Irina

Shqiptarët 300 vjet në Ukrainë, sa pak dihet për ta!

Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindravjeçare, festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit. Si kanë mbijetuar në tre shekujt e fundit 5.000 shqiptarët e Ukrainës? Ja një histori që nuk duhet harruar Ngjarjet e fundit në Ukrainë janë prej ditësh në faqet e para të medias botërore.

Konflikti i hapur me Rusinë për shkak të Krimesë (gadishullit ukrainas më shumicë ruse) duket se po i drejtohet pikës së moskthimit me aksionet e dyanshme ushtarake, ku nuk përjashtohet mundësia e një lufte.

Dhe në fakt luftërat dhe pushtimet kanë qenë historikisht shkaku që ka detyruar popullata të tëra të zhvendosen në krahina të tjera, e në rastin më të keq në shtete të largëta për t’i shpëtuar persekutimit dhe shfarosjeve. I tillë është rasti i minoritetit shqiptar që jeton në Ukrainë prej 300 vjetësh. Të shpërngulur nga Korça dhe Pogradeci 500 vjet më parë si pasojë e përndjekjes osmane u nisën në një rrugëtim të gjatë dyshekullor duke kaluar nëpër Maqedoni, Bullgari e Rumani, derisa nga shek XVIII u vendosën në katër fshatra në jug të Ukrainës: Karakurt, Devneskoje, Gjeorgjevka, dhe Gamovra.

Studiuesi kosovar, Baki Ymeri, ai rus Aleksandër Novik, por edhe të tjerë shqiptarë që kanë hulumtuar mbi historinë e këtij komuniteti, pohojnë se rreth 5000 banorë të këtyre fshatrave e identifikojnë veten si shqiptarë. Gjuha që flitet sot në to është një përzierje e shqipes toske me rusishten, ndërsa zakonet, folklori dhe veshjet janë ato të trashëguara nga stërgjyshërit e tyre.

Pak histori Disa burime thonë se në fillim të shek XVIII, në anën e majtë të liqenit Jallpug, të shpërngulurit shqiptarë nga viset bullgare, themeluan koloninë Karakurt në stepat e Buxhakut të Ukrainës dhe në kufi me Rumaninë. Në dekadat që pasuan, një pjesë e fshatit u shpërngul në rajonin e detit Azov, rreth 10 km larg brigjeve të tij, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra, në të cilat jetojnë ende shqiptarë. Sot, Karakurti ka rreth 2.700 banorë dhe 80 për qind e tyre janë me origjinë shqiptare, të tjerët janë rumunë dhe bullgarë.

Me 8 mijë hektarë tokë ai është një nga fshatrat më të varfër në Ukrainë, ku banorët mund të nxjerrin jetesën kryesisht nëpërmjet blegtorisë dhe më pak bujqësisë. Në vitin 1911, Fan Noli vizitoi Odesan dhe u takua aty me anëtarë të këtij minoriteti, ndërsa mbajti në kishën lokale një meshë. Po kështu, në vitin 1979, At Artur Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare nga Bostoni, meshoi në të njëjtën kishë për ta. Përpos këtyre dy ngjarjeve të pazakonta për një komunitet të lënë në harresë, shumë pak është shkruar dhe shumë pak është bërë për këta shqiptarë që prej më shumë se 300 vjetësh jetojnë larg vendlindjes, mes 48 milionë ukrainasve. Është koha për vëmendje Vetëm në vitin 2006 një shoqatë, “Lidhja e Shqiptarëve në Botë”, mori nismën e dokumentimit për herë të parë të realitetit dhe mbijetesës së komunitetit shqiptar të Ukrainës.

Agim Xhemali, i dërguari i saj gjatë vizitës së parë në Odesë, mbeti i befasuar nga fanatizmi me të cilin shqiptarët kishin konservuar gjuhën dhe zakonet e vjetra të paraardhësve.

“Duke studiuar mbi spostimin e popullsisë shqiptare të hershme arritëm në përfundimin se kishte shqiptarë si në Bullgari dhe në Ukrainë. Kjo më shtyu mua dhe ‘Lidhjen e shqiptarëve në Botë’ të shkonim në Ukrainë për t’i parë ata dhe për t’i afruar. Shqiptarët e Ukrainës flasin në masën 70% shqip dhe pjesën tjetër e plotësojnë me fjalët ruse”, shprehet ai.

Në dokumentar nënvizohet domosdoshmëria e ndërhyrjes së qeverisë shqiptare në mënyrë që identiteti i shqiptarëve të Ukrainës të mos shuhet, por të vazhdojë të trashëgohet me gjuhën dhe kulturën kombëtare siç ka ndodhur ndër breza: “E drejta e mësimit të gjuhës amtare buron nga Karta e OKB-së për të drejtat e njeriut, janë pushtetarët ata që duhet të venë pikat mbi për këtë problem”.

Për këtë arsye banorët e komunitetit shqiptar në Ukrainë i dërguan një peticion ministrit të asokohe të Arsimit, Genc Pollo dhe atij të Kulturës, Ylli Pango, në të cilin kërkohej veprimi i shtetit për shkëmbimin e kulturave.

Tri ishin pikat kryesore në kërkesën e tyre: 1.Mësimi i gjuhës shqipe, dërgimi i librave, i fjalorëve dhe i një mësuesi. 2. Ndihma për meremetimin e Shtëpisë së Kulturës dhe 3. Rindërtimi i kishës së fshatit.

Trashëgimi e së shkuarës Shqiptarët e Odesës i kanë ruajtur zakonet e të parëve, një fakt i tillë verifikohet kur hyn në familjet që banojnë këtu, në dasmat, në punimet dekorative me dru etj. Ishte kjo arsyeja që kur për herë të parë hyri në oborrin e familjes një vizitor si Agim Xhemali, e zonja e shtëpisë e priti me bukë të bërë vetë, çka nënkupton traditën e vjetër shqiptare të mikpritjes.

Shtëpitë fillimisht qenë ndërtuar prej balte të pjekur, më pas u përdor guri i gdhendur. Hyrja në to bëhet nëpërmjet dhomës së zjarrit. Në njërën anë dhoma e vogël e ndenjës dhe në tjetrën oda e madhe e miqve. Në këto shtëpi gatuhet me oxhak. Si dikur, në oborret e shtëpive gjenden ende furra drush për pjekjen e bukës. Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruan traditat e veta, ka folklorin gojor dhe koreografik, ndërsa gratë tjerrin qilima me motive shqiptare. Në arkivin e shtëpisë së kulturës ruhen një numër i madh fotografish të vjetra dhe kostume që jetojnë prej 195 vjetësh. Në një familje ruhet si një relike e çmuar albumi i “Artit popullor në Shqipëri”.

Kryefamiljari tregon një shishe konjak dhe thotë : “Ne pimë vetëm konjak Korça, sepse lidhja jonë me Shqipërinë është shumë e fortë”. Eventi më i madh që shënohet çdo vit këtu është festa e Shën Gjergjit, në kujtim të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Pjesë nga dokumentari Fshatrat me origjinë shqiptare në Ukrainë kanë mbijetuar përmes një lufte të ashpër klasore nga regjimi stalinist. Pas formimit të BRSS dhe vendosjes së sistemit komunist, anëtarëve të minoritetit shqiptar që ishin të kamur, iu morën gjithë pasurinë dhe i internuan në veri, në zona të largëta si Siberia. Asnjë prej tyre nuk u kthye i gjallë. Nëpërkëmbja e atyre që qëndruan në Ukrainë u bë në mënyrë graduale. Gjithçka në ato katër fshatra me etni shqiptare: që nga infrastruktura, shtëpitë, objektet publike, bujqësia, blegtoria, mënyra e jetesës, flasin për gjendjen e prapambetur të banorëve.

Pamjet e këndshme që ofrohen nga gjelbërimi i fushave dhe punët në bujqësi të veniten para syve kur mendon se atyre u është mohuar origjina. Në pasaportat e dikurshme të banorëve shkruhej origjina “albanski” (shqiptare), ndërsa gjatë viteve të fundit ajo u fshi.

Një masë ekstreme që ndikoi në humbjen e qëllimshme të identitetit të kombit ishte edhe shpërndarja e popullsisë në zona të ndryshme të Rusisë.

Gjithsesi banorët me origjinë shqiptare në Ukrainë janë gjallë, ata e pohojnë me gojën e tyre: “Jemi me origjinë nga Allbania… Pimë raki allbanie… Kemi heroin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeun”.

Vitet kanë zbehur përdorimin e përditshëm të gjuhës amë, por nuk e kanë asimiluar plotësisht atë. Në tekstin e këngës popullore që këndojnë vajzat e veshura me kostum popullor dallohen disa fjalë të gjuhës shqipe si: lule, oj nëne, kuptova, oborri, dashuri, dielli, dritare, Shqipëria etj. Shqiptarët e Ukrainës janë të varfër ekonomikisht, në dokumentar shihet gjendja e banesave të tyre. Delegacioni mirëpritet në një shtëpi të zakonshme fshati.

Në oborr ndodhet furra primitive pjekjes së bukës. Hyrja në shtëpi bëhet nëpërmjet dhomës së zjarrit. Shtëpi përdhese me pak orendi brenda, dyer e dritare, perde e mobilie të vjetra. “Komuniteti shqiptar në Ukrainë është në gjendje shumë të varfër, prandaj ata kërkojnë ndihmën tonë si për kulturën, arsimin edhe për kuzhinën, që ne t’u çojmë kulturën tonë dhe kuzhinën shqiptare të kohëve të sotme”, shprehet i dërguari i shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve në Botë”./gazetadita/

Shqiptarët 300 vjet në Ukrainë, sa pak dihet për ta! Read More »

Sa rrezikohet Shqipëria nga stuhia “Medicane”!

Po afrohet “Medicane” një nga stuhitë më të mëdha që ka goditur ndonjëherë brigjet e Mesdheut.
Sipas ekspertëve italianë kjo stuhi i përket kategorisë 1 ose 2, e cila do arrijë erëra që tejkalojnë shpejtësinë 160 km/ h. Uragani pritet të arrijë formën e tij të plotë, ditën e sotme, 28 shtator, ku pitet të godasë brigjet Siciliane, zonat më të rrezikuara janë e Siracusa dhe Catania.

Shkak i krijimit të kësaj stuhie është veçanërisht ngrohja më shumë se duhet me vlerën 8 ° C mbi mesataren normale e ujit të deteve Jon, Egje dhe deri në detin e Libisë.

Rrymat e ajrit që vijnë nga verilindja do të përplasen me avujt e ngrohtë të ujit dhe kjo do të bëjë që të formohet një ciklon i cili pritet të fuqizohet duke vënë në rrezik brigjet italiane.

Mediat italiane përshkruajnë trajektoren në të cilën ndodhet “Medicane”, aktualisht është i dukshëm nga imazhet satelitore dhe është duke marrë energji në Detin e Libisë dhe pritet që të nisë rrugën drejt Italisë së Jugut dhe Greqisë në orët e ardhshme.

Ndër pasojat kryesore që pritet të shfaqen nga stuhia janë shirat e rrëmbyer, stuhitë e forta dhe rreziku i përmbytjeve. Në bregdet erërat do të arrijnë shpejtësinë deri në 90 km/h me vale që do të arrijnë 5 metra lartësi.

Të shtunën dhe të dielën cikloni pritet të largohet nga brigjet italiane dhe në datën 30 shtator do të zhvendoset drejt brigjeve greke dhe ishullit të Kretës, ku duke vazhduar në det të ngrohte pritet të fuqizohet edhe më tepër duke arritur valë me lartësi deri në 12 metra.

Sipas The Washington Post kjo pritet të ndikojë edhe në Shqipëri pasi gjatë fundjavës vendi ynë do të shoqërohet nga reshje të shumta duke rrezikuar edhe përmbytje kryesisht në jug të vendit ku edhe stuhia do të jetë më e dukshme./report

Sa rrezikohet Shqipëria nga stuhia “Medicane”! Read More »

“Nuk më hiqet nga mendja ‘zhulsi’! Por zhulsat që njoh unë vishen me firmato”

Shoqëria jonë ka arritur në një pikë që vetëm mjerimi i fëmijëve e prek dhe e mallëngjen, jo më i të rriturve, por vetëm kaq, na vjen keq nëpër rrjetet sociale, sepse për t’u ngritur që të ndryshojmë diçka as që bëhet fjalë.

Rasti i fundit ishte ai i familjes Shima në Kashar, ku tre fëmijët e mitur mblidhnin kanaçe, pasi në shkollë nuk shkonin dot nga përbuzja, dhunimi dhe paragjykimi i moshatarëve të tyre.

Ata folën para kamerave dhe thanë me buzët që mezi i mblidhnin se në shkollë askush nuk donte të rrinte me ta.

Mes lotësh njëri prej fëmijëve shprehej:

Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”
Gëzimi, Arbeni dhe Ergysi kanë ëndrra që për ta është më e madhja: të ngopen me bukë, të kenë një shtëpi normale dhe të ndjekin shkollën.

Është gazetari Edi Oga që e ka rikthyer sërish vëmendjen tek ky rast, ku para disa orësh ka shpërndarë një status prekës në Facebook.

Oga shkruan:

Ka tre ditë që ka ndodhur, por mua nuk më hiqet nga mendja “zhulsi”! Më duket si reflektim në pasqyrë i dështimit tonë, i hipokrizisë dhe i ligësisë sonë të pariparueshme!
Ai nuk lyp, nuk vjedh. Ai mbledh kanaçe për të ngrënë bukë ndërsa i ati kërkon punë, çfarëdo lloj pune!
Ky djalosh nuk është zhuls, zhulsat që njoh unë vishen me rroba firmato dhe ngasin makina të shtrenjta!”

“Nuk më hiqet nga mendja ‘zhulsi’! Por zhulsat që njoh unë vishen me firmato” Read More »

I kujton listat, Bushati: Hoqe intelektualet, fute ata me lekë. Nxehet Basha: Mos bëj qokat e …

Është rikthyer debati i listës Basha në emisioni “Të paekspozuarit”, me Ylli Rakipin. Replikat u zhvilluan mes analisti Andi Bushati dhe Lulzim Basha kur ku ai i kujtoi kreut të PD, Lulzim Bashës, se la jashtë listave intelektualë, duke i kujtuar këtu Agron Gjekmarkajn, edhe pse ky i fundit nuk është shprehur ndonjëherë për të hyrë në politikë, por që në analizat e tij duket vokacioni djathtas.

DEBATI/ Basha: Qeveria rrëzohet edhe me dhunë, por këtë mund ta bëjë vetëm populli. Bushati: Prandaj partia politike duhet t’i hapi rrugën popullit dhe të mos bëj opozitën fasadë, sepse Edi Rama i mbyll gojën të gjithëve dhe thotë ‘këta kam përballë, këta i munda’. Basha: Cila është opozita fasadë? Ne që denoncojmë me emër e mbiemër? Që dalim alternativë me zgjidhje? Bushati: Ajo opozitë që në çdo zgjedhje që futet që kur e drejtoni ju, del gjithmonë e më pak me vota… në fund humbisni votat. Basha: Po nuk ka lidhje kjo… Bushati: Edi Rama, këtë thotë.. këta kam kundërshtarë dhe këta i mund, s’kam ç’bëj.

Basha: Partia politikë në demokraci , me vota vjen në pushtet , në momentin kur janë asgjësuar zgjedhjet dhe institucioni i demokracisë dhe ato të shtetit, detyra e opozitës është që në radhë të parë, të trajtojë këtë problem, quaje regjim apo grusht shteti. Këtë po bëjmë ne sot! Tani, në vend që të rrish aty kur unë njoftoj platformën ligjore për të konfiskuar pasuritë e vendosura përmes akteve abuzive…

Ylli Rakipi: A e zbaton dot këtë platformë para se të fitosh zgjedhjet? Jo. Atëherë si i fiton zgjedhjet? Basha: është shumë e thjeshtë. Që të flakim Ramën një orë e më parë, duhet që të bashkohemi të gjithë. Bushati: Po nuk u bashkuam ne, ju jepni dorëheqjen. Se nuk e bëni dot nëse nuk bashkohemi… Basha: Unë po shkoj të shqiptaret ka shumë shqiptarë. Kur të vij ajo ditë, ai është interes jo të rrini të bën ironi. Se të parët që dalin në protestë janë intelektualët… Bushati: ata intelektualë ti i le jashtë listave.

Basha: Cilët lashë jashtë? Bushati: Do të t’i them me emra? Agron Gjekmarkaj… Basha: Edhe çfarë? Shumë mirë, po të ishte në listë do ishte shumë mirë, dhe fakti që nuk është në listë çfarë tregon? Bushati: E gjetët të përshtatshme që më mirë të merrnin ndonjë njeri që ka çik më shumë lekë sesa ata… Basha: mos bëj tani qoka kolegësh këtu, se nuk ka fare lidhje kjo. Unë po bëj reformë brenda partisë., edhe për deputetët, edhe mënyra sesi do zgjidhen deputetët është një mënyrë tërësisht europiane. Bushati: Ore unë di ça bërë ti thua ça do bësh… Basha: Ty s’të pëlqen se ça bëra…

Bushati: Ato listat? Janë turp i Zotit, më keq se Edi Rama, jeni njësoj mo… lista që shkruan brenda natës pa pyetur asnjeri?! Basha: Me këtë që bën tani faktohesh si një shërbëtor i sofistikuar i Edi Ramës… Bushati: Po mo po… Basha: Kam vetëm një retiçencë të vogël… në listën e PD mund të mos jetë zoti Gjekmarkajn të cilin PD e ka propozuar për anëtarë të AMA dhe është anëtarë i AMA, por në listën e PD ishte Preç Zogaj, Vali Duka, Romeo Gurakuqi… pra ka pasur emra të nderuar dhe intelektualë kjo listë, dhe të tjerë emra intelektualësh…

I kujton listat, Bushati: Hoqe intelektualet, fute ata me lekë. Nxehet Basha: Mos bëj qokat e … Read More »

“S’ka kohë të përgjigjet Rama se ka shumë pse’, reagon kryeministri: Do më kujtosh kur…

Replika te shumta mes kryeministrit Rama dhe ndjekësve te tij ne rrjetin social facebook, pas lajmit qe ndau i pari i qeverise mengjesin e sotem, teksa tregoi me shifra rritjen ekonomike te vendit. Komentuesit e kane “bombarduar” me pyetje, shume me akuza, duke i kujtuar xhepat e popullit dhe varferine, nderkohe qe Rama nuk i ka kursyer pergjigjet.

Replikat

Komentuesi: Nuk ka kohe te te ktheje pergjigje Rama zotri, sepse ka shume “pse “ Edhe ai zakonisht nuk I pelqen sms shume te gjata!

rama

rama

“S’ka kohë të përgjigjet Rama se ka shumë pse’, reagon kryeministri: Do më kujtosh kur… Read More »

Hap pjeprin që kishte blerë në pazar por ajo që gjen brenda e shokon/Foto

Flasim shpesh dhe debatojmë për ushqimet që konsumojmë të pakontrolluara, jashtë standardeve por edhe të helmuara. Por ky rast vjen direkt në sytë tuaj me shembull konkret.

Ka qenë një qytetare që ka postuar fotot. Ajo ka blerë një pjepër por kur e ka hapur brenda tij ka parë farat që kishin nisur të lulëzonin.

Kjo nuk është normale dhe tregon për praninë e lëndëve të dëmshmë, si pesticide e kimikate që rrezikojnë shëndetin.

“Dje bleva një frut, ose me saktë një frut kancer. Mjerë ne me ca po ushqehemi”, shkruan qytetarja.

Hap pjeprin që kishte blerë në pazar por ajo që gjen brenda e shokon/Foto Read More »

Historitë tronditëse, kush janë gjyshet që iu mor jeta nga nipat

Kemi dëgjuar shumë të thonë se gjyshërit janë dashuri më vete, herë-herë më shumë se prindërit u ndodhen pranë nipave e mbesave. Lidhja e tyre me është e veçantë apo siç i thonë ‘mjalti i mjaltit’. Por për Floresha Shkurtin, Kumbulla Papajanin, e Hurme Currin gjithçka ka qenë ndryshe. Lidhja e ‘dashurisë’ e këtyre gjysheve me nipërit, nuk ka funksionuar, ndërsa konfliktet kanë qenë fatale duke iu sjellë vdekjen nga duart e atyre që i rritën plot përkushtim e deri në vetëmohim.

Në prill të 2017 në lagjen Nr.10, Durrës policia njoftoi se u gjetën pa shenja jete Ersid Curri 25 vjec dhe gjyshja e tij 80 vjecare Hurme Curri. Nga hetimet rezultoi se 25 vjecari kishte vrarë me automatik, gjyshen e tij 80-vjecare, i tronditur më pas i dha fund jetës. Policia tha se i riu vuante nga depresioni dhe krimi u krye në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike.

Në maj të 2015, 82-vjecarja Angje Hila u mbyt me jastëk nga mbesa e saj Xhoana Hila në Shkodër. E reja, bashkëpunoi në krim me të dashurin e saj Erando Qatipi. 32-vjeçarja ka pranuar se kishte dijeni për krimin, por ajo ia adresoi autorësinë të dashurit të saj. Gjatë dëshmisë së saj, ku shfaqi shenja pendese, vajza pohoi se ‘gjyshen e mbyti i dashuri me jastëk’, ndërsa po tentonin ti vidhnin asaj florinjtë.

Kumbulla Papajani është një tjetër gjyshe, viktimë e konfliktit me nipin e saj. 77 vjecarja u gjet e masakruar me thikë në korridorin e apartamentit ku banonte në rrugën Muhabet Gjollesha në Tiranë. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik ndërsa për disa ditë u bë temë e ditës në median e shkruar dhe atë televizive. Pas komunikimit të arrestit në kushtet e flagrancës, me akuzën e vrasjes së gjyshes për motive të dobëta, Klajdi Papajani pranoi krimin, dhe tha se kishte vrarë gjyshen e tij, në gjaknxehtësi e sipër. Para grupit hetimor asokohe 17 vjec, Papajani u shpreh se se vazhdimisht grindej me gjyshen ndërsa pohoi se “gjyshja na e ka nxirë jetën. Nëna dhe babai kanë vuajtur për shkak të saj”

Ngjarja më e fundit u shënua një ditë më parë, më 27 shtator 2018, kur 81-vjecarja Floresha Shkurti u gjet e vdekur në banesë. Edhe në këtë rast hetimet konfirmuan se e moshuara ishte viktimë e nipit të saj, 21 vjecarit Redmon Gruda i cili jetonte bashkë me të në një shtëpi. I riu goditi me thikë në kokë gjyshen e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. /BW/

Historitë tronditëse, kush janë gjyshet që iu mor jeta nga nipat Read More »