Irina

Prokuroria sekuestron videon e publikuar nga Salianji

Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar videon e transferuar mbrëmë në programin “Opinion”, ku shfaqej Fredi Alizoti. Oficerë të Krimeve kanë shkuar në selinë e PD ku kanë bërë administrimin e materialit filmik, në cilesinë e provës materiale.

Sipas Prokurorisë, Fred Alizoti luajti rolin e imituesit të zërit të Agron Xhafaj.

Prokuroria sekuestron videon e publikuar nga Salianji Read More »

“I dashuri i Elvanës një dele, Mevioli u tregua legen”, zbardhet dëshmia e Vis Martinaj

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cilësuar si “mollë sherri” për masakrën e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhet të japë deklarimet e saj për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin. Në të kundërt, do të bëhet shoqërimi i saj i detyruar. Pas sherrit në ish-Bllok, ku u përfshi edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes. Ajo është larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE-së, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata; Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfliktin me palën tjetër ku ishte viktima. Personi i dyshuar për vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos pohohet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake, Mevjol Bilo. Ngjarja me 1 të vrarë e dy të plagosur “kryqëzoi” këngëtaren Elvana Gjata, ndërkohë që i plagosuri Ervis Martinaj gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues që vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij ka deklaruar se me “Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja nuk ka lidhje fare”.

Pak ditë pas masakrës në ish-Bllok, “Gazeta Shqiptare” ka siguruar një pjesë të dëshmisë së 36-vjeçarit. Ndër të tjera, ai ka thënë se me Ervin Matën s’ka pasur lidhje fare dhe se me të është takuar rastësisht. “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flasë me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”, është shprehur Martinaj.

Gjithashtu, 36-vjeçari i plagosur ka pohuar se komando Mevjol Bilo, të cilin e quan “Kokëmadhi” e qëlloi atë për refleks, ndërsa ka sqaruar se nëse nuk do të kishte ndërhyrë ai (Martinaj), komando do të kishte vdekur, pasi s’kishte mundësi të nxirrte armën.

DËSHMIA E ERVIS MARTINAJT
Gjykata ka pyetur mjeken e pranishme nëse personi nën hetimi (Martinaj) është në gjendje për të folur. Mjekja është përgjigjur se është në gjendje për të folur. Ndërsa vetë Martinaj ka thënë: “Po, mund të flas, thjesht qafën kam të paralizuar”. Më pas 36-vjeçari nën hetim ka dëshmuar për ngjarjen: “Unë, si puna e atyre dy çunave njoh gjithë Tiranën. Në këtë ngjarje kanë qenë palë në konflikt dy persona që kanë hyrë nga jashtë. Personat që kanë qenë të pranishëm fillimisht në lokal nuk kanë lidhje me ngjarjen. Kur unë po pija me Ervin Matën dhe Redin kanë hyrë dy persona nga jashtë lokalit. Njërin prej tyre e njoh, quhej Fabi, ndërsa tjetrin nuk e njoh dhe ata të dy kanë pasur konflikt me një tavolinë tjetër. Të gjithë të tjerët në lokal i kam miq dhe s’kam pasur asnjë konflikt me ta. Kur ata po konfliktoheshin, unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga “Kokëmadhi”.

Ai më gjuajti me refleks, pasi nëse ai do të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha. Nipçja në ato momente (Elion Hata), i cili ishte në tavolinë me mua i tha ‘Kokëmadhit’: ‘Mos, çfarë bëre, t’u thafshin krahët’ dhe ai në këto momente është goditur. Vetëm oficeri i komandës ka qëlluar. Unë u hodha në mes, isha me gotë vere në dorë për të qetësuar situatën. Unë e njoh Fabin, kisha 4 muaj pa e parë”. Gjatë dëshmisë së tij, Ervis Martinaj ka folur për viktimën Fabian Gaxhajn, për të cilin është shprehur se ishte shumë problematik dhe për këtë arsye nuk e afronte në miqësi. “Ai para 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer dhe sipas mje-këve, atij i kishin ngelur edhe shumë pak muaj jetë. Kjo vërtetohet edhe me raportet, pasi ai nuk ishte mirë nga mendtë kohët e fundit. Ai ishte çuni i dajës tim, por ishte shumë konfliktual dhe kishte bërë disa konflikte rresht. Me Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja s’ka lidhje fare”, ka pohuar Martinaj.

I pyetur nga gjykata nëse e kishte lënë me Matën për t’u takuar, Ervis Martinaj ka deklaruar: “Me Ervin Matën s’kam pas lidhje fare. Me të jam takuar rastësisht. Unë jam rritur me babën e Ervinit. Vetëm Fabi është fajtor në këtë mes, por sherri nuk ishte aq i madh sa për të goditur aq shumë plumba. Unë isha ai që i thashë Fabit ‘mos’ se po të mos kisha ndërhyrë unë, ‘Kokëmadhi’ do të kishte vdekur sot, pasi ai e kishte të pamundur të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e s’kishte mundësi të nxirrte armën. Ai u tregua legen, pasi kur unë i thashë Fabit, ‘mos çfarë po bën’, ai gjuajti me refleks.

Do të ishte Fabi gjallë dhe nipçja ime nuk do të kishte vdekur, se ai i vdekur është. Jeni duke rënë në qafë kot, pasi unë isha duke pirë një gotë. Unë në spital kam shkuar vetë me një taksi. Nëse nuk do të kisha shkuar për 3 minuta, do të kisha vdekur, pasi kisha humbur 2.5 litra gjak”. I pyetur nga gjykata se dy personat u konfliktuan me sy para se të hynin në lokal, personi nën hetim (Martinaj) tha: “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”./korrieri

“I dashuri i Elvanës një dele, Mevioli u tregua legen”, zbardhet dëshmia e Vis Martinaj Read More »

Dukat – parajsa mbi Tokë (Marinela Velaj)

Dukat – parajsa mbi Tokë

Dukat – parajsa mbi Tokë
ku Duka u ul të shplodhet,
në gji të Pashalimanit,
ti legjendë natyrore.

Rrëzë Paliskes e Qorres
shtrihesh gjithë nur e lezet,
kështjellë e pathyeshme,
natyra të krijoi vet.

Bukuritë janë të pashterrshme,
historia e lavdishme,
me djem trima e vasha burrnesha,
legjendë emri yt në hartë.

Mjalt kullojnë krojet e tua,
male e fusha lulëzojnë,
ajër i pastër veç freski,
ku shpirti gjen qetësi.

Dielli si gjerdan floriri
të shkëlqen përmbi krye,
aromë shtogu e sherebeli
shpërndan juga ngado fryn.

Mrekullitë e krejt botës,
Zoti të ka bërë dhuratë,
nder, besë edhe mikpritje,
vlera që kullojnë ar.

Dukat – parajsa mbi Tokë,
prej nga kam origjinën,
aty prehet Ati im,
gjysh, stërgjysh e farë e fis.

Vijë tek ti gjithë nostalgji
për ditët e fëmijërisë,
veç aty gjej qetësi,
mrekulli prej Perëndisë!

Marinela Velaj

Dukat – parajsa mbi Tokë (Marinela Velaj) Read More »

Vititi i ri akademik, 3 degë në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, nuk do të çelen (Detaje)

Në më pak se një javë nga nisja e vitit të ri akademik, tre degë në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, nuk do të çelen, në vitin e parë të studimeve. Bëhet fjalë për degët e studimeve në Matematikë, Kimi , Fizikë, në të cilat kërkesat për rregjistrim kanë qënë në nivelin zero.

Asnjë interesim nga maturantët për tu rregjistruar në këto tre degë, cka do të thotë se universiteti Ismail Qemali i Vlorës do të nisë vitin e ri akademik pa tre degë, në vitet e tyre të para. Konfirmuar edhe nga rektori Roland Zisi, bëhet me dije se kërkesat në këto tre degë kanë qënë thuajse zero, ç’ka ndikon në çeljen e tyre.

Ka ende një shpresë të vogël, pasi raundi i tretë i rregjistrimeve mbyllet në datë 19 tetor, por për tu hapur një degë studimi, duhen minimalisht 10 studentë të rregjistruar. Duke parë kërkesat e deritanishme, duhet pranuar se nuk ka asnjë lloj mundësie që diçka e tillë të ndryshojë në ditët në vijim. Këto tre degë do të vijojnë të funksionojnë në vitin e dyte dhe të tretë të tyre, ndërsa në vitin e parë nuk do të çelen fare. Por burime nga Universiteti i Vlorës konfirmojnë gjithashtu se edhe niveli i rregjistrimeve në këtë vit është më i ulët se vitin e kaluar, në rreth 10- deri në 20%, në degë të caktuara.

Vititi i ri akademik, 3 degë në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, nuk do të çelen (Detaje) Read More »

Paralajmërimi i Ambasadës amerikane për Lotarinë: Kujdes, ky veprim të skualifikon direkt

Prej datës 3 tetor janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane, të cilat do të vijojnë deri më 6 nëntor.

Ambasada amerikane në Tiranë çdo ditë publikon këshilla për mënyrën sesi duhet të plotësohet formulari i aplikimit online.

Nuk duhet të bëhen gabime dhe duhet të tregoheni të sinqertë në plotësimin e tij, janë dy nga kushtet kryesore.

Por kujdes, pasi një nga rregullat që mund t‘ju skualifikojë menjëherë është aplikimi më shumë se njëherë, shkruan iconstyle.

“Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen”, shkruhet në postimin e “Facebook”-ut.

Paralajmërimi i Ambasadës amerikane për Lotarinë: Kujdes, ky veprim të skualifikon direkt Read More »

Urdhri i ndërkombëtarëve: Nisni me urgjencë arrestimet në nivele të larta

Këshilli i Europës ka dhënë alarmin për pastrimin e parave në Shqipëri. “Money Val”, Komiteti i Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit ka publikuar raportin për Shqipërinë dhe shihet me mjaft shqetësim fakti se në vendin tonë nuk hetohen dhe ndëshkohen pushtetarët e përfshirë në pastrim parash. “Money Val” është pjesë e Këshillit të Europës dhe vazhdimisht bën një vlerësim të situatës në shtete të ndryshme të botës.

Teksa deri më tani situata në Shqipëri cilësohej e qëndrueshme, ekspertët e KiE e kanë vlerësuar “dobët” vendin tonë në luftën ndaj pastrimit të parave. Gazeta “Sot” ka siguruar një raport ku jepen detaje mbi argumentet e KiE dhe kërkesave të ekspertëve shqiptarë. Por ajo që bie në sy është se për Këshillin e Europës faktori kryesor që po ndikon në mungesën e hetimeve dhe ndëshkimeve për pastrim parash është niveli i lartë i korrupsionit.

Sipas tyre, të korruptuarit po bllokojnë hetimet. KiE ka kërkuar arrestime dhe hetime.

“Delegacion ngre një pyetje të tërthortë në lidhje me vlerësimin nën titullin “pasojat e korrupsionit sa i takon numrit të hetimeve të kryera për pastrim parash”. Ekipi i vlerësimit, ka pranuar se korrupsioni paraqet një kërcënim serioz, madje dobësi për vendin dhe hetimet.

Ata thonë se kjo është marrë në konsideratë. Megjithatë, nuk ka prova konkrete se është luftuar korrupsioni, kjo e dëshmuar qartë nga numri i ulët i hetimeve për ketë vepër dhe dënimeve për pastrim parash. Në këto kushte, GFI propozon një aksion shtesë për të shqyrtuar situatën, sikundër janë efektet pozitive të reformës në drejtësi, numri i akuzave nga prokuroria për pastrim parash dhe natyra e tyre”, thuhet në raport.

Urdhri i ndërkombëtarëve: Nisni me urgjencë arrestimet në nivele të larta Read More »

I merr tokën me qira por në vend të parave i jep…

Një mashtrim i hapur që nuk ka përfunduar mirë për një 64-vjeçar.

Nga punonjësit e Policisë në Komisariatin e Policisë Përmet në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Barjam Sejat, 64 vjeç, banues në Përmet.

Arrestimi i tij u bë pasi i kishte marë me qera tokat shtetasit A.H, 70 vjeç, banues në Durrës, qeranë e të cilave e ka paguar me 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe të dyshuara të falsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 42 kartemonedha të prerjes 1000 lekëshe.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 183/2 i Kodit Penal.

I merr tokën me qira por në vend të parave i jep… Read More »

Vendimi i ri i qeverisë, çfarë pritet të ndodhë në shkollat shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik sot projektin më të ri në kuadër të ruajtjes së rendit, rregullit dhe sigurisë në shkollat e vendit, duke angazhuar në 150 shkolla, 150 oficerë sigurie.

“Sot kemi vendosur që në 150 shkolla do të fillojnë nga puna, 150 oficerë sigurie të trajnuar enkas për këtë program, program që sikundër na e ka çmuar projekti pilot siguron një rritje cilësore të ndërveprimit mes shkollës, familjes dhe Policisë së Shtetit në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike, por edhe në funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës, të mbrojtjes së shëndetit dhe të moslënies së orëve të mësimit”- tha Rama.

Vendimi i ri i qeverisë, çfarë pritet të ndodhë në shkollat shqiptare Read More »