedoganieri, shefi ALUIZNI-t, shefja e Rinasit e deri kryeministri, i plotësojnë çdo kërkesë dhe i raportojnë, se ç’ndodh brenda shtetit!
Me lidhjet në shtet, ai shkatërroi dhe degjeneroi policinë, e cila kishte frikë të kalonte në principatën “Shullazi”, e maskuaur dhe e blinduar, ndërkohë që arrestimi u bë nga 1000 policë, me urdhër të SHBA! Hija e Shullazit, degjeneroi hiptekat, të cilat i urdhronte të punonin edhe natën për regjistrimin e pronave të tij, pa verifikaur asnjë letër, duke arritur deri në atë trup, sa deputeti i PS, ish-drejtor hipoteke, shkonte me vrap e me përulje, atje ku freskonte “bolet” Shullazi.
Hija e tij, degjeneroi arsimin e lartë, aq sa caktonte se cilët duhej të ishin rektorë universitete, duke kapur “për veshi” Rektorin Kule, kandidatin Koni dhe ministren Nikolla, të cilët prej 2 vitesh, bëjnë sikur “sëmuren”, sa herë është data e gjyqit. Hija e tij, degjeneroi gjykatat, të cilat po vijnë vërdallë prej vitesh me gjyqin e tij dhe nuk e zhvillojnë, mbasi gjyqtarët kanë frikë edhe të shkojnë në sallë, duke dhënë dorëheqje!
Hija e tij po degjeneron e shkatërron prokurorinë, duke e katandisur në “ring boksi”, mes prokurorësh që pështyhen, shahen e rrihen me njëri-tjetrin dhe shefat, që të mos caktohen prokurorë të dosjes “Shullazi”. Shenjat tregojnë, se do degjenorohen dhe institucione të tjera, ndaj shprehja e Edi Ramës: “Nuk keni parë gjë akoma”, u vërtetua jo vetëm prej tij me koncesionet dhe palaçollëqet që bënë, por edhe krizën shtetërore, që ka krijuar “miku” i tij Emiliono Shullazi…
Një mbledhje vetëm me të besuarit e tij ka zhvilluar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu. Mësohet se mbledhja po mbahet lidhur me vijimin e aksionit të PD për Vettingun në politikë, ndërsa nga burimet bëhet e ditur se për këtë janë ngritur edhe 3 grupe pune.
Në këtë mbledhje po marrin pjesë deputetët Edmond Spaho, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi.
Një kontigjent i madh njerëzish të cilësuar si eskobaët shqiptarë të kthyer në bërthamën më të rëndësishme të narkotrafikut në Europë janë pajisur me pasaporta diplomatike. Pjesa me e madhe i kanë mërrë në 1997 ndërsa Shqipëria vuante kaosin e atij viti të mbrapshtë, një segment i fortë pushteti, nisi të bëjë viktimën e gjoja “rebelimit komunist” dhe përgatiti dërgimin në Perëndim të detashmentit numëroz që do të ktheheshin në bërthamën më të rëndësishme të narkotrafikut në Europë.
Në mënyrë “të çuditshme” u pajisën me pasaporta diplomatike një kontigjent njerëzish që ishin jo vetëm të hurit dhe të litarit, por e kishin të mbushur kartelën e tyre penale plot në thuajse çdo komisariat të vendit. Urdhëri erdhi direkt nga Presidenca dhe firmën e vendosi Ministri i Jashtëm Tritan Shehu, i cili ishte formalisht edhe kryetar i PD-së.
Por edhe shefi i diplomacisë i qeverisë së koalicionit që drejtonte Bashkim Fino, Arjan Starova vuri firmën në një numër pasaportash të “bardha” që mbusheshin në Presidencë. Këto pasaporta janë lëshuar nga data 7 korrik, deri në 23 korrik 1997. Nisur nga shkresat e firmosura nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Kolec Topalli, si dhe nga Shefi i Protokollit të Presidencës, Maxhun Peka, merret vesh lehtësisht se kemi të bëjmë me një përmbushje premtimi.
Ata kishin luftuar besnikërisht deri në ditën e fundit për ish-shefin e tyre dhe, për t’i shpëtuar ndëshkimit, janë pajisur me urdhër të shefit të madh, pra direkt të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Madje Kolec Topalli dhe Maxhun Peka, nuk harrojnë që në secilën shkresë të theksojnë; “Me porosi të Presidentit të pajisen me pasaportë…” Sa për ilustrim po japim vetëm disa emra që morën pasaporta diplomatike: Sali Lusha, ish truproja i Berishës, Rasim Lumeshi, i vrarë 10 vjet më parë, Isamedin dhe Ismet Haxhia, Sadik Çelaj, i akuzuar dhe për vrasjet në protestën e 21 Janarit si gardist etj. Por radha ishte shumë e madhe dhe thuajse të gjithë përfituan strehim politik si viktima të “rebelimit komunist në Shqipëri”.
Kontigjenti u nda në tre vende të mëdha: Zyrih të Zvicrës, Frankfurt të Gjermanisë dhe në Bruksel. Këta qytete Europiane u kthyen në qendra nevralgjike të narkotrafikut shqiptar. Shqiptarët jo vetëm po e trafikonin heroinën nga Afganistani e Turqia drejt Perëndimit, duke u lidhur me Sacra Corona Unita-n apo Ndragheta’n kalabreze. Por po fuqizoheshin duke mbyllur rrethin luksos së krijimit të një mafie edhe më të madhe se e para. Deri në vitin 1997, narkotrafiku shqiptar ishte thjesht transportues dhe ndërmjetësues. Por më pas, mafia shqiptare mori në dorë nga trafikimi, shpërndarja dhe shitja me pakicë, duke siguruar kështu një kapital shumë po shumë të madh parash, të cilat ose vinin në Shqipëri cash, ose përfundonin në kompani ofshorë. Kjo u bë nën syrin e qeverisë së re socialiste, e cila fitoi pushtetin në qershorin e vitit 1997. Por Kryeprokurori i ri Arben Rakipi, jo vetëm që nuk e hetoi këtë problem por nuk dërgoi asnjë letërporosi apo kërkesë ekstradimi për njerëzit e pajisur me pasaporta diplomatike.
Ndërkohë nën pushtetin socialist u krijuan grupet e rinj të narkomafias si Bandat e tmerrshme të Durrësit që do të futeshin deri në qeverinë e Fatos Nanos, të cilën Sali Berisha do ta quante “Klani i Zemunit”, por edhe në qeverinë e Ilir Metës e me radhë. Heroina nisi një rrugëtim tjetër, atë nga Greqia, ku doganat e Qafë Botës në Sarandë dhe Tre Urat në Përmet u kthyen si zonat më të fuqishme të trafikut të drogës. Narkodiplomacia solli edhe një incident me një shtet të Bashkimit Europian si Austria. Thuajse të gjithë narkodiplomatët kanë ikur nëpërmjet Rinasit dhe stacioni i parë ku qëndronin ishte kryeqyteti austriak, Viena. Në korrik të vitit 1997, në aeroportin ndërkombëtar të Vienës, ndodhi incidenti. Nga shpejtësia në shumicën dërrmuese njerëzit që pajiseshin me pasaporta shërbimi nuk kishin kravata për fotografitë që viheshin në pasaportë. Ata bënin fotografi të çastit, ashtu të djersitur, me këmisha të zbërthyera dhe madje dhe me kanotiere e tuta. Kjo shkaktoi një tronditje të vërtetë tek autoritetet e aeroportit të Vienës.
Alarmi shkoi deri në qeverinë austriake, e cila ngriu menjëherë hyrjen pa vizë të shtetasve shqiptarë me pasaporta diplomatike dhe shërbimi sipas një marrëveshje të arritur pak vite më parë. Kjo ngrirje do të vazhdonte për 10 vjet me radhë nga pala austriake, pra deri në vitin 2007. Në listë kishte edhe persona të mitur që më vonë u bënë emra të rëndësishëm në PD si Keltis Kruja që është pinjoll i një familje të mirë. Por megjithatë shumica ishin njerëzit që instaluan narkotrafikun e shitjes me pakicë. Pjësa më e madhe e tyre i përkisnin krahinave nga ku ishin edhe personat që kontrollonin trafikun si përshëmbull nga Tropoja, Berati, Shijaku, Dibra etij, sipas shefave që ndodheshin në Tiranë.
Ndërkaq, në Shqipëri, futja e linjës nga Greqia përshkallëzon luftën mes narkomafias. Plas një betejë aq e përgjakshme sa vriteshin njerëzit nga 3 e 4 çdo ditë. Madje përveç njerëzve të përfshirë në narkotrafik u vranë edhe kalimtarë të pafajshëm…/korrieri
Vettingu i politikanëve por edhe deputet e kriminalizuar kanë qenë dy momente të zjarrta dhe tensionuar në emisionin Opinon ku i ftuar ishte Kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve dhe analistëve. Gjatë bisedës në studio ka pasur edhe një moment kur tonet janë ngritur paksa, e kjo për temën e nxehtë të vetingut të politikanëve të propozuar nga opozita si dhe për rastet e deputetëve të PS të cilët u larguan nga dekriminalizimi. Rama është përballur me komentet e Blendi Fevziut dhe Robert Rakipllarit, teksa këta të fundit kanë sjellë në kujtesë rastet e disa prej deputetëve të cilët rezultuar të ishin të dënuar më parë për krime. Momenti i debatit, në videon e mëposhtme në minutën 1:40:37
Pjesë nga debati:/ Rama: Lëreni gurin që ka hedhur Luli në lum dhe hajde flasim për diçka tjetër. Fevziu: Po pse keni frikë nga vetingu? Rama: Frik nga cili veprim? Fevziu: që të ketë një filtër ekstra më të fortë për të ndaluar lidhjet e politikanëve me krimin? Rama: e para e punës, qëllimi i këtij guri të hedhur në lumë është pikërisht ky… që të ndërtohet kjo fabul që “unë s’kam frikë, ti ke frikë”. Ky nuk është vendim por palaçollët… nëse gjykatësit, vetingu thotë kontakte të papërshtatshme, ju e keni parë çfarë është, pra kontakti i papërshtatshëm me subjektin e tij, pra me subjektin e tij, që populli e paguan të gjykojë dhe ai devijon.
Fevziu: Po kur një deputet flet në telefonon me personin që e ka thirr prokuroria për çështjen tuaj? Rama: Në momentin që deputeti flet në telefon dhe prokuroria e konsideron nul… Robert Rakipllari: Deputeti duhet të mos shkojë më në parlament, por nuk shkon në burg, ky është dallimi. Rama: Ore je në vete nga trutë e kokës? E di çdo të thotë në telefon? Jeni në terezi ju apo jo? Nëse deputeti flet ne telefon, deputeti në radhë të parë e ka për detyre të flas ne telefon me të gjithë, por nëse deputeti i bën favore një personi të inkriminuar, deputeti shkon në burg… Fevziu: Moralisht nuk mund të rrijë më në politikë… Rama: Ore jeni në rregull ju apo jo? Ju po thoni rast thashethemet… a jeni në vete ju?
Fevziu: Po duhet të ketë një filtër moral more zoti kryeministër? Rama: Çfarë filtër, filtër moral për çfarë flas unë? Rakipllari: Filtër moral për rritjen e integritetit të përfaqësimin politik në Shqipëri… Rama: Cilin integritet? Rakipllari: Ju thatë se në grupin tuaj parlamentar ju nuk keni asnjë kriminel, e keni thënë publikisht. Dolën që ishin ata… Rama: Kush ishte? Rakipllari: Arben Ndoka…. Rama: Ai, i vetmi… Rakipllari: Frroku, Prenga…Elvis Roshi… nuk janë kriminelë këta? Rama: E para e punës… një minutë… Është turp.. Rakipllari: Keni dhënë garanci për këta persona… Ambasadori amerikan ju ka kërkuar mos ta kandidoni atë, ju e kandiduar. Rama: A ka mundësi? Prit mo prit… A mbarove? Është turp për një gazetar…
Rakipllari: Si qenka turp për një gazetar? Është turp për mua dhe nuk është turp për ty që ke mbrojtur Elvis Roshin?! Rama: është turp për nja gazetar që të thotë se Mark Frroku ishte anëtarë i PS…Rakipllari: Po aty ishte, bashkë me ju, anëtarë i maxhorancës, merrte pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PS, ishte pjesë e vendimmarrjes… Rama: Është turp… E dyta, as Armando Prenga nuk është subjekt.. Rakipllari: Si nuk është? Ai nxori pistoletën aty në mes të komisariatit… Rama: Zotëri, u dënua politikisht për këtë, e kam përjashtuar unë nga grupi nuk e ka hequr dekriminalizmi…
Rakipllari: Po, pasi ka rrahur deputetë me rripa, në Parlament… këto janë fakte. Fevziu: Ishte ambasadori amerikan që ju bëri thirrje publike që këta persona janë të lidhur me krimin… Rama: edhe një herë tjetër, është turp more është turp, është turp, turp i madh… kjo është arsyeja se përse kjo histori duhet mbyllur këtu. Dekriminalizimi është ligji atje, një ligj që nuk e ka asnjë vend i planetit. Rakipllari: po një filtër ekstra duhet, se ikën kriminelët por shokët e kriminelëve i ke akoma ty.. Rama: Më fal, më fal një minutë, prit mo prit… Rakipllari: Rama, këtë nuk mund ta mohosh, që përfaqësimin politik e ke katastrofë, integritetin e personave aty e ke ashtu siç është aty.
Rama: Në këtë parlament? Rakipllari: Në këtë dhe në të kaluarit… Rama: Po turp mo turp.. Rakipllari: Pse turp? Rama: Më thuaj në cilin grup? Kush je ti që diskuton integritetin e njerzëzve kështu… Rakipllari: E diskutoj që çke me të.. Rama: Pse mo ku jeni këtu? Në komitetin qëndrorë jeni? Rakipllari: E diskutoj që çke me të, kjo është puna ime. Rama: Si u diskutoka? Aty ka gra, burra, prindër, nëna.. Rakipllari: Askush nuk i mohon që ka… Rama: Po si… Kush je ti që e diskuton këtë? Rakipllari: Kjo është puna ime, është detyra ime ta them këtë… Fevziu: Zoti Rama çfarë ishte ajo për 330 veta të larguar nga dekriminalizimi? Rakipllari: Ata janë kriminelë, të dënuar…jo të lidhur me krimin…
Rama: Është turp dhe vetëm turp që thuhet kjo gjë në një vend demokratik… Rakipllari: Po patjetër, turp për ne që e themi, po kanë dalë ata ama… Rama: Ja ta shpjegoj unë… ata janë… Rakipllari: Ke dhënë garanci për Elvis Roshin dhe ke thënë që ky nuk është kriminel, minimalisht kërko një ndjesë për këtë… Rama: Hë mo boll tani, më ler të mbaroj se e teprove…Do të kërkoj ndjesë… për ça të këkroj ndjesë? Rakipllari: Publikut, jo mua… Rama: Jo ty, po askujt nuk i kërkoj ndjesë sepse nuk kam bërë asgjë të qëllimshme dhe kam thënë ekzaktësisht gjënë që kam ditur…. sepse kur kam krijuar grupin, kam marrë të vetmen dëshmi që kishim, atë të penalitetit, dhe ka qenë e bardhë… Njeriu nuk quhet kriminel, në asnjë vend të botës, pasi ka kryer dënimin.
Rakipllari: Nuk bëhet as deputet ama… Rama: 330-tshja është rezultat i iniciativë sime, u kam thënë e bëjmë që e bëjmë këtë ligj, ta shtrijmë në të gjithë administratën. Fevziu: Ishte e opozitës. Rama: Ore është e imja… po ju them edhe një herë që ju merrni pjesë në këtë përpjekje për ta kriminslaizuar gjithë Shqipërinë dhe politikën…*(Debati për vetingun politik të propozuar nga opoizta) Dhe nëse ka dy gjera që janë të padiskutueshme: e para që kjo është përpjekje për të spostuar komplet një hulli tjetër, një luftë pulitke që ata janë të humbur… e ka thënë dhe Berisha që ne nuk fitojmë dot me pozitën…Rakipllari: Sepse Rama e vjedh votën tha, merre të gjithën…
Rama: ky është një tjetër turp i juaji se ju duhet të bëni sondazhe, ju bëni politikë nuk bëni informim. Bëni sondazhet dhe shikoni. Unë po ju them sot, se nëse bëhet ne marrim më shumë deputetë nga sa kemi dhe ata marrin më pak… Rakipllari: Ju jeni e vetmja maxhornacë që vetëm i rrit votat… Rama: Çuditërisht!! Rakipllari: Shkelje e të gjitha rregullave të shkencave politike… Rama: Mos u shqetëso ti për shkencën, se kështu ishte dhe partia Laburiste në Angli… Rakipllari: Jo, në mandatin e dytë ishte më shumë. Rama: Prit se dua ta mbaroj këtë… se është turp… Fevziu: Çfarë është turp mor burrë? Po pse mo nuk ka qenë parlamenti i mbush me kriminelë? Me banditë? Rama: Jo mo jo nuk ka qenë i mbushur me banditë… fare!
Fevizu: Po plot mo plot ka qenë. Rama: E vërteta e dekriminalizimit është që nga PS ka ikur vetëm një deputet, dhe ai u dorëhoq para se të futej ligji në fuqi, dy të PDIU dhe dy të LSI… Rama: Unë i kërkoj ndjesë Rakipllarit, se e ngrita pak zërin, se e mora shumë seriozisht pasionin e tij… Rakipllari: Nuk ka nevojë mund të ishe edhe më keq.. Rama: Është turp, turp, për gazetarë që thonë se një politikan duhet të ikë nga politika se të kapën një foto apo folën në telefon, jeni në vete? Jeni në terezi?
Ndërsa një kaos të vërtetë ka shkaktuar dosja Shullazi në Prokurorinë për Krimet e Rënda, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeprokurores Arta Marku që sipas tij ka shkelur hapur ligjin me transferimet e prokurorëve. Sipas tij krimi ia ka arritur të triumfojë brenda sallës së gjyqit dhe Marku ka shërbyer si një “’dordolec” për të rrëmbyer prokurorinë. Alibeaj deklararoi në “Fax Neës” se Rama, Tahiri dhe Xhafaj transferuan prokurorët nëpër rrethe, pasi Marku sipas tij thjeshtë zbaton urdhërat e tyre.
“Cfarë sistemi në ndërtuam? Prokurori ishte politikisht i emëruar. Arritëm sot tek një sistem ku kreu i akuzës është një shtojcë e partisë në pushtet”, tha Alibeaj. eputeti demokrat tha se Marku u hoqi dosjen ‘Shullazi’ dhe ‘Tahiri’prokurorëve që e kanë ndjekur çështjen, hetuar dhe kanë mbledhur provat. Ai përmendi lëvizjen e prokurores Elisabeta Imeraj e cila u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës, dorëheqjen sipas tij formale të Ened Nakuci por që sipas tij është kërcënuar nga bandat dhe transferimin e prokurorit Besim Hajdarmataj drejt Pogradecit.
Alibeaj deklaroi se hetimi disiplinor që ndërmori Marku ndaj 10 prokurorëve ishte një pushkatim pa gjyq. Ai shtoi se me këtë veprim Marku ka shkelur ligjin pasi me reformën e re në drejtësi prokurorit të çështjes nuk i ndërhyhet dhe t’ja marrësh dosjen dhe kjo ishte njën ndër arritjet e mëdha të reformës por që është shkelur nga Arta Marku. “Thelbi ishte se prokurori i çështjes është zot i akuzës, kjo ishte arritja më e madhe, por jo vetëm që po u ndërhyhet, jo vetëm që nuk kanë minimumin e pavarësisë por sot ata prokurorë janë pushkatuar pa gjyq nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama”, tha ai. Alibeaj deklaroi se kushdo që ta mërrë nga prokurorët dosjen ‘Shullazi’ apo ‘Tahiri’ e ka të vështirë ta mbrojë dhe ndihet i pambështetur.
“Rregullorja e ka që kjo dosje të merret nga drejtuesi i prokurorisë dhe ta mbrojë ai. Por ne jetojmë në një vend që njohim shumë njerëz. Të gjithë prokurorët apo gjyqtarët sipas deputetit demokrat e dinë që Shullazin duhet ta nxjerrin nga burgu dhe çështja është se kujt do t’i ngelet ‘patatja e nxehtë’ në dorë. “Të gjithë ata prokurorë dhe ata gjyqtarë e dinë se Emiliano Shullazin do ta nxjerrin nga burgu. Janë në një situatë se kujt do t’i ngecet fajit. Tani këta prokurorë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe nuk mund ta pranojnë. Por shkaktarë janë Arta Marku dhe Donika Prela. Ata duan t’ua ngecin ‘pataten e nxehtë’ ca prokurorëve”, theksoi Enkelejd Alibeaj ku ritheksoi se Marku ka shkelur hapur ligjin.
“I ka transferuar pa pëlqimin e tyre. Ligji thotë se nuk bëhet transferimi pa pëlqimin e prokurorit se vendi i punës është ndër komponentët kryesorë të pavarësisë së prokurorit. Vetëm për nevojat e punës mundet që një prokuror të transferohet, nëse prokuroria e atij rrethi nuk ka kapacitet. Por ky rregull përjashton prokukorët e Krimeve të Rënda. Shkelja e dytë është hetimi disiplinor. Organi i vetëm sipas reformës në drejtësi sot është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ai do të fillojë hetimin sipas reformës në drejtësi, ia kemi hequr këtë të drejtë kryeprokurorit’, deklaroi Alibeaj.
Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipas një artikulli të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Sipas hartës që tregon nivelin e ndotjes së ajrin nëpërmjet matjes së nivelit të grimcave PM 2.5 dhe konvertimin e tyre në sasi cigaresh të konsumuara, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të ndotjes (shiko hartën më poshtë).
Sipas ngjyrosjes së hartës, Shqipëria i përket zonave me ndotje të lartë, e cila nëse do të konvertohej në cigare të konsumuara janë afërisht 7 (thuajse gjysmë pakete e konsumuar në ditë).
I gjithë Ballkani Perëndimor ka një nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Ndotja është e përqendruar kryesisht në Europën Qendrore dhe Juglindore, Ndërsa Europë Perëndimore dhe Veriore ka një nivel më të ulët të ndotjes së ajrit.
Organizata Botërore e Shëndetit përllogarit se në të gjithë botën çdo vit humbasin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 2 milionë njerëz.
Përveç humbjes së jetëve në mënyrë të parakohshme, qindra miliarda euro përllogariten se janë kostot për trajtimin e sëmundjeve që janë të shkaktuara nga ndotja e ajrit.
Janusz Wojciechoëski, drejtuesi kryesor i auditimit, i tha gazetës The Guardian se gjetjet ishin të papranueshme: “Ne kemi një krizë të shëndetit publik në Europë për shkak të ndotjes së ajrit”. Ai shtoi se ka pasur më shumë se 1,000 vdekje të parakohshme çdo ditë në të gjithë BE-në “Më shumë se 1% të totalit të vdekjeve të përditshme në BE. Kjo është 10 herë më e lartë se numri i aksidenteteve me pasojë vdekjen me makinë. ”
Wojciechoëski gjithashtu i tha The Guardian se BE shpenzon 3.4 miliardë euro për lëndë djegëse, pothuajse dyfishi i 1.8 miliardë eurove të shpenzuara për të luftuar ndotjen e ajrit.
“Ndotja e ajrit duhet të trajtohet si prioritet nga BE,” shtoi ai. “Ne shpresojmë që në periudhën e ardhshme të jetë një prioritet.”/Monitor.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti dhe kreu i PDK, Nard Ndoka thotë se policia nuk godet krimin, por personelin mjekësor në Shkodër. Nard Ndoka thotë se Goditja ndaj personelit mjekësor në grup, është rast i paprecedent dhe i papranueshëm, pasi fajtorët e vërtetë janë në Tiranë dhe konkretisht ministrja e shëndetësisë.
Statusi i plotë:
Pse u arrestuan “bluzat e bardha”, në Spitalin Rajonal në Shkodër?!
Policia nuk godet krimin, por personelin mjekësor!
Nuk është ligjore as etike, që për proçedura administrative, që planifikohen dhe vendosën në Ministrinë e Shendetesisë në Tiranë, e cila është përgjegjëse për; sasinë, cilësinë, çmimin dhe çdo gjë tjetër, të arrestohen ato që shërbejnë dhe punojnë me pacientët 24 orë.
Goditja ndaj personelit mjekësor në grup, është rast i paprecident dhe i papranueshëm.
Fajtorët janë në Tiranë, duke filluar nga koka (ministri), Drejtoria e Planifikimit dhe Shpërndarjes në ministri dhe pjesa tjetër administrative.
Ndaj ky aksion policor është abuziv dhe i qëllimshëm; thjesht për të tërhequr vëmendjen nga bandat dhe kriminelët, më të cilët drejtuesit e Policisë së Shtetit shtrojnë dreka e darka ço ditë me to.
Ky “show” policor duhej të kursehej në këto rrethana dhe kushte; kur opinioni në tërësi dhe qytetarët e Shkodrës në veçanti presin goditjen e grupeve kriminale dhe elementëve të rrezikshëm, që veprojnë çdo ditë nën “hundën” e policisë.
Policia nuk goditi xhaketat e zeza të krimit, por bluzat e bardha të shëndetësisë.
Ndonëse në media u fol për shkarkimin e Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme, në fakt e vërteta duket se qëndron krejt kundër. Stojani u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhëri të rrjedhur në media të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.
Largimi i Stojanit, i cili mbante prej 9 muajsh postin e drejtorit të Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve u komentua me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por vetë ai në një bisedë telefonike me BIRN mohoi që çështja e tij të kishte lidhje me procedimin e 10 prokurorëve.
Stojani sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen, por kishte marrë si përgjigje lirimin nga detyra. “Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra,” tha Stojani për BIRN.
“Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha,” shtoi Stojani për BIRN. Zyra e Shtypit e Prokurores së Përgjithshme nuk iu përgjigj pyetjeve që BIRN pati mbi dorëheqjen e një prej drejtuesve kryesorë të këtij institucioni.