Irina

Mbyllet përfundimisht emisioni i njohur në Top Channel

Emisioni i njohur  ‘Top Show Magazine’ i moderuar nga Alban Dudushi prej më shumë se një dekade, do të hiqet përfundimisht nga ekrani.

Image

Varianti i ‘Top Show’ i cili vinte një herë në javë me personazhe publikë, nuk do të transmetohet më në ekran.

Image

Në vijim Alban Dudushi do të shfaqet vetëm të martave në orën 22:00.

Ende nuk dihet ç’do të bëhet me opinionistët e emisionit Albana Osmani dhe Ervin Kurti, i cili deklaroi largimin e tij një javëmë parë.

Mbyllet përfundimisht emisioni i njohur në Top Channel Read More »

Himarë, Kisha e Sergit dhe Bakut mirëpret vizitorë të veçantë

Kisha e Sergit dhe Bakut në Himarë u vizitua nga nxënësit e shkollës së mesme të cilët po shfaqin përherë e më shumë interes për monumentet e trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të aktiviteteve për “Ditët Evropiane të Trashëgimisë” dhe “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, nxënësit vizituan qendrën historike në kalanë e Himarës, ku u njohën nga afër me vlerat monumentale të kësaj kalaje .

Gjithashtu ata në mënyrë të veçantë u njohën dhe me risitë në kishën e Sergit dhe Bakut tashmë e restauruar nga projekti i sapo përfunduar i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore – Vlorë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës me vullnetarë nga 15 shtete të ndryshëm nga gjithë bota.

Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut e shpallur monument kulture i kategorisë së parë është atraksioni turistik në bregdetin e Himarës, ku përveç bukurive të bregdetit jonian, turistët mund të prekin nga afër kulturën dhe trashëgiminë.

Kisha është ndërtuar brenda mureve rrethues të kështjellës së Himarës në kuotën më të lartë të saj, në zonën e Barbakasë. Ajo ka shërbyer si selia e peshkopit të Himarës, e cila bëhet qendër Peshkopale në vitin 1020, nën varësin e Patriarkanës së Ohrit siç dëshmohet nga një diplomë e lëshuar nga perandori i Bizantit Vasili II. Në këndin verilindor të kishës ndodhet një pllakë guri e murosur, ku shkruhej viti 786.

Kisha ka dy faza kryesore ndërtimi, por muret e kishës ruajnë gjurmë të rindërtimeve të shumta. Ndërtimi fillestar i përket naosit me pjesët e poshtme të mureve, sepse pjesët e sipërme janë ndërtuar disa herë. Një mjedis ndihmës në anën perëndimore është ndërtuar më vonë. Ndërtimi fillestar ndahet në mjedisin e altarit dhe mjedisin e naosit me një ikonostas muri. Kornizat e ikonostasit janë zbukuruar me motive floreale./atsh

Himarë, Kisha e Sergit dhe Bakut mirëpret vizitorë të veçantë Read More »

1 mijë vjet na e mbajtën të fshehur! Përdoreni çdo ditë dhe do bini në peshë, do luftoni kolesterolin dhe do shmangni plakjen

Selinoja është një perime shumë e popullarizuar për përgatitjen e pjatave të ndryshme në kuzhinë dhe, në fakt, që nga kohërat e lashta është e njohur për vetitë e saj medicinale, shkruan ShkodraNews. Konsistenca e veçantë e bën atë të shijshme në shije, aq shumë sa që shumë e hanë atë për të thyer urinë gjatë ditës.

Më poshtë mund të gjeni 8 arsye pse është mirë ta prezentoni atë sa më shpejt që të jetë e mundur në dietën ditore:

1 # Ndihmon për të humbur peshë: selinoja është e pasur me ujë dhe fibra, kështu që edhe në sasi të vogla ajo mund të japë një ndjenjë të ngopjes, gjithashtu përmban shumë pak kalori.

2 # Ndihmon në tretje: selinoja përmban fibra të tretshme dhe të pazgjidhshme, të dyja janë të shkëlqyera për të ndihmuar sistemin tonë të tretjes të funksionojë më mirë.

# 3 Kjo ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit: Një studim i publikuar në “The New York Times” zbuloi se të hahet katër pjesë të selinosë në ditë mund të zvogëlojë kolesterolin e keq me 7%.

4 # Efektet anti-inflamatore: selinoja, në çdo pjesë të vogël, përmban shumë antioksidantë. Kjo është arsyeja pse ajo është ideale për ata që vuajnë nga dhimbje të muskujve dhe inflamacion të nyjeve.

5 # Rikthimi i elektroliteve: në vend të pirjes së një pije energjie, përpiquni të përdorni natyrën dhe të përtypni pak selino. Ajo përmban nivele të larta të natriumit dhe kaliumit, të cilat janë të nevojshme për trupin të rimëkëmbet pas ushtrimit.

6 # Parandalon disa lloje të kancerit: siç e kemi parë, selinoja ka shumë veti të dobishme për mirëqenien dhe shëndetin tonë, shkruan ShkodraNews. Një nga këto është sigurisht një përbërje kimike e quajtur apigenin, sepse është provuar se është në gjendje të pengojë disa lloje të enzimeve të përfshira në përhapjen e tumoreve të caktuara.

7 # Përmirëson shëndetin e syve: selinoja është e pasur me vitaminë A që është vitamina që i jep më shumë përfitime syrit.

8 # Zbut lëkurën: Vlerat anti-inflamatore të selinosë janë shumë të mira në shërimin e puçrrave të fytyrës, gjithashtu stimulon prodhimin e kolagjenit.

A i dinit të gjitha cilësitë e kësaj perime? Lini një koment. /Përshtati: ShkodraNews

1 mijë vjet na e mbajtën të fshehur! Përdoreni çdo ditë dhe do bini në peshë, do luftoni kolesterolin dhe do shmangni plakjen Read More »

Flet avokati i Xhisiela Malokut: Ju tregoj çfarë ndodhi në komisariat

Avokati i caktuar kryesisht nga shteti për Xhisiela Malokun, Elton Frangu i cili ka qenë i pranishëm në komisariatin e policisë së Fushë Krujës, mbrëmjen kur Xhisiela Maloku tërhoqi kallëzimin e bërë ndaj djalit të ish deputetit të PS. Avokat Frangu thotë për News24 së është është thirrur nga oficeri i policisë, Gentian Citozi pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa për datën thotë se nuk i kujtohet saktësisht, përvecse se ka qenë muaji korrik.

Avokati shprehet se i është kërkuar të shkojë në komisariatin e Fushë- Krujës nga oficeri i policisë, Gentian Çitozi, pasi një vajzë kërkonte të tërhiqte një kallëzim penal të bërë mëngjesin po e asaj dite. Frangu thotë se në raste të tilla nuk është e nevojshme prania e avokatit, por ka vajtuar në komisariat për të mbrojtur interesat e vajzës. “I thash të ketë kujdes, pasi ka bërë një kallëzim penal dhe mund të mbash përgjegjësi për dëshmi të rreme” është shprehur avokati. Ai sqaron se ka qëndruar vetëm për këtë moment në komisariat në mënyrë që të mos rëndohen pozitat e vajzës dhe më pas është larguar, dhe pasi e ka orientuar Xhisielën është larguar.

I pyetur nëse ka parë persona të rrezikshëm jashtë komisariatit apo persona me armë, avokati thotë se ka qenë natë dhe nuk ka patur shumë lëvizje. Në lidhje me gjendjen psikologjike të vajzës, Frangu thotë se më mirë mund të shprehet psikologu që ka qenë gjithashtu i pranishëm në komisariat. Avokat Frangu thotë se nga momenti që është është larguar nga komisariati nuk ka qenë më pjesë e kësaj cështje, por shpreh gatishmërine e tij për tu paraqitur në prokurori në rast se do të kërkohet nga organi i akuzës.

Ndër të tjera ai tregon se tërheqja e kallëzimit është një shprehje e vullnetit personal, edhe pse në rastin në fjalë, avokati thotë se i është dukur e çuditshme pasi kallëzimi është kryer në mëngjes, po në mbrëmje është tërhequr. I pyetur nëse ka parë shenja dhune në trupin e vajzës, ai shprehet se nuk ka vënë re gjë.

Intervista:
Në këtë historinë ku një oficer policie denoncon për një ngjarje në komisariatin e Krujës, rezulton që avokat keni qenë ju në gjithë marrjen në pyetje. Mund të më japësh një qëndrim, i referohem Rexhep Rrajas dhe Xhisiela Malokut
Me kanë thirr nga ora 22:00 e mbrapa meqë jam avokat i caktuar kryesisht dhe kam zyrën në Fushë Krujë

Mban mend datën, periudhën? Kush të ka thirrur?
Datën se mbaj mend, korrik ka qenë. Më ka thirrur oficeri që ishte Çitozi.

Dhe cfarë të tha?
Ka një rast nëse mund të vish si avokat kryesisht.

Interesat e kujt do mbronit?
Në telefon mu tha ka një rast vetëm. Shkova dhe kur pashë ishte vajza që donte të bënte tërheqjen e kallëzimit. Unë më shumë isha se tërheqja nuk ka nevojë për avokat në kodin e procedurës penale. Më shumë i thash kujdes se ti ke dhënë një kallëzim e mos mbash përgjegjësi për kallëzim të rremë vetëm ky moment. Që mos rëndohen pozitat e vajzës, më pas kam ikur.

Keni konstatuar të vi djali që vajza kishte kallëzuar apo persona të tjerë.
Kam qenë natën dhe nuk di. Ngjarja ka fillu nga mëngjesi unë në darkë kam shkuar. Shkova vetëm që vajza mos mbajë përgjegjësi ligjore për tërheqjen, vec këtu jam përqendruar ta orjentoj.

Vajza ishte ne praninë tuaj?
Ishte edhe psikologu.

Keni qenë më pjesë e cështjes.
Jo nuk më ka thirr kush. Nëse më kërkohet do jap sqarimet.

Po Rexhep Rrajan e njihni?
E njoh si emër se është bërë edhe publik tani.

Ligji e lejon tërheqjen e kallëzimit?
Është shprehje e vullnetit. Unë jam munduar që mos mbajë përgjegjësi penale. Është vullneti i saj s’kam pse ndikoj unë.

Konstatuat frikë?
Jo, përvec habisë asgjë tjetër. Habi, mu duk e çuditshme që kallëzimi është kryer në mëngjes, dhe tërhiqet në darkë.

Shenja të dukshme dhune?
Jo nuk kam parë.

Flet avokati i Xhisiela Malokut: Ju tregoj çfarë ndodhi në komisariat Read More »

Artur Zheji: E vetmja zgjidhje na ka mbetur largimi nga Shqipëria, po na përdhunojnë e poshtërojnë publikisht

Artur Zheji shkruan se situata në vend është dramatike, duke iu referuar ngjarjes së fundit të Krujës.

Sipas tij, e vetmja zgjidhje ka mbetur largimi nga Shqipëria.

“Një jetime e keqtrajtuar, del nga askush – landi shqiptar dhe vendos gishtin mbi plagën e madhe të re, të shoqërisë shqiptare: Arroganca e vrazhdë e njerëzve të veshur me superpushtet lokal.

Ndoshta e keqtrajtuar deri në pikën sa ti drejtohet disa herë Policisë, e cila është e stepur, dhe prokuroria gjithashtu, vetëm sepse djaloshi është djalë i një deputeti të fuqishëm të zonës, që sjell vota dhe ushtron influencën e vet në favor të partisë në pushtet.

Kocka e durimit njerëzor është thyer. Askush nuk mund t’ja ngjisë brinjët e thyera të durimit kafshëror.

Xhisiela është një viktimë e bukurisë së saj, por ndoshta edhe viktimë e vetmisë dhe përdorjes së gjithëanshme, por mbi të gjitha është viktimë e një sistemi që kërkon të mbijetojë mbi gënjeshtrat gjithmonë e më të trasha dhe justifikuse mëkatesh gjithmonë e më poshtruese, ndaj fëmijve të popullit.

Por fëmijët e popullit, janë pa një shtet, që sëpaku të respektojë minimumin e integritetit njerëzor të një pothuajse fëmije të pambrojtur.

Ky është një turp që bie mbi të gjithë ne.

Herët a vonë ky turp, mund të bjerë mbi kokën e çdo familjeje, që nuk ka meshkuj të fortë në përbërjen e saj, ashtu si qindra vite më parë në familjet fisnore, pra shteti, ose nuk është fare ose është në anën e të fortit, dhe pra, nuk mund të quhet në mënyrë të gënjeshtërt shtet, por thjesht një parti-shtet, që mbron në mënyrë abuzive vetëm njërin grup shoqëror.

E pra, kjo sjell reagimin e vetëm:

Largimin nga Shqipëria, si e vetmja zgjidhje e dëshpëruar, për të shpëtuar nga ky rreth vicioz, ku më të dobëtit shkelen me këmbë dhe poshtërohen edhe publikisht.

Përdhunuesit janë ende të lirë, ndërsa të përdhunuarit në bankën e dyshimit dhe të akuzës për dëshmi të rreme…

Ky është një ekstrem i papranueshëm, të cilin duhet ta jetojmë ditë pas dite dhe madje sipas dëshirës së superpushtetit, mundësisht me kokën ulur.

A ka fuqi KM-ja të shkundë zgjedhën që i kanë vendosur mbi qafë, bashkëpunëtorët e vet më të afërt?

Duket tejet e vështirë, shpejt vijnë zgjedhjet dhe votat janë të domosdoshme, votaprurësit, kushdoqofshin, ai apo jo, apo ata, të pistë apo të pastërt, janë të nevojshëm si ingranazhe në makinerinë e pushtetit…”, shkruan Zheji.

Artur Zheji: E vetmja zgjidhje na ka mbetur largimi nga Shqipëria, po na përdhunojnë e poshtërojnë publikisht Read More »

Dritan Zagani mesazh të fortë Hoxhës: Po e kam ndihmuar Emiljanon, me një pjatë supë për vajzën!

A e ka ndihmuar Dritan Zagani Emiljano Nuhun të fitojë azil në një nga vendet e BE-së? Kjo ka qenë teza e hedhur së fundi nga gazetari Artan Hoxha, teksa kishte publikuar dhe për herë të parë foton e oficerit Nuhu dhe vajzës së tij vetëm tre vjeçare.

Për shumë gazetarë që e njohin mirë si funksionon policia e shtetit, dhe roli që ka pasur në disa aksione të rëndësishme Nuhu, publikimi i kësaj fotoje përbën rrezik të madh për të, për shkak se ka arrestuar persona të lidhur ngushtë me krimin.

Ndërkohë në një përgjigje të gjatë për Hoxhën, ish-oficeri Dritan Zagani, shkruan se publikimi i asaj fotoje ka shërbyer për t’iu çuar lajm kriminelave që Nuhu i ka arrestuar në një operacion në Qafë Kashar rreth tre vite më parë.

Ai sqaron se nuk ka asnjë mundësi që të ndihmonte Nuhun për të fituar azil, pasi ai nuk ka asgjë në dorë, dhe largimi nga Shqipëria e zhveshi nga çdo mundësi dhe për të ushtruar profesionin e tij si agjent antidroge në radhët e policisë.

Zagani thotë se e ka ndihmuar Nuhun me të vetmin qëllim për të ndihmuar një polic të trembur deri në palcë dhe të braktisur nga shteti dhe nga institucionet, dhe ndihma nuk ka qenë asgjë më shumë se një ndihmë njerëzore.

‘’ U akuzova se e kam ndihmuar une tË fitoje azilin…sa qesharake …kush jam dhe cfarë kam në dorë une…asgjë…asgjë se ketu nuk ka Saje minister qe ta kem mik dhe une, asgje se ketu funksionon vetem ligji dhe e drejta per kedo qenie njerzore, pa dallim rrace partie apo te forti…por po o njeri…e ndihmova Emilianin si shqiptar bashkevuajtes,,,si polic qe ishte tremb deri ne palc nga krimi me pushtet dhe ishte zhgenjyer fort shum nga shteti qe ai filloi shum i ri ti sherbente…e ndihmova me aq sa kisha edhe pse kam vetem 10 dite qe e njof…

E ndihmova me nje piate supe per femijen e drobitur nga udhetimi raskapites me autobus per gjith naten dhe i ndihmova te mbaja nje valixhe me rroba se ai kishte femijen ne krahe…e ndihmova ashtu si do ta beja e do ta bej sa te jem gjalle per kedo shqiptar…dhe me nje kenaqesi te vecante per nje polic hallexhi qe ia di dhe vleresoj dhimbjen ne luften per mbijetese…e ndihmova edhe per ta qetesuar pak familjen qe sdinin nga te iknin e cfare te benin…pra po e ndihmova ashtu si do ta kisha bere dhe per ty…per ate dhe ata qe kane nevoje ne nje hall qe une e di me mire se askush cfare eshte ai hall kur te ze…

Pra Artan po qe se me pyete per kete ndihme…po e ndihmova dhe jam i lumtur qe e bera… dhe nese ti kaq e quan militantizem atehere po…jam militant qe u zhgenjeva nga ti me ate qe bere publikisht me shume se nje here per ta denigruar ate polic dhe per te luajt me dy porta me pushtetin i nderuar dhe po luan me dy porta ben autogol o njeri… dhe harroje jo ti..por kushdo te me lidhe mua dhe ate cfare une bej me politiken…un jam do jem dhe do vdes polic…!”, shkruan mes të tjera Zagani.

REAGIMI I PLOTË I ZAGANIT:

Sikur ta lexoni te gjithe kete…dhe sidomos ta lexosh ti Artan…mbase do i therrases koshiences e te kuptosh cfare ke bere me publikimin e asaj foto qe per ty ngjau si prove qe dhe une jam militant…me ate ti sbere asgje me shum se i cove lajm atyre “trimave” qe u arrestuan si te perfshire ne atentatin e qafe Kasharit para tre vjetesh se ku eshte ai,(besoj e dini per cfar behet fjale ,kush u qellua dhe kush u arrestua me ate te zhdukurin Stafuka para 3 vjetesh ne qaf Kashar)ishin keta kercenuesit me jete te Emilianit qe tani iken me vajzen e vogel perdore nga syte kembet per te mbijetuar dhe qe se gezon dot shtepine e marre me kredi…se gezon dot as po e mori azilin qe ti e deklarove te marre me dy foto qe nuk provojne asgje me shum se lajmsin e atyre qe e kerkojn.

Sikur ju qe shpifni e hidhni helmin tuaj ndaj nje polici te pa mbrojtur nga shteti i kapur, te benit vetem kaq perpara se te veproni…vetem kaq…te pyesni dhe merrni informacionin e duhur per personin para se ta denigroni e rrezikoni policin e shkrete, kaq sa dhe ka bere kjo zonja qe shkruan keto rrjeshta …!

U akuzova se e kam ndihmuar une te fitoje azilin…sa qesharake …kush jam dhe cfar kam ne dore une…asgje…asgje se ketu nuk ka Saje minister qe ta kem mik dhe une, asgje se ketu funksionon vetem ligji dhe e drejta per kedo qenie njerzore,pa dallim rrace partie apo te forti…por po o njeri…e ndihmova Emilianin si shqiptar bashkevuajtes,,,si polic qe ishte tremb deri ne palc nga krimi me pushtet dhe ishte zhgenjyer fort shum nga shteti qe ai filloi shum i ri ti sherbente…e ndihmova me aq sa kisha edhe pse kam vetem 10 dite qe e njof…e ndihmova me nje piate supe per femijen e drobitur nga udhetimi raskapites me autobus per gjith naten dhe i ndihmova te mbaja nje valixhe me rroba se ai kishte femijen ne krahe…e ndihmova ashtu si do ta beja e do ta bej sa te jem gjalle per kedo shqiptar…dhe me nje kenaqesi te vecante per nje polic hallexhi qe ia di dhe vleresoj dhimbjen ne luften per mbijetese…e ndihmova edhe per ta qetesuar pak familjen qe sdinin nga te iknin e cfare te benin…

pra po e ndihmova ashtu si do ta kisha bere dhe per ty…per ate dhe ata qe kane nevoje ne nje hall qe une e di me mire se askush cfare eshte ai hall kur te ze…Pra Artan po qe se me pyete per kete ndihme…po e ndihmova dhe jam i lumtur qe e bera… dhe nese ti kaq e quan militantizem atehere po…jam militant qe u zhgenjeva nga ti me ate qe bere publikisht me shume se nje here per ta denigruar ate polic dhe per te luajt me dy porta me pushtetin i nderuar dhe po luan me dy porta ben autogol o njeri… dhe harroje jo ti..por kushdo te me lidhe mua dhe ate cfare une bej me politiken…un jam do jem dhe do vdes polic…!

Lexoje i nderuar shkrimin e meposhtem dhe reflekto per te pastruar sado pak ndergjegjen tende nga ai gabim qe ke bere…se di me apo pa dashje…se di a tu pergjigja plotesisht pytjeve qe me bere mbreme por u mundova aq sa di nje polic…u mendova pak gjate se sdoja te bija ne ate nivel gabimi qe ti bere…por ja e bera …tu pergjigja dhe do te pergjigjem sa here te kesh nevoj dhe per gjithcka…une jam Dritan Burhan Zagani dhe kete edukat kam marre nga familja…te jem vetja dhe kurr mos ti shpifem kujt, por jam edukuar edhe mos te duroj kurr nje padrejtesi…kushdo qoft ai qe e ben ate…edhe i madhi fare te jete une i them jo dhe pike padrejtesise.

Kjo ishte dhe pergjigjia e kerkuar i nderuar Artan Hoxha.

Dritan Zagani mesazh të fortë Hoxhës: Po e kam ndihmuar Emiljanon, me një pjatë supë për vajzën! Read More »

Burri denoncon: Gruaja iku me të dashurin. Bashkëshortja: Ke 18 vjet që pi hashash

Flamur Mema është 43 vjeç nga Maminasi. Ai i është drejtuar emisionit “Me zemër të Hapur” pasi ka konflikte me bashkëshorten e tij e cila është larguar nga shtëpia dhe sipas tij jeton me të dashurin.

Çifti ka 18 vjet martesë por konfliktet kanë nisur katër vjet më parë, kur Flamuri kuptoi që ajo fliste në rrjetet sociale me dikë tjetër. Flamuri dhe bashkëshortja e tij Marjeta kanë dy fëmijë. Flamuri ka dashur ta falë atë disa herë edhe pse e akuzon për tradhti bashkëshortore, por ajo nuk ka pranuar të rikthehet me të.

Flamuri së bashku me bashkëshorten kanë një biznes të përbashkët por siç shpjegon ai tashmë ajo e ka dëbuar Flamurin nga puna dhe veç kësaj situate ajo ka marrë me vete edhe letrat e shtëpisë të cilën Flamuri e ka trashëguar nga i ati. Por Flamuri veç rrëfimit të ngjarje ka kërkuar edhe rikthimin e gruas në shtëpi pasi për hir të fëmijëve ai do ta falë.

Ai tregon edhe gjendjen e vështirë ekonomike pasi është i papunë dhe bashkëshortja i ka lënë fëmijët me të. Mema thotë se e ka atë pamundur te përballojë jetesën pasi nuk ka asnjë të ardhur ekonomike.

“Ne jemi njohur në 2000 me Marjetën. Jam njohur nga një shok. U lidha me Marjetën. Kërkova dorën e saj vetë. Ajo më tha që dhe unë kam kaluar vështirësi se babai do të më fejojë me një tjetër. I thashë po qe puna për frikë jam kuksian unë mos ki merak. Ramë dakord. Unë shisja rroba tek shkolla e Baletit dhe ajo punonte. Bëmë shtëpinë në Maminas për hir të vajzës se na tha doktori do ajër të pastër. Shkonim shumë mirë, gruaja më thoshte do jetojmë bashkë deri në fund, do vdesim bashkë. Pastaj i pashë bisedat në rrjetet sociale. Dhe vajza e di mirë, e ka parë me të dashurin”, tregoi Flamuri.

Por në emision ka ardhur edhe zëri i gruas së tij Marjetës. Duke qarë në telefon, Marjeta tha se ka jetuar me Flamurin për shkak të mentalitetit por se nuk mundet më, duke e akuzuar burrin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve. Ajo tha se Flamuri pi hashash dhe i ka shitur të gjitha gjërat në shtëpi.

“Marjeta ka duruar një njeri të tillë për 18 vjet. Të durosh një burrë që është përdorues narkotikësh dhe që e mban familjen duke vjedhur dhe duke dhunuar.
Ai e detyron vajzën të dalë rrugëve. Unë nuk besoj që është normale. Për një vit kam marrë 3 urdhra mbrojtje. Unë kam punuar, çoja gjëra në shtëpi ai i merrte i shiste. Ka kërcënuar klientët, miqtë e mi. ‘Po s’ma hapi telefonin ajo k**, do ia tregoj unë’.
Unë nuk hap as punën dot se ai vjen. Më ka thyer telefonat, më ka goditur në rrugë. Më ka thyer makinën para 10 ditëve”, tregoi duke qarë Marjeta, raporton “BalkanWeb”.

E pyetur se përse i ka lënë fëmijët në duart e një dhunuesi, gruaja tregoi se i ka marrë por se vajza nuk do të rrijë me të për shkak se ajo nuk e lë të dalë, ndërsa djali po.

“I kam marrë fëmijët në shtëpi me qira në Tiranë. Nuk kam lënë gjë pa provuar. Kam bërë 2 herë letrat për të marrë fëmijët. Vajza nuk do të rrijë më mua se do të dalë. Djali do. E kam nisur divorcin. Unë nuk punoj dot se vjen zotëria e më bën skandal. Atë mentalitet që ka ta përdorë në familjen e vet dhe jo në kurrizin tim. Unë fle te shoqet, tek daja im se nëse ai merr vesh që kam shtëpi vjen e thyen.
Nuk kam krijuar lidhje fare. Kam shoqëri shumë të mirë. Flamuri e quan marrëdhënie bashkëjetese që gruaja të punojë gjithë ditën, ai të dalë nëpër lokale. Flamuri po nuk piu një cigare hashash në ditë nuk është i lumtur. Flamuri nuk di të rrijë me familjen, të dalë me familjen.
Si mund të bashkohem me të, kur unë blija gjëra dhe kur çohesha në mëngjes nuk i gjeja. Deri tek tavolina e mesit”, tha gruaja.

Flamuri pranoi që ka 20 vjet që pi hashash por se kjo e ndalon të kryejë krime dhe e bën të jetë më i dashur me familjen.

Burri denoncon: Gruaja iku me të dashurin. Bashkëshortja: Ke 18 vjet që pi hashash Read More »

Në podium për Xhiselën, në Vlorë për Teatrin

Nga Skënder Minxhozi

Gjithnjë kemi pasur histori të dhimbshme, me dhunë të afërmish të pushtetit dhe persona të gjendur pa mbrojtje përballë kësaj dhune. Shqipëria po jeton disa orë të nxehta debati kombëtar (të sforcuar dhe hipokrit në fakt), për rastin e Xhisela Malokut, e cila ka vuajtur në heshtje dhe në vetmi dhunën e një të forti lokal, i cili ka nga pas mbështetje dhe pushtet. Të dhunosh e djegësh me cigare një femër, do të thotë të meritosh pa asnjë mëdyshje të gjitha pasojat e ligjit. Ajo që i ka ndodhur Xhiselës është një histori dramatike që meriton ndëshkim shembullor me të gjithë forcën e ligjit.

Prokuroria ndodhet sot në provën e rradhës, për të treguar se nuk sugjestionohet nga “kartvizita” e të akuzuarve të kësaj ngjarje. Siç ka ndodhur rëndom këto 28 vjet, është veprimi ose mosveprimi i drejtësisë, që do të përcaktojë nëse ngjarja në fjalë do të zgjidhet mbi bazën e ligjit, apo do të vazhdojë të shpërdorohet duke krijuar zhurmë politike. Shqiptarët presin që ajo që e sheh veten si drejtësia e re, të fillojë të tregojë me vepra se është e tillë, e jo një apendiks i pushtetit të rradhës.

Në anën tjetër, ngjyrimi politik që ka marrë kjo histori, është një aspekt historikisht i shëmtuar i etikës së munguar, mbi të cilën e bazon aktivitetin e saj e gjithë klasa politike. Kanë mjaftuar vetëm vetëm pak orë pas daljes së lajmit, që Tirana politike të ndizet nga deklarata të skajshme për rrëzim me dhunë, tërheqje zvarrë etjetj. Është një mekanizëm i çuditshëm fiziologjik brenda trurit të çdo politikani shqiptar, që e shtyn të flasë para kohe e të hidhet në sulm, para se të jetë e qartë fabula, aktorët dhe shkaqet e një ndodhie. Politikanët-pitbull janë përjetësisht në modë në Tiranë.

Opozita po përpiqet ta shndërrojë dhimbjen private të Xhiselës, në favor të saj. Përrallë e parë dhe e dëgjuar edhe më parë. Po e bën, fatkeqësisht, pa asnjë elegancë dhe vetëpërmbajtje, siç ka ndodhur jo rrallë edhe më kundërshtarët e saj kur ishin në pozita të përmbysura. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e eksponentë të tjerë të opozitës po bëjnë këto orë thirrje për të zbatuar të gjitha skenaret e mundshme të largimit të Ramës nga pushteti. Megjithëse nuk kanë qenë të aftë deri tani të aplikojnë as gjysmën e njërit prej këtyre skenareve!
Kur dëgjon fraza të tipit “Ramën e rrëzojmë për shtatë ditë” nga goja e liderit demokrat, kupton de facto se ke përballë një politikan që nuk ka pikën e idesë, për ta rrëzuar Edi Ramën jo më për shtatë ditë, por ndoshta-ndoshta as pas dy mandatesh katërvjeçare. Lulzim Basha vijon të mbetet lideri politik i improvizuar, që kapet pas çdo historie që gjen në faqet e kronikës së zezë, por që kur është puna për të trashur zërin e treguar muskujt, shkon e fshihet. Lulzim Basha shquhet si një politikan që e luan bllofin pa ju dridhur qerpiku. Madje edhe në rastet kur kjo mendohet si e vështirë ose e parealizueshme. Dhe bllofi, dihet, ka përherë brenda riskun e dështimit.

Po e shohim sesi opozita ka kapur podiumin dhe gdhihet e ngryset në deklarata kilometrike për Xhisela Malokun. E sforcuar dhe vështirësisht e besueshme, por do të ishte gjysma e te keqes sikur përpos kësaj zhurme, të kishte bërë edhe pjesën tjetër të detyrës së saj. Atë të mbrojtjes së interesave të qytetarëve që e kanë votuar.

E pamë se çfarë bëri e njëjta opozitë, kur qe puna për të kryqëzuar shpatat me qeverinë në parlament, kur u diskutua dekreti presidencial për Teatrin. Në vend që të rreshtonte nga e para arsyet e veta se përse Teatri nuk duhej të shembej, vajti e u fsheh në Vlorë, në momentin më delikat, kur duhet të ishte në foltoren e Kuvendit.

Ja pra, kjo është opozita shëtitëse, që i ikën misionit të saj, pikërisht atëhere kur duhet të jetë në krye të frontit antiqeveritar. Nuk duhet të habitet Basha e të tjerët, kur dëgjojnë t’i rrethojë kaq shumë skepticizëm, shpoti dhe akuza. Nga të vetët, më shumë se nga kundërshtarët. Sepse një gjë është të thuash që nuk bëj marrëveshje me Ramën, e tjetër gjë t’i qëndrosh realisht përballë pushtetit të tij. Duke u marrë skajshëm dhe me tepri me Xhiselën e gjorë, Basha dhe opozita thjesht po instrumentalizojnë një dramë personale që duhet zbardhur e hetuar urgjentisht. Për të tjerat, merrini me qetësi se janë vetëm lojra politike.

Në podium për Xhiselën, në Vlorë për Teatrin Read More »