Irina

Dalin përgjimet/ Breçani fundos ‘Babalen’: Ja kush më rrëfeu se biseda ishte e sajuar

Me personave që kanë rënë në rjetën e përgjimeve të prokurorisë që zhvillonte hetime për dosjen “Babale”, është dhe ish-zv/drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Ky i fundit është telefonuar nga Alizoti duke i thënë se gjithçka ka qënë e sajuar dhe fallco, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa, e premtuar. Nga ana tjetër Breçani i ka pohuar se nuk bëhen këto punë, duke marë në qafë njerëz kot dhe për të përfituar azilin jashtë shtetit. Biseda është përgjuar në 29 maj 2018 mes Breçanit dhe Alizotit, ku ky i fundit tregon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt.

Ndërkohë në 1 qershor Alizoti ka telefonuar numrin 129 të policisë së Shtetit, duke u lidhur me Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier. Pas një komunikimi të shkurtër me punonjësin e sallës operative, Alizoti është lidhur ne telefon me drejtorin e Policisë Qarkut Fier, duke treguar të gjithë të vërtetën. Pra nga ana e Alizotit ka pasur një vullnet të plotë për të treguar të vërtetën e kësaj historie, dhe pa pasur ndikimin apo presionin e ndonjë personi tjetër. “Shqiptarja.com” zbardh të plota përgjimet e kryera ndërkohë që mësohet se janë rreth 340 faqe përgjime të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Përgjimi me Erzen Breçanin
Në datën 29 maj 2018 në orën 21:000 përdoruesi i numrit 069XXX200 që rezulton të jetë Erzen Breçani, i telefonoi përdoruesit të numrit 067XXX091 Fredi Alizoti, dhe realizojnë këtë bisedë për premtimin që duhet ta mbante dikush, që e kishte dhënë atë.

BRECANI –Unë nuk kam ditë gjo fare, as u kam thënë hajdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka thënë, duhet tu rijë tek këmbët e me ja marr (….)

Dalin përgjimet/ Breçani fundos ‘Babalen’: Ja kush më rrëfeu se biseda ishte e sajuar Read More »

Do na falënderoni/ Pastroni mushkëritë nga nikotina për pak ditë, me një recetë që e bëni kollaj në shtëpi

Të gjithë se duhanpirja është një ndër shkaktarët kryesorë për dëmtimin e mushkërive. Ndoshta disa sëmundje të mushkërive nuk i kemi në dorë, por t’i pastrojmë ato nga nikotina, këtë mund ta bëjmë edhe vetë, me receta natyrale të përgatitura në shtëpi, shkruan ShkodraNews.

Kjo recetë që do t’ju tregojmë këtë herë, ka katër përbërës:

Xhinxherin, i cili ka aftësinë për të hequr mukozën shtesë në mushkëri.

Qepën, e cila mund të ndihmojë në shmangien e problemeve të ndryshme të frymëmarrjes dhe madje mund të ndihmojë në luftimin e kancerit.

Shafranin që konsiderohet një nga erëzat më të shëndetshme, që përmban acide yndyrore omega-3, vitamina dhe minerale dhe lufton bakteret, viruset dhe kancerin.

Mjaltin, i njohur për vetitë shëruese dhe përfitimet shëndetësore duke filluar nga sistemi i frymëmarrjes e deri tek dhimbjet e ndryshme.

Si ta përgatisni dhe ta përdorni:

Një kilogram qepë

Një rrënjë e vogël xhenxhefili, e mbuluar

Një litër ujë

400 gram mjaltë

Në një litër ujë, shtoni mjaltin dhe vlojeni ngadalë. Kur të ketë valuar, shtoni qepën dhe rrënjën e xhinxherit, të cilën do ta keni prerë në pjesë të vogla. Më pas shtoni shafranin dhe ulni pak ngrohjen. Lëreni përzierjen derisa të masa e saj të përgjysmohet dhe më pas masën e përfituar vendoseni në një vazo dhe mbani lëngun dhe ruajeni në frigorifer.
Konsumoheni çdo mëngjes esëll, nga dy lugë kafeje dhe në darkë sërish dy lugë kur të bini për të fjetur, por duhet të mos keni ngrënë rreth atij orari. /ShkodraNews

Do na falënderoni/ Pastroni mushkëritë nga nikotina për pak ditë, me një recetë që e bëni kollaj në shtëpi Read More »

E dinte ai këtë? Erion Veliaj e quajti djalin Kajan, por kuptimi i këtij emri do t’ju habisë

Këtë të diel, kryebashkiaku i Tiranës, u bë baba për herë të parë, me një djalë.

Ai dhe Ajola Xoxa zgjodhën që ta quanin djalin e tyre me emrin Kajan, një emër i vecantë dhe i padëgjuar më parë, shkruan ShkodraNews.

Mirëpo, me siguri nuk e dinit kuptimin e këtij emri të padëgjuar më parë. Sipas revistës ‘Class’, Kajan veçse shqiptar, është një emër universal. Astrologjia indiane tregon se ky emër përfaqëson siguri, pavarësi, të ardhme, karrierë, sukses, famë, humanizëm dhe orientim drejt karrierës.

E dinte ai këtë? Erion Veliaj e quajti djalin Kajan, por kuptimi i këtij emri do t’ju habisë Read More »

“Hiqni çdo reklamë bastesh ose do mbylleni!”, Rama paralajmëron mediat

“Përtej argumenteve të bizneseve, të punësuarve dhe të ardhurave janë dyfishuar me të shkuarën. Kjo është rritur përmes formalizmit. Në të shkuarën kishte 40 kompani, të cilët paguanin gjysmën e taksave. Sot ka 20 dhe paguajnë dyfishin e taksave. Kazinotë dhe lojërat e fatit.

S’do lejohen pika të tjera. Nuk do të ngrihet asnjë qepen i kazinove  të reja në Shqipëri . Mediat të heqin të gjitha reklamat nga faqet e tyre, nga ekranet e radiove dhe telvizioneve për pikat e basteve. Ne do të mbyllim  me forcë të gjitha faqet on-line të cilat shkelin ligjin.  Qeveria ka nisur ndryshime për paktën e të “Fortëve”, përmes përshakllëzimit të kontrolleve.”, tha Rama.

“Hiqni çdo reklamë bastesh ose do mbylleni!”, Rama paralajmëron mediat Read More »

Cili është sekreti i tmerrshëm që di Visho Ajazi dhe mban peng Ramen?

Edi Rama është peng i një sekreti të tmerrshëm, të cilin e dinë një rreth i ngushtë njerëzish, përfshirë ushtarin e Sali Berishës, Visho Ajazi Lika dhe njerëzit e shërbimeve të huaja. Ende nuk dihet se cili është ky sekret, nëse ka të bëjë me lidhjet e Ramës me bosët e drogës dhe krimit, me ndonjë skandal seksual, lidhje me ndonjë sekt të dyshimtë, me ndonjë skandal financiar etj.

Por sjelljet në raport me ish-kreun e spiunazhit Visho Ajazi Likën konfirmojnë se kryeministri po shantazhohet nga një dosje e llahtarshme. Për të gjithë mosbesuesit, po listojmë disa fakte të thjeshta që tregojnë se Edi Rama është peng i Visho Likës, të cilit Berisha i besoi drejtimin e SHISH dhe kryerjen e përgjimeve masive për llogari të tij.

Sapo erdhi në pushtet, Edi Rama urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli me anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për të kontrolluar veprimtarinë e Visho Ajazi Likës në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ky vendim erdhi pas të dhënave se Visho punonte vetëm për padronin e tij, Sali Berishën, duke përgjuar dhe survejuar të gjithë kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët e dyshimtë të Berishës. Me urdhër të Berishës u përgjuan edhe ambasadorët, e huaj në Tiranë, krerët e policisë, gazetarë etj. Për Berishën u përgjua mbi 800 herë Ilir Meta, ndërsa Edi Rama është përgjuar duke folur me njerëz të krimit. Ish-kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha: “Dua të konfirmoj se Komisioni do të shqyrtojë dhe vendosë për kontrollin parlamentar të SHISH nga një grup deputetesh që do të caktojë Komisioni”.

Me lejen e Ramës, grupi i kontrollit hyri në zyrat e SHISH, hapi dokumentet dhe zbuloi gjëra tronditëse. Grupi i kontrollit hartoi një raport për veprimtarinë e Visho Likës në shërbim të Berishës. Anëtarët e Komisionit të Sigurisë shqyrtuan analizuan dhe miratuan raportin e grupit të kontrollit të veprimtarisë së SHISH. Raporti shkoi në tavolinën e Ramës. Në raport ishin konfirmuar përgjimet për llogari të Berishës. Në këto kushte, deputetit i propozuan kryeministrit Edi Rama, që t’i kërkonte Presidentit shkarkimin e Visho Likës nga detyra.

Kur pritej që Rama të kërkonte shkarkimin e ushtarit të Berishës në krye të SHISH, ai kërcënoi anëtarët e Komisionit të Sigurisë që të mos flisnin më për Visho Likës. Rama i kërkoi ish-deputetit, Piro Lutaj, që kishte qenë pjesë e grupit të kontrollit, që mos ta përmendte më emrin e Visho Ajazi Lika. Deputetët janë habitur nga kthesa e Ramës dhe urdhrit i tij për t’u mos u marrë më me kreun e SHISH. Pas urdhrit të Ramës, raporti për shkeljet në SHISH u arkivua.

Nuk dihet se më çfarë e shantazhi Visho Lika, por disa muaj më vonë Edi Rama e dekoroi në fshehtësi kreun e SHISH. Larg syve të medias, Rama i dha medaljen e mirënjohjes kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, për rezultatet në luftën antiterror. Interesant ishte fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike. Kjo duket se ka ardhur pasi do bënte bujë një veprim i tillë, për shkak të përplasjeve.

Një vit më parë, Edi Rama, befasoi sërish dhe la me gojë hapur deputetët e tij. Edi Rama propozoi që Visho Ajazi Lika, më parë zëvendësministër i Berishë, të bëhej ambasador i Shqipërisë në NATO. Propozimi i Ramës për emërimin e Vishos ambasador u dekretua nga Ilir Meta, edhe pse vetë Meta ishte përgjuar mbi 800 herë gjatë kohës kur qeveriste me Ramën. Berisha reagoi i alarmuar nga këto lëvizje, gjë që tregon se muajt e fundit, Visho Lika kishte nisur t’i dilte nga kontrolli. Berisha dha alarmin se Rama po kapte SHISH duke i shkarkuar ushtarin e tij, por mbylli gojës kur mësoj se Rama e bëri ambasador. Sot SHISH është pa drejtues, pasi Ilir Meta nuk dekreton propozimin e Ramës për kreun e ri./Pamfleti

Cili është sekreti i tmerrshëm që di Visho Ajazi dhe mban peng Ramen? Read More »

Basha jep emrat: Ja kush janë zyrtarët e lartë që bashkëpunojnë me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur emra nga selia e PD për pushtetarët që janë të lidhur me krimin sipas tij.

Basha ka bërë një tablo të zymtë të situatës dhe deklaroi se krimi po kontrollon territorin dhe ekonominë. Basha përmendi edhe lidhjet sipas tij, të politikanëve të lartë, me bandat e krimit.

“Është një çështje kapitale emergjence gjendja e rendit dhe shpartallimi i plotë i institucioneve publike. Dje patëm edhe ngjarjen e fundit kriminale në cërrik. Kemi përplasje me armë në mes të qyteteve tona. Ka nxjerrë në pah një të vërtetë që e kemi konstatuar në vazhdimësi faktin që krimi është më i fortë se kurrë kontroll territorin dhe ekonomisë. Fakti 2 është që organet e zbatimit të ligjit janë të shpartalluara dhe drejtuesit janë vënë në shërbim të krimit. Sot shqiptarët sundohen nga bandat që kontrollojnë fizikisht lagjet periferinë, qendrën, territorin, ekonomisë, pikat e bixhozit, ndërtimin ekonomisë restorante turizmin, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin, pushtetin politik, ekzekutivin, parlamentin dhe drejtësinë”, tha Basha.

“Grupe të rrezikshme kriminale kanë shtënë në dorë gjithçka. Në Elbasan është gjendja e qartë. Elbasani menaxhohet nga banda në bashkëpunim me kryebashkikakun Qazim Sejdinin, dhe në mbështetje ta Taulant Ballës. Janë tre badna që kontrollojnë gjithçka”, tha kryeopozitari.

“Në Shkodër situata është e njëjtë, janë Bajrat që kontrollojnë gjithçka, në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm, që është njeriu që mban komunikim më Bajrat”, theksoi Basha

Basha jep emrat: Ja kush janë zyrtarët e lartë që bashkëpunojnë me krimin Read More »

Akuza e fortë: Mata pritës i Tahirit në Gjermani. Ngjarja në Bllok për kokainën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lëshuar akuza të forta mesditën e sotme në lidhje me lidhjet e krimit me qeverinë.

Duke folur për ngjarjen e rëndë, vrasjen e ndodhur në Bllok, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, Basha deklaroi gjithçka ka ndodhur për pazare droge e jo për një këngëtare.

“Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit si vrasje për një këngëtare, ishte për pazare droge’, theksoi Basha.

Por më pas kreu i PD-së, ka lëshuar akuza të forta për Ervin Matën, të shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në Bllok.

Sipas Bashës, Mata është pritësi i Saimir Tahirit në Gjermani.
‘A e dini me kë ishte Saimir Tahiri në Gjermani? Ishte më këtë Matën, që u përplas me bandat rivale dhe kjo ndodhi në lokalin e Ahmetaj, në zemër të Tiranës’, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PD. Bëhet fjalë për pazare kokaine. Në këtë gjendje që është vendi opozita nuk bën dot prokurorinë por ka për detyrë të paraqesë një alternativë. Ajo që tregon ngjarja e bllokut është se shqiptarët nuk janë më të sigurt në asnjë cep të vendit. Krimi është aty me kobure në brez ulur në të njëjtat tavolina me politikanët kryesorë. Në këtë gjendje ku ndodhet Edi Rama ka kaluar në një fazë të re, në fazën e manipulimit. Për 5 vite mohoi drogën. E keni në intervista, deklarata. Nuk mbeti njëri në botë pa e marrë vesh që Shqipëria u kthye në depo droge dhe pranë e mohon”, deklaroi Basha

Akuza e fortë: Mata pritës i Tahirit në Gjermani. Ngjarja në Bllok për kokainën Read More »

Nuk është kaq e lehtë të ndahesh me të shkuarën dhe të bashkohesh me të tashmen e vetvetes që dëshiron!

Ajo prej së cilës vujmë më shumë se prej asgjëje, nuk është ajo me të cilën na përball jeta, por ajo që vetja na vë përballë nesh. Sigurisht nuk është aspak e lehtë të ndahesh me të shkuarën dhe të bashkohesh me të tashmen e vetvetes që dëshiron. Kjo është një sipërmarrje e mundimshme dhe njëkohësisht një nevojë e themeltë e qëllimeve që kanë disa njerëz të qërojnë hesapet me të shkuarën. Po cilët janë ato individë, çfarë i mundon dhe pse kërkojnë me insistim të ndryshojnë në një farë mënyre atë që tjetërkush ka vendosur për ta, atë që është relativisht e pamundur të sfidohet. Por çdo përpjekje do të jetë një dëshmi e promovimit të individit që ka rrokur vetëdijen e thellë të njohjes së vetvetes, dhe e ka ballafaquar me atë me identitin e konturuar sipas disa kritereve dhe parimeve që ai ka përzgjedhur si më të përshtatshmet, përfaqësuesen të një dinjiteti dhe personaliteti.

E shkuara është një vrragë që na sëmbon sa herë prishet moti

…është një gjurmë që na vihet nga pas edhe atje ku duam të mos e dijë askush se kemi qenë

… është një makth që na përndjek në netët e gjata të përtëritjes

… është një mëkat që vjen të na e prish momentet më të hareshme

… është një trishtim që na i thyen çastet e lumturisë

… është një vrashtësi që na e ngrys gjithnjë panoramimet e ditëve të bukura

… është një dorë e pamëshirshme që vjen e na gris pëlhurën e ëndërrimeve

… është ajo, dhuna që nuk na lejon të jemi të tolerant dhe s’na mëson asnjëherë si si të dashurojmë.

Ti je fajtor pa faj për të, siç ishin të tjerët pa faj, që të ndëshkuan ty më damkën e fajtorit.

E tillë është e shkuara fatkeqit./Albrt Vataj

Nuk është kaq e lehtë të ndahesh me të shkuarën dhe të bashkohesh me të tashmen e vetvetes që dëshiron! Read More »