Irina

Përgjimi/ “Kur do marrim paratë”, si u zbuluan Albert Veliu dhe kunati i tij

Prokuroria përveç marrjes së përgjigjet nga ekspertiza, gjithashtu ka zbuluar përmes përgjimeve se Albert Veliu në bashkëpunim me kunatin e tij, Fredi Alizoti kishin sajuar përgjimin me vëllain e Fatmir Xhafajt. Burimet thonë se në bisedën e përgjuar, Alizoti e pyet në telefon “Babalen” se kur do paguhen. Ndonëse ekspertiza e audio-përgjimit e kryer në laboratorin anglez ende nuk është e qartë se çfarë ka përcaktuar, sërish edhe kjo sipas Prokurorisë tregon se gjithçka ishte një inskenim.

Pasi Gjykata firmosi urdhërarrestet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Albert Veliun dhe kunatin e tij, Fredi Alizotin, Policia ekzekutoi vetëm një nga këto urdhra, duke arrestuar Alizotin. Ndërsa për “Babalen”, ende nuk është arritur të ekzekutohet vendimi i Gjykatës, për arsye se ai ndodhet në Kosovë. Burime nga Policia thanë se kanë nisur procedurat me Policinë e Kosovës, në mënyrë që të bëhet e mundur kthimi i tij në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim konkret. Sa i përket gazetarit Jetmir Olldashi, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

POLICIA

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se më datë 06.10.2018, nga ana e oficerëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shtetasit: Fredi Aalizoti, 45 vjeç, banues në Fier (për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim”) dhe Jetmir Olldashin, 37 vjeç, banues në Tiranë (për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”). “Shtetasin Albert Veliu, 51 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprat penale ‘Kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Kalim i paligjshëm i kufirit’, parashikuar nga nenet 305,25 dhe 279 të Kodit Penal), shërbimet e Policisë nuk e kanë ndaluar ende. Po kryhen procedurat e duhura për ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

HETIMET

Pikë e fortë referuese e Prokurorisë për rastin në fjalë ka qenë ekspertiza e britanikëve, të cilët përmes një letërporosie të përcjellë nga Ministria e Drejtësisë, thoshin se audio-përgjimi i sekuestruar nga Prokuroria nuk ishte autentik.

Gjithashtu, zëri në audio-përgjim, që pretendohej se i përkiste Agron Xhafajt, nuk mund të konfirmohej se ishte i tij, pasi cilësia ishte shumë e dobët. Madje, britanikët flasin për dy zëra të ndryshëm në audio- përgjim, në rolin e Agron Xhafajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda pati vënë në përgjim Fredi Alizotin dhe Albert Veliun për rastin në fjalë. Gjatë gjithë kësaj kohe, është mundur të zbulohet nga bisedat telefonike të këtyre të fundit se audiopërgjimi nuk ishte gjë tjetër vetëm se një inskenim dhe se rolin e Agron Xhafajt e ka luajtur në bisedë shtetasi Fredi Alizoti, që është edhe kunati i Albert Veliut./PANORAMA

Përgjimi/ “Kur do marrim paratë”, si u zbuluan Albert Veliu dhe kunati i tij Read More »

E pabesueshme sa arrin çmimi i naftës brenda një jave. Shoferë lini makinat në shtëpi…

Çmimi i një litër naftë shumë shpejt mund të arrijë 2 mijë lekë të vjetra, që do të ishte një katastrofë për xhepat e shqiptarëve. Aktualisht në shumicën e pikëve të karburantëve sot nafta shitet me 183 Lekë, ndërsa benzina kushton 184 Lekë. Ka dhe disa pika ku një litër naftë tregtohet me 192 Lekë, duke bërë Shqipërinë një ndër vendet me çmimet më të larta të karburantit në botë.

“Në Shqipëri çmimi i një litri naftë është 182 lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë”, shprehet faqja globale e çmimit të lëndëve djegëse, Global Petrol Prices.

Vendi ynë ndodhet në listën e 10 shteteve në kontinentin europian me çmimin më të lartë, si Danimarka, Franca, Anglia, Italia dhe Zvicra, shtete të cilat sot përdorin standardin euro 5, ndërsa lë pas sa i takon vlerës së çmimit të karburantit Austrinë, Holandën, Japoninë e Gjermaninë.

Në Shqipëri çmimi është më i lartë se në të gjithë rajonin. Në Greqi një litër kushton 180 Lekë, në Serbi 174, në Maqedoni nafta kushton 136, në Mal të Zi 163 Lekë, në Bosnjë Hercegovinë 145 dhe në Kroaci 172 Lekë.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, tregtarët e karburanteve e lidhin shtrenjtimin e çmimit me rritjen e vlerës së një fuçie naftë në tregjet ndërkombëtare në 100 dollarë dhe me strukturën e taksave që i ngarkohet karburanteve. /Klan

E pabesueshme sa arrin çmimi i naftës brenda një jave. Shoferë lini makinat në shtëpi… Read More »

A po prishet pakti Soros mes 2 “shokëve” që bëjnë pazare për ndarje pushteti

Edi Rama ka kërcënuar sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, se do t’i nxjerrë të gjitha pazaret që kanë bërë bashkë që nga viti 2014, për ndarjen e pushtetit, pasurive publike dhe grabitjen e parave të buxhetit të shtetit. Kërcënimi i Ramës vjen pasi Basha e kaloi vijën e kuqe me propozimin për Vetingun në politikë dhe mori Monika Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin në koalicion.

Siç dihet, Rama dhe Basha janë në një aleancë që në fund të vitit 2014, me ndërhyrjen e George Soros, për të luftuar Berishën, Metën, Monikën dhe bandat e tyre. Por, javët e fundit, Rama dhe Basha po e shkelin marrvëshjen që kanë pranuar me ndërhyrjen e Soros.

Ditën e sotme, Rama tha se Basha i kishte kërkuar një pazar për ndarjen e pushtetit, një herë ai dhe një herë Rama. Ky është një mesazh i koduar i Ramës ndaj Bashës, duke e kërcënuar se në ditët në vijim mund t’i nxjerrë pazaret e tjera.

Dihet tashmë se Rama i dha vjehrrit të Bashës 17 milionë euro për pallatin në Vlorë, u ka dhënë leje oligarkëve që t’i japin para kunatit të Bashës dhe gruas së tij, përmes disa kompnive reklamash, u bënë bashkë për ligjin e arsimit të lartë, ndanë bashkë kullat te teatri, qeverisën bashkë vitin e kaluar, etj.

Mesazhi i Ramës për Bashën: “Ua them unë, sepse ma ka thënë Luli, pushtetin me marrëveshje në tavolinë; Njëherë ti, njëherë unë. Por është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap dhe gjysmën e zemrës, por këtë nuk ia jap dot, sepse pushteti nuk është i yni, është i atyre që kanë votën dhe ata, edhe po të dal unë me Gramozin dhe t’iu lutemi, nga veriu në jug, – se Taulanti, ndërkohë, nuk del dot, se do presë sa Klajda të shikojë filmimet – dhe t’iu themi, aman na e hiqni neve pushtetin dhe jepjani Lulzim Bashës, harrojeni.

Ne na marrin me gurë, por Lulzimit pushtetin s’ia japin kurrë. Prandaj, Lulzimi, Monika, opozita, sot janë i mbyturi që bërtet sa hap sytë e derisa i mbyll, – Monika i hap më shpejt, i mbyll më vonë, ai i hap më vonë, i mbyll më shpejt, për hir të të vërtetës. I mbyturi që thotë do të mbys. S’duan t’ia dinë më për asgjë. Të pafytyrë dhe të pabesë deri në fund me opinionin publik. Gënjeshtra, shpifje, sharje, kërcënime, presione, pa asnjë gajle, pa asnjë fre, gjuhën jashtë si qen i gjallë, çizmen në dorë dhe “të dalë, ku të dalë, motra””./Pamfleti

A po prishet pakti Soros mes 2 “shokëve” që bëjnë pazare për ndarje pushteti Read More »

Balla i përgjigjet Berishës, nxjerr fotot e Bashës ‘and co’ me një të dënuar

Akuza e reagime, petët e lakrorit po hapen për të gjithë. Nga kush udhëhiqet Shqipëria.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa ky i fundit i publikoi ultimatumin për të kërkuar ndjesë deri në orën 14:00 pasi në të kundërt do dilnin dokumente përvëluese, Balla publikon disa foto të kreut të PD-së Lulzim Basha, siç thotë ai me një të arrestuar për drogë. Balla e quan ‘birin’ e Berishës kreun e PD.

“Luftë politike me fotografi? Sali mblidh ‘tët bir’ Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës😂😂😂.”

  

Balla i përgjigjet Berishës, nxjerr fotot e Bashës ‘and co’ me një të dënuar Read More »

Elbasan, AKU sekuestron mish, peshk e miell të pacertifikuar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dega Elbasan gjatë inspektimeve që ka kryer në tregjet ushqimore të këtij qarku ka konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore dhe për rrjedhojë ka vendosur 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe ka bllokuar 552 kg mish.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit u konstatuan dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa certifikuar si dhe 950 kg miell, 20 kalastrela pa element gjurmueshmërie.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

Elbasan, AKU sekuestron mish, peshk e miell të pacertifikuar Read More »

“Po me kamerat e komisariatit si i bëhet”, Rama-Bashës: Apo po fle tani?

Palët vazhdojnë me akuza e kundër akuza ndaj tyre.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend dhe i qan dhe hallin kreut të PD-së Lulzim Basha për situatën ku ndodhet.

Në një postim në Twitter, Rama i drejtohet kreut të PD-së të cilit i thotë se një aktor i papaguar e nxori cullak duke iu referuar audio-përgjimit për Agron Xhafaj.

Ndërsa për sa i përket denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, Rama shkruan se as ai e as Taulant Balla nuk janë fare në komisariatin e Fushë-Krujës ku pretendohet se kanë rrjedhur ngjarjet pas denoncimit të Xhisiela Malokut për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

“Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak! Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?”, shkruan Rama në Twitter.

“Po me kamerat e komisariatit si i bëhet”, Rama-Bashës: Apo po fle tani? Read More »

Ja sa kushton makina, telefoni dhe syzet që mbante Xhisiela Maloku ndërsa fliste për gazetarët

Historia e saj solli tronditje në politikën shqiptare, pasi në mes ishte djali i deputetit të PS-së. Por, historia e Xhisiela Maloku mbete ende e veshur me mister.

Ajo u ndalua sot nga gazetarët teksa hipi në makinën e saj. Më shumë se me detajet, gazetarët u morën me lajmin e ditës, i cili është shpërthimi i tritolit në shtëpinë e gjyshërve të saj, ku edhe vetë Xhisiela jeton. Xhisiela deklaroi se besonte se tritolin ia kishte vendosur opozita me arsyen se ajo i kishte prishur lojën politike që ata kishin ngritur në kurriz të saj.

Por, përtej deklaratave, në prononcimin e shkurtër që Xhisiela dha për gazetarët të bën përshtypje një detaj i rendësishëm që zbërthen ndoshta edhe një pjesë të të gjithë kësaj historie të ngatërruar mes saj dhe Rexhep Rrajës, i akuzuar se e ka rrahur. Xhisiela Maloku u filmua teksa drejtonte një makinë tip Peugeot 208.

Ky version u hodh për herë të parë nga kompania franceze në vitin 2012, ndërsa prodhimi seri filloi një vit më vonë. Makina që drejton Xhisiela, e cila nuk është në emrin e saj por të një koncesionari në Tiranë është e vitit 2017 dhe e re kushton minimumi 20 000 euro. Ndërkohë, një makinë e tillë e përdorur kushton mesatarisht 8 000 euro në treg.

Gjithashtu, në duart e Xhisielës gazetarët panë një celular iPhone X, ndërsa në kokë një palë syze Guçi, të cilat nëse janë origjinale shkojnë deri në 400 USD. Nga ana tjetër, Xhisiela Maloku ka deklaruar se në shtëpinë e saj punon vetëm mami. Ka mjaft të rinj dhe të reja në Tiranë që punojnë nga një apo dy punë për vite të tëra, por nuk arrijnë të kenë një jetë të tillë si e vajzës me histori kontradiktore nga Nikla e Fushë-Krujës.

Ja sa kushton makina, telefoni dhe syzet që mbante Xhisiela Maloku ndërsa fliste për gazetarët Read More »