Irina

Vlorë sekuestrohen pasuritë e vëllezërve Habilaj

Sekuestrohen disa prona në emër të vëllezërve Habilaj në Vlorë në kuadër të hetimeve për grup të strukturuar kriminal. Në fakt, pronat e bllokuara si; pika karburanti, lokale dhe banesa u sekuestruan vitin e kaluar në muajin nëntor me vendim të prokurorisë së Vlorës, por ditën e sotme masa është vendosur nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në bazë të ligjit antimafia, pasi vëllezërit Habilaj janë nën hetim për trafik droge.

DISA nga pronat e sekuestruara/ -Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj. -Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të Florian Habilaj. -Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj. Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H. -Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të F.M. -Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te Artan Habilaj.

Pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të Artan dhe Florian Habilajt, ndërsa nuk figuron asnjë pronë në emër të Moisi Habilajt.

Vlorë sekuestrohen pasuritë e vëllezërve Habilaj Read More »

Xhafaj tregon ambiciet: Policia kriminale do ndryshojë, 10 milionë euro për…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tregon planet e tij për të ardhmen lidhur me Policinë e Shtetit.

Xhafaj, i ftuar në emisionin “Provokacija” në ABCnews” u shpreh se një prej qëllimeve kryesore të këtij mandati është forcimi i Policisë Kriminale. Ministri u shpreh se qeveria vetëm këtë vit ka dhënë 10 milion euro për Policinë Kriminale.

Pjesë nga deklarata:

Unë nëse bëj një punë dua të lë gjurmë, dua të bëj diçka. Në këtë këndvështrim nëse do të thoshe çfarë do të dëshiroje, kam tre ambicie të afërta, por edhe një që dua më shumë dhe është rasti i policisë kriminale por që do shumë punë. Mungesa e akademisë së sigurisë ndër vite e ka dëmtuar këtë gjë. Por edhe teknologjia. Ishte një suskes i kësaj qeverie Akademia. Mbi 10 milion dollarë i ka shkuar policisë kriminale.

Policia shqiptare konsiderohet partneri më i besueshëm në Ballkan. Policët shqiptarë do të hetojnë së bashku me policët gjermanë në territorin shqiptar dhe gjerman.

Do të doja të ndryshoja tre gjëra, policinë kriminale, ajo është zemra e policisë. Hetimi, pa hetim çfarë kuptimi ka. E dyta për të patur një menaxhim europian të sigurisë rrugore, jo thjesht i trafikut, të jetë i standartit europian. Dhe një menaxhim të të gjitha pikave kufitare me standartin europian. Dhe së katërti, ajo që do të dëshiroja, një implementim të asaj që quhet policimi në komunitet.

Xhafaj tregon ambiciet: Policia kriminale do ndryshojë, 10 milionë euro për… Read More »

Ndjesa publike dhe mesazhi i Erjonës për Izet Haxhinë: Mos të të dridhet qerpiku…

E dashura e Izet Haxhisë vijon të shfaqet me dedikimet e saj për personin e zemrës në rrjetet sociale. Erjona ka publikuar një poezi në rrjetet sociale, ku kërkon falje për replikat publike bërë së fundmi dhe i dërgon një mesazh ish truprojës së Sali Berishës që të qëndrojë i fortë.

“Kurajo, dashuri! Ti do t’ja dalesh edhe i vetem, edhe mes shpifjeve, edhe mes kercenimeve! Une, kerkoj falje publike, qe u mora me pergjigje te niveleve te turpshme, pavaresisht se ti nuk je dakord te mos vazhdoj e qe nuk i fal …. Por ,nuk mund te matem me injorancen, sepse fiton ndaj meje, per shkak te eksperiences..! Dua te perqendrohesh vetem tek gjyqi dhe tek e verteta jote, ashtu sic di ti te perqendrohesh, pa t u dridhur qerpiku e duke pare kedo, drejt e ne sy!! Me duhesh ti dhe liria jote!  Per ne te dy dhe per vendin tim! Te dua!!”, shkruhet mes të tjerash në një status në profilin në Facebook të Izet Haxhisë, të cilën Erjona ka deklaruar më herët se e menaxhon ajo.

1

Statusi i Plotë

“Atdheu im është nata,

kudoqoftë ajo,
natë me hënat e gjinjëve të tu,

me gjethnajën e leshrave të tua,

natë pylli me ujqër dhe borë që ulërin,
natë qytetesh që ndrin mes qerpikëve të prostitutave.
Nata është atdheu im,

i mbetur e i varur në hapësirë,
se toka më rrëshqet nën këmbë.

Nata jote zgjat duart drejt meje e dashuruar,
por vjen dita .. dhe unë mbetem vetëm,
i paatdhe…

Lotët nuk më duken prej rrëkeve të shiut,
që më rrëshqasin në fytyrë.
Nëpër trupin e shqyer ,

kam plagë të pashëruara yjesh,
si ata që s’i pranojnë spitaleve,
se s’kanë më atdhe.

E rëndësishme është që më ka ATDHEU,
ti më ke mua,
fantazmë dite.”

~ QILLIAM JYTES

Kurajo, dashuri!

Ti do t ja dalesh edhe i vetem, edhe mes shpifjeve, edhe mes kercenimeve! Une, kerkoj falje publike, qe u mora me pergjigje te niveleve te turpshme, pavaresisht se ti nuk je dakord te mos vazhdoj e qe nuk i fal …. Por ,nuk mund te matem me injorancen, sepse fiton ndaj meje, per shkak te eksperiences..😊!

Dua te perqendrohesh vetem tek gjyqi dhe tek e verteta jote, ashtu sic di ti te perqendrohesh, pa t u dridhur qerpiku e duke pare kedo, drejt e ne sy!!

Me duhesh ti dhe liria jote!

Per ne te dy dhe per vendin tim!

Te dua!!

Ndjesa publike dhe mesazhi i Erjonës për Izet Haxhinë: Mos të të dridhet qerpiku… Read More »

Rama flet me bindje: Godinës i ka ardhur fundi, do ndërtojmë Teatrin e ri

Mazhoranca ka votuar sot pro ligjit të teatrit, duke i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re. Ndërkohë, në studion e emisionit “Opinion”, Kryeministri Rama e ka rikonfirmuar këtë fakt.

“Ne do ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar”, tha me bindje Kryeministri.

Ai argumentoi se ajo e që e bën të posaçëm ligjin për teatrin është fakti që kemi të bëjmë me një kompani që zotëron prona.

Rama shtoi se godinës aktuale të teatrit i ka ardhur fundi.

“Skena e teatrit është 11 metër e gjerë. 24 metër e gjerë është skena e Turbinës”, tha Kryeministri.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me faktin, se dikur Ministër Kulture,  Rama këtë godinë e kishte futur në ansamblin muzeal, Kryeministri tha:

“E kam firmosur por kanë kaluar 20 vjet nga ajo periudhë”.

Rama flet me bindje: Godinës i ka ardhur fundi, do ndërtojmë Teatrin e ri Read More »

“Me yll të kuq dhe atlete”, do habiteni me veshjen e Ramës tek Fevziu (Foto)

I komentuar shpesh për veshjen nga mediat vendase e deri në ato ndërkombëtare, Kryeministri Edi Rama dallon gjithmonë për shijen e tij te cuditshme.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, në Televizionin Klan, kreu i qeverisë shqiptare nuk mund të mos zgjidhte një veshje dhe një kombinim me detaje që nuk kishin si të mos binin në sy.

Kostumin Kryeministri e kishte plotësuar me një kollare me motive lulesh, ku binte në sy ngjyra e verdhë, ashtu sikurse edhe një spilë në formë ylli me gjashtë cepa, në qendër të së cilës ishte shqiponja.

Padyshim që nuk mund të mungonin atletet e bardha, për të cilat shpesh është kritikuar.

“Me yll të kuq dhe atlete”, do habiteni me veshjen e Ramës tek Fevziu (Foto) Read More »

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Në Vlorë u gjet një trup pa kokë, ngjarja u fsheh

E ftuar në emisionin ‘Open’ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se në Llakatund të Vlorës është gjetur një trup njeriu pa kokë, por policia ka fshehur ngjarjen.

“Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe nuk ka asnjë njoftim. Por ngjarja u fsheh”, tha Kryemadhi në “Open” në Top Channel. Po ashtu ajo theksoi se është survejuar nga organet ligjzbatuese. Po ashtu kryetarja e LSI-së tha se krimi e shikon politikën si mjet për të kontrolluar sistemin.

“Kriminelët duhet të shkojnë në burg, jo të hiqen nga politika dhe të fitojnë tendera. Krimi e shikon politikën si mjet për të kontrolluar sistemin. Dëgjojmë që kriminelët që janë në kërkim bëjnë sherre nëpër klube dhe nuk del asnjë njoftim. Ndërsa politika tashmë është bërë argate e krimit. Ka prezencë kriminelësh në zyrat e shtetit. Jo krimineli vetë në zyrë, por e dashura, motra ose bashkëshortja e tij”, deklaroi Kryemadhi.

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Në Vlorë u gjet një trup pa kokë, ngjarja u fsheh Read More »

Akademiku shqiptar tall keq PD-në: Ngrihu Enver ta reformosh dhe ta ringresh partinë e Bashës!

Akademiku i njoihur shqiptar, Artan Fuga ka ironizuar gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike, ku sipas tij duhet një dorë e fuqishme që të ringrihet dhe të riformohet. Mesazhin drejtuar kryedemokratit, profesori dhe filozofi i njohur ia faturon personazhit të tij Qenan K.

Statusi i Artan Fugës

“Ngrihu Enver t’a reformosh dhe ringresh partinë demokratike!”

Ktheva kokën i habitur sepse kjo frazë mu duk e çuditshme.

Pashë Qenan K. që ecte pas meje dhe fliste me vete me zë të lartë!

Bënte sikur nuk më shihte.

“Sherrbudalla mbeti ky gjithë jetën!” thashë me vete

Dhe vazhdova rrugën pa i folur”, shkruan Fuga.

Akademiku shqiptar tall keq PD-në: Ngrihu Enver ta reformosh dhe ta ringresh partinë e Bashës! Read More »

Rënia pikiatë e 1 të Krimeve të Rënda, e vërteta që fsheh Prokurori emri i të cilit del tek afera e kokainës

“Rënia” e prokurorit Besim Hajdarmataj po përflitet si e lidhur politikisht me çështjen “Tahiri” apo me çështje të tjera jashtë kontekstit të vërtetë të arsyes së largimit të tij. Pas shkarkimit si drejtues i prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj është zhvendosur sot në Prokurorinë e Pogradecit.

E vërteta e kulluar është se Besim Hajdarmataj është shkarkuar nga posti i Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të aferës së kokainës së Arbër Kuliçit-Çekajt. I njohur ndryshe si personi më i besuar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ai largohet nga Krimet e Rënda fill pas zbardhjes së skandalit ku u akuzua drejtpërdrejt për mbyllje në mënyrë misterioze të dosjes së bosit të drogës Arbër Kuliçi-Çekaj.

Pas zbulimit të 613 kg kokaine që vinte nga Kolumbia, doli se pritësi i drogës kishte edhe një dosje tjetër e mbyllur më herët nga kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda. Pasi më 22 dhjetor 2015 pranë kryesekretarisë së prokurorisë për Krime të Rënda  vjen një material referues për shtetasin Arbër Kuliçin-Çekajn, pronar i kompanisë që importonte nga vendet e Amerikes Latine banane!

Në material ndër të tjera thuhej “se në port është kapur një kontenier me banane brenda të cilit po me dysheme të modifikuar u gjetën 90 kg kokainë dhe se kontenieri po vinte në Shqipëri për llogari të kompanise se Arbër Çekajt! Ky material u regjistrua në prokurori me nr.protokolli 12041 dhe 12041/1 për rastin në fjalë!

Në atë kohe prokuroria per Krime te Renda kishte zv/drejtues të emëruar nga Adriatik Llalla prokurorin Besim Hajdarmataj. Për llogari të kësaj çështjeje Çekaj u thirr në prokurori ku pretendoi në atë kohë që kishte porositur banane dhe jo kokainë! Pak kohë pas “këtij rrëfimi” në krye te Krimeve të Renda u emërua si drejtues Besim Hajdarmataj dhe po me firmën e tij dosja e A.Çekajt u pezullua dhe kaloi ne arkive me arsyetimin se kolumbianet nuk kishin sjell materialet, dhe se Kuliçi i vogël kishte porositur banane!

Besim Hajdarmataj duke qenë se na doli që kishte njohje me Çekajn, me të cilin thonë se janë takuar edhe në prokurori, për shkak të zonës nga vinte Tropojë dhe njohjeve të tjera me familjaret e tij kjo dosje u pezullua në vitin 2016 dhe biznesmeni Arbër Kuliçi-Çekaj vazhdoi aktivitetin e “bananeve”!

Aktivitet që nxori kokën përseri në 2018 me 613 kg kokaine!

Pikërisht njeriu që Hajdarmataj kishte liruar dhe mbyllur dosjen dhe që tashmë është arrestuar në Dyseldorf të Gjermanisë për trafik kokaine, Arbër Kuliçi-Çekaj sërish përmes bananeve solli drogë. Këtë radhë shtatëfish më shumë se sa në vitin 2015, dhe ku Hajdarmataj me gjithë përpjekjet nuk kishte çfarë i bënte më. Madje tashmë pritet që të shkojë në burg për këto 90 kile drogë që mbylli tre vite më parë, por që hapi rrugën për ardhjen e 613 kilogramëve të tjera bashkë me “bananet”, të cilat u kapën në Durrës.

Pikërisht kjo drogë e shkarkoi Hajdarmatajn nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe e degdisi në Pogradec. Dhe shumë shpejt do të jetë në burg për të dhënë llogari për ciklin e mbyllur të kësaj droge.

Ndërkohë që një arsye tjetër e lëvizjeve në prokurori është dhe dosja e Adriatik Llallës./pamfleti

Rënia pikiatë e 1 të Krimeve të Rënda, e vërteta që fsheh Prokurori emri i të cilit del tek afera e kokainës Read More »