Irina

Rritet sërish çmimi i cigareve, ja sa do të kushtojë një paketë pas 1 janarit 2019

Në 1 Janar të vitit të ardhshëm akciza e duhanit do të rritet sërish. Në paketën fiskale që është duke përgatitur qeveria për vitin e ardhshëm kjo taksë do të pësojë një tjetër rritje nga 5750 lekë për 1000 copë që është sot, në 6000 lekë për 1000 copë.

Ky ndryshim pritet të rritë me 7 lekë çmimin për një paketë, ndërsa burime nga ministria e Financave dhe Ekonomisë bëjnë me dije se politika për rritjen e akcizës së cigareve do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Rritet sërish çmimi i cigareve, ja sa do të kushtojë një paketë pas 1 janarit 2019 Read More »

Misteret e hënës së plotë, lidhja me krimet dhe një shpjegim interesant

Nëse në muajt e kaluar kanë ndodhur shumë gjëra, kjo shoqërohet me një sërë bisedash publike për mënyrën se si kjo e ndikon sjelljen njerëzore- shifra të më shumë shtrimeve në spital, më shumë arrestime dhe për shenja çmendurie te fëmijët.

Besimet se hëna ka një efekt në sjelljen tonë, nuk janë të reja dhe datojnë që nga kohët e lashta.
Por çfarë provash ka se hëna ka një ndikim në sjelljen tonë?
Si një kriminolog, i shoh provat të lidhura me arrestimet dhe sjelljet të lidhura me aktivitetet kriminale.

I vetmi shpjegim që unë shoh, që lidh kriminologjinë me fazat e hënës, ka të bëjë vetëm me praktikat që ndiqen për të qenë një kriminel: kur është hënë e plotë, ka më shumë dritë.

Ndërsa në njëfarë mënyre diçka shënon, një nga studimet më domethënëse për sa i përket fazave të hënës dhe duke e lidhur këtë me sjelljet, që është një meta-analizë- një studim i zbulimeve të 37 studimeve të zbuluara dhe të pazbuluara. Raporti konkludon se nuk është shumë e çuditshme që njerëzit të sillen më shumë apo më pak çuditshëm në mes të fazave të hënës. Autorët shkruajnë:

Marrëdhëniet e hamendësuara mes fazave të hënës dhe sjelljes mund të gjurmohen me analiza të papërshtatshme dhe me vullnetin për të pranuar çdo rezultat nga rastësia si një provë e një efekti hënor.

Dy studime më të vonshëm kanë kontrolluar për lidhjen mes aktivitetit kriminal dhe fazave të hënës.
Një studim i botuar në 2009 kërkoi për më shumë se 23,000 raste të sulmeve të agravuara që ndodhën në Gjermani mes 1999 dhe 2005. Autorët nuk gjetën ndonjë korelacion midis ngjarjeve dhe fazave të ndryshme hënore.

Një studim i raportuar në 2016 ishte i kujdessshëm që të bënte një dallim mes krimeve që ndodhin në ambiente të mbyllura dhe atyre që ndodhin jashtë, të kryera në 13 shtete në SHBA dhe në distriktin e Kolumbias në 2014.

Autorët nuk gjetën asnjë lidhje mes fazave hënore dhe krimit total apo krimit të brendshëm.
Po ata zbuluan se intensiteti i dritës së hënës kishte një efekt pozitiv mbështetës në aktivitetin kriminal të jashtëm.

Shpjegimi ynë lidhur me këtë zbulim lidhet me atë çfarë i referohemi si “hipoteza e iluminimit”- duke sugjeruar se kriminelët pëlqejnë më shumë dritë për të bërë krimin e tyre, por jo aq shumë sa për të rritur shanset e frikës në to.

Mund të ndodhë mbase ngaqë ka një lëvizje më të madhe të njerëzve gjatë netëve me shumë dritë, që siguron një numër më të madh viktimash potenciale.

Pse disa njerëz akoma besojnë se hëna shkakton krime apo sjellje të tjera antisociale?
Përgjigjia me shumë gjasa gjendet në intuitën e njerëzve apo në tendencën tonë për t’u përqendruar në atë çfarë ne presim apo parashikojmë që të jetë e vërtetë.

Gjatë një dukurie të pritur hënore- siç është një hënë super e plotë- ne presim që të ketë një ndryshim në sjelljen tonë kështu që ne i japim më shumë vëmendje kur e shohim. Në fushën e psikologjisë intuitive kjo njihet si një paragjykim konfirmimi.

Por mbeten pyetje të tjera, përfshirë pse çdo efekt në sjellje duhet të jetë në mënyrë të trashëgueshme negativ? Edhe nëse do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë, shpjegimet pse veprimet e mirësisë apo altruizmit nuk rriten apo ulen gjatë fazave të hënës, mungojnë dukshëm.

Ka gjasa që ne thjeshtë hamendësojmë se folklori ka të drejtë dhe besojmë se ne bëhemi më shumë njeri-ujk se sa dele.

Misteret e hënës së plotë, lidhja me krimet dhe një shpjegim interesant Read More »

Ambasada amerikane tregon kur nisin aplikimet për Lotarinë, çfarë duhet të dini

Ambasada Amerikane ka njoftuar datën e fillimit të aplikimeve për të gjithë shqiptarët e interesuar për të jetuar dhe punuar në SHBA. Aplikimet do të fillojnë më datë 3 tetor 2018 deri më 6 nëntor 2018.
Më datë 3 tetor në orën 18:00 (me orën në Shqipëri) fillon aplikimi për Lotarinë Amerikane. Ambasada Amerikane fton sërish shqiptarët të aplikojnë për të fituar mundësinë të punojnë e jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e Ambasadës Amerikane sillen udhëzimet për plotësimin e formularit për lotarinë DV/2020.

Njoftimi i Ambasadës:
Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht).

Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe ështëfalas.

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2020
Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 do të rifillojë të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 6 nëntor 2018, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).
DV-2020 Udhëzimet në Anglisht (PDF – 390 KB)
DV-2020 Udhëzimet në Shqip (PDF – 552 KB)

Shikoni videon tonë për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë. (Shënim: ndryshime të vogla janë bërë në formularin e regjistrimit DV-2020, por udhëzimet e dhëna në video janë ende të vlefshme.)

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Ambasada amerikane tregon kur nisin aplikimet për Lotarinë, çfarë duhet të dini Read More »

Publikohet fotoja brutale, shikoni si e masakroi djali i deputetit Xhisiela Malokun

Kjo foto  i jep fund dyshimeve për skandalin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.Kjo është pamja e vajzës ditën pas rrahjes nga Rrexhep Rraja, siç është paraqitur në polici.

“Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19.07.2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, dhe më tha hajde me tako se dua të sqarohemi, unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë Krujë-Vorë përball Hotel Boci, filloj të ulëriste me fjalë dhe më kapur prej flokësh, më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe më theu, duke më thënë me kë do dalësh sot. Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përball punës së tij më pas u nis me makinë drejt hotel Boci, unë nuk pranova të shkoj lartë në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.”, thotë Xhisiela në dëshminë e saj.

Më tej ajo tregon se është rrahur brutalisht çka dëshmon edhe kjo foto.

“Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën. Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku”, tregon e reja.

Ajo tregon se e tërhoqi dëshminë sepse Rexhep Rraja e kërcënoi me vdekje: “Ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën. Nga fillimi i vitit 2018, unë kam shkuar në komisariat e Krujës, kam bërë një deklaratë tek inspektori i zonës shtetasi Sabri Dani, këtë deklaratë e ka firmosur dhe motra ime A. M. tek deklarata kemi shkruar që nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty me doli një person tullac dhe mu prezantua si shefi i madh dhe më tha që ‘ai që të të do të rref’, atë ditë dhe më kishte rrahur shumë Rexhepi, mbaj mend që isha bërë me gjak. Dua të shpjegoj që kallëzimi i radhës është ai i datës 21.07.2018, në komisariatin Nr.3 në Tiranë, këtë radhë nuk kam firmosur deklarata që i kam zgjidhur problemet, por kam kallëzuar për përndjekje shtetasin Rexhep Rraja”./korrieri

Publikohet fotoja brutale, shikoni si e masakroi djali i deputetit Xhisiela Malokun Read More »

Precedenti “Bami-Doshi”, skemë e përleshjes mafioze, të “doçërve” të krimit politik

Lufta me video-përgjime, ka nisur me filmime skandalesh reale, si “mbërtheckat” e ish ministrit Pango. U pasua nga skandali i turpshëm, i bllokut të aferave korruptive, të ish-Zv/kryeministrit Ilir Meta, i cili bënte rolin e skeserit, tek një ministër. Vazhdoi me dashuriçkat e plakushit Agron Cane, sekretarit të Koço Kokëdhimës në Sarandë dhe me të tërbuarin për seks, rilindasin “brekë-grisur” Shukri Xhelili në Dibër.

Pas një heshtjeje të gjatë, ky perversitet u “rilind”, por kaloi nga përgjimet reale të orgjive e hajdutërive, në videot e sajuara, me subjekte krimesh politike, duke u intitucionalizuar tashmë, si praktikë e luftës mes tyre.

Nisi me video-përgjimin fals “Bami- Doshi”, për gjoja vrasjen shtetërore-politike, të deputetit “më të rëndësishëm” të parlamentit shqiptar në 20 vitet e fundit, por doli huq, madje skenaristi Doshi me mandat deputeti, u prangos e u lirua, ndërsa “aktori” Bami me imunitet krimineli, bëri disa kohë burg dhe “punon” në këtë “profesion”.

Vazhdoi me video-përgjimin “Babale-Xhafaj”, sajuar nga kupola e PD, si skenar për të rrëzuar pushtetin “me titra” nga ekrani, duke përdorur si subjekt, damkën e trafikut të drogës, të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por rezultoi montazh, ndërkohë që “skenaristi” Basha po vazhdon viedot e tjera, ndërsa “aktori” babale, ka marrë arratinë për azil!

Tani u hodh në qarkullim video e radhës, me personazh një oficer policie, që denoncon dy episode të rënda krimi: Përdhunimin e një femre, nga djali i një deputeti të PS dhe këcënimin e tij me vdekje, nga deputetët Rraja e Balla dhe një kryebashkiak me 6 emra, nëse do të bënte arrestimin e djalit të deputetit.

Nuk është çudi, që edhe në këtë video-skenë krimi, ka dalë emri i Durim Bamit, si “i prenotuar” për vrasjen e komisarit Nuhu mbasi tashmë prcedenti “Bami Doshi” është modë si video, ndërsa Bami është “klient” i paprekshëm i politikanëve dhe nuk shqetësohet fare nga policia e Fatmir Xhafës, megjithëse njihet nga të gjithë si “killer” i paguar!

Çfarë po ndodh? Precedenti “Bami”, po vazhdon me videot false, në përleshjet rrugaçërore opozitë-opozitë, ndërkohë që fëmijët, eskortat, shoferët, banditët e njerëzve të politikës e pushtetit, kërcënojnë, vjedhin, gjobisin e marrin peng biznesmenë, plaçkisin prona, përdhunojnë, vrasin e jetojnë në luks, duke përmendur emra politikanësh.

Me vilë Sheiku është Durim Bami, individi  i pa punë, që xhirron video me krime të sajuara e të porositura nga politikanët, por dhe nga grupet rivale. Është i lirë, i qetë, i armatosur dhe në gatishmëri të plotë me “grupin e gatshëm” (bandën), për të marrë porosinë e krimit të radhës, bërë publike, në video-denoncimin e komisarit Nuhu, hedhur në qarkullim nga skalioni “Basha”.

Policia e di, që Durim Bami është “shef kuadri dhe bankier” i bandës së Niklës, ku bëjnë pjesë dhe familjarët e deputetit Rraja. Por po hesht, ndërkohë që ka provat e plota, se klient Bami i Doshit, pasurohet me të ardhura nga “biznesi” që bënë me kobure, dinamit, kërcënime, trafiqe, gjobvënie, plaçkitje pasurish e vrasje, mbasi 1 javë më parë, policia e Xhafajt e kapi me kobure nën jastëk, por “çuditërisht” e liroi, pasi përditosoi fotografitë dhe e ri-mati sa i gjatë ishte!

Ndërkohë që emri i tij, përmendet si killer me pagesë, i prenotuar për një vrasje funksionari policor, nga deputetët e partisë së tij Rraja e Balla, ministri jurist dhe “ideator” i reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, vazhdon e “ha fara”, bënë selfie me sekretaren në zyrë dhe shikon këto video që fryhen e shfryhen,  sikur të ishin dokumentar përleshjesh, mes kafshëve në xhungël!

Nuk është aspak çudi, që videot me të cilat po “luftohet” dhe personazhet e tyre, si Bamët, Begot, Babalet, Almir Rrapot, Zaganët, Nuhët, Rrajat e shumë të tjerë si këta, janë pjesë e çdo krahu politikë, të ndarë në “çeta”.

Përdorja dhe financimi i tyre, lejimi për të vepruar, nuk është rastësi, por linjë e inskenuar e berishëve, metëve, ramëve, bashëve, ballëve e luanëve të politikës.

Ata, janë “industria e krimit” politik, që përdoren  prej kapobandave politike të PD, PS e  LSI, për të ndarë territoret, me “lajmës kanunor”, ose me “grykën e kobures”, ndaj dhe nuk është rastësi, që në çdo skenar, skandal, aferë e krim të politikanëve, dalin përherë “bamët”./Pamfleti

Precedenti “Bami-Doshi”, skemë e përleshjes mafioze, të “doçërve” të krimit politik Read More »

Bleona Qereti godet sërish dhe ju lë pa fjalë; sipër makinës vetëm me ‘body’ super seksi

Ajo është një nga këngëtaret më ekstravagante dhe ekspresive, e cila tashmë karrierën e saj e ka ndërtuar në SHBA.

Duket se këngëtarja Bleona Qereti do të sjellë së shpejti një produksion të ri muzikor, të cilin e ka paralajmëruar me një foto tejet provokuese në rrjete sociale.

E veshur me një body të zi dhe sipër një makine luksoze ajo duket shumë seksi dhe në formë. Kënga e saj më e re do të titullohet “Monster” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Image

Bleona Qereti godet sërish dhe ju lë pa fjalë; sipër makinës vetëm me ‘body’ super seksi Read More »

Ministrat e vendeve anëtare në BE të Ballkanit, vizitë të përbashkët në Shqipëri e Maqedoni

Një vizitë e përbashkët në Lindjen e Mesme me qëllim për të ndihmuar në stabilizimin e Mesdheut Lindor, si dhe vizita në Shqipëri dhe Maqedoni për të ndihmuar qasjen e tyre evropiane, u vendos nga ministrat e jashtëm të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, brenda kornizës së takimi katër-ditor i mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky takim është konfirmuar nga Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, i cili pas takimit që pati me kater ministrat e Ballkanit , tha për gazetarët:

“Sapo përfunduam mbledhjen e katër shteteve të Ballkanit që janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin tonë para së gjithash për të stabilizuar rajonin tonë. Ne planifikojmë deri në fund të vitit që të katër të vizitojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore për të parë se si mund t’i ndihmojmë ata në qasjen e tyre evropiane.

Ne gjithashtu ramë dakord të bëjnë një udhëtim të përbashkët në fillim të vitit të ardhshëm në Lindjen e Mesme, për të shkuar në një numër vendesh për të parë se si mund të ndihmojmë në stabilizimin e Mesdheut Lindor”.

Ministrat e vendeve anëtare në BE të Ballkanit, vizitë të përbashkët në Shqipëri e Maqedoni Read More »

Terapia e pazakontë, psikologu varros për së gjalli pacientët e tij

Andrey Zhelvetro, ka zhvilluar një formë të re terapie, e cila konsiston në vendosjen e pacientëve në arkivol, si pjesë e një trajtimi të veçantë psikologjik, në mënyrë që t’i bëjë ata të ndihen gjallë.  Metoda e tij e veçantë u zbulua kur fshatarët gjetën 12 arkivolë bosh në mes të pyllit të qytetit të Kievit në Ukrainë.  Policia filloi të hetojë incidentin  dhe të gjitha rrugët i çuan te Zhelvetro, i cili pranoi se arkivolët po përdorën nga ai si pjesë e një trajtimi psikologjik.

Ajo që mund të shikohet brenda arkivolit është një tub, që i lejon pacientët të marrin frymë  gjatë dy orëve të terapisë (Nëse kjo e vret, nuk duhet të paguajë për terapinë.)

“E krijova këtë trajtim disa vite më parë. Isha personi i parë që vuaja. Trajtimi të ndihmon të ndihesh gjallë”, tha psikologu.

Terapia e pazakontë, psikologu varros për së gjalli pacientët e tij Read More »