Muaji tetor nis me vranësira, duke lënë përfundimisht pas diellin e verës. Dita e sotme, që përkon me fillimin e mujit tetor, do të shoqërohet me mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit.
Meteolab bën me dije se do të ketë mundësi për shira të dobët në ekstremin Juglindor të vendit. Por, çfarë surprizash rezervon moti në vijim të muajit Tetor? Ja çfarë parashikon Meteoalb.
Parashikimi i motit ne vijim
E marta sjell shtim të vranësirave dhe shira të dobët në Veri por mundësi për rrebeshe të përkohshme në Qendër – Jug; stuhitë dhe rrebeshet lokalizohen në hapësirat detare të Adriatikut – Jonit. E mërkura dhe e enjtja paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme ndërsa shirat mbeten në horizontin e fundjavës.
Temperaturat vijojnë lehtësisht mbi vlerat tipike të vjeshtës si në mëngjes dhe mesditë thuajse gjatë gjithë javës ndërsa vlerat ekstremale do të luhaten nga 7°C më e ulëta gjatë orëve të para të ditës deri mbi 28°C, maksimumi në zonat e Ultësirës Perëndimore.
Përgjithësisht, muaji tetor do të sjellë periudha 6 – 7 ditore të ngrohta të ndërprera këto me intervale 3-4 ditore me mot të ftohtë.
Opozita bën sërish thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e protestës pasditen se sotme. Përmes një postimi në facebook, deputetja e Partise Demokratike Jorida Tabaku shkruan se sot në 17:30 do të jetë në proteste në emër të Xhisielës, e cila për Tabakun personifikon tmerrin më të madh që kalojne shqiptarët sot ndërsa përballen me krimin që qeverisë. “Do të jem në këtë protestë pasi një polic që vendosi të zbatojë detyrën për të cilën është betuar u kërcënua me pistoletë në kokë nga të inkriminuarit që sot kanë mbushur parlamentin në krahët e mazhorancës. Do të jem aty në protestë sepse qeveria dhe njehere qendroi ne krah te fortit me pushtet.”- shkruan Tabaku ndërsa shton se Shqipëria po vazhdon të degradojë përditë e më shumë në një humnerë kaosi dhe terrori. Në këtë postim deputetja demokrate i është bashkuar nismës ‘Female Blackout’ e cila është shpërndare me shpejtësi në rrjetet sociale. Sipas nisëm gra e vajza kanë vendosur për disa orë një fushe të zezë në profilet e tyre, si simbolikë kundër dhunës.
Postimi i plote: Sot do të jem në shesh në emër të Xhisielës dhe të krimit të shumëfishtë që i është kryer asaj. E përdhunuar dhe trajtuar në mënyrë barbare dhe më pas e shpërfytyruar dhe e mohuar nga institucionet shtetërore ajo personifikon tmerrin më të madh që kalojne shqiptarët sot ndërsa përballen me krimin që qeveris. Do të jem në këtë protestë pasi një polic që vendosi të zbatojë detyrën për të cilen është betuar u kërcënua me pistoletë në kokë nga të inkriminuarit që sot kanë mbushur parlamentin në krahët e mazhorancës. Do të jem aty në protestë sepse qeveria dhe njehere qendroi ne krah te fortit me pushtet.
Dy deputetët e PD, kanë komentuar arrestimin e vëllai të Alketa Vejsiut që u kap me mina me telekomandë në Lezhë. Deputetët Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë shkruar në rrjetet sociale se Alketa Vejsiu i ka shërbyer Ramës. “Si ka mundesi qe te gjithe ata qe i sherbejne ketij monstre kryeminister , heret e vone dalin te lidhur me krimin ne nje menyre apo nje tjeter…?!!”, shkruan Paloka.
Ndërsa Spaho shkruan se aq shumë sa i ka shërbyer Alketa Vejsiu Ramës “minat do i kthejne ne fishekzjarrë. “He se te liron Rama. i ka sherbyer aq shume Alketa sa minat do i kthejne ne fishekzjarre kurse kanabisin e bejne caj”, shkruan Spaho.
I arrestuari ishte Indrit Vejsiu, vëllai i moderatores Alketa Vejsiu. Ai u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit. Minat e gjetura në makinën e tij ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu në makinën e tij u gjetën 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.
Popullsia e Shqipërisë deri para disa vitesh kishte një shpërndarje të barabartë të banorëve në qytet dhe fshat, por shumë shpejt të dhënat pritet të ndryshojnë në mënyrë dramatike. Projeksionet e Divizionit të Popullsisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në 2050-n, rreth 78.2% e popullsisë së vendit do të jetojë në zonat urbane. Ndërsa sipas censit të vitit 2011, i fundit i realizuar, 54% e popullsisë jetonte në qytet dhe 46% në fshat. Para viteve ’90, mbi 60% e popullsisë jetonte në qytet.
Krahasuar me projeksionet e vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria ka të projektuar përqindjen më të lartë të popullsisë në zonat urbane. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara rreth 77% për qind e popullsisë do të jetë e përqendruar në zonat urbane të vendit. Maqedonia është e treta me 72.7%, Serbia me 68%, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka projeksionin më të ulët me vetëm 64% të popullsisë që do të jetojë në zonat urbane.
Po si ka ndryshuar në vendet e rajonit përqendrimi i popullsisë?
Vitet ’80 do të ishin vitet e fundit ku në Ballkanin Perëndimor popullsia do të ishte më përqendruar më shumë në zonat rurale se ato urbane. Maqedonia ishte vendi i parë Ballkanik, ku më shumë njerëz jetonin në qytete se sa fshatra, ndërsa Bosnja ende vijon që të ketë më shumë banorë në zonat rurale se sa ato rurale. Kurse në Shqipëri vetëm në vitin 2009, popullsia që jetonte në qytet do të tejkalonte atë që jeton në fshat. Por, sikurse tregohet dhe nga grafiku ritmi i zhvendosjes së popullsisë në zonat urbane ka qenë shumë shpejtë. Edhe pse “eksodi” nga fshati në qytet krahasuar me vendet e tjera fqinje në Shqipëri përfundoi në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri, projeksionet tregojnë se në 2050-n Shqipëria do të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në qytet.
Në 2050-n bota do të jetojë më së shumti në qytete
E gjithë popullsia e Hong Kongut është projektuar se do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050-n. Në pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara e gjithë popullsia do të jetë e përqendruar në qytete. Në Britani për shembull 90.2% e popullsisë do të jetojë në zonat urbane, ndërsa në Shtetet e Bashkuara popullsia që jeton në qytet do të jetë rreth 89%. Harta tregon se të vetmet vende ku popullsia që jeton në zonat rurale do të jetë më e lartë se ato urbane janë disa shtete të Afrikës dhe Azisë së Largët.
Përqindja e popullsisë që jeton në zonat urbane në krahasim me përqindjen që jeton në zonat rurale. Harta tregon se pjesa më e madhe e popullsive jetojnë në zonat urbane. Popullsitë në zonat rurale janë të përcaktuara në bazë të kategorizimit të zonave urbane nga zyrat kombëtare të statistikave. Kjo hartë është përpiluar bazuar mbi të dhënat e fundit mbi popullsinë, e kombinuar me projeksionet e Kombeve të Bashkuara deri në 2050./Monitor
Në një hulumtim, pacientëve të cilëve u është ngadalësuar transporti i materieve nga organet e tretjes në zorrë, u janë dhënë racione të temperaturave të ndryshme.
Temperatura e ujit mund të ndikojë shumë në trupin tonë, në tretje dhe metabolizëm, rekomandojnë ata të cilët praktikojnë Ajurvedën dhe mjekësinë kineze, transmeton Telegrafi.
Uji i ftohtë ngadalëson gjithë procesin e tretjes dhe gjithë traktin digjestiv, sepse ngadalëson qarkullimin e gjakut në stomak dhe në organe të brendshme dhe ngadalëson sekrecionin e enzimave.
E gjitha kjo çon deri në stagnimin e qarkullimit dhe ngadalësimin e metabolizmit.
Uji i cili ka temperaturën e dhomës ose është i ngrohtë ka efekte pozitive, sepse ndihmon qarkullimin në traktin digjestiv dhe stimulon tretjen.
Pacientëve të cilëve u është ngadalësuar transporti i materieve nga organet e tretjes në zorrë, u janë dhënë racione të temperaturave të ndryshme. Rezultatet kanë treguar që racionet e ngrohta dukshëm kanë lehtësuar këtë proces.
Një arsye më shumë që të pini ujin i cili ka temperaturën e dhomës apo është i ngrohtë është që ai shpejt dhe lehtë absorbohet në sistemin tonë, prandaj na bën më të hidratuar gjatë ditës.
Uji i ftohtë më shpejt kalon nëpër stomak, prandaj mund të dehidratohemi më shpejt.
Ju këshillojmë që të pini sa më shumë lëngje, qofshin ato të ftohta apo të ngrohta që organizmi juaj të jetë i hidratuar.
Provoni më shumë opsione derisa të gjeni ndonjë i cili i bën mirë organizmit dhe shëndetit tuaj.
Më e rëndësishme është që të ndiheni mirë dhe të jeni aktivë dhe të shëndetshëm.
Kërkuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan dorëshkrimin e Bakhshalit, teksti matematikan më i vjetër dhe përcaktuan origjinën e simbolit.
Zeroja sot njihet si një formë ovale, pak e gjerë, ndërkohë që në realitet ka filluar si një pikë. Ky lloj simboli përdorej për të shenjuar pozicion. Përfaqësonte fillimin e një sistemi numerik indian, tashmë jashtë përdorimit. Duke filluar që nga ai formoheshin numra më të mëdhenj. Për një farë kohe numri Zero u kthye në një obsesion të matematikanëve.
Deri më tani, regjistrimi i parë që kishim ishte e një shkrimi mbi murin e një tempulli indian në Gwalior, në shekullin e IX. Megjithatë një zbulim i fundit hodhi poshtë hamendësimet. Kërkuesit e Universitetit të Oksfordit morën nga biblioteka e Bodleian e cila ruhet që prej 1902, dorëshkrimin e Bakhshalit, një tekst i famshëm indian dhe e shqyrtuan.
Kërkuesit konfirmuan se Bakhshali që ka qindra zero në faqet e tij daton nga shekulli i III ose I IV, çka do të thotë se zbulimi i këtij numri përshpejtohet me 500 vite. Sot ky numër përdoret në të gjithë botën dhe është elementi kyç në botën digjitale.
Krijimi i numrit zero si numër që evuloi duke u nisur nga simboli në dorëshkrim është një nga përparimet më të mëdha në historinë e matematikës, – shprehet Marcus du Sautoy, professor i Oksfordit. Teksi ruhet që nga viti 1881 dhe u gjet në një fushë i groposur aty, ku sot është Pakistani.
Pavarësisht antikitetit të tij datimi ishte i debatueshëm, por njihet në të gjithë botën si teksti matematikan më i vjetër në botë. Kërkimet e reja treguan se është më i hershëm akoma. Vështirësia në datim vjen nga materiali i faqeve, janë 70 faqe të tilla me fletë thupre, e cila është përdorur në të paktën tri periudha. Tashmë e dimë se në shekullin e III matematikanët indianë hodhën farat e një ideje që më vonë do të kthehej në thelbësore për botën moderne. Zbulimet treguan se sa vibrues ishin matematikanët në nënkontinentin indian gjatë shekujve./njekomb
E gjithë gara e ashpër për të tërhequr audiencën dhe ajo që është më e vështirë për ta mbajtur atë të mbërthyer pa ndërruar kanalin, në fund të fundit ka një qëllim: të tërheqë sa më shumë reklamues. Kjo po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, teksa emisionet po shtohen, duke shpërqendruar audiencën, ndërsa reklamuesit sa vijnë e po ulin buxhetet.
Kjo vështirëson dhe rritjen e çmimeve, që prej disa vitesh nuk po shënojnë ndryshime të dukshme, ndonëse televizionet kanë nevojë për më shumë para përballë shtimit të investimeve e programeve. Programi më i shtrenjtë për të reklamuar është shfaqja e humorit “Portokalli”, që transmetohet në Top Channel dhe për vite me radhë mbërthen pjesën më të madhe të audiencës së të dielës.
Një sekondë transmetim kushton 8400 lekë, ose rreth 66 euro (tarifa e sezonit të kaluar, sepse këtë vit nuk janë bërë ende publike tarifat e reja). Tarifa të ngjashme kishte vendosur Vizion Plus për show-n televiziv “Dancing with the Stars” për sezonin e kaluar (7,700 lekë), ndërsa në ofertat zyrtare të këtij sezoni, mungon programi i vallëzimit, ndërsa pritet të fillojë një tjetër show televiziv të premten.
Politika, shtrenjtohet “Opinion”
E enjtja është jo vetëm dita e betejës së fortë politike në prime- time, – ku mbizotëron debati, ritmi dhe ndonjëherë dhe “sherret”, – por edhe e tërheqjes së sponsorëve dhe reklamuesve. Emisioni politik më i shtrenjtë është “Opinion” i Blendi Fevziut në Tv Klan, ku një sekondë kushton 50 euro (rreth 6,300 lekë me kursin aktual), ditën e enjte. Për transmetimet nga e hëna në të mërkurën tarifat e reklamës janë rritur ndjeshëm, me 74% në 40 euro për sekondë.
Në emisionin e Vizion Plus, “Top Story”, nga Sokol Balla, që konkurron në të njëjtin orar të enjten, një sekondë reklamë kushton, sipas tarifave zyrtare 6 mijë lekë. E njëjta tarifë është edhe të hënën në orën 21:00.
Më i lirë të enjten ka qenë programi politik i Top Channel. Në sezonin e kaluar, si tek “Top Story” ashtu dhe tek të “Pa Ekspozuarit”, një sekondë reklamë kushtonte 2,700 lekë.
Lajmet
Nga printi, tek online e deri në televizion, gara për lajmin e fundit është gjithnjë e ashpër. Media mbetet sipas një anketimi të INSTAT, të përpunuar nga Monitor, burimi kryesor i të mësuarit informal për shqiptarët, ku televizioni luan rolin kryesor.
Në Klan TV, tarifa arrin në 22 euro (rreth 2,800 lekë), e pandryshuar në krahasim me sezonin e kaluar, duke u renditur si më i shtrenjti.
Top Channel sezonin e kaluar kishte çmime prej 2,400 lekë për një sekondë, përpara transmetimit të lajmeve kryesore të orës 19.30
Pak më lirë është reklama në Vizion Plus, në 2,000 lekë për sekondë. Ky televizion i fillon lajmet gjysëm ore më parë se dy rivalët e tij.
Argëtimi
TV Klan ka shtuar programet me tematikë argëtimi, duke unifikuar çmimet në 40 euro për sekondë (rreth 5,100 lekë). Për “Zonë e Lirë”, të Arian Çanit dhe “Dance with Me”, të drejtuar nga Alketa Vejsiu, tarifat janë ulur nga 50 në 40 euro. Po 40 euro kushton një sekondë reklamë edhe për emisionet e reja “Duplex” dhe “Familja”. Përgjysmim të tarifave ka emisioni “Xing me Ermalin”, nga 50 në 25 euro për sekondë. E diela pasdite është e Ardit Gjebresë, me “E diela Shqiptare”, ku një sekondë reklamë varion nga 35-40 euro, e pandryshuar nga një vit më parë.
Në Vizion Plus, një sekondë në emisionin humoristik të së shtunës në “Al Pazar”, drejtuar nga Agron Llakaj, kushton 6,600 lekë, duke qenë më i shtrenjti në këtë televizion.
Teksa pritet të fillojë “Big Brother celebrity”, Top Channel në sezonet e kaluara të “Big Brother”, kishte tarifa prej 8,400 lekë për sekondë, njësoj me Portokalli.
Serialet
Telenovelat turke janë bërë magnet për audiencën shqiptare dhe po transmetohen nga TV Klan dhe Vizion Plus edhe në oraret e mbrëmjes.
Në TV Klan, më i shtrenjti është “Sulltanesha Kosem”, me 33 euro/sekondë (rreth 4,200 lekë), e ndjekur nga “Dashuri bardh e zi”, me 13 euro. Në telenovelën indiane “Bixhoz në dashuri”, një sekondë reklamë kushton 10 euro. Në Vizion Plus, serialet turke kushtojnë midis 1,400 dhe 2,200 lekë për sekondë.
Mëngjesi më i lirë
Më të lirat janë oraret e mëngjesit, teksa njerëzit nxitojnë për në punë dhe audienca është e shpërqendruar. Në “Aldo Morning Show” në TV Klan, një sekondë kushton 7 euro. Në Vizion Plus, në “7 pa 5”, reklama kushton 600 lekë për një sekondë. Në Wake Up në Top Channel gjatë sezonit të kaluar reklama kushtonte 420 lekë për sekondë dhe “Në shtëpinë tonë” 320 lekë. Tarifat e sipër përmendura janë sipas ofertave zyrtare, teksa është në politikën e televizioneve që të bëjë zbritje të ndryshme.
Ishte njëra anë Kristina Dangas që shpërfaqej në festivalin “Boston Calling Music Festival” në maj të këtij viti, derisa ajo luante në violinë elektronike me muzikantët e “String Candy Music”, tek performonin për Eminemin.
Të gjithë të përfshirët ishin “aq modestë, aq të talentuar dhe ndodheshin aty për të kaluar kohë të mirë e për ta vënë në shfaqje”, ka thënë Danga, e cila ka marrë vëmendje të madhe kohëve të fundit, edhe nga profesionistët e muzikës, edhe nga adhuruesit, përfshirë edhe ndjekësit e shumtë në media sociale.
Eksperienca me Eminemin ishte kryesorja në Worcester, në kuadër të programit të këtij viti, nëse jo edhe në gjithë karrierën e saj muzikore.
Në skenë me ikonën e muzikës
“Ishte vërtet një moment surreal në karrierën time. Si artiste kaloni shumë kohë dhe energji duke u përgatitur për momente si ky, nganjëherë me idenë se kur apo sesi do të vijnë. Kështu që ta kesh rastin të performosh me një ikonë si Eminemi dhe kaq shumë muzikantë jashtëzakonisht të talentuar, ishte eksperiencë jetësore”