Irina

Ja pse duhet të konsumoni shegë…

Frutat gjithmonë janë cilësuar si ushqimi më i shëndetshëm që kanë një sërë vetish të mira shëndetësore për organizmin tonë.Një ndër to është dhe shega, një frut që ka veti antioksiduese dhe anti-tumorale. Gjithashtu është një frut vjeshtor për shëndetin dhe mirëqenien.

Kokrrat e shegës përmbajnë potas si dhe elemente që ngadalësojnë plakjen.Shega është e përbërë në masën prej 80% nga uji si dhe përmban vitaminë C dhe vitamina të grupit B, fibra, proteina, fosfor, magnez dhe hekur. Pikërisht në sajë të këtyre vetive këshillohet të përdoret në kuzhinë si për ëmbëlsira edhe për gatime dhe sallata të ndryshme.

Aksioni kundër kancerit luhet në bazë të një acidi, i cili lufton qelizat kancerogjene, kryesisht në gji. Konsumi i rregullt i shegës ngadalëson plakjen dhe shfaqjen e rrudhave dhe kjo është një nga arsyet se pse është njëri nga përbërësit kryesorë për produketet në kozmetikë, shkruan Living.

Ja pse duhet të konsumoni shegë… Read More »

Ja cfarë do ta godasë nesër Ballkanin…

Meteorologët kanë paralajmëruar se një ciklon tropikal mund të ndodhë nesër në brigjet e Greqisë. Erërat e forta do të vazhdojnë të godasin vendin, aq sa mund të shkaktojë mbylljen e shkollave pasi do ketë mot të përkeqësuar.

Cikloni i Mesdheut mund të formohet nesër në detin Jon, në jugperëndim të Greqisë. Pushuesit janë përgatitur që do kenë shi dhe erëra, të cilat arrijnë në 160 kmh.Cikloni mund të prekë edhe Turqinë, ndërkohë që nuk janë bërë ende paralajmërime për Shqipërinë.

Websajti “Weather.com” ka njoftuar se disa pjesë të ishullit të Sicilisë dhe Greqisë mund të përfshihen nga shiu me dendësi 8cm.

Ja cfarë do ta godasë nesër Ballkanin… Read More »

Shpërthen Andi Bushati/ Artan Hoxha dhe Met Veliu, jeni gazetarë lëtyra

Gazetari Andi Bushati ka reaguar ashpër pasditen e sotme ndaj gazetarëve që dje kanë marrë dëshminë e Xhisela Maloku.

Me një reagim në Facebook, Bushati akuzon gazetarët si lëtyra.

Bushati duket se flet për gazetërat Artan Hoxha dhe  Muhamet Veliu që një ditë më parë morën intervistë vajzën e re.

Ja çfarë shkruan Andi Bushati në Facebook:

Tani i dalloni dot gazetaret lëtyra që një vajze të përdhunuar kafshërisht i bëjnë pyetje të tipit: ‘A u shqetësuat që Berisha iu nxori emrin në publik, pa i thënë asnjë fjalë për torturat që kishte hequr?

Image

Shpërthen Andi Bushati/ Artan Hoxha dhe Met Veliu, jeni gazetarë lëtyra Read More »

Hapen dosjet e pasurive të politikanëve, SHBA-BE nxjerrin zullumet që bënë krerët e shtetit përmes Adriatik Llallës

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i kërkon kreut të ILDKPKI, Shkëlqim Ganajt, të publikojë të gjitha dosjet e pasurive të ministrave, deputetëve, drejtorëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe të gjithë politikanëve në poste publike.

Kreu i Kuvendit i kërkon Ganajt që këtë detyrë ta realizojë në bashkëpunim me SHBA-BE. Publikimi i dosjeve të pasurive është një kërkesë e SHBA-BE, pasi politika shqiptare, përmes ish-drejtorëve Adriatik Llalla dhe më pas Zana Xhuka kanë bërë kërdinë me dosjet e pasurive, duke asgjësuar dhe ndryshuar dosjet.

Detyrat për Ganajn

-Forcimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me partnerët ndërkombëtarë, në përmbushje të angazhimeve të marra në kuadër të projekteve të përbashkëta, të cilat synojnë përmirësimin e sistemit aktual për plotësimin, administrimin dhe kontrollin e formularëve të deklarimit, me qëllim rritjen e eficiencës dhe cilësisë së punës të Inspektoratit të Lartë, duke përfunduar ngritjen dhe vënien në funksionim të sistemit elektronik të deklarimit e publikimit të deklaratave të interesave privatë.

-Vendosmëri në luftën kundër korrupsionit, duke garantuar me prioritet vijueshmërinë e zbatimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting-un) në hartimin dhe dërgimin pranë institucioneve të rivlerësimit dhe ONM-së të dokumentacionit të plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe të arsyetuara, sipas konkluzioneve të kërkuara nga neni 33 i ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

-Ndjekjen dhe zbatimin e skemës së kontrollit të deklaratave të interesave privatë të

subjekteve deklaruese, në përputhje me kërkesat ligjore të parashikuara nga ligji nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, si dhe ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005,

“Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;

-Zbatimin dhe monitorimin e ligjit nr. 60/2016, datë 2.6.2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, në drejtim të forcimit të kapaciteteve të njësive përgjegjëse pranë organizatave të sektorit publik dhe privat, si dhe realizimin, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, të fushatave ndërgjegjësuese.

-Vazhdimin e ndjekjes së një politike të hapur me qytetarët, median dhe shoqërinë civile. Forcimin e mëtejshëm të urave të bashkëpunimit me median investigative. Respektimi i mekanizmave informues ligjorë e publikë, duke respektuar ligjin për të drejtën e informimit dhe atë të mbrojtjes së të dhënave personale, për publikimin e deklaratave të interesave privatë.

-Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave të mbështesin institucionin me financime të nevojshme për sigurimin e qëndrueshmërisë së sistemit elektronik, të deklarimit të interesave privatë, me qëllim rritjen e efikasitetit në plotësimin, administrimin, kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, si dhe publikimin e të dhënave në deklaratat e interesave privatë për konsultim nga publiku, media dhe shoqëria civile apo çdo palë tjetër e interesuar.

-Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave të mundësojnë sigurimin e aksesit të ILDKPKI-së në Sistemin TIMS, si një ndër instrumentet e kontrollit që ndikojnë në rezultatet e hetimit të zyrtarëve subjekt të deklarimit të pasurive dhe interesave privatë.

-Kuvendi dhe ILDKPKI-ja të bashkëpunojnë gjatë vitit 2018 për zbatimin e duhur të Kodit të Sjelljes së Deputetëve, të miratuar më vendim të Kuvendit nr. 61/2018, duke siguruar këshillim, trajnim dhe udhëzime lidhur me mënyrat e trajtimit të konfliktit të interesit të deputetëve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre kushtetues./Pamfleti

Hapen dosjet e pasurive të politikanëve, SHBA-BE nxjerrin zullumet që bënë krerët e shtetit përmes Adriatik Llallës Read More »

Harrojini intervistat e gazetarëve shërbëtorë të pushtetit/ Publikohet dëshmia bombë: Si më kërcënoi djali i deputetit, më dogji me cigare në kofshë dhe më ra…

Vajza nga Nikla, Xhisela Maloku ka rrëfyer para oficerit të policisë gjyqësore, Emiljano Nuhu ngjarjen e datës 21 korrik të vitit 2018, ku djali i deputetit, Rrahman Rraja i ka shkuar në shtëpinë e saj në fshat, ku e ka marrë me forcë.

Në materialin e “Panorama”, theksohet se, Xhisela ka deponuar se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja e kanë marrë me dhunë dhe e kanë goditur për shkak se kishte bërë kallëzimin në policinë e Tiranës.

Ajo është kërcënuar me jetë që të tërheqë denoncimin, pasi sipas atyre i kishte hapur shumë punë. “’Do të të vrasim’, me vendosi në bark pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit”, ka treguar Xhisela në dëshminë e saj.

Pyetje: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018, dhe të jepje deklarim?

Përgjigje: Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zorrë duke më thënë na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar, unë i mohova dhe i thash që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në barkë pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit./korrieri

deshmia 1 copy

Harrojini intervistat e gazetarëve shërbëtorë të pushtetit/ Publikohet dëshmia bombë: Si më kërcënoi djali i deputetit, më dogji me cigare në kofshë dhe më ra… Read More »

Kërcënoi prokurorin, një muaj paraburgim për deputetin shqiptar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Në këtë seancë, prokurori i shtetit Rexhep Maqedonci ka paraqitur kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me anë të së cilës kërkohet që deputetit Milaim Zeka, t’i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Maqedonci ka thënë se me kanosjen që i dyshuari Zeka i ka bërë prokurorit Afrim Shefkiu, te ky i fundit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.

Arrestimi i Zekës u bë për shkak të deklaratës që deputeti e dha në T7 për prokurorin special, Afrim Shefkiu, duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Këqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

Kërcënoi prokurorin, një muaj paraburgim për deputetin shqiptar Read More »

Gazetari shkodran refuzoi intervistën me Emiljano Nuhun: Edhe unë mora pjesë aktive në skenarin e PD-së

Gazetari Taulant Kopliku ka deklaruar se Dritan Zagani kërkoi ndihmën e tij për të intervistuar oficerin Emiljano Nuhu i cili ndihej i rrezikuar së bashku me familjen e tij.

Nuhu ka deklaruar se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja.

Kopliku thotë se Zagani i kërkoi atij të bënte intervistën por për shkak të angazhimeve nuk mundi, gjithsesi ai deklaron me ironi: “Edhe unë mora pjesë aktive në skenarin e PD-së”.

Statusi i plotë i Taulant Koplikut

Edhe unë mora pjesë aktive në skenarin e PD-së

Me datën 20 Shtator, me shkruan në msn Dritan Zagani. Më kërkon të komunikojmë për dicka. I përgjigjem se do ta telefonoja të nesërmen por u ngarkova me punë dhe nuk arrita.
Të dielen pasdite, me dt. 23 në mbrëmje, më shkruan sërish. Kësaj radhe në Whattsapp.

“Mirëmbrema shok. More se nuk e mora vesh, më harrove nga punet apo nuk më njohe”?
E telefonova menjeherë duke i kërkuar ndjesë.

Më pas nisi të më tregonte atë që tre ditë më pas do të kthehej në kryelajm.Po mundohem ta sjell të plotë gjithë atë që më tregoi Zagani atë natë:

“Më ka kontaktuar para disa kohësh një punonjës policie. Më kërkonte me dëshperim ta ndihmoja sepse ndjehej i rrezikuar së bashku me familjen. Në fillim hezitova dhe kërkova të marr kohë. Nuk dija nëse po ndihmoja një njeri të ndershëm, një të korruptuar që rrezikonte burgun apo ndoshta dikë të futur nga ata që kam denoncuar publikisht.

Pasi bëra disa telefonata me kontaktet e mia të mbetura atje, mora informacionin e nevojshëm se kush është personi në fjalë dhe çfarë i kishte ndodhur se fundmi në përballjen me deputetët socialistë dhe kryetarin e Bashkisë Krujë. Mora vesh se vërtetë ishte i rrezikuar, sepse kërcënimet ishin nga persona të skeduar si eksponente të krimit të organizuar në zonë. E rikontaktova dhe i dhashë mbështetje. E këshillova të mos fliste me njeri për destinacionin dhe i dhashë mikpritje. Gjithçka në një raport mirëbesimi mes dy personash që kanë përjetuar të njëjtën situatë nga pushteti bashkëpunëtor i mafias.

Tashmë ky djali bashkë me familjen ndodhen këtej (në Zvicër) dhe ka nisur procesin e paisjes me dokumenta nëpërmjet një avokati“.

Më pas Zagani më rrëfeu fjalë për fjalë të gjithë historinë e cila tashmë është e njohur nga të gjithë. Në fund më tha që nëse do jem i interesuar si gazetar, mund të flasim me këtë djalin.
Nisur nga pamundësia fizike, për shkak të impenjimeve, e falenderova por i thashë se e kam të pamundur.

Vetëm dje, nga një status në fb i gazetarit Basir Collaku, mësova se intervista ishte realizuar.
Sot ka gjithë ditën që pyes veten, mos jam edhe unë skenarist PD-je pa ditur gjë?

Gazetari shkodran refuzoi intervistën me Emiljano Nuhun: Edhe unë mora pjesë aktive në skenarin e PD-së Read More »