Irina

Rrahman Rraja merr vendimin skandaloz, i bashkohet listës së zezë të politikanëve

Me reagimin e bërë në Facebook pas arrestimit të djalit të tij dhe marrjes në mbrojtje të vajzës së dhunuar, Rrahman Rraja duket se nuk ka ndërmend të kërkojë falje publike apo të japë dorëheqjen. Por, ai thjeshtë është vetëmbrojtur duke kërkuar nga drejtësia që të hetojë deri në fund.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, deputeti Rraja sqaron se nuk ka marrë pjesë në asnjë lloj presioni mbi policinë dhe ka kërkuar të hetohet ngjarja. Teksa të gjithë prisnin që deputeti Rraja të dorëzonte mandatin dhe të largohej nga politika për të mbrojtur të birin, ai ka bërë të kundrtën. Rraja ka dorëzuar të birin para autoriteteve, duke mbrojtur me forcë mandatin. Ai ka thënë se nuk bëhet prokuror i të birit, duke i kërkuar Prokurorisë të hetojë çështjen.

Rrahman Rraja merr vendimin skandaloz, i bashkohet listës së zezë të politikanëve Read More »

Reagon sërish deputeti i PS-së: S’bëhem prokurori i tim biri. Me familjen e vajzës jemi…

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka reaguar pak pas lajmit se Policia e Shtetit ka marrë në mbrojte vajznë e dhunuar nga djali i tij. Në reagimin e Rrajës në Facebook, thuhet se, nuk ka marrë pjesë në asnjëlloj presionin ditën e ngjarjes.

Ja cfarë shkruan deputeti:
Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:
1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.  2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.

3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.
4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.

Reagon sërish deputeti i PS-së: S’bëhem prokurori i tim biri. Me familjen e vajzës jemi… Read More »

Rama humb vetëkontrollin në mbledhjen e grupit të PS, Rrahman Raja nuk merr pjesë…

Kreu i qeverisë, Edi Rama duket se ndodhet në vështirësi pas arrestimit të djalit të deputetit të PS-së. Mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, ia ka lënë Taulant Ballës duke treguar qartë se nuk ka vetëkontroll.

Përpara grupit, Balla mësohet të ketë thënë se socialistët duhet të fokusohen tek axhenda e tyre parlamentare dhe politike. “Duhet të merremi me axhendën tonë parlamentare dhe politike. Opozita ka hallet e veta”, tha Balla.

Të njëjtat burime saktësojnë se në mbledhje nuk është thënë asnjë fjalë për deputetin Rrahman Rraja, i cili nuk ka qenë i pranishëm sot. Pak para se të mblidhej grupi, Kryeministri i vendit Edi Rama u takua me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Gazetarja Esiona Konomi raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv se takimi mes tyre u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.

Djali i deputetit Rrahman Rraja u arrestua një ditë më parë për dhunën dhe kanosjen e 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Dy ditë më parë nga Korça, kryeministri kërkoi prova për përfshirjen e tij në këtë ngjarje, duke lënë të nënkuptohet se ishte i gatshëm të ndërmerrte çdo masë.

Rama humb vetëkontrollin në mbledhjen e grupit të PS, Rrahman Raja nuk merr pjesë… Read More »

“Do të zhdukim ty dhe familjen, hiq dorë”, zbulohet kallëzimi i oficerit për fisin e deputetit

Emiljano Nuhu, ish-nën komisari i larguar për azil në Zvicër, ka marrë kërcënimet nga fisi i deputetit të PS-së, Rrahman Raja për ngjarjen ku u përfshiri i biri i këtij të fundit.

Më tej Nuhu është shprehur se kërcënimet i ka adresuar në Polici duke bërë një denoncim në Komisariatin Nr.6 në Tiranë. “Balkanweb” ka publikuar kallëzimin që Nuhu ka bërë në polici, dokument i cili mban datën 30 korrik.

Oficeri  Nuhu pretendon se kushërinjtë Rraja e kanë kërcënuar me jetë duke i thënë se nëse nuk heq dore nga hetimi i çështjes se Xhisieles do ta zhdukin brenda 24 orëve.

“Do të zhdukim ty dhe familjen, hiq dorë”, zbulohet kallëzimi i oficerit për fisin e deputetit Read More »

Arrestimi i djalit të deputetit/ 6 pyetjet që presin përgjigje nga ish-e persekutuara Arta Marku

U arrestua gati dy muaj pas ngjarjes, ndërkohë që djali i deputetit të PS-së duhej të ishte prangosur që ditën e parë të denoncimit të vajzës nga Fushë-Kruja. Përveç Policisë, e përfshirë në këtë skandal ulëritës duket se është dhe kryeprokurorja Arta Marku. Si ish-e persekutuar, Markun me sikur duhet t’i rëndojë edhe më shumë ndërgjegjja nga e gjitha kjo histori.

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i është drejtuar Prokurorisë me 6 pyetje në lidhje me arrestimin e djalit të deputetit socialist Rahman Rrahja. Vetëm pasi t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, atëherë prokuroria do të mund të meritonte mbështetje, siç kërkon kryeministri, shkruan jo pa ironi ai.

Ja postimi i plotë I Ylli Manjanit

“Asnjë fjalë mbështetëse për Prokurorinë”- ankohet Kryeministri për opozitën. Po për çfarë u dashka mbështetur Prokuroria Politike e Tij?! Që arrestoi (me vendim gjykate) djalin e deputetit (i partisë-shtet) 2 muaj pas ngjarjes?!

Apo që u detyrua të ndërmerrte veprime vetëm pasi çështja u bë publike! Për këtë duhen thënë “fjalë të mira”?! Jo jo, Prokuroria duhet të japë shpjegime publikut mbi këto pyetje:

  1. Përse nuk e arrestoi djalin e deputetit që në Korrik kur e dhunoi vajzën?
  2. Përse nuk janë sot pas hekurave ata punonjës të policisë Krujë që punuan për ta zhdukur këtë çështje?
  3. Përse nuk kanë filluar hetimet për vrasje të mbetur në tentantivë , ose së paku për kanosje për shkak të detyrës për oficerin Emiljano Nuhu?
  4. Kur do të thirren për dëshmi Deputeti, Taulanti dhe Kryeministri? Ky i fundit duhet të spjegojë deklarimin publik “do ta ndjekim këmba këmbës këtë horr”…
  5. Përse Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu nuk ju përgjigjen thirrjes për ndihmë të punonjësit të policisë Emiliano Nuhu, që ndihej i kanosur?
  6. Kush po e ndjek Policin e larguar nga vendi? Kush e fotografoi në vendndodhjen e re? Kush ja dërgoi foton gazetarit për ta bërë publike? (Ky i fundit sigurisht nuk ka përgjegjësi) Me ç’urdhër nëse ndjekja është bërë nga organet e sigurisë?

Pasi të kryejë veprime për të sqaruar këto çështje, do të mund të meritonte mbështetje Prokuroria e Shtetit. Për momentin ajo është Prokuroria e Pushtetit, ndaj le të mjaftohet me mbështetjen e qeverisë së kriminelëve dhe dhunuesve!

Arrestimi i djalit të deputetit/ 6 pyetjet që presin përgjigje nga ish-e persekutuara Arta Marku Read More »

Po rrezikoni shumë, eksperti ju paralajmëron: Asnjëherë mos flini gjumë në anën e djathtë

Gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar të ankohen për problemet që u paraqiten në gjumë. Nëse nuk është një mungesë totale e gjumit, atëherë është paraliza e gjumit.

Njerëzit që janë të privuar nga gjumi zakonisht përfundojnë duke vuajtur nga depresioni, presion të lartë të gjakut dhe madje shtim në peshë. Pra, për shkak të këtyre efekteve anësore, është e rëndësishme që të flemë sa duhet çdo natë. Numri mjekësor i miratuar i orëve të gjumit për të rriturit varion nga 7 deri në 8 orë çdo natë. Por kjo nuk do të thotë që sapo të flini për 7 deri në 8 orë, do të jeni mirë, sepse përveç numrit të orëve, duhet të bëni edhe një gjumë të mirë.

Pra, pyetja e saktë është “çfarë atëherë përbën një gjumë të mirë?” Një ekspert i gjumit, njëherësh chiropractor, Dr. John Douillard thotë se një gjumë i mirë lidhet me pozicionin e trupit në krevat.

Ai është i bindur se cilësia e gjumit tonë tregon shumë përmirësime kur flemë në anën tonë të majtë. Ai na tregon gjithashtu se sa më efektiv të jetë gjumi aq më shumë do të jetojmë.

Dr Douillard tha:

Të flesh në anën e majtë sipas testeve tona merrni shumë përfitime të mira shëndetësore që ndikojnë në jetëgjatësi.”
Këtu janë disa arsye pse ju duhet të filloni të flini në anën tuaj të majtë dhe jo në anën e djathtë.

Ndihmë kundër urthit
Nëse gjithnjë keni urth, ndoshta do të përfitoni nga gjumi në anën tuaj të majtë. Ju duhet patjetër ta provoni, pasi ekspertët kanë provuar se fjetja në anën tuaj të majtë ndihmon në zvogëlimin e sikletit.
Shëndeti i zemrës
Fjetja në anën e majtë rrit efektivitetin e zemrës tuaj.
Ndihmon sistemin limfatik

Limfa është pjesë e sistemit të qarkullimit të gjakut në trup, ndërsa pjesa e majtë e trupit përbëhet kryesisht nga limfatike. Fjetja në anën e majtë ndihmon në eliminimin e mbetjeve të panevojshme në sistemin limfatik.
Ndalon gërhitjen
Gërhitja është një gjë që shumë njerëz nuk e pëlqejnë. Mund të ndikojë negativisht në njerëzit e tjerë që janë rreth e qark dhe mund të jetë edhe arsyeja që dikush mund të mos dojë të kalojë shumë kohë me ju. Të flini në krahun e majtë ju ndihmon ta eliminoni atë.

Po rrezikoni shumë, eksperti ju paralajmëron: Asnjëherë mos flini gjumë në anën e djathtë Read More »

Publikohen të dhëna tronditëse, 93% e ilaçeve janë të skaduara, bëni kujdes

Të paktën katër herë në vit, Fatjon Mara, 43 vjeç, mbërrin në Spitalin Pediatrik në Tiranë me pyetje që e mundojnë. I biri u diagnostikua me një sëmundje kronike gjaku gjashtë vite më parë dhe prej asaj kohe, jeta e të dyve ndahet mes shtëpisë dhe spitalit.

“Im bir kërkon trajtim të paktën katër herë në vit. Ndonjëherë sëmundja kryesore i shkakton edhe çrregullime të tjera dhe detyrohem të kaloj deri në dy javë në pavionë të tjerë,” tha Mara për BIRN.

Luhatjet në shëndetin e të birit përbëjnë shqetësimin kryesor për Marën. Por krahas tyre, 43 vjeçarit i është dashur shpesh të vrasë mendjen nëse në spital do të gjente ilaçet e duhura apo nëse trajtimi i radhës do ta përmirësonte jetën e të birit.

Në gjashtë vitet e terapisë intensive, ai pohon se nuk kanë qenë të rralla rastet kur ka vrapuar drejt farmacisë me recetë në dorë.

“Ilaçe ka pasur kohët e fundit, por në të paktën gjashtë vite që e trajtoj intensivisht, jam detyruar disa herë t’i blej shtrenjtë në farmaci,” tha Mara për BIRN.

Mungesa e medikamenteve mjekësore është një ndër shqetësimet kryesore të qindra pacientëve dhe familjarëve të tyre dhe një “gangrenë” e vazhdueshme e sistemit shëndetësor në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit.

Megjithatë,  “një mal” me ilaçe të skaduara u ngrit vit pas viti në farmacinë qëndrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërkohë që të sëmurët po vuanin pasojat e mungesave të tyre.

BIRN siguroi një raport inventari të medikamenteve që gjendeshin në farmacinë qëndrore të QSUT-së deri më 9 maj 2018 dhe i përpunoi të dhënat, pasi i hodhi ato në një databazë.

Analiza e përftuar tregon se rreth 93 për qind e ilaçeve në farmacinë qendrore janë të skaduara dhe vetëm 7 për qind e tyre ishin ende të përdorshme për pacientët.

Medikamentet që gjenden në QSUT u përkasin viteve 2012-2018 dhe kapin një kosto totale kontabël prej 481.8 milionë lekësh [rreth 3.9 milionë euro]. Nga këto, ilaçe me vlerë kontabël 447 milionë lekë rezultojnë të skaduara dhe vetëm 34.7 milionë brenda afatit të përdorimit.

Grumbullimi i stokut të madh të ilaçeve të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT është konsideruar një problem serioz edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH. Në dy raporte auditi për vitet 2014 dhe 2015, KLSH konstatoi se kishin shkuar dëm tonelata medikamentesh të tenderuara apo të dhuruara në Qendrën Spitalore Universitare dhe fajësonte për këtë keqmenaxhimin, por edhe praktikën e tenderimit të medikamenteve në prag të datës së tyre të skadencës.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi arsyet e krijimit të stokut në farmacinë qëndrore si dhe dëmin e dyfishtë të shkaktuar ndaj pacientëve dhe buxhetit të shtetit.

Në një përgjigje me shkrim, QSUT pretendoi se trajtimi i kërkesës për të drejtë informimi kërkonte afat kohor të gjatë dhe të paparashikueshëm për t’u përpunuar, si dhe burime njerëzore shtesë, për shkak të dokumentacionit voluminoz.

Ilaçet e skaduara

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pjesa më e madhe e barnave të çuara dëm në farmacinë qendrore të QSUT-së trajtonin sëmundje mjaft të përhapura në Shqipëri, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, ato psiqike apo antibiotikë për trajtimin e një sërë infeksionesh bakteriale.

Rreth 60 për qind e tyre rezultojnë të jenë blerë në vitet 2011-2013 dhe kanë dalë jashtë përdorimit në vitet 2014 dhe 2015. Pjesa tjetër rezulton të ketë skaduar gjatë viteve 2016-2018.

Në raportin e auditimit të publikuar në mars 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentonte faktin se situata në vitet 2014-2015 paraqitej tejet e rënduar me rreth 520 mijë medikamente të skaduara. Thuajse gjysma e sasisë, sipas KLSH-së ishin tenderuar me paratë e buxhetit të shtetit në vitet 2011-2013, ndërkohë që pjesa tjetër ishin donacione të kushtueshme, të cilat sistemi kishte dështuar t’i shpërndante në kohën e duhur te pacientët.

“..Sasia e barnave të skaduara është 172.705.615 lekë, nga të cilat 48 366 589 lekë medikamente të kontraktuara me fonde të buxhetit të shtetit. Pjesën kryesore e përbëjnë donacionet, të cilat nuk arrijnë të përdoren brenda afatit të tyre të skadimit,” thuhet në raportin e KLSH-së.

Paralelisht me ilaçet e tenderuara, donacionet nga kompanitë farmaceutike apo organizata ndërkombëtare zënë një pjesë të rëndësishme të fondit të farmacisë qendrore. Deri në fund të vitit 2015 sipas KLSH-së, barnat e skaduara nga donacionet ishin rreth 234 mijë me një vlerë prej 124.3 milionë lekësh.

Të dhënat e siguruara nga BIRN hedhin dyshime se kostoja e lartë e asgjësimit të medikamenteve të skaduara në vendet e BE-së i ka shtyrë kompani të ndryshme farmaceutike që t’i shkarkojnë ato si donacione në QSUT. Një zyrtar i kontaktuar nga BIRN tha në kushtet e anonimitetit se donacionet aq shumë të nevojshme mbërrijnë në Tiranë me një problem serioz.

“Barnat sillen në kufijtë e skadencës, me afat 6 muaj  apo maksimumi 1 vit,” i tha BIRN një zyrtar i QSUT-së.

Drejtoria e QSUT-së e pranonte problemin me ilaçet e skaduara, por ia faturonte përgjegjësinë administratës së mëparshme në një përgjigje për KLSH-në.

Sipas saj, barnat e mësipërme ishin planifikuar dhe blerë gjatë viteve 2009-2013-kur vendi drejtohej nga Partia Demokratike dhe se në arkivë “nuk ekzistonin të dhëna mbi strukturën mjekësore që i kishte kërkuar medikamentet”.

QSUT, e cila drejtohej në atë kohë nga ministrja aktuale e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaronte në pretendimet e veta se kishte ndryshuar mënyrën e planifikimit dhe të gjurmimit të strukturës porositëse, duke premtuar ndryshim të situatës.

“Kjo mënyrë e re e planifikimit të nevojave ka bërë të mundur gjurmueshmërinë e kërkuesit të barit si dhe nxjerrjen e përgjegjësive për çdo strukturë, duke kontrolluar përdorimin  ose mospërdorimin e tyre sipas afateve,” citohet QSUT në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por pavarësisht këtij premtimi, sasia e ilaçeve të skaduara dhe vlera e tyre monetare është rritur dy vjet më pas.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se nga një listë me 1200 lloje medikamentesh që gjenden në farmacinë qëndrore, vetëm 315 produkte ishin të konsumueshme me afat skadence pas datës 9 maj 2018.

Ndërkohë që në vitet 2014-2015, dëmi i shkaktuar nga ilaçet e skaduara ishte 172.7 milionë lekë, në vitin 2018 kjo shifër arriti në 447 milionë lekë.

Grupi i auditimit të KLSH fajëson për situatën mungesën e një analize të plotë në QSUT për shkaqet që çuan në këtë situatë dhe përgjegjësitë direkte.

“Një mungesë planifikimi bazuar mbi nevojat reale për medikamente; mungesa e rregullave të qarta mbi kërkesat e bëra nga mjekët e pavionëve; në tenderët për blerjen e medikamenteve duhet të kërkohet një afat sa më i gjatë i përdorimit të tyre, pasi nga konstatimet rezulton se shumica e tyre kanë afat skadence 6 muaj deri në 1 vit,” argumenton KLSH.

Pasoja dhe diskriminim

Çuarja dëm e qindra mijëra medikamenteve në QSUT përgjatë gjashtë viteve të fundit ndodhi në një kohë kur pacientë të shumtë dhe familjarë të tyre ankoheshin edhe publikisht për mungesën e tyre.

Përfaqësuesit e shoqatave të pacientëve në Shqipëri i thanë BIRN se ky problem ka vënë në rrezik jetën e shumë qytetarëve si dhe ka shkaktuar diskriminim për shkak të gjendjes shëndetësore.

Besart Nezaj, pacient dhe përfaqësues i shoqatës së Hemofilisë i tha BIRN se mungesa e ilaçeve dhe e trajtimit profilaktik ka shkaktuar dëme të mëdha në shëndetin e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje-të cilët sipas tij kanë gjetur si zgjidhje të fundit largimin nga vendi.

“Nga 320 pacientë me hemofili kanë mbetur 197. Kanë emigruar drejt BE-së, pasi jeta e tyre po rrezikohej si pasojë e hematomave për shkak të mungesës së trajtimit profilaktik dhe mosmarrjes së sasisë së medikamenteve që rekomandojnë specialistët hematologë,” tha Nezaj.

Përfaqësuesi i shoqatës së Hemofilisë pohoi se pacientëve nuk u është siguruar gjithmonë doza e plotë, ndërkohë që duhej të prisnin me orë të tëra për ta marrë atë, çka e rëndon edhe më tej situatën e tyre. Nezaj shtoi gjithashtu se shumica e medikamenteve për këtë kategori të sëmurësh sigurohet nga donacionet sesa nga kontratat e QSUT.

“Jemi të detyruar të mos bëjmë jetë normale për shkak të hematomave të mëdha… në këto kushte rrisku për hemoragji është më i madh, hemoragji në inde, cerebrale etj… Ne nuk integrohemi dot si pasojë e mungesës së trajtimit me medikamentet e duhura,” tha ai për BIRN.

Në fillim të shtatorit, medikamenti “faktor” për të sëmurët me hemofili u bë shkak për replika mes Partisë Demokratike dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku e para denonconte mungesën ndërsa QSUT e hidhte poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se ky medikament ishte shpërndarë rregullisht.

Përtej replikave të kufizuara në kohë, organizatat që merren me të drejtat e pacientëve konstatojnë probleme në vazhdimësi me sigurimin e medikamenteve.

Eglantina Bardhi, drejtoreshë e shoqatës “Together For Life” ka ndjekur ankesat e pacientëve për mungesën e medikamenteve në vitet e fundit. Ajo i tha BIRN se Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo edhe gjykatat kanë konstatuar diskriminim për shkak të gjendjes shëndetësore në disa prej rasteve.

“[Kemi ndjekur] rastin e mungesës së ilaçit L-Asparaginasë në Pavionin e Onko-hematologjisë në Shërbimin e Pediatrisë ku trajtohen fëmijët e sëmurë me leucemi.  Me Vendimin nr. 196, dt. 29.12.2016, të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është konstatuar se praktika e ndjekur nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë duke mos bërë të mundur vënien në dispozicion të fëmijëve të sëmurë të medikamenteve mjekësore përbën diskriminim të tërthortë për shkak të gjëndjes shëndetësore…,” tha Bardhi për BIRN.

“ U rekomandua që kjo Qendër, në të ardhmen të sigurojë medikamentet mjekësore në kohë dhe sasinë e duhur.  Pas këtij Vendimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë masa efektive dhe problemi i mungesës së këtij ilaçi është zgjidhur,” shtoi ajo.

Një tjetër çështje e dërguar përballë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është edhe mungesa e disa ilaçeve në shërbimin e Hematologjisë në QSUT, ku trajtohen pacientë nga i gjithë vendi për sëmundje të rënda në gjak.

Sipas Bardhit, edhe në këtë rast Komisioneri konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë të një shtetaseje dhe të gjithë pacientëve të Shërbimit të Hematologjisë dhe urdhëroi që QSUT të sigurojë në kohë dhe në sasi medikamentet mjekësore, për të cilën sipas saj, QSUT u penalizua më pas me gjobë.

“Edhe pas këtyre sanksioneve, rezulton se problematika e mungesës së ilaçeve vazhdon ende dhe nuk ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me ilaçe në këtë Shërbim,” tha Bardhi për BIRN.

Kosto shtesë për asgjësimin

Produktet farmaceutike të skaduara klasifikohen në kategorinë e mbetjeve farmaceutike dhe sipas legjislacionit në fuqi dhe një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2010, duhet të asgjësohen në mënyrë të kontrolluar. Ky fakt përbën një telash të shtuar dhe kosto të reja për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”-të cilat nuk rezultojnë të jenë parashikuar.

Audituesja e KLSH-së, Marjola Llanaj i tha BIRN se përveç  kostos së madhe financiare të provuar, stoku i ilaçeve të skaduara kërkon shuma të tjera financiare.

“Kemi kërkuar asgjësimin e tyre, por në buxhetin vjetor të QSUT-së nuk është parashikuar fondi që do të mundësonte asgjësimin,” tha Llanaj për BIRN.

Audituesja Llanaj shpjegon se asgjësimi i ilaçeve, njësoj si mbetjet e tjera spitalore kërkon teknologji specifike.

Ekspertët mjedisorë bien dakord, ndërkohë që ngrenë shqetësimin për fenomenin e përsëritur shpesh në vitet e fundit, ku medikamentet e skaduara janë hedhur në shtretërit e lumenjve duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Valbona Mazreku, drejtuese e organizatës mjedisore “Milieukontakt Shqipëri” i tha BIRN se ilaçet e skaduara në QSUT duhet të asgjësohen në përputhje me legjislacionin përkatës, qoftë me groposje, incenerim apo përmes trajtimit në autoklavë.

“Ka ardhur koha që vetë Ministria e Shëndetësisë dhe agjencitë e barnave të ndërmarrin edhe projekte për mbledhjen e barnave të skaduara edhe nga qytetarët që të mos përfundojnë në kazanët publikë, por të bëhet një asgjësim i kontrolluar i tyre,” përfundoi Mazreku.

Publikohen të dhëna tronditëse, 93% e ilaçeve janë të skaduara, bëni kujdes Read More »