Irina

Këto shenja Horoskopi duhet të bëjnë shumë kujdes nesër!

Parashikimi i yjeve thotë se këto shenja duhet të bënë kujdes nesër.

Akrepi
Dashuria: Saturni sjell ashpërsi por edhe një dozë të mirë të drejtësisë. Filloni të vendosni rendin në jetën tuaj dhe të eleminoni historitë që janë vetëm një pengesë në këmbët tuaja. Beqarët do të duhet të shmangin ato miqësi që nuk bëjnë asgjë, por vetëm kritikojnë dhe kritikojnë …

Puna: Plutoni dhe Jupiteri do të punojnë së bashku për të promovuar idetë e shkëlqyera që do të vijnë, në të vërtetë ata do të jenë vendimtarë dhe të vendosur.

Shigjetari
Dashuria: Dita zbulon një vëmendje të veçantë në fushën e dashurisë, e cila do të mbajë vargjet e disponimit tuaj.

Partneri/ja do t’ju mbajë me kënaqësi në krye! Beqarët do të jenë në gjendje për të thelluar disa miqësi që janë me vlerë.

Puna: Urani do të vendosë shkopinj nën rrota, por ju nuk duhet të ndaleni duke luftuar.

Bricjapi
Dashuria: Dashuria është e luhatshme, do të ketë probleme te çiftet e martuara, duhet të jenë të kujdesshëm për t’i zgjidhur ato, përndryshe marrëdhënia do të ketë tendencë të konsumohet me kalimin e kohës.

Beqarët do të shtyhen nga Jupiteri të mos heqin dorë deri sa të arrijnë qëllimet e tyre.

Puna: Ju do të filloni javën me hënën e shtrembëruar, Plutonin dhe Saturnin, por ato do t’ju bëjnë luftuese dhe gati për për të mbështetur idetë tuaja.

Këto shenja Horoskopi duhet të bëjnë shumë kujdes nesër! Read More »

Sulmohet barbarisht gazetari, pak para se të hynte në studio

Një gazetar është sulmuar pak para se të hynte në studio. Bëhet fjalë për një gazetar sportiv, ndërsa ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar  pak para orës 23:00 të mbrëmjes.

Apostolos Galati, i cili u sulmua nga një person i paidentifikuar, ishte bërë gati për të hyrë në studio, të prezantonte emisionin “Arena se së dielës”.

Në pamjet, të cilat janë publikuar nga mediat greke ditën e sotme, duket një person që sulmoi gazetarin teksa ai ishte duke parkuar makinën.

Sapo ai doli nga makina e tij, në rrugën “G. Kartalis” në qendër të Volosit, një person i panjohur e sulmoi me grushte dhe e goditi atë në kokë.

SHIKONI VIDEON KETU

Sulmohet barbarisht gazetari, pak para se të hynte në studio Read More »

Kanceri i gjirit, mjekja apel për kontroll tek moshat e reja

Tumori i gjirit është një tumor i shërueshëm nëse kapet në fazë të hershme, por ka disa gra të cilat kanë probabilitet më të lartë për të qenë të rrezikuara ndaj këtij tumori, ndaj rekomandohet kontrolli që në moshën 25-vjeçare.

Mjekja Onko-Radioterapeute pranë Spitalit Onkologjik në Tiranë, Bianka Shima ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se tumoret e gjirit janë të shërueshme nëse kapen që në fazë të hershme dhe kjo bëhet e mundur falë terapive multi-modale.
“Tumori i gjirit është një tumor i shërueshëm nëse kapet në fazë të hershme. Është i shërueshëm edhe falë terapive multimodale që bëhen, falë kirurgjisë që po bëhet gjithmonë e më shumë konservative, falë radio-terapisë dhe kimioterapisë”, -u shpreh Mjekja.

Më tej, ajo ka theksuar se gratë dhe vajzat duhet të paraqiten tek mjeku për të kryer vizita dhe ekzaminime për të kapur në kohë sëmundjen.

Sipas Shimës, ka disa kategori grash që janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit.

“Ne i ftojmë të gjitha femrat që të paraqiten pranë mjekut për të kryer vizita klinike, grafi apo ekografi sipas rekomandimit të mjekut. Rekomandojmë që çdo femër mbi moshën 20 vjeçare të ketë mundësi që të bëjë një altopampim dhe të vetëkontrollohet. Çdo femër që është mbi 25-vjeç të shkojë tek mjeku për një vizitë klinike dhe një ekografi të paktën një herë në vit. Femrat që janë mbi 45 vjeç të paraqiten për të bërë një mamografi të paktën, një herë në dy vjet. Të gjitha femrat që kanë në familje mamanë apo një të afërm të gradës së parë kanë më shumë probabilitet në krahasim me të gjithë popullatën për tu sëmurur nga tumori i gjirit, ndaj këtyre pacienteve ne i këshillojmë fillimin e kontrolleve në një moshë shumë të re, duke filluar nga mosha 25 vjeçare”, -tha për ATSH, Mjekja Onko-Radioterapeute.

Kanceri i gjirit, mjekja apel për kontroll tek moshat e reja Read More »

Kryepleqtë e Vlorës e Shkodrës: Jemi mes 2 zjarreve, rroga s’na del as për këpucë

Përfaqësues të dy prej qarqeve më problematike për kultivimin e kanabisit, Shkodra dhe Vlora janë thirrur në një takim të përbashkët nga prezenca e OSBE në Shqipëri. Gjatë takimit që u zhvillua mbrë-mjen e së enjtes në Shkodër, drejtorja në detyrë e OSBE-së, Katerine Kristesashvili u shpreh se institucionet vendore kanë pasur mangësi të njohurive për të luftuar kultivimin e kanabisit. Ajo tha se vendorët duhet të kontribuojnë në zhdukjen e qëndrueshme të kanabisit, duke dhënë një mesazh të qartë për eliminimin e këtij fenomeni.

Në këtë takim ishin të pranishëm drejtues të policive të dy qarqeve, kryebashkiakja, Voltana Ademi si dhe kryepleq të Shkodrës e të Vlorës. Gjatë fjalës së tij, kreu i policisë Shkodër, Vehbi Bushati e quajti 2018-ën si vitin me rezultatin më të mirë në 20 vite në luftën antikanabis. Ndër-kaq, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës “sulmoi” ish-drejtorin e policisë së këtij qarku se ka favorizuar kultivimin e hashashit. “Alban Çela nuk kishte aspak vullnet për të luftuar drogën në Shkodër. Po të ishte ai drejtor policie, s’do kishte çfarë t’i bënte as OSBE, as ne të gjithë këtu dhe askush tjetër, dhe kultivimi do vazhdonte të rritej tepër, prandaj vullneti ka shumë rëndësi”, deklaroi Ademi. Ndërkaq, një nga kryepleqtë e Vlorës ka deklaruar se jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve që merren me kanabisin, ndërsa vazhdojnë të paguhen me rrogë qesharake, prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj.

DREJTORESHA E OSBE
Katerine Kristesashvili tha në takim: “Në vitin 2017 OSBE në Shqipëri ka ndihmuar Ministrinë e Brend-shme dhe Task Forcën Qendrore për luftën antikanabis në realizimin e faktorëve shtytës për të forcuar njohuritë në komunitetet vendore si dhe në bashkëpunimin ndërinstitucional në nivel komunitar. Pra, mangësia e njohurive në komunitetet vendore si dhe bashkëpunimi i dobët ndërinstitucional janë renditur si mangësitë më të mëdha për luftën ndaj këtij fenomeni. Për të adresuar këto mangësi, OSBE ka ndihmuar Shkodrën dhe Vlorën në 2018-ën në zbatimin e ndërgjegjësimit kundër ka-nabisit dhe ngritjen e planeve vendore dhe rajonale”. Më tej, drejtoresha e OSBE-së u shpreh: “Është e rëndësishme që përfaqësuesit e Task Forcës të analizojnë në mënyrë të përbashkët rezultatet e dala dhe të ndajnë eksperiencën në mënyrë të tillë që të kontribuojnë në zhdukjen e qëndrueshme të kultivimit të drogës. Identifikimi dhe zbatimi i këtyre veprimeve të qëndrueshme çon në avancimin e përmirësimit të situatës në zonat që ishin ose janë problematike”.

KRYEBASHKIAKJA VOLTANA ADEMI
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se ka qenë mosbesuese ndaj policisë, ndërsa u shpreh se pavarësisht rezultateve pozitive në 2018-ën, ende ka probleme. “Kam qenë mosbesuese ndaj Policisë së Shtetit në dy vitet e fundit për shkak të situatës problematike nga kultivimi i kanabisit. Tashmë duhet thënë se për 2018-ën rezultatet janë pozitive dhe situata është përmirësuar, por nga ana tjetër sërish grupet kriminale tentojnë të veprojnë në terren dhe kjo punë nuk duhet të ndalet, deklaroi kryebashkiakja.

Ndërkaq, Ademi dha disa propozime se çfarë duhet të ndryshojë për policinë, ndërsa nuk nguroi të akuzojë ish-drejtorin e policisë, Alban Çela se nuk ka pasur vullnet të luftojë kultivimin e ka-nabisit. “Unë them se infrastruktura për policinë është shumë e dobët dhe e kam fjalën për makinat e policisë që kanë probleme në zonat malore, flas për veshjen e efektivëve që duhen në mal apo gjëra të tjera të këtij lloji. Mjetet zbuluese duhet të jenë të shumta dhe bashkëkohore, duhet të kemi sensibilizim më të madh, edhe pse Bashkia Shkodër është munduar që ta bëjë. Duhet të kujdesemi, sepse ne kontrollojmë për territorin jashtë, por tashmë kemi parë se droga kultivohet edhe në mjedise të mbyllura dhe mund të mbillet edhe në pallate. Duhet të punojmë më shumë me të rinjtë vullnetarë, sepse droga është e përhapur edhe në shkollat tona. Pastaj e rëndësishme është që policia të ketë vullnetin e duhur se ndryshe nuk arrihet. Dua të përmend rastin e ish-drejtorit të policisë Shkodër, Alban Çela, i cili nuk kishte aspak vullnet për të luftuar drogën në Shkodër dhe po të ishte ai drejtor policie s’do kishte çfarë t’i bënte as OSBE, as ne të gjithë këtu dhe askush tjetër dhe kultivimi do vazhdonte të rritej tepër, prandaj vullneti ka shumë rëndësi”, deklaroi Voltana Ademi.

KRYEPLEQTË
Gjatë takimit ishin të pranishëm edhe kryepleqtë e dy qarqeve. Njëri prej tyre, Islam Islami, kryeplak i fshatit Shkozë në Vlorë u shpreh se kryepleqtë jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve që merren me kanabisin, ndërsa kërkoi që kryepleqtë të kenë një pagë të rregullt dhe jo pagesë qesharake prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj. “Ne deri tani kemi qenë mes dy zjarreve, nga njëra anë policia që na arrestonte nëse nuk tregonim dhe nga ana tjetër nën kërcënimin e krimi-nelëve, të cilët nuk pyesin, por veprojnë dhe ju duhet të dini se ne kemi familje apo të afërm. Ne kemi ecur nga 6-7 orë në këmbë dhe se di sa këpucë kemi prishur dhe a e dini ju se paga jonë është 49 mijë lekë të vjetër. Çfarë të bëjmë me ato para që nuk dalin as për këpucët. Ne vendosim firmat tona në çdo procesverbal dhe puna jonë nuk vlerësohet. Këto gjëra duhen parë”, tha kryeplaku vlonjat.

MANGËSITË
“Mangësia e njohurive në komunitetet vendore si dhe bashkëpunimi i dobët ndërinstitucional janë renditur si mangësitë më të mëdha për luftën ndaj këtij fenomeni. Për të adresuar këto mangësi, OSBE ka ndihmuar Shkodrën dhe Vlorën në 2018-ën, në zbatimin e ndërgjegjësimit kundër kanabisit dhe ngritjen e planeve vendore dhe rajonale”, tha drejtoresha e OSBE-së, Katerine Kristesashvili.

AKUZA E VOLTANËS
Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk nguroi të akuzojë ish-drejtorin e policisë, Alban Çela se nuk ka pasur vullnet të luftojë kultivimin e kanabisit. “Alban Çela nuk kishte aspak vullnet për të luftuar drogën në Shkodër. Po të ishte ai drejtor policie, s’do kishte çfarë t’i bënte as OSBE, as ne të gjithë këtu dhe askush tjetër dhe kultivimi do vazhdonte të rritej tepër”, deklaroi Ademi.

KËRKESA E KRYEPLEQVE
Islam Islami, kryeplak i fshatit Shkozë në Vlorë u shpreh se kryepleqtë jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve, që merren me kanabisin ndërsa kërkoi që kryepleqtë të kenë një pagë të rregullt dhe jo pagesë qesharake prej 49 mijë lekësh të vjetër në muaj. “Ne deri tani kemi qenë mes dy zjarreve, nga njëra anë policia që na arrestonte dhe nga ana tjetër nën kërcënimin e kriminelëve”, tha Islami.

BILANCI NGA PREFEKTURA
“Policia vendore e Shkodrës gjatë këtij viti (deri më tani) ka asgjësuar 88 parcela me kanabis dhe 3841 bimë narkotike që ishin të kultivuara. Krahasuar me 2017-ën, ka katër herë më pak bimë narkotike të asgjësuara, ndërsa është e pakraha-sueshme me 2016-ën, vit në të cilin kanabisi lulëzoi, sepse në atë kohë ishte 106 herë më shumë se tani”, tha përfaqësuesi i Prefekturës së Shko-drës, Ndue Molla. /GazetaShqiptare/

Kryepleqtë e Vlorës e Shkodrës: Jemi mes 2 zjarreve, rroga s’na del as për këpucë Read More »

“Makinë të 2017, iPhone X dhe syze Gucci”, zëdhënësja e PD: Ku i gjeti Xhisiela kaq shumë para?

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas kërkesës për lirim të Rexhep Rrajës. Ajo thotë se luksi i Xhisielës është si makiazh për atë çfarë i ka bërë djali i Rrahmanit.

“Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin!
Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përseri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj?

Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celularin iPhone X dhe syze Gucci, që po ashtu kushtojnë qindra euro.

Ku mund t’i ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?!
A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim?
Me Edi Ramën në krye të institucioneve, krimi është gjithmonë i pafajshëm dhe viktima fajtor”, shkruan Zhupa.

“Makinë të 2017, iPhone X dhe syze Gucci”, zëdhënësja e PD: Ku i gjeti Xhisiela kaq shumë para? Read More »

Tentuan ta hiqnin qafe, menaxheri i VIP-ave: Autori ishte me maskë, e kanë paguar

Para disa ditësh në media qarkullonte një lajm ku thuhej se menaxheri i njohur i vip-ave, kryesisht i Ledri Vulës, ishte sulmuar keq dhe ishte shtruar në spital. Ndërkaq pamje të tij nuk u publikuan dhe aludimet ishin të shumta. Por në një prononcim ekskluzivisht për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Faton Shoshi na ka treguar të vërtetën. Ndërsa më parë aludohej se strumbullari i këtij sulmi mund të ishin edhe debatet e vjetra që Shoshi kishte me Real 1 dhe dj Blunt, tashmë gjithçka u qartësua nga menaxheri i njohur. Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme.

Çfarë ndodhi që përfunduat në spital? Kush ju sulmoi dhe pse?
Kanë tentuar të më sulmojnë por s’kanë mundur të më afrohen. Ishin me maska. Më vonë u kapën menjëherë aty në vend të ngjarjes.

Kush tentoi t’ju sulmonte?
Thotë që e ka dërguar dikush, e ka paguar me lekë.

U identifikua?
Jo, akoma po besoj shpejt kemi për ta marrë vesh.

Kush e ka paguar me lekë? U tha arsyeja pse ju sulmoi?
Nuk po e tregon se po ndërron deklaratat.

Si ndodhi?
Sekonda punë ka qenë. Ai ka tentuar të më qëllonte edhe pësoi. 1 muaj e kanë dënuar me burg. Gjykata e ka cilësuar si rast “tentim për vrasje”, por ai thotë që e kanë paguar. Edhe që ka pasur plan të më mbysë po për fat isha me policë në momentin kur ka tentuar të më sulmojë.

Mendoni se ka lidhje me showbizin?
Jo, jo. S’ka të bëjë me showbizzin, Por mendoj se të bëjë me median. Me Indeksonline, portalin tim.

Për cilin dyshoni?
Andej janë të gjitha pistat. Për sa i përket showbizzit, të gjithë i kam miq, s’kam asnjë marrëdhënie të keqe me asnjë. Me të gjithë jam mirë.

Po pse me Indeksonline?
Po, lajme nxjerrin.

Ju dyshoni për ndonjë? Që ju ka kërcënuar mbase dhe me parë?
Ka të bëjë me ndonjë lajm. Jo, jo. S’më kanë kërcënuar mua, por mbase ndonjë lajm i ka irrituar njerëzit. Sepse unë nga ana tjetër jam mirë me të gjithë, s’kam probleme me asnjë.

Nuk më thatë nëse dyshoni për ndonjë konkretisht?
S’kam asnjë dyshim për momentin.

Dmth s’ju ka rrahur, tentoi t’ju dhunonte?
Tentoi të më mbyste, por shokët që kisha me vete ndërhynë menjëherë.

Ndërkaq shumë thashethemeve qarkullojnë për këngëtarin dhe të dashurën e tij të re. Pas daljes së fundit duket se të dy janë shumë të dashuruar dhe shpesh në storyt e këngëtarit e shohim pakëz të nxjerrë si imazh. Pyetjes së fundit lidhur me thashethemet për fejesë menaxheri i Ledri Vulës u përgjigj:
Jo, jo nuk ka fejesë.

Tentuan ta hiqnin qafe, menaxheri i VIP-ave: Autori ishte me maskë, e kanë paguar Read More »

Lajm i keq nga drejtësia, ja çfarë po ndodh me dosjen “Tahiri”

Kanë kaluar kohë që Ish-ministri Tahiri u akuzuar për përfshirje në trafik droge.
Çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, prej disa kohësh nuk ka qenë më në qendër të vëmendjes politike dhe të medias, ndërsa shtyrja e seancave ka bërë që prokuroria ende të mos dal në një vendim përfundimtar në lidhje me hetimet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali.

Ditën e hënë përfundon afati i hetimit, pas dy shtyrjesh dhe prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim ish ministrin Tahiri, apo do të pushojë çështjen ndaj tij.

Mësohet se, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Bëhet me dije se grupi i hetimit të kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit.

Kërkesa që do të bëhet nga Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë mbi fatin e dosjes “Tahiri”. Kujtojmë që, më herët Prokuroria ka ngritur dyshim se grupe kriminale kanë përdorur makinën apo mjete detare në emër të Saimir Tahrit për të transportuar lëndë narkotike.

Kujtojmë që, të njëjtën dosje me ish ministrin Tahiri, është edhe ish financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti, i cili në rrugë esktraproceduriale u ekstradua në Itali, por që më pas autoritetet italiane e liruan dhe aktualisht ai është në pritje të gjykimit nën masën e sigurisë arrest shtëpie./korrieri

Lajm i keq nga drejtësia, ja çfarë po ndodh me dosjen “Tahiri” Read More »

Zbulohet dita, ja kur do të fejohen Armina dhe Shkëlzeni

Ata janë një nga çiftet më të njohur të showbizit shqiptar dhe tashmë duket se dita e zyrtarizimit të lidhjes së tyre është afër.

Sipas burimeve të Gazeta Express mësohet se blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni do të lidhen në fejesë ditën e nesërme brenda territorit shqiptar.

Detaje të tjera nga kjo ceremoni private ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që çifti janë së bashku prej disa vitesh dhe gjithashtu kanë nisur edhe bashkëjetesën.

Zbulohet dita, ja kur do të fejohen Armina dhe Shkëlzeni Read More »