Irina

Kuriri i Serbisë merret edhe me truprojën e Thaçit: “Buzëqeshje të akullt dhe gishtin në këmbëz”

Që nga dita e djeshme, mediat serbe kanë raportuar vazhdimisht për vizitiën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ne liqenin e Ujmanit.
Kuriri i Serbisë ka shkruar sërish për vizitën e Thaçit në liqenin e Ujmanit.
“Erdhi, u endë, u shtetit me barkë e edhe më shpejtë u kthye, me gaz të plotë dhe me përkrahje të plotë nga mbrojtja e afërt e armatosur mirë deri te “specialët e ROSU” me armë me tyta të gjata”, ka shkruar Kuriri, i cili është marrë edhe me truprojën e Thaçit.

“I përcjellë nga fytyra tashmë të njohura, por edhe prej atyre me buzëqeshje të akullt dhe gishtin në këmbëz”, shkruan Kuriri për një prej truprojeve të pandashme të Thaçit.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/290353128361059/?t=0

Kuriri i Serbisë merret edhe me truprojën e Thaçit: “Buzëqeshje të akullt dhe gishtin në këmbëz” Read More »

Kur në shtetin e Arbrit udhëhiqnin fisnikët Gjonimaj

Prof. dr. Sabri LAÇI

Mënyrat e shprehjes së dashurisë pr vendlindjen janë të shumta: ndërtim i një rruge, shkolle, biblioteke, muzeu, qendre shëndetësore, azili, objekti kulti, ure, çezme, ngritja e një përmendoreje, mbjellja e disa pemëve, financimi i aktiviteteve kulturore apo sportive, akordimi i bursave për talentet apo fëmijët e varfër etj. Ymer Hysa ka zgjedhur të shkruaj një libër për historinë dhe etnokulturën e Gjormit, vendlindja e shumë brezave të fisit të tij dhe të fiseve të tjera të mirënjohura në trevën e Kurbinit dhe më gjerë. Nisma të tilla, në shumicën e rasteve, i ndërmarrin persona që e kanë ndjerë mallin për vendlindjen, pasi janë larguar prej saj. Por ky nuk është rasti i autorit të këtij libri, i cili e dashuron vendin e të parëve, duke qenë vazhdimisht aty, i lidhur me njëmijë fije me të, duke punuar tokat dhe duke pirë ujin e gurrave të tij, duke shijuar bukuritë mahnitëse të natyrës, duke përkëdhelur bimët dhe duke shijuar frytet e tyre, duke ndarë të mirën e të keqen me njerëzit e tij dhe duke punuar e luftuar bashkë me ta, për ta bërë atë më të mirë, më të begatë dhe më dinjitoz për brezat e ardhshëm.

Është fatlum çasti kur këtij pinjolli të Hysajve i lindi ideja për të shkruar këtë libër, i cili me siguri do t’i bëjë krenar gjormakët, kudo ku ndodhen, në Shqipëri apo në diasporë. E them me bindje këtë sepse në çdo fjalë e rresht të këtij libri shpalosen vlerat që kanë kultivuar banorët e këtij katundi gjatë shekujve, me shumë përpjekje dhe sakrifica.

Duke shkruar për pozitën gjeografike dhe kushtet natyrore të Gjormit, autori evidenton meritën e banorëve të hershëm, të cilët e kanë zgjedhur me shumë kujdes vendin ku kanë ndërtuar vendbanimin: në shpatin e malit, që i mbron shpatullat nga erërat e ftohta të veriut dhe lindjes; me pamje nga deti, për të përfituar freski gjatë verës, mot të butë gjatë dimrit, si dhe për të shijuar perëndimin mahnitës të diellit; larg kënetës, për të shmangur insektet e rrezikshme dhe erën e rëndë, por afër gurrave, arave, pyllit dhe kullotave, për të siguruar lehtësisht ujin, bukën, lëndën drusore dhe ushqimin e bagëtive; afër rrugës nacionale, që mundësonte mbërritjen shpejt në tregjet e Krujës dhe Lezhës, si dhe në skelat e Gjirit të Drinit. Autori konstaton se natyra i ka dhuruar Gjormit gjithçka që i duhet njeriut për jetesë dhe se gjormakët, të mençur e punëtor, kanë ditur t’i përdorin me kujdes pasuritë natyrore, madje edhe në kohë luftërash e krizash.

Vëmendje i është kushtuar vlerësimit të rolit të Gjormit në historinë kombëtare, nga antikiteti, deri në ditët e sotme, ku spikat kontributit i jashtëzakonshëm nën udhëheqjen e fisnikëve Gjonimaj gjatë periudhës së Shtetit të Arbrit dhe të Skënderbeut (Beteja e Ujit të Bardhë), si dhe në rezistencën antiosmane (Lufta e Tallajbesë), deri në shpalljen e pavarësisë.

Me krenari të ligjshme, autori thekson faktin se në të gjitha ngjarjet historike të trevës së Kurbinit dhe të Krujës, si dhe në ato të përmasave kombëtare, Gjormi është përfaqësuar nga bijtë e tij më të mirë, disa nga të cilët janë flijuar për interesat e krahinës dhe të atdheut.

Interes paraqet edhe trajtimi i historisë së fiseve të Gjormit, përmes të cilës lexuesi njihet me origjinën e banorëve, periudhat e popullimit, rritjen numerike dhe migrimet e popullsisë. Në këtë çështje dhe në të tjerat në vazhdim, autori ndalet në disa personazhe të spikatur të Gjormit, të cilët përpiqet t’i trajtojë me objektivitet, duke nënvizuar kontributet e tyre në të mirë të komunitetit, krahinës dhe kombit.

Gati gjysma e materialit i dedikohet etnokulturës, qeverisjes vendore dhe toponimisë. Duke lexuar këtë pjesë të librit, ndjehesh plotësisht në komunitetin gjormak: i përfshirë në zakonet dhe traditat e ruajtura me fanatizëm, sidomos sa i përket bujarisë dhe respektit për mikun; i entuziazmuar nga festimet në dasma dhe gëzime të tjera; me emocionin që të jep përcjellja e fëmijëve në shkollë; me keqardhjen që ndjen kur shoqëron dikë në qendrën shëndetësore dhe dhimbjen e thellë që të shkakton prania në një kortezh; i përfshirë në lojërat popullore dhe veprimtaritë artistike; në radhën rigoroze te mulliri apo atë shumë tolerante te çezmat e fshatit; i vëmendshëm për të dëgjuar ndonjë gojëdhënë, legjendë apo histori; i emocionuar nga parashikimi i fatit dhe me besimin se çdo gjë do të shkojë mirë e më mirë. Këto dhe shumë ndjesi të tjera vijnë krejt natyrshëm për meritë të elokuencës së autorit, i cili ka bërë kujdes që gjithçka në këtë libër të rrjedhë lirshëm, si uji i gurrave të Gjormit.

Në mënyrë interesante dhe origjinale është trajtuar çështja e marrëdhënieve të banorëve me drejtuesit vendorë dhe qeveritë: nëse me të vetët, gjormakët janë marrë vesh shumë mirë, me qeveritë, me përjashtim të asaj të A. Zogut, kanë pasur vazhdimisht probleme. Kjo tregon se ata nuk e durojnë diktatin, por dëshirojnë të vetëqeverisen, duke respektuar personat që zgjedhin vetë dhe ligjet që mbrojnë pronën, iniciativën e lirë dhe të drejtat e liritë njerëzore.

Gati dhjetë faqe u janë dedikuar çështjeve të ekonomisë dhe infrastrukturës, pas vitit 1945. Ka realizëm të thellë në trajtimin e këtyre çështjeve, pasi autori e ka përjetuar gjysmën e dytë të periudhës komuniste. Duke lexuar këtë pjesë kupton shpirtin e paepur të gjormakëve, të cilët edhe në kulmin e shtrëngesës mbytëse së kolektivizimit, arritën të mbijetojnë, duke u mbështetur fort te puna e tyre dhe te njëri-tjetri. Libri mbyllet me një epilog, ku autori gjen rastin të premtojë se do të vazhdojë të grumbullojë dokumente dhe të dhëna, me qëllim që të shtjellojë më tej ato çështje që nuk ka arritur t’i trajtojë sa dhe si duhet. Le të shpresojmë që ky libër, i cili i shtohet fondit të botimeve për Kurbinin, të nxisë autorë të tjerë për punime të këtij lloji për të gjitha fshatrat e kësaj treve të lashtë, por ende jo fort të studiuar./njekomb

Kur në shtetin e Arbrit udhëhiqnin fisnikët Gjonimaj Read More »

Shkrimtari që bëri të njihej flamuri ynë kombëtar

Faik Konica, si askush tjetër në kohën e tij, me shkrime dhe me veprimtarinë atdhetare, në përgjithësi, e mbrojti dhe e bëri të njohur Flamurin kuqezi me shqiponjën dykrerëshe, simbolin më të shenjtëruar të kombit shqiptar. Si shumë poetë të tjerë shqiptarë, ashtu edhe Faik Konica, simbolit tonë kombëtar ia kushtoi vjershën të titulluar “Flamuri”. Siç thotë Jaho Brahaj në veprën “Flamuri i kombit shqiptar”, Faik Konica për herë të parë flamurin tonë kombëtar e përmend në vjershën “Flamuri”.

Prof. Dr. Jup Kastrati në monografinë “Faik Konica” shkruan: “Faik Konica është i pari dijetar shqiptar që ka zbuluar Flamurin kombëtar. Fan S. Noli e cilëson Faik Konicën “rizbulonjësin e Flamurit të Skënderbeut”(Gjonlekaj Publishing Company, Neë York 1995).

Ideali i lartë i Faik Konicës për ta mbrojtur dhe për ta bërë sa më të njohur flamurin tonë kombëtar bie në sy që në shkrimet e tij të hershme në revistën “Albania”, që ai e themeloi dhe e drejtoi. Në shënimin “Flamuri kombëtar i Shqipëtarëvet” (“Albania”, 15 shtator 1901) në pyetjen e një parapaguesi të revistës “Albania”: “A ka Shqipëria një flamur kombëtar?”, Faik Konica i përgjigjet duke u bazuar në veprën e Lavardinit: “Historia e Gjergj Kastriotit i mbiemëruar Skanderbeg, mbret i Shqipërisë”, botuar frëngjisht në Paris më 1621. Në faqen 44 të këtij libri lexojmë: “Flamurët e Skenderbeut, që ishin të gjithë të kuq, kishin një shqiponjë dykrerëshe të zezë. Ngjyra kombëtare jona është e kuqia edhe e zeza; këto ngjyra të vëna bashkë janë shënji kombëtar i Shqipëtarëvet”.

“Shqipëria a ka një flamur authéntik?”, punimi i dytë i këtij atdhetari për flamurin është përgjigje Xhonturqve, të cilët, siç thotë Faik Konica, “përhapnë dhe po përhapin fjalën që Shqipëria nuk ka flamur authéntik”. Përgjigjja fillon me një ton të ashpër polemik, por e argumentuar në bazë të burimeve shkencore të pakontestueshme. Xhonturqve dhe atyre që nuk dinë dhe atyre që nuk duan të dinë për historinë e flamurit tonë kombëtar, i cili është në të vërtetë, histori dramatike e kombit shqiptar, – ai në mënyrë sarkastike ua kujton të kaluarën historike të shqiptarëve, kur ndër të tjera, thotë: “Në keni dyshim, pyetni kockat e stërgjyshërve tuaj dhe do t’mësoni laftin dhe madhërin’ e atij flamuri. Jo kockat e krahërorit, po kockat e kurrizit,- se Turqët, stërgjyshërit t’uaj, të mundur prej atij flamuri në jo më pak se njëzet e dy lufta, i kthyen më shpesh kurrizin se sa qëndruan t’i bëjnë ballë”.

Faik Konica historinë e lashtë dhe burimore të flamurit tonë e dëshmon në bazë të burimeve shkencore. Si burim të parë ai përmend veprën e një autori të panjohur shqiptar nga Tivari: “Historia e Skënderbeut”, botuar latinisht në Venedik më 1480, trembëdhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut. Siç na informon Konica, për fat të keq nga kjo vepër nuk ka mbetur asnjë ekzemplar; po me gjith’këtë- thotë autori- e njohim me anë të priftit Biemmi, i cili e përdori, pothuaj e përktheu në jetë të Kastriotit që e botoi italisht më 1742 në Brescia. Këtë burim të parë, Konica e konsideron shumë të vlefshëm për jetën e Skënderbeut.

Si burim të dytë për jetën dhe Flamurin e Skënderbeut, autori përmend veprën e Marin Barletit: “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, që është botuar latinisht në Venedik më 1508, e cila, sipas autorit, pati shumë edicione dhe shpejt u përkthye në të gjitha gjuhët e Evropës.

Përveç këtyre dy burimeve të rëndësishme, autori përmend edhe librin e Lavardinit: “Historia e Gjergj Kastriotit”, botimin e parë që ka dalë në Paris më 1567. Sipas mendimit të Faik Konicës vepra e Lavardinit, nxjerrë nga libri i Marin Barletit, nuk mund të quhet burim, po ka një vlerë. “Kemi të drejtë ta pëlqejmë si një shtim të dobishëm të burimeve”, shton autori.

Siç vërehet qartë në vështrimin polemizues të Faik Konicës: “Shqipëria a ka një flamur authentik?”, në tri veprat e përmendura më lart, bie në sy e vërteta e pashmangshme: çdonjëra prej veprave të cituara përmend faktin historik të pamohueshëm se Flamuri i Skënderbeut ka qenë i kuq me shqiponjë të zezë dykrerëshe.

Vështrimin polemizues Faik Konica e përfundon me këto fjalë: “Si e shihni pra, o vëllézër, flamuri ynë, i cili është një nga më të ndershmit dhe më të lavduarit të botës, është pa dyshim edhe një nga më të vjetrit”.

Faik Konica në një paragraf ka bërë përkufizimin, deri më sot, më të mirë për vlerën dhe rëndësinë e flamurit tonë kombëtar:

“Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që munt t’a kuptojnë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që çfaq duke valuar Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash edhe rrëmbimesh: Janë kujtime vetë-mbrojtje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsitë e gjith popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje, munt të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga ata më të vjetërit e botës, është dhe një nga më të drejtët”.

Formulimi i parë i këtij paragrafi flet për kuptimin e termit flamur, në përgjithësi, si dëshmi e historisë së një kombi shprehur “me një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja”. “Gjuha e pashkruar” e flamurit tonë është gjuha e mesazhit, që evokon historinë dramatike, traditën, natyrën e kombit shqiptar.

Pas pyetjes së shtruar lart: “Cilat janë kujtimet që çfaq duke valuar Flamuri ynë?”, Konica paraqet qëndrimin dinjitoz të kombit tonë në kohë të vështira dhe vendimtare për fatin e tij. Ato kujtime nuk flasin për lakmitë, për pushtimet me dhunë dhe krime të vendeve të huaja, që kombi ynë i përjetoi nga armiqtë, që Faiku me qëllim nuk i përmend po i ka lënë të nënkuptohen. Përkundër këtyre të këqijave, flamuri ynë kombëtar evokon “luftëra për vetë-mbrojtje” nga pushtuesit barbarë, të cilët me dhunë, krime, masakra, gjenocid, synonin shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta etnike.

Shkrimtari që bëri të njihej flamuri ynë kombëtar Read More »

Kanuni i Lekë Dukagjinit nga fiset tribale ilire?!

Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.

Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e “Kanunit” kane shërbyer për më shume se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.

Forma e pare e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.

Gjithsej janë gjashtë kanune “Kanun’i vjetër”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, “Kanuni i Çermenikës”, “Kanuni i Papa Zhulit”, “Kanuni i Labërisë” dhe “Kanuni i Skënderbeut” ose ndryshe “Kanuni i Arbërisë”.

Prejardhja

Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën greke “κανών” (“canon”), që do të thotë rregull dhe kaloi në gjuhen shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend “… i Lekë Dukagjinit” ose “Kanuni i Lekës”, “Kanuni i Malcís”… tregohet nga studiuesit se prejardhja mund të datojë që në kohë të Aleksandrit të Madh, ku me veçorinë shqipe në shkurtimin e emrave, e vendosin emrin “… e Lekës”. At Zef Valentini e çon këtë kod rregullator para periudhës mesjetare arbërore. Ajo që çon në mëdyshje të koherencës së kodit, është përhapja e madhe e Kanunit, edhe më tej kufijve të zotërimeve të dukagjinasve.

Praktika e ligjeve të kanunit mund të datoje që në kohën bronzit. Disa autore mendojnë se, kanuni vjen nga disa fise tribale ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar se kanuni ka elemente të disa epokave prehistorike indo-evropiane. Antropologjia Edit Durham thotë se, këto ligje vijnë që nga koha e bronzit. Disa të tjerë thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe Manusmirtrit një traditë e hinduizmit. Kodi i Leke Dukagjinit është i përbërë nga 12 libra dhe rreth 1200 nene./njekomb

Kanuni i Lekë Dukagjinit nga fiset tribale ilire?! Read More »

Si e tërhoqi denoncimin Xhesiela Maloku, psikologja e vajzës: Polici më thirri në mbrëmje…aty gjeta…

Për ngjarjen e ndodhur në Fushë-Krujës deri tani ende nuk ka dalë e vërteta, pasi ka dy palë që kanë pretendime të kundërta. Por Anjeza Kallaku është psikologia që u telefonua në orën 10 të natës nga një oficer policie i Fushë-Krujës, që ajo të asistonte në tërheqjen e një padie dhune nga 25-vjeçarja me inicialet Xh.M.

“Gentian Çitozi më ka marrë në orën dhjetë e çerek të natës. Më tha që kishte një rast dhune dhe më pyeti a mund të vija për një shtetase. I thashë që isha me pushime verore, por m’u lut që të vija sepse nuk kishin mundësi që të gjenin një psikologe tjetër. Jam shoqëruar në rajon me babain tim. Në komisariat ishte Gentian Çitozi dhe një zotëri që po përfundonte dëshminë e tij. Nuk e njihja se kush ishte, më pas mora vesh që ishte ish i dashuri i vajzës. Vajza erdhi më pas”, tregon psikologia.

Psikologia thotë se nuk ka informacion se përse vajza u tërhoq nga denoncimi, të cilin e kishte dorëzuar në të njëjtën ditë, por paradite. Vajza kishte deklaruar se ishte pajtuar. “Mua m’u bë prezent si çështje kalimtare. Thjesht që vajza ka kallzuar dhe tani po e tërheq padinë. Vajza më tha që ishte penduar. Nuk konstatova shenja frike, madje më dukej në kushte normale. E këshillova që të kishte kujdes. Nuk kishte shenja dhune, por nuk mund të them më shumë”, thekson psikologia./korrieri

Si e tërhoqi denoncimin Xhesiela Maloku, psikologja e vajzës: Polici më thirri në mbrëmje…aty gjeta… Read More »

Trondit Flamur Vezaj: “Milioneria Erinda Ballanca ndihmoi djalin e deputetit të dhunojë Xhisielën”

Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një deklaratë të fortë kundër Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, teksa shprehet se ka ndihmuar djalin e deputetit socialist, Rrahman Rrahja, për të dhunuar vajzën Xhisiela Maloku.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, gazetari shkruan se Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim avokaten Ballanca, teksa shton se policia ka zbardhur mesazhet që avokatja mëson djalin e deputetit se si të ushtrojë dhunë, që mos të lërë prova dhe si të kërcënojë vajzën e dëmtuar.

Përmes sarkazmës, gazetari thekson se policia sqaron se po punohet ngushtësisht me grupin e ekspertëve të “Niklës” dhe ‘Bandës së Durrësit” për të mësuar vendndodhjen e Avokates së Popullit dhe arrestimin e saj.

“Policia shpall ne kerkim Avokaten e Popullit! Policia e shtetit, pas nje hetimi me metoda speciale dhe fal bashkepunimit me grupin e eksperteve te “Nikles” zbardh ngjarjen e dhunes se ushtruar ndaj shtetases Xh.M. Sipas Policise, pas mbledhjes se provave, deshmive, fakteve dhe kunder fakteve, ka arritur ne konkluzion se djali i deputetit te Rilindjes R.Rraja eshte ndihmuar nga Avokatja e Popullit milioneria Erinda Balanca ne kryerjen e krimit monstruoze! Mesohet se Policia ka zbardhur mesazhet, qe Avokatja Ballanca, meson pinjollin Rraja se si te ushtroj dhune qe mos te le prova dhe si te kercenoi vajzen e demtuar dhe oficeret qe po merreshin me ceshtjen!

Ne keto kushte, policia sqaron se po punohet ngushtesisht me homologet e “bandes se Durresit” per te identifikuar vendndodhjen e Avokates se Popullit dhe arrestimin e saj! Nderkohe nje informator i policise, pa pagese, prane institucionit te Avokatit te Popullit i ka thene uniformave blu se shefja Ballanca eshte e zene duke numeruar eurot e marr ne formen e demshperblimit per prishjen e pallatit ne Vlore dhe shumen tjeter te parave te perfituar nga konsultimi ligjor i pinjollit te familjes Rraja!

Te ndodhur ne keto kushte, policia thote se pas publikimit te ekspertizes mjeko-ligjore te vajzes se demtuar Xh.M. nga djali i deputetit Rilindas R.Rraja eshte arritur ne konkluzion se demtimet jane te njejta me ato se cfare udhezimesh ka dhene me telefon Avokatja Ballanca….etjjjjjj. #Ne_pritje_te_reagimit_te_Avokates_se_Popullit#”, shkruan Vezaj./korrieri

Trondit Flamur Vezaj: “Milioneria Erinda Ballanca ndihmoi djalin e deputetit të dhunojë Xhisielën” Read More »

Mjeku i njohur: Nëse bëni këtë gjë, do të kënaqeni pafundësisht në seks

A jeni gati te permiresoni jeten tuaj seksuale? E nëse jeni një nga ata që kur teshtin e merr vesh gjithë qyteti, do të thotë se dini t’i shijoni të gjitha. Të gjitha! Neurologu Alan Hirtch shpjegon se teshtima është tregues i karakterit që kemi në seks.

Nëse e lëshojmë teshtimën me forcë, do të thotë se e lëshojmë veten edhe në shtrat, dhe e shijojmë në maksimum marrëdhënien intime. Nëse përpiqemi ta frenojmë teshtimën, do të thotë se frustrojmë dëshirat seksuale.

Doktor Hirtch thotë:

Teshtima është pothuajse orgazëm. Nëse e lëshon, përjeton ndjesi të mira, si një orgazëm hundore. Nëse dikush është i frustruar seksualisht, përpiqet ta mbajë teshtimën. Por nëse dikush është i prirur drejt kënaqësive fizike, zakonisht teshtin fort dhe me zhurmë”

Duket se shpjegon shumë, apo jo? Duhet të jeni krenarë për teshtimën tuaj tronditëse!

Mjeku i njohur: Nëse bëni këtë gjë, do të kënaqeni pafundësisht në seks Read More »

Foto e rrallë e vitit 1915, kur shqiptarët protestonin për Kosovë e Çamëri

Çamëria, Kosova, janë dy parulla që protestuesit shqiptarë mbanin në duar, në protestën antiserbe në vitin 1915.

Kjo fotografi domethënëse, na dëshmon se shqiptarët nuk i kanë harruar asnjëherë trojet e tyre të aneksuara, Kosovën e Çamërinë.

Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 – 3 shtator 1914 administrohej nga Princi gjerman, Vilhelm Vid, gjatë kësaj kohe Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare, të cilat me vendim të Konferencës së Londrës u lanë nën pushtimin serb, përjetonin çastet më të vështira në historinë e vet, raporton “27.al”.

Në Shqipëri, organizoheshin shpesh protesta antiserbe për të kulmuar më pas me kryengritjen kundër serbëve, në krye të së cilës ishte Hasan Prishtina dhe krerët tjerë: Hasan beg Gizolli, Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi, Keri i Sadik Bardhit, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Sulë Elezi, Xhafer Bislim Elezi, Mustafë Zyberi, Isuf Dina, Cen Seda, Januz Kurti, Xhafer Shema e të tjerë.

Kjo fotografi domethënëse, na dëshmon se shqiptarët nuk i kanë harruar asnjëherë trojet e tyre të aneksuara, Kosovën e Çamërinë.

Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 – 3 shtator 1914 administrohej nga Princi gjerman, Vilhelm Vid, gjatë kësaj kohe Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare, të cilat me vendim të Konferencës së Londrës u lanë nën pushtimin serb, përjetonin çastet më të vështira në historinë e vet, raporton “27.al”.

Në Shqipëri, organizoheshin shpesh protesta antiserbe për të kulmuar më pas me kryengritjen kundër serbëve, në krye të së cilës ishte Hasan Prishtina dhe krerët tjerë: Hasan beg Gizolli, Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi, Keri i Sadik Bardhit, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Sulë Elezi, Xhafer Bislim Elezi, Mustafë Zyberi, Isuf Dina, Cen Seda, Januz Kurti, Xhafer Shema e të tjerë./njekomb

Image

auto_wa1479061191

Foto e rrallë e vitit 1915, kur shqiptarët protestonin për Kosovë e Çamëri Read More »