Irina

Zjarri përfshin kodrën në Kavajë, pranë plazhit të Gjeneralit

Një tjetër zjarr masiv është raportuar ditën e sotme, mësohet se flakët kanë përfshirë një kodër me shkurre në Kavajë, pranë plazhit të Gjeneralit.Deri më tani bëhet e ditur se situata është mjaft e rrezikshme sepse flakët po afrojnë afër zonës së banuar.

Kryetari i bashkisë, Isa Sakja e përshkruan situatën si alarmante, njoftohet se zjarri ka përfshirë zonën e Bardhorit.Gjithashtu bëhet e ditur se flakët i janë afruar me 15 metra banesave dhe rrezikon edhe jetën e qytetarëve.Në këtë rast është preferuar ndërhyra e helikopterëve për shuarjen e zjarrit pasi terreni është shumë i vështirë dhe flakët janë ndihmuar për tu përhapur me shpejtësi nga era.

Zjarri përfshin kodrën në Kavajë, pranë plazhit të Gjeneralit Read More »

Dritan Leli prêt delegacionin nga Peja, Kosova dhe Serbia, Vizitë studimore mbi praktikat e pjesmarrjes në vendimarrje

Një delegacion me perfaqesues të Keshillit komunal të Pejes dhe organizatave nga Kosova,Serbia dhe Vlora janë ndalur në Bashkine e Vlores,ku janë pritur nga kreu i Bashkisë Dritan Leli.

Takimi është fokusuar në shkembimin e eksperiences për menyren e menaxhimit dhe marrjes së vendimeve në bashkepunim me komunitetin, duke vleresuar rendesinë që kanë organizatat në bashkerendimin e puneve të bashkive, Leli ka berë me dije se pervoja e percielle prej delegacioni në takim është per tu marrë shembull nga ky shkembim eksperiencash mund të bejmë më të miren në sherbim të komunitetit dhe se iniciativa te tilla ndikojnë edhe në bashkepunimin midis vendeve është shprehur më tej Kryetari i Bashkise Islam Tusaj, Kryetar i Kuvendit komunal te Pejes ka theksuar se menyra e qeverisjes e ndjekur prej tyre ka ne qender qytetarin dhe bashkepunimin me të dhe se vendimet merren ne bashkepunim me komunitetin.

Në takim kanë folur edhe perfaqesuesit nga Serbia. Delegacioni prej 20 vetesh perfaqesues të këshillit komunal të Pejes dhe organizatave nga Kosova,Serbia dhe Vlora janë ndalur në Bashkinë e Vlorës në kuader kjo të një vizite studimore per shkembimin e praktikave të rajonit mbi fuqezimin e pjesmarrjes qytetare në vendimarrje në Bashki.

Dritan Leli prêt delegacionin nga Peja, Kosova dhe Serbia, Vizitë studimore mbi praktikat e pjesmarrjes në vendimarrje Read More »

600 punonjës të bypass-it të Fierit drejt grevës së urisë

Këtë të mërkurë 600 punonjës që punojnë për ndërtimin e bypass-it të Fierit e Vlorës janë ngritur në protestë sërish, për të nëntën herë.

Tubimi eshte zhvilluar në segmentin rrugor Mbrostar- Fier, aksi i cili është bllokuar për shkak të protestës.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën 2015-2016 nga kompania nën- kontraktore dhe se nëse kushtet e tyre nuk plotësohen, atëherë ata do të hyjnë në grevë.

Protestuesit janë shprehur se ata nuk do të lejojnë vijimin e punimeve dhe do të futen në grevë urie pikërisht përballë Ministrisë së Energjisë, Industrisë e Transportit, të drejtuar nga Damian Gjiknuri.

600 punonjës të bypass-it të Fierit drejt grevës së urisë Read More »

Një zjarr i fuqishëm përfshin zonën e Levanit

Një tjetër vatër zjarri është raportuar ditën e sotme. Mësohet se zjarri ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme me ullishte në zonën e Levanit, në Fier.

Bëhet e ditur se zjarri i fortë u shkaktua pas rrëzimit të një peme, e cila përfundoi në një shtyllë elektrike, duke shkaktuar kështu flakët e para, të cilat janë përhapur dhe favorizuar nga era e fortë që ka prekur vendin tonë këto dy ditët e fundit.Sipërfaqja në të cilën ra zjarri është një kodër e mbjellë kryesisht me ullinj.

Forcat zjarrfikëse kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, por po punohet për shuarjen e zjarrit.

Një zjarr i fuqishëm përfshin zonën e Levanit Read More »

Angelica Palli, Shkrimtare e viteve 1800 në Itali, (“Vajza çame nga diaspora”)

Angelica Palli (1798 – 1875). Shkrimtare e viteve 1800 në Itali. Akademike e shquar. Babai i saj Panajoti, Konsull në Livorno ishte nga Çamëria. Në shkrimet e saj i kushtoi një vemendje të veçantë Shqiptarëve. Emri i saj u bë njohur në Shqipëri mbas publikimit të librit “Vajza çame nga diaspora” me autor albanologun Niko Stillo. Niko Stillo thekson, se ajo ishte një nga figurat më të shquara të Akademisë Italiane. Ajo shkroi poezi në gjuhën shqipe, dhe Shqiptarët nuk janë njohur kurrë me këtë fakt. Si është e mundur ? Në 1814 shkroi tragjedinë e saj të parë në gjuhën italiane te titulluar “Tieste”. Në vitin 1819 ajo u bë anëtare e Akademisë “Labronica”, duke marrë emrin “Zelmira” (Shqip” Zelli i mirë) dhe vazhdoi të organizonte takime letrare në dhomën e ndenjes së shtëpisë së saj në Livorno. Njihet marëdhënia e saj me Jean Champollion, dëshifruesi i hieroglifeve Egjiptiane dhe babai i Egjiptologjisë.

“Zelmira” ka qenë dhe pseudonimi i saj në komunikimin me Champollion. Në këtë letërkëmbim Champollion mbante pseudonimin “Zad”. Është një teori që meqënëse një pjesë e hieroglifeve përmbanin detaje të rëndësishme të punës së tij, deshifrimi i tyre mund të jetë bërë në sallonin e saj. Letërkëmbimi i tyre ruhet ne Muzeun e Louvre. Janë reth 30 letra, të cilat i ka dorëzuar e bija e Angelicës pas vdekje së të ëmës. Elena Kocaqi, Champollion nuk ka qenë njohës i Gjuhës Shqipe, përse i duhej ky bashkëpunim me një personalitet të madh si Angelica Palli, njohëse e mirë e Gjuhës Shqipe…? Mos ndoshta nëpërmjet gjuhës së perëndive Champollion ka gjetur çelësin Egjiptologjisë…? Ai letërkëmbim duhet studiuar patjetër.

Mos të harrojmë se “Thoti” fliste Shqip. Kur nisi lufta kundër sundimit Osman, Palli përqendroi interesin e saj mbi problemet e popullit të saj Shqiptar, për Arvanitët dhe Çamët. Fatkeqësisht të gjitha këto përpjekje i janë servirur publikut nga falsifikator të ndryshëm si përpjekje të saj për popullin grek. Dashakeqësit gjithmonë kanë dashur ta paraqesin si Greke. Të gjitha doreshkrimet dhe poezite e saj në gjuhën shqipe kanë “humbur” me dashje. Arsyet dihen. Bashkëlidhur nje poezi në shqip e Angelica Palli. – U s’ika ka turpi, po ika ka halli: për një djalë mali po më diqte malli. U s’ika ka halli, po ika ka turpi: për një djalë mali më digjej vuxhuti. – Si një zok u bëçë, të erdha një natë: të gjeta në gjumë, tek flërje në shkallë. U ulçë të putha, të putha në ballë, hape sitë e qeshe, më zure në qafë. Të thaçë «mos folë, se na ndjen jot-ëmë, që ka rënë e fle poshtë atje në lëmë!». Ti më the «mos folë, se na ndjen im-atë, që po fle në dhria, dhe na bën hatanë!»

Angelica Palli, Shkrimtare e viteve 1800 në Itali, (“Vajza çame nga diaspora”) Read More »

Gjenocidi grek në Çamëri, vepër më e rëndë se Holokausti

Nga Spartak Ngjela

Pyetja që duhet të ngrihet këtu është kjo: pas konsolidimit të pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të federatës shqiptaro-bullgare në Maqedoni, e cila duket se është në proces, a do t’iu drejtohet USA edhe shqiptarëve të Greqisë për t’iu dhënë atyre të gjitha të drejtat e mohuara nga ardhacakët e Mikroazisë dhe të një kishe greke, që ka afër 150 vjet që është një detashment ushtarak i ngritur kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe?
Po Vatikani, a do t’i ekspozojë të gjitha dokumentet në mënyrë që të rishkruhet historia e shqiptarëve ashtu siç ka qenë, një heroikë antiosmane dhe në mbijetesë nga lufta shfarosëse që kanë dashur t’i bëjnë Arbërisë me asimilim rusët, serbët dhe osmanët?

Politika austro-hungareze ishte e para ajo që e kapi që, me përjashtim të kroatëve dhe sllovenëve, politika sllave në Ballkanin Perëndimor ishte kryekëput antiperëndimore, sepse drejtohej tërësisht nga Rusia.
Por, ishin austriakët dhe gjermanët gjithashtu që e kapën të parët se vetëm shqiptarët janë faktori vendimtar që Perëndimi të fitonte luftën kundër Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë ishte edhe ndërhyrja amerikane që e mposhti valën më të madhe antishqiptare të traktatit të Londrës për aneksimin tërësor të territoreve të Shqipërisë dhe shuarjen e saj si shtet.

Ndërkaq, duhet të themi se e gjithë historia e Gadishullit Ilirik, që nga viti 1100 e deri më sot ka qenë vazhdimisht një luftë kundër arbrit dhe gjuhës shqipe.
Pikërisht këtu, te shqiptarët, është mbështetur sot edhe filozofia amerikane për shkatërrimin e prezencës ruse në këtë zonë. Se pyetja mbetet të jetë kjo: me kë do të jenë pesëmbëdhjetë milionë shqiptarët e Gadishullit Ilirik?

Po cila ka qenë kapja amerikane dhe si ka ecur politika shqiptarë në Ballkanin Perëndimor?
Kapja amerikane ka qenë faktori specifik se vetëm bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor mund ta mposhtë egërsinë ruso-serbe në këtë zonë. Dhe, kjo kapje konsiston në faktin se të gjitha shtetet sllave të Ballkanit Perëndimor potencialisht janë të dominuar nga shqiptarët, sepse shqiptarët kanë qenë luftuar në mënyrë çnjerëzore nga serbët dhe Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë shtete sllave që janë ngritur mbi territoret shqiptare dhe me anë të gjenocidit antishqiptar.
Çlirimi i shqiptarëve, do të shkatërronte Rusinë në Ballkan – kjo ishte filozofia e re amerikane pas rënies së komunizmit.
Dhe ky proces filloi nga Amerika në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës. Pastaj vijoi me Luftën e shqiptarëve në Maqedoni, fitimin e të drejtave nga shqiptarët dhe krijimi i shtetit të ri që do të vendoset brenda kësaj vjeshte. Tani dihet se luftën e UÇK-së në Maqedoni në vitet 2000-2001 e ka drejtuar politika amerikane.

Së shpejti, pritet të dalë edhe republika shqiptare brenda federatës së shtetit të riemëruar maqedon, por procesi është ende në mes të ecurisë së tij, sepse pyetja që duhet të ngrihet është kjo:
Po të drejtat e shqiptarëve të persekutuar në Greqi, a do të kërkohen nga USA?

III.
Por ka edhe një sërë pyetjesh që janë edhe më kruciale: A e di USA që në Greqi vetëm arvanitasit dhe çamët janë proamerikanë?
A e di USA që nëse shqiptarët do të përkrahen, politika ruse humbet çdo shpresë në Greqi?
A e di USA se arvanitasit janë pjesa më e pasur e Greqisë?
A e di USA që çamët ortodoksë që i kanë shpëtuar gjenocidit antishqiptar janë pjesa më e persekutuar në rrafsh botëror?
A e di USA që nëse triumfojnë arvanitasit me gjuhën e tyre shqipe në Greqi, Rusia e humbet përfundimisht luftën kundër Amerikës në Ballkanin Perëndimor?
A e di USA që në Greqi nuk ka grekë, por vetëm shqiptarë dhe ardhacakë të Mikroazisë që e quajnë veten grekë?
A e di USA që historia e arbrit është e fshehur dhe që greqishtja e vjetër e Sokratit sot shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe?
A e di USA që Çamëria është Shqipëri dhe shqiptarët nga Janina e deri në Prevezë janë vazhdimësi e shqiptarëve të Shqipërisë?
A e ka studiuar USA gjenocidin antishqiptar në Çamëri, e cila është vepër çnjerëzore më e rëndë se holokausti i hebrenjve?

Sigurisht që politika amerikane i di të gjitha këto, se tani këto ia ka hedhur në tryezë shkenca historike amerikane. Shqiptarët e Greqisë janë: shqiptarët e vjetër të Akropolit (arvanitsit) dhe shqiptarët e rinj si zgjatim i shtetit shqiptar: territoret nga Janina e deri Prevezë, ku sigurisht që hyn edhe Çamëria.
Por, pikërisht te Çamëria e shkatërruar me gjenocid antishqiptar do vijë sot e do të bëhet Thembra e Akilit ku duhet të mbështetet fillimisht politika amerikane, për ta trajtuar realisht njëlloj si çështja e Kosovës edhe çështjen e Çamërisë. Se pastaj, procesi shqiptar ecën vetë.

Zotërinj, historia është shkencë dhe historianët e mëdhenj amerikanë dhe britanikë e kanë zbërthyer plotësisht historinë nëntëqindvjeçare antishqiptare në Gadishullin Ilirik.

lV.

Po politika shqiptare në Shqipëri si e sheh këtë fenomen?
Shqipëria sot drejtohet jo vetëm nga injorantë të korruptuar, por edhe nga politikanë të rangjeve të ulëta dhe me kryeministra që janë të blerë nga Beogradi dhe nga Athina, aneksuesit e mëdhenj të territoreve shqiptare.
Reforma në Drejtësi, e formuluar nga Amerika dhe Gjermania do të sjellë likuidimin e të gjithë halldupëve të pavlerë, që janë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo tani është një kastë politike që ka jetuar me korrupsion dhe me shitjen e interesit kombëtar.
Kurse politika e re shqiptare pa dyshim që do të ecë sipas doktrinës amerikane për bashkimin tërësor të të gjithë botës shqiptare në Gadishulli Ilirik, për të sjellë realisht frymën perëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Gjenocidi grek në Çamëri, vepër më e rëndë se Holokausti Read More »

Flamingot rikthehen në shtëpi pas 21 vitesh shtegtim, spektakël në lagunë

Shpendi lozonjar i njohur edhe për baletin karakteristik ishte larguar nga kjo lagunë prej vitit të mbrapsht 1997, ku gjuetia e paligjshme bëri masakër mbi ta.

Pas 21 vitesh shtegtim flamingot rikthehen në shtëpinë e tyre. Shpendi lozonjar i njohur edhe për baletin karakteristik ishte larguar nga kjo lagunë prej vitit të mbrapsht 1997, ku gjuetia e paligjshme bëri masakër mbi ta. Sot ata rikthehen në Lagunën e Nartës, të cilësuar si “Shtëpia e Flamingove” dhe shfaqin për turistët baletin e tyre klasik. Report TV ka vëzhguar për disa orë aktivitetin e këtij shpendi në lagunë, prej orëve të para të mëngjesit e deri në perëndimin e diellit.

Prej vitit 1997 flamingot u arratisën në destinacione të tjera dhe shumë rrallë ishin parë në këtë lagunë. Por në vitin 2016, qeveria vendosi të ndalojë gjuetinë me anë të një moratoriumi, që duket se dha efekt. Prej asaj kohe vihej re se ky shpend po kthehej në shtëpi, por ditët e fundit kjo lagunë është populluar më shumë se kurrë.

Sipas specialistëve, flamingot nuk po shtegtojnë më nga Narta në periudhën e nxehtë por po qëndrojnë në lagunë gjatë gjithë vitit. Por, edhe prania e shumtë e turistëve dhe i vizitorëve është disi shqetësuese, pasi shkrepjet e aparatëve dhe dronët i bezdisin këta shpendë gjatë procesit të tyre të ushqimit apo dhe të shlodhjes. Ato tremben dhe ngrihen me vrull në ajër dhe herë pas herë dëmtojnë njëra-tjetrën por dhe duke i larguar nga vendi i zgjedhur.

Flamingot, klasifikohen tek shpendët me karakteristika të rralla. Në të shumtën e rasteve ata shihen të grupuar në hapësira të cekta uji dhe mblidhen si një grup baleti. Shumë teori janë ngritur për faktin se si ky shpend qëndron me një këmbë dhe për ngjyrat e tyre të ndryshme. Madje me një këmbë ata edhe flenë. Gjatësia e këmbëve të tyre shkon nga 81 deri ne 130 cm dhe pasha trupore deri në 4 kg. Sipas specialistëve ngjyra e flamingove është në varësi të ushqimit që hanë si edhe karkalecave të cilat kanë përmbajtje të lartë karroteni, e cila i jep ngjyrën karotë në portokalli. Një tjetër teori është se të qëndruarit me një këmbë ka të bëjë me ndërtimin e trurit tek Flamingot, ndërsa të tjetër teori është se të qëndruarit me një këmbë ka të bëjë me gjuetinë dhe ruajtjen e energjisë. Por edhe pse ka shumë teori, ende nuk ka një tezë të saktë për këtë veprim të këtij shpendi.

Të gjithë flamingot kanë një veçori të përbashkët: një sqep që harkohet lehtë në mes dhe përkulet poshtë, duke krijuar një formë të këndshme për sytë. Kur nis të fluturojë, zogu rreh krahët me hijeshi dhe vrapon përmes ujit me këmbët e shkathëta, duke fituar vrullin që i nevojitet për t’u ngritur në qiell. Me qafën e gjatë, me kokën të drejtuar para dhe me këmbët që i tërheq si të ngrira nga pas, ai fluturon me elegancë nëpër qiell.

Veç flamingove në këtë lagunë rriten edhe disa shpendë të tjerë të rrallë në specien e tyre. Nga vëzhgimi i specialistëve pak kohë më parë, aty janë numëruar edhe rreth 17 pelikanë të cilët qëndronin të qetë në habitatin e tyre. Shpendë të tjera më pak në numër janë edhe Kryekuqa e mjeme, Sqepbiza, Dallëndyshja Bisht-Gërshërë, Dallëndyshja kërbishtbardhë  apo Vrapuesi gushëbardhë

Laguna e Nartës, një ndër më të mëdhatë në vendin tonë ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, me një sipërfaqe rreth 42 km 2. Thellësia e saj më pak se 1 . 5 metër, e bënë këtë lagunë të preferuar për flamingot. Ajo ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe  plazhe të vegjël pa bimësi të dendur. Veç ishullit të vogël ku ndodhet Manastiri i Shën Mërisë, kjo lagunë ka edhe një panoramë të mrekullueshme dhe për shkak të gjerësisë së saj të ofron edhe një perëndim unikal të diellit, I cili përshëndetet herë pas here edhe nga grupet e flamingove që banojnë tashmë aty.

Flamingot rikthehen në shtëpi pas 21 vitesh shtegtim, spektakël në lagunë Read More »

“U për**unua nga djali i deputetit të PS”, flet për herë të parë e reja: Kemi qenë të lidhur…

Flet për herë të parë e reja, historia e së cilës u bë publike ditën e sotme nga dëshmia e Emiljano Nuhu, një ish-nënkomisar, se është përdhunuar nga djali i një deputeti të PS. Nuhu ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nga krerë të lartë të PS, ndërsa i është kërkuar që të ndalojë hetimin për djalin e deputetit Rrahman Rraja, i cili thuhet se është akuzuar nga një vajzë për përdhunim. Vajza është identifikuar me inicialet XH. M, dhe pas deklaratës së bërë publike të Nuhut, ka folur për herë të parë për akuzat e përdhunimit kundrejt djalit të Rrajas.

Në një intervistë për “Report Tv” ajo është shprehur: Kemi pasur një periudhë të gjata që kemi qenë të dashur pastaj i kemi shkëputur marrëdhëniet për arsye personale. Kisha një konflikt me personin, dhe u paraqita në Polici. Një me mbiemër Koldashi e mori dëshminë time. Më pas nxorën urdhër arresti për djalin, dhe më pas në 7 e 30 jemi paraqit në polici të Fushë Krujës kur doja ta tërhiqja kallëzimin. Pastaj shkova dhe e tërhoqa kallëzimin, sepse u sqarova me personin në fjalë”.

“U për**unua nga djali i deputetit të PS”, flet për herë të parë e reja: Kemi qenë të lidhur… Read More »