Irina

Balla i dikton vendimin gjykatës: Do fitoj ndaj Bashës

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh i bindur se do ta fitojë gjyqin ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për shpifje. Balla deklaroi në një prononcim pas seancës së parë se do i shkojë deri në fund procesit.

“Ata që na ndjekin thonë që ja këta këtë punë kanë dhe nuk merren me hallet e njerëzve po me njeri-tjetrin. Besoj që sot edhe në procese të ngjashme po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare në tërësi për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija, ju të gjithë e dini që Lulzim Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk besoj që do paraqitet ndonjë ditë pavarësisht se burrërrisht i takon të vijë e të përballet.
Unë do t’i shkoj deri në fund këtij procesi sikurse dhe një procesi të ngjashëm. Dhe jam i bindur që në fund të këtij procesi do fitoj një vendim gjykate që nuk do më vlejë vetëm mua por edhe PD.
PD sot është shndërruar në një parti që kalon nga një puntatë në puntatën tjetër të Babales”, deklaroi Balla.

Ai ka paditur Bashën për shpifje si dhe nxjerrje të sekretit hetimor për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Balla i dikton vendimin gjykatës: Do fitoj ndaj Bashës Read More »

Fshehje pasurie e afera të dyshimta, shkarkohet një tjetër gjyqtare e korruptuar

Fshehje pasurie, shitje blerje makinash për të mbuluar paratë e korrupsionit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjykatësen e Korçës Entela Prifti.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për gjyqtaren Prifit nën trupën gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Sipas raportit të ILDKPI të lexuar në seancë, rezultoi se gjyqtarja Prifti ka bërë deklarim të rremë.

KPK deklaroi se pas këtyre indicieve janë zhvilluar hetime të thelluara dhe rezultoi se gjyqtarja ka burime financiare të paligjshme.

Po kështu u tha se Prifti ka apartament 55 m² në Korçë një pasuri e bashkëshortit dhe nuk është deklaruar bashkë-pronësia. Sipas KPK ka mungesë të dokumentacionit ligjor justifikues.

Ndërkaq rezulton se gjyqtarja ka të ardhura nga shitja e makinave. KPK deklaroi se Prifti i shet disa herë më shtrenjtë makinat se sa çmimi i blerjes dhe çmimet nuk reflektojnë me tregun.

Një tjetër problematikë sipas KPK ka qenë mosdeklarimi i transfertave në llogarinë e së motrës. Ndaj KPK theksoi se gjyqtarja Prifti ka disa pasuri dhe llogari të padeklaruara.

Entela Prifti ushtron prej 10 vitesh detyrën e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, që pas emërimit të saj në vitin 2008. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë së njëjtës gjykatë. Në vitin 2011, Entela Prifti ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Paralelisht me detyrën, ajo ka ushtruar gjithashtu mësimdhënie në degën e universitetit “Kristal” në Korçë për një periudhë disavjeçare.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Fshehje pasurie e afera të dyshimta, shkarkohet një tjetër gjyqtare e korruptuar Read More »

Nis seanca, Taulant Balla ‘përballet’ me Lulzim Bashën në Gjykatë

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Balla ka paditur Bashën për shpifje si dhe nxjerrje të sekretit hetimor për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se kryedemokrati përfaqësohet në gjyq nga avokatët Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso, ndërsa socialisti Balla ka zgjedhur të jetë edhe vetë bashkë me avokatin.

Dje Balla i bëri thirrje Bashës të merrte pjesë në seancën e sotme dhe të mos paraqiste raport mjekësor.

Kreu i PD akuzoi Ballën si garanti i  .4 mln eurove të sekuestruara, para këto sipas liderit të PD-së të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.

Nis seanca, Taulant Balla ‘përballet’ me Lulzim Bashën në Gjykatë Read More »

Kamerat nxjerrin zbuluar Elvana Gjatën, merr kthesë ngjarja në Bllok

A do ketë një pistë tjetër apo një kthesë në hetime pas zbulimeve të reja?

Detaje të reja dalin në dritë nga sherri i së enjtes së 4 tetorit në zonën e Bllokut që përfunoi me vrasjen e 28-vjeçarit Fabian Gaxha dhe plagosjen e dy të tjerëve në një konflikt me të dashurin e këngëtares Elvana Gjata dhe miq të tij.

Ndonëse nuk ishte e qartë masa e përfshirjes në ngjarje e këngëtares pasi u tha se ajo ishte larguar sapo kishte nisur sherri, burime të sigurta bënë me dije se Elvana ka hyrë brenda lokalit dy herë.

Kanë qenë kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes që kanë kapur këngëtaren dhe në momentin e ngacmimit dhe më pas kur ajo ka shkuar dy herë brenda, me sa duket për t’i thënë të dashurit të saj Ervin Mata të largohej e të mos priste Ervis Martinajn për sqarime, shkruan BW.

Ndërkohë dje u bë e ditur se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes nga Rinasi drejt një vendi të BE.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dhe i dashuri i saj Ervin mata, Fabian Allushi, Mevjol Bilo, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë.

Kamerat nxjerrin zbuluar Elvana Gjatën, merr kthesë ngjarja në Bllok Read More »

Vajza e ish-deputetes së PD mes luksit dhe jetës së natës, e nxori jashtë për studime por shikoni nga bredh ajo

Kejda, është vajza e politikanes demokrate, Majlinda Bregut.

20-vjecarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here poston foto nga jeta e saj, ndërsa ndodhet me studime në një vend të BE, shkruan ShkodraNews.

Siç shihet edhe nga fotot, Kejda bën një jetë luksi, që nga veshjet e saj të shtrenjta e të markave të njohura e deri tek vendet që frekuenton.

Fotot e postuara së fundmi tregojnë bukuroshen brune teksa feston ditëlindjen dhe pozon në mënyrë provokuese, duke mos humbur rast për të treguar format e saj fizike. / ShkodraNews.

      

      

Vajza e ish-deputetes së PD mes luksit dhe jetës së natës, e nxori jashtë për studime por shikoni nga bredh ajo Read More »

Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, ja arsyeja

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani.

Mësohet se shkarkimi i kreut të Burgjeve ka ndodhur për çështjen e Ervis Martinaj. Policia e Burgjeve nuk arriti ta marrë Martinaj nga spitali Amerikan 2 ku ndodhet i shtruar për shkak të plagëve që ka marrë.

Mbrëmjen e djeshme pati tensione mes mjekëve të spitalit Amerikan 2 dhe policisë së burgjeve të cilët kërkuan të shoqëronin Martinajn në spitalin e burgut. Mjekët e spitalit Amerikan 2 duke parë gjendjen shëndetësore të Martinajt nuk e firmosën fletëdaljen duke krijuar një situatë të tensionuar brenda ambienteve të spitalit.

Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, ja arsyeja Read More »

Zbulohet emri i agjentit të FBI për rastet “Babale” dhe Xhisiela”, si i pajisi Visho Ajazi me përgjuesin si një çelës pult automjeti ‘Audi’

Institucione shtetërore, persona me influencë dhe zyrtarë politikë janë përfshirë në të ashtuquajturin skandali “Babale”. Lulzim Basha dhe deputetë të tij, në fund të majit “tronditën” politikën dhe opinionin publik, pasi publikuan një audio-përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm ka qenë i përfshirë në trafiqe droge.

Dje është zbardhur dosja e prokurorisë dhe vendimi i gjykatës. Vetë në fashikullin e prokurorisë bëhet me dije se në këtë skandal është përfshirë vetë Shërbimi Informativ Shtetëror. Sipas dosjes, plani për të realizuar një “film” të tillë ka nisur që në tetor 2017, kur në krye të SHISH ishte Visho Ajazi Lika. Fillimisht ka qenë Albert Veliu që e ka pranuar diçka të tillë.

“Për këtë përgjim ishte pajisur nga personeli i SHISH me një pajisje përgjuese me pamjen e një çelësi pult automjeti ‘Audi’. Përgjuesi e fillonte funksionimin në mënyrë mekanike duke shtypur butonin e pultit me shenjën e hapjes së automjetit. Në momentin kur hynte në funksion përgjuesi jepte një dridhje. Përgjuesi pushonte së funksionari nëpërmjet po të njëjtit buton dhe në momentin kur pushonte jepte dridhje. Sipas Albertit, pas realizimit të përgjimit, mjetin përgjues ia kishte dorëzuar punonjësit të SHISH, i cili e kishte pajisur me të. Grupi i SHISH përbëhej nga dy persona, ku njëri komandonte. Ky grup ishte i pajisur me aparatura vëzhguese dhe përgjuese”,thuhet në kërkesën e prokurorisë për dëshminë e Albert Veliut.

Ky i fundit shkon deri aty, sa ka deklaruar se gazetari Jetmir Olldashi është agjent i SHISH dhe ka qenë ai që e ka ndihmuar për realizimin e skenarit. Madje ai i është prezantuar me emrin Ledio.

“Personi që kreu intervistimin e që i dëgjohej zëri, por nuk i shfaqej figura, ishte i njëjti person, punonjës i SHISH, i cili kishte ardhur herën e parë në Vlorë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Në një shkresë të dërguar prokurorisë, që mban datën 24.05.2018, SHISH pranon që është e përfshirë në këtë histori me agjentët e saj, por pa dhënë emrat e agjentëve. Sipas SHISH, kjo agjenci nuk disponon një përgjim midis shtetasit Albert Veliu dhe personit të pretenduar nga ai si Agron Xhafaj, por dispononte një regjistrim bisede mes Albert Veliu dhe shtetasit Agron Laver Hyseni të realizuar në Vlorë në datat 24 nëntor 2017, pra një muaj pas përgjimeve të pretenduara me Agron Xhafajn. Sipas prokurorisë, SHISH pranon se ka pasur gisht në ngjarje.

Nëse shihen me kujdes ngjarjet, organizimi i planit ka nisur në mes të tetorit, periudhë kur Visho Lika ishte në detyrë. Ky i fundit u largua më 30 tetor. Ka pasur disa instanca që kanë bashkëpunuar me qëllim goditjen e qeverisë. Rama dje tha se ka ngritur një grup pune për të hetuar ngjarjet e fundit. Ky grup pune drejtohet nga Lou Bladel, ish-kreu i Shërbimit Kundër Spiunazhit në FBI, mëson “Sot”. Sipas burimeve, grupi në fjalë ka siguruar mjaft prova për rastet “Babale” dhe Xhisiela” dhe ja ka vënë në dispozicion Ramës,tha Rama. Pra duket se ka qenë një plan shumë i strukturuar për të goditur qeverinë dhe ministrin Xhafaj. Dyshimet janë se pas Visho Likës fshihet Sali Berisha, pasi dihet që ish-kreu i SHISH e informonte për çdo gjë. Pra të përfshirë janë SHISH, Visho lika, prokuroria, gjyqësori dhe PD. Për këtë arsye pritet që prokuroria të dërgojë në gjykatë dhe përfaqësues të opozitës.

Zbulohet emri i agjentit të FBI për rastet “Babale” dhe Xhisiela”, si i pajisi Visho Ajazi me përgjuesin si një çelës pult automjeti ‘Audi’ Read More »

Videoja e Salianjit, reagon për herë të parë Drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Shtetit ka reaguar pas shfaqjes së videos mbrëmjen e kaluar ku Fredi Alizoti, personi që sipas Prokurorisë ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjim deklaronte se ishte shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu për në Prokurori.

Policia e Shtetit mohon se Veliu ka kontaktuar apo është shoqëruar me personin në fjalë duke e quajtur videon fund e krye të pavërtetë. Për më tepër policia deklaron se mund të verifikohet lehtë se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

Veliu mohon totalisht përfshirjen në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

DEKLARATA E PLOTË
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti.

Atë që ky i fundit deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye E PAVËRTETË.

Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës.

Me këtë rast bëjmë me dije publikisht se në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës.

Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Jemi të hapur që prokuroria ta hetojë edhe këtë aspekt në detaje në kuadrin e procesit hetimor që ajo po kryen për këtë çështje.

Videoja e Salianjit, reagon për herë të parë Drejtori i Policisë Read More »